Vous êtes sur la page 1sur 7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES
I PROGRAMIT TË ORIENTUAR
TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2010

Gjeografi

Tiranë, Maj 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar GJEOGRAFI

Testi i gjeografisë do të përmbajë 20 pyetje. Formati i pyetjeve do të jetë: 10 pyetje me alternativa dhe 10
pyetje të hapura. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativa do të vlerësohet me një pikë. Pyetjet e
hapura do të jenë të strukturuara dhe do të vlerësohen me aq pikë sa kërkesa do ketë pyetja. Testi do të ketë
gjithsej 40 pikë. Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila
linjë në programin orientues të Maturës Shtetërore 2010.

Objektivat e vlerësimit në test grupohen në këtë mënyrë:


 Njohja dhe kuptimi 40%
 Zbatimi dhe analiza 40%
 Vlerësimi dhe gjykimi 20%

Më poshtë paraqitet tabela me modele pyetjesh për çdo linjë.

Peshat në
Linjat përqindje
Modele pyetjesh për çdo linjë
kryesore për çdo
linjë

Gjeografia 1. Është pasojë gjeografike e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet:


fizike e 26% A) formimi i stinëve
përgjithshme B) formimi i ditë - natës
C) ndryshimi i gjatësisë së ditës dhe natës
D) ndryshimi i vendit të lindjes dhe perëndimit të Diellit

2. Në cilën shtresë të atmosferës ndodh ulja e temperaturës 0.60C për çdo


100m?
A) Troposferë
B) Stratosferë
C) Mezosferë
D) Jonosferë

3. Gjatësia gjeografike në hartën e mëposhtme është përfaqësuar nga:


A) trekëndëshat
B) zonat e hijëzuara
C) vijat e drejta
D) rrathët

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar GJEOGRAFI

4. Një nga kushtet që të krijohen deltat lumore, është:


A) sasia e vogël e materialeve që sjell lumi
B) thellësia e madhe e detit ose liqenit
C) baticat dhe zbaticat të jenë të vogla
D) prania e mikroorganizmave

5. Janë toka të cekëta dhe të pazhvilluara për shkak të dimrave të ftohtë


dhe lagështisë së madhe ato:
A) çernozione
B) të tundrës
C) laterite
D) podzole

6. Renditni tri nga pasojat gjeografike të tërmeteve:


a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

7. Renditni dy faktorët kryesorë që përcakojnë qarkullimin e përgjithshëm


të atmosferës:
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________

8. Renditni tri kushtet në të cilat veprimtaria abrazive (shkatërruese) e detit


arrin vlera më të larta:
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

Gjeografia 1. Përcaktimi i një vendi në raport me vendet e tjera përbën:


rajonale 25% A) lokacionin
B) lokacionin absolut
C) lokacionin relativ
D) lokacionin absolut dhe relativ

2. Detantë quhet:
A) ulja e tensioneve midis SHBA dhe BS
B) tokat e ngrira në veri të Rusisë
C) reformat ekonomike që ndërmori Gorbaçov
D) reformat politike që ndërmori Gorbaçov
_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar GJEOGRAFI

3. Afrika është kontinenti ku janë formuar shumë ujëvara. Kjo është


rrjedhojë e drejtpërdrejtë e:
A) egzistencës së maleve në skajet e kontinentit
B) uljes së menjëhershme të territorit
C) pranisë së shumë lumenjve
D) egzistencës së rrafshnaltave

4. Në hartën e mëposhtme, pjesa e hijëzuar


me ngjyrë kafe përfaqëson:
A) Malet Shkëmbore
B) Malet Apalashe
C) Fushat e Mëdha
D) Basenin e Madh

5. Malet që shtrihen midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik janë malet:


A) Kaukaz
B) Karpate
C) Pamir
D) Urale

6. Në cilën pjesë të Kinës është vendosur pjesa më e madhe e popullsisë?


A) perëndimore
B) veriore
C) lindore
D) jugore

7. Si ka ndikuar klima në ekonominë e Rusisë? Argumentojeni nëpërmjet


dy shembujve.
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________

8. Duke krahasuar pllajën e Kolumbisë me atë të Kolorados në Amerikën e


Veriut, nxirrni dy ndryshime midis tyre:
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar GJEOGRAFI

Gjeografia e 1. Lejon depërtimin e rrezeve ultravioletë, duke shkaktuar mjaft probleme


trashëgimisë 5% për qëniet e gjalla:
natyrore dhe A) ngrohja globale
kulturore B) pakësimi i biodiversitetit
C) pakësimi i pyjeve tropikale
D) shkatërrimi i shtresës së ozonit

2. Kufizohet nga lumi i Shkumbinit në veri dhe nga lumi i Semanit në jug,
rezervati strikt natyror:
A) Rrajca
B) Kardhiqi
C) lumi i Gashit
D) laguna e Karavastasë

3. Renditni tri kriteret e përcaktimit të një siti si monument natyre:

a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

4. Listoni tri nga problemet kryesore mjedisore globale:

a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

Gjeografia e 1. Klima e trevave shqiptare quhet e paqëndrueshme (tekanjoze), për shkak


Shqipërisë 44% të:
dhe trevave A) ekzistencës së katër stinëve
jashtë kufijve B) daljes së vendit tonë në detin Mesdhe
C) masave ajrore që vijnë nga lindja dhe verilindja
D) vlerave të theksuara që marrin elementet klimatike

2. Lumi i Devollit buron nga mali i:


A) Shebenikut
B) Tomorit
C) Gramozit
D) Moravës

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar GJEOGRAFI

3. Është veçori e bregdetit të detit Adriatik:


A) mbizotëron procesi i grumbullimit
B) mbizotërojnë lëvizjet ulëse
C) amplituda e mareve është e lartë
D) mbizotërojnë plazhet zallore

4. Bëjnë pjesë në grupin e tokave jozonale në trevat shqiptare:


A) tokat aluvionale
B) tokat e hirta kafe
C) tokat e murrme pyjore
D) tokat livadhore malore

5. Të dhënat e para statistikore, që dëshmojnë mbi ecurinë e numrit të


popullsisë së trevave shqiptare, i përkasin periudhës së:
A) pushtimit romak
B) perandorisë Bizantine
C) pushtimit osman
D) çlirimit të Shqipërisë

6. Rolin kryesor në trevat shqiptare e luan transporti:


A) automobilistik
B) hekurudhor
C) ajror
D) ujor

7. Një nga faktorët që ka ndikuar në relievin e ashpër e të copëtuar të


Alpeve, ka qënë:
A) mbizotërimi i formacioneve gjeologjike, të tilla si terrigjenë
B) lëvizjet tektonike me amplitudë të vogël
C) veprimi i erozionit karstik dhe akujve
D) ekzistenca e pragjeve në rrjedhjet e lumenjve

8. Cilësohet si zonë kalimtare midis relievit tepër të çrregullt të Rajonit


Juglindor me relievin e rregullt të Rajonit Jugor:
A) Malësia midis Tomorit dhe Melesinit
B) Malësia e Voskopojës
C) Malësia e Kurveleshit
D) Malësia e Vithkuqit

9. Pollogu është një nga krahinat e trevave shqiptare që ndodhet në


përbërje të:
A) Serbisë
B) Kosovës
C) Malit të Zi
D) Ish-RJ të Maqedonisë

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 7
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar GJEOGRAFI

10. Renditni të paktën tri nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë
periudhës së katërsorit në trevat shqiptare:
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

11. Nëpërmjet cilave elemente ndikon relievi në klimën e trevave shqiptare?


Renditni të paktën dy prej tyre:
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________

12. Renditni tre nga faktorët e formimit të klimës në trevat shqiptare:


a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

13. Shkruani tri prej veçorive të Malësisë së Martaneshit:


a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________
c) _______________________________________________________

14. Renditni dy faktorë mjedisorë (natyrorë) që krijojnë kushte të


përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë në Rajonin Juglindor:
a) _______________________________________________________
b) _______________________________________________________

Gjithsej 100%

_______________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 7
www.mash.gov.al

Vous aimerez peut-être aussi