Vous êtes sur la page 1sur 1

ajiH

Hija rri e më vështron.

Ajo nuk ka mësuar ende të lodhet nga argëtimi që ndjen ndërsa më imiton, gjatë gjithë
kohës. Ditën nën Diell, natën nën Hënë. Nuk përpiqet të ndryshojë asgjë, nuk ndjen
mëshirë, por as krenari për mua ndërsa më vështron të përleshem tragjikisht me realitetin.
Ajo kërkon vetëm të argëtohet duke më markuar hap pas hapi, shpresë pas dyshimi, detaj
pas detaji, gënjim pas zhgënjimi !!!

Gjatë përpjekjeve të mia dështake për t'u divorcuar prej saj, e paradoksalisht në një çast
malli për të, i përplasur pingul me një hënë plotë, hija e hijes në debulesë grishtëze
psherëtin :

"Unë jam fatkeqësia e njerëzve ku ti nuk lejon diell, unë jam errësira që ti botës i
sjell. Unë jam e do të jem pranë teje. Unë hije, Ti çadra ime. Unë nuk e duroj dot
dritën, por ty të dua, madje shumë… Shumë më tepër se ata që të bëjnë ty, HIJE..."

Shkroi : Stop Injorancës

Vous aimerez peut-être aussi