Vous êtes sur la page 1sur 2

Kryeministri Berisha: Procesi i decentralizimit, kusht përcaktues për konsolidimin

e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe harmonik të vendit

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në mbledhjen e Asamblesë së


Përgjithshme të Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve vendore të
Evropës Juglindore (NALAS), e organizuar nga Shoqata e Bashkive
të Shqipërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Presidenti i Rrjetit
të autoriteteve rajonale të Evropës Juglindore, zoti Tarzan
Millosheviç, presidenti i Kongresit të autoriteteve vendore dhe
rajonale, zoti Yavuz Mildon, kryetarë bashkish dhe rajonesh të
Evropës Juglindore, si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore
ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha iu shprehu falënderimet e
përzemërta organizatorëve të mbledhjes për vendimin e tyre lidhur
me organizmin e këtij evenimenti të rëndësishëm në Tiranë.
Kryeministri theksoi se për qeverinë shqiptare, procesi i
decentralizimit përbën një nga përpjekjet më të mëdha të tre viteve të
fundit, si kusht përcaktues për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe të patur një zhvillim të qëndrueshme dhe
harmonik të vendit.Në këtë kontekst, Kryeministri vlerësoi partneritetin e vendosur me të gjitha qeveritë vendore të vendit,
i cili bazohet në respektimin e plotë të parimeve të përcaktuara në dokumentet evropiane, të cilat normojnë demokracinë
dhe autonominë lokale.
Kryeministri theksoi ndër të tjera se në partneritetin e saj me qeveritë vendore, qeveria qendrore ka bërë çdo përpjekje
për ti inkurajuar ato, drejt hartimit të projekteve në interesin më të mirë të qytetarëve që ata qeverisin.
“Në rast se në këto tre vjet ne pothuaj katërfishuam grantin, qëllimi ynë është që në vitet që vijnë ne të mund të rrisim në
mënyrë progresive të ardhurat buxhetore të qeverive vendore."
Duke u ndalur në bashkëpunimin rajonal, si një kontribut i rëndësishëm i autoriteteve vendore në proceset integruese
rajonale dhe evropiane, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria është shumë e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë
me të gjitha qeveritë e vendeve rajonale në interesin më të mirë të ruajtjes, zhvillimit, dhe shfrytëzimit të pasurive
potenciale dhe rajonale.

Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të ketë decentralizmin një përparësi madhore të saj dhe
bashkëpunimin rajonal një nga format kryesore të bashkëpunimit.

Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve vendore të Evropës Juglindore NALAS u krijua në kuadrin e Paktit të Stabilitetit , si
mbështetje e këshillit të Evropës. Misioni i këtij rrjeti është inkurajimi aktiv të procesit të decentralizmit në Evropën
Juglindore përmes fuqizimit dhe kontakteve të Shoqatave të Qeverive Vendore dhe për të kontribuar për demokracinë
dhe stabilitetin në rajon.

Më tej, në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

Me lejoni tu falënderoj me shumë përzemërsi, Ju, të falënderoj Presidentin Mildon, Presidentin Milloshevic për vendimin e
tyre, për të mbajtur këtë tubim shumë të rëndësishëm të qeverive vendore të rajonit në Tiranë, ndaj dhe shfrytëzoj rastin
të uroj një mirëseardhje të përzemërt në Shqipëri, ti uroj suksese punimeve të Asamblesë suaj , si një zhvillim shumë i
rëndësishëm për vendet tona.

Për qeverinë time decentralizmi përbën një nga përpjekjet më të mëdha të këtyre tre viteve, me besimin më të thellë se ky
është një kusht vendimtar për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, ky është një kusht përcaktues për tu ofruar
qeveritarëve shqiptarë, qeverisjen e tyre direkte më të mirë, por ky është gjithashtu një kusht përcaktues, për të patur një
zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik të vendit, ndaj dhe në këtë kontekst menjëherë pas zgjedhjeve ne vendosëm një
partneritet shumë të mirë me të gjitha qeveritë vendore të vendit, partneritet i cili bazohej në respektin e parimeve të
përcaktuara në dokumentet evropiane që normojnë demokracinë dhe autonominë lokale.

Të zgjedhur vendorë me status të konsoliduar dhe që kanë mundësi të ushtrojnë lirisht mandatin e tyre zgjedhor, njësi të
qeverisjes vendore të afta juridikisht, administrativisht dhe financiarisht për të zgjidhur një pjesë të mirë të çështjeve që
shqetësojnë qytetarët, buxhete vendore të mjaftueshme për të ushtruar kompetenca vendore, bashkëpunimi intensiv të
njësive vendore të homologëve të tyre brenda dhe jashtë vendit, zhvillim ekonomik i harmonishëm dhe i qëndrueshëm ,
garantim i përfaqësimit të tyre kombëtar.
Ishte një risi dhe një zhvillim shumë pozitiv që në një marrëveshje me opozitën ne ia dolëm të zgjasim nga tre në katër
vjet, nëpërmjet një ndryshimi kushtetues, mandatin e të zgjedhurve vendorë. Këto vite qenë vitet e vendimeve shumë të
rëndësishme për decentralizmin. Së pari decentralizmin fiskal. Ne miratuam ligjin e kredimarrjes së qeverive vendore, po
nga ana tjetër granti që qeveritë vendore merrnin nga buxheti i shtetit sado që modest, u rrit nga 7.2 miliard në 25 miliard
që do të jetë në vitin 2009. Me opozitën ne vendosëm për një decentralizim të mëtejshëm fiskal në të cilën një përqindje
konsiderueshme e të ardhurave, nëpërmjet kalimit të një seri taksave qeverive vendore do të mund të kalonin në buxhetin
e tyre. Kjo paketë për oportunitete, për fat të keq, nuk mori vota, nga opozita kësaj radhe, por unë shpresoj se kjo do të
ndodhë.
Paketa qëndron në parlament dhe ajo është e domosdoshme. Krahas kësaj qeveria në partneritetin e saj me qeveritë
vendore ka bërë çdo përpjekje për ti inkurajuar ato drejt hartimit të projekteve në interesin më të mirë të qytetarëve që
ata qeverisin. Ka akorduar pa asnjë lloj dallimi, ngjyre politike, fonde shtesë në tërësi për të gjitha projektet e dobishme. I
ka bërë ato pjesë aktive të të gjitha politikave kombëtare. Duhet të theksoj se në rast se në këto tre vjet ne pothuaj
katërfishuam grantin, qëllimi ynë është që në vitet që vijnë ne të mund të rrisim në mënyrë progresive të ardhurat
buxhetore të qeverive vendore. Një ligj i ri për financat publike të qeverive vendore është në hartim e sipër. Ju siguroj se
do të jetë i standardeve më të mira.

Gjatë këtyre viteve u decentralizuan tërësisht ujësjellësat, kanalizimet, duke i pastruar ato nga të gjitha borxhet nëpërmjet
buxhetit qendror dhe hapur rrugën për komercializimin dhe mirëmenaxhimin e tyre nga qeveritë vendore, ndërkohë po
bëjnë çdo përpjekje që në sistemin e kanalizimit dhe përpunimit të ujërave të zeza, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe
donatorëve të realizohet programi për gjysmën e popullsisë. Procesi i decentralizmit ka njohur zhvillime të tilla në sistemin
e gjendjes civile, inspektoratin e ndërtimit, por janë decentralizuar, i kanë kaluar në administrim apo pronësi, në tërësi të
gjitha pronat e bashkive të mëdha, pyjet dhe kullotat e komunave të vendit. Ky proces ka ecur dhe po ecën më shpejtësi
të madhe.

Të nderuar të pranishëm

Bashkëpunimi rajonal përbën një kontribut madhor që ju jepni dhe mund të jepni në proceset integruese rajonale dhe
europiane. Europa e rajoneve përbën një nga shtyllat themelore të BE. Evropa Juglindore e rajoneve është rruga më e
sigurtë e përgatitjes së vendeve tona për anëtarësim në BE. Është rruga me e sigurtë për tu dhënë përgjigjen më të mirë
problemeve të mëdha rajonale, bashkëpunimit rajonal. Shqipëria është shumë e hapur, e gatshme të bashkëpunojë me të
gjitha qeveritë e vendeve rajonale, në interesin më të mirë të ruajtjes, zhvillimit, shfrytëzimit të pasurive potenciale dhe
rajonale.

Në këtë kontekst, ne jemi të vendosur të ndërmarrim një hap tjetër përfundimtar në ndarjen territoriale të vendit, reformë e
cila natyrisht kërkon konsensusin, por të gjitha forcat kryesore politike të vendit janë të bindura se duhet të bashkëpunojnë
për kompletimin e kësaj reforme në një kohë sa më të shkurtër. Krahas decentralizimit ne kemi ecur dhe po ecim me
shpejtësi drejt dekoncentrimit, zvogëlimit dhe ngushtimit të kompetencave të qeverisë qendrore, kalimit të tyre tek qeveritë
direkte të qytetarëve.

Duke përfunduar shfrytëzoj rastin edhe njëherë në emër të qeverisë shqiptare tu uroj suksese asamblesë suaj dhe tu
siguroj se Shqipëria do të ketë decentralizmin një përparësi madhore të saj, do të ketë bashkëpunimin rajonal një nga
format kryesore të bashkëpunimit.

Ju faleminderit”

24/11/2008

Vous aimerez peut-être aussi