Vous êtes sur la page 1sur 2

Qeveria Shqiptare lejon shamin në institucione

Qeveria Shqiptare lejon shamin në institucione

Zbulohet projektligji përfundimtar i hartuar për ushtrimin e lirisë së fesë.Të


krishterëve u garantohet mbajtja e kryqit në qafë.

Qeveria garanton me ligj për besimtaret myslimane mbajtjen e shamive të kokës në


institucionet publike.
Në të njëjtat institucione,edhe besimtarëve të krishterë u garantohet me ligj mbajtja e
kryqeve.
Këto të drejta sigurohen falë nenit 10 të draftit përfundimtar që qeveria ka hartuar
"Për lirinë e fesë,organizatat fetare dhe marrëdhëniet e ndërsjella me shtetin",të
siguruar ekskluzivisht nga "Gazeta Shqiptare".
Ky nen parashikon vetëm tri raste kur besimtarëve u kufizohet liria e fesë.

Konkretisht,në pikën 1 të tij thuhet se "ushtrimi individual ose kolektiv i fesë ose
ndërgjegjes mund të kufizohet vetëm me ligj,me qëllim garantimin e sigurisë
publike,rendit ose moralit shoqëror ose të drejtave dhe lirive themelore të individëve
të tjerë".

Rasti i dytë i parashikuar thotë se "ushtrimi i lirisë së fesë dhe ndërgjegjes nuk mund
të justifikojë shmangien nga kryerja e detyrave që rrjedhin nga zbatimi i ligjit".

Kurse në pikën 3 dhe të fundit të nenit 10,citojmë se "shtetasit, të cilët mbi bazën e
fesë ose bindjes së tyre nuk mund të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak,kanë të
drejtë të kryejnë një shërbim tjetër alternativ në shërbim të shtetit shqiptar".

Pra duke mos e futur tek "kufizimi i lirisë së fesë",mbajtjen në institucionet publike të
simboleve fetare,sikundër janë shamia e kokës, perçja apo kryqi, qeveria ka garantuar
kësisoj me ligj mbajtjen e tyre për besimtarët e feve respektive.
Kjo përforcohet edhe nga neni 11,me titull "Garantimi për subjekte të veçanta",nga ku
citojmë shprehimisht se "e drejta për të poseduar dhe përdorur objektet e nevojshme
për të ushtruar besimin ose bindjen fetare duhet garantuar edhe për personat që
kryejnë shërbimin ushtarak ose shërbime të tjera civile;ndodhen në qendra të
shërbimit shëndetësor ose institute të kujdesit social,si dhe kampe pushimi për fëmijët
dhe të rinjtë,të administruara nga institucione shtetërore;qëndrojnë në institute të
vuajtjes së dënimit penal ose qendra riedukimi apo të trajtimit social për të rinjtë".

Madje për ta sqaruar njëherë e mirë këtë çështje,që shumë shpejt pritet të bëhet objekt
i një debati të fortë e të madh publik,ekzekutivi ka saktësuar në terminologjinë e ligjit
se do ta konsiderojë "diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të bindjes fetare",çdo
masë shtrënguese që mund të merret nga ndonjë titullar institucioni publik për të
ndaluar vartësit e tij besimtarë,të mbajnë simbole fetare.

"Diskriminim i drejtpërdrejtë për shkak të ndërgjegjes dhe bindjeve


fetare,konsiderohet çdo trajtim i pabarabartë i një personi në raport me persona të
tjerë,në rrethana të ngjashme ose të njëjta,që kryhet,është kryer ose do të
kryhet,qëllimisht ose jo,përmes parapëlqimit,përjashtimit,ndalimit,shtrëngimit,
krijimit të privilegjeve ose çdo forme tjetër që sjell si pasojë mosnjohje,diferencim e
përfitime të pabarabarta në ushtrimin e të drejtave njerëzore në fushën e ndërgjegjes
dhe të fesë,si dhe të gjitha të drejtave e lirive themelore të njeriut,në fushat
civile,politike,ekonomike,shoqërore dhe kulturore",thuhet në
ligj./GazetaShqiptare/BalkanWeb

Vous aimerez peut-être aussi