Vous êtes sur la page 1sur 3

UDHËZUES PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1

PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE PËR PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE 2009

I. UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

1. Formulari A1; plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2009, VETËM nga:
- maturantët e vitit 2009,
- kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2009 dhe NUK kanë dhënë provimet me zgjedhje të
Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008.
2. Formulari A1, të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale).
3. Formulari A1, do të konsiderohet i vlefshëm VETËM nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të
kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbet të
drejtën e regjistrimit.
4. Pasi të jetë plotësuar Formulari A1, të dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës -Shtetërore
(KSHMSH), ku vazhdoni ose keni mbaruar shkollën.
5. Në rast se nxënësi ose kandidati, ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ata mund të plotësojnë një
Formular tjetër A1, i cili zëvëndëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga
Komisioni Shkollor i Maturës -Shtetërore (KSHMSH), vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10
mars 2009). Pas këtij afati nxënësi ose kandidati NUK ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera.
6. Plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1, fillon me datë 20 shkurt 2009 dhe përfundon me datë 10
mars 2009.
7. Formularët A1, pas plotësimit kontrollohen me kujdes për saktësinë dhe më pas firmosen nga nxënësi
ose kandidati, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2009,
drejtori i shkollës ngarkon një mësues që do luajë rolin e mësuesit kujdestar.
Çdo formular duhet të vuloset me vulën e shkollës

II. UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT

Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1, plotësoni:


1. Shkruani emrin e DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla pranë së cilës ju do të jepni provimin;
2. Shkruani emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj;
3. Shkruani emrin e shkollës ku ju po studjoni ose ku ju keni kryer studimet;
4. Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që
përfaqëson dega që ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka
indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar).

1
5. Shënohet ID që keni patur në Maturën Shtetërore 2007, 2008. Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin
e shkollës, VETËM nga ata nxënës që kanë dhënë provimet e detyruara, dhe ata që kanë mbetur, në një
ose në të dy provimet e detyruara, në Maturën Shtetërore 2007, 2008.
6. Shënoni emrin tuaj Shënoni emrin e babait Shënoni mbiemrin tuaj
Kujdes! - të shënohen me shkronja kapitale dhe në përputhje me çertifikatën personale.
- të bëhet kujdes me emrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç).
7. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989).
8. Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh. nëse i përkisni gjinisë
femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës “Femër”;
9. Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh. ...., 2006, 2007, 2008 ose 2009).
10. Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO.
11. Qarkoni IV ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U. (P.sh.
nëse jeni në klasën IV B, qarkohet IV dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe
shkronja D). Kur nxënësi ka mbaruar studimet para vitit 2009, qarkohet shkronja U.
Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë,
numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër.
12. Shënoni me përgjegjësi, lëndët dhe notat e shkallëzuara D1 dhe D2, për nxënësit që kanë dhënë
provimet me detyrim në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008. Për nxënësit që kanë mbaruar maturën
para vitit 2006, do të vendosen notat ekuivalente me provimet e detyruara. Në këtë rast ekuivalentimi
bëhet në përputhje me Dëftesën e Pjekurisë origjinale. (Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e
shkollës, vetëm për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2009)
13. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të poshtëshënuar qarkoni 2 lëndët me zgjedhje që do të jepni
provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.
P.sh. 6 NJOHURI PËR SHOQËRINË dhe 8.a ANGLISHT
Në lëndët që do të qarkohen, vëtëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkoni;
Anglisht dheFrëngjisht, Anglisht dhe Italisht etj.

Shënim:

- Nxënësi, firmos në hapësirën e përcaktuar për të.


- Mësuesi, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar
për të.
- Drejtori, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në
hapësirën e përcaktuar për të.

2
TABELA NR. 1

INDEKSET E PROFILEVE / DEGËVE TË SHKOLLAVE TË MESME 2009

INDEKSET DEGËT
01 GJIMNAZI DREJTIMI NATYROR
02 GJIMNAZI DREJTIMI SHOQËROR
03 GJIMNAZI DREJTIMI I PËRGJITHSHËM
04 SH. M. P E PAPROFILIZUAR (PARA 2007)
05 GJIMNAZI ME KOHË TË SHKURTUAR
06 NATYROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
07 SHOQËROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
08 SHOQËROR 2 GJUHËSH ITALIANE
09 GJUHË E HUAJ ANGLISHT
10 GJUHË E HUAJ FRËNGJISHT
11 GJUHË E HUAJ GJERMANISHT
12 GJUHË E HUAJ SPANJISHT-RUSISHT
13 GJUHË E HUAJ ITALISHT
14 ARTISTIKE KOREOGRAFI
15 ARTISTIKE ARTE FIGURATIVE
16 ARTISTIKE MUZIKË
17 SPORTIVE FUTBOLL
18 SPORTIVE ATLETIKË
19 SPORTIVE VOLEJBOLL
20 SPORTIVE BASKETBOLL
21 PEDAGOGJIKE 4 VJEÇARE
22 PEDAGOGJIKE GREQISHT GJIROKASTËR
23 TEKNIKE 5 VJEÇARE( BANKA/TATIME/SIGURIME)
24 TEKNIKE EKONOMIKE 5 VJEÇARE TURIZËM
25 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 FERMER
26 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 HOTELERI TURIZËM
27 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 MAKINERI BUJQËSORE
28 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE BYLMET MISH
29 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE PIJE KONSERVA
30 TEKNIKE 5 VJEÇARE VETERINARI
31 TEKNIKE 5 VJEÇARE AGRO BIZNES
32 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRIK I PËRGJITHSHËM
33 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRONIKË
34 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTROTEKNIKË
35 TEKNIKE 5 VJEÇARE MEKANIK I PËRGJITHSHËM
36 TEKNIKE 5 VJEÇARE POLIGRAFIK
37 TEKNIKE 5 VJEÇARE PYJE
38 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK GJEODET
39 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK NDËRTIMI
40 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNOLOGJI USHQIMORE
41 TEKNIKE 5 VJEÇARE TELEKOM
42 HARRY FULTZ MENAXHER AUTOMOBILASH
43 HARRY FULTZ BIZNES
44 HARRY FULTZ ELEKTRIKE
45 HARRY FULTZ ELEKTRONIKË
46 TEKNIKE 4 VJEÇARE (PARA 2007)
47 TEKNIKE PROFESIONALE ME KOHË TË SHKURTUAR
48 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 PERPUNIM DRURI
49 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 KONFEKSION-STILIM
50 PROFILI IM S’ËSHTË NË LISTË

Vous aimerez peut-être aussi