Vous êtes sur la page 1sur 180

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT 11

Mr.sc. Fakete Duraku


1. KONCEPTET E PËRGJITHSHME TË KOMPJUTERIT
PERSONAL (PC)

Kompjuterët personal (PC)


Kompjuetrët (me origjinë nga gjuha latine ”computare”-për të kalkuluar),
sot janë të integruar plotësisht në të gjitha aspektet e jetës së
përditshme dhe janë bërë gjëra të zakonshme.

Sot kompjuterët paraqesin mjet për punën e përditshme, për argëtim dhe për
komunikim dhe janë pjesë e numrit te madh të makinave, për shembull,
bankomate, automobila, aparate për amviseri etj.

Kompjuteri është pajisje elektronike tek i cili mund t’i jepen instruksione për
pranim, për përpunim, për ruajtje, për te paraqitur te dhënave dhe
informatave.
Kompjuterët gjithashtu mund të quhen “makina elektronike për përpunimin
e të dhënave” e cila na shpie në termin EDP (Electronic Data Processing)-
Përpunimi elektronik i të dhënave.

Te dhenat Procesi Informacioni

Informata kthyese
(Feedback)

Figura 1.1- Përpunimi elektronik i të dhënave.

Përdorimi kryesor i kompjuterëve është për përpunimin të të dhënave. Të


dhënat përbëhen nga shkronjat, numrat dhe simbolet. Në parim është bërë
një dallim në mes të dhënave alfanumerike (shkronja dhe numrat) dhe
numrike (vetëm numrat). Kohëve të fundit të dhënat mulimediale (fotografitë,
zëri etj) janë duke u bërë çdo ditë e më të rëndësishme. Të dhënat mund
të përpunohen në një sistem EDP. Procesi kontrollohet nga përdoruesi. Në
mënyrë që t’i urdhëroj kompjuterit ekzekutimin e komandave, përdoruesi
duhet ta përdor një gjuhë të cilën kompjuteri e kupton.

1
FLETË PUNE – KOMPJUTER PERSONAL

Emri____________________________
Plotëso të dhënat në vijim:

1. Çka d.m.th fjala kompjuter në gjuhen latine?


________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
2. Ku përdoret sot kompjuteri?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
3. Plotësoni te dhënat e skemës EDP?

4. Përshkruani se çka paraqet kjo skemë e EDP?


_____________________________________________________________
_____________________________________________________________
_____________________________________________________________
___________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

2
1.1 Historia e kompjuterëve

Historia e kompjuterëve është e vjetër disa


mijëra vite. Makina e parë për llogaritje
konsiderohet të jetë “abacus”-i, i cili është
shpikur në Kinë e vjetër para më shumë se
2500 vitesh.

Ai ende përdoret në disa pjesë të botës.


Ekspertët mund të japin rezultate mahnitëse
me këtë makinë.
Figura 1.2 - Abacus

Historia e informatikës filloi me një kalkulator mekanik. Filozofi


matematikani dhe fizikani francez Basic Pascal, në vitin 1462 shpiku një
makinë e cila mblidhte dhe zbriste duke i huazuar dhe bartur shifrat
automatikisht nga kolona në kolonë. Matematikani Gjerman Gottfried
Leibniz në shekullin 17 ka dizajnuar një sistem ingranazhi për ta
mundësuar shumëzimin në makinën e Pascalit.

1.2 Gjeneratat e kompjuterit


Historia e zhvillimit të kompjuterave fillon në shekullin e 16-te duke mbërritur
në formën e sotme. Ndryshimet më të mëdha i shohim këto 50 vitet e fundit. Kjo
periudhë mund të ndahet në 5 faza të njohura si Gjenerata e kompjuterave.
Klasifikimi bëhet në bazë të tipit të qarqeve të përdorur (switching circuits).

 Gjenerata e parë-
ENIAC (Electronic Numerical Integrator and
Calculator) në vitin 1946 në Universitetin e
Pensilvanise nga John Eckert dhe John Mauchy.
Teknologjia: llampa me vakum. Sipërfaqja: 126 m2
dhe Pesha: 30 ton. Llampa me vakuum: 18,000. Figura 1.3 - ENIAC
Fuqia e kërkuar: 150,000 wat

3
Të metat kryesore:

 Shpejtësia e veprimeve shumë e ulët.


 Konsumi i energjisë elektrike shumë i madh.
 Hapsira fizike e zënë shumë të madhe.
 Mundësitë programuese shumë të vogla.

 Gjenerata e dytë-
Në 1955 llampa zëvëndësohet me një pjesëz të vogël të
quajtur tranzistor. Tranzistorët janë të vegjël,
shpenzojnë pak energji, kanë kosto të ulët prodhimi.
Fillon ndarja e pjesëve funksionale si: njësia qëndrore e
përpunimit, kujtesa, njësitë e hyrje-daljeve. Krijohen
gjuhët e zhvilluara të programimit. Fortran, për
aplikime shkencore Cobol, për aplikime ekonomike. Figura 1.4- IBM 1620

Kompjuterat më tipikë të kësaj periudhe janë:

 IBM 1620: i përdorur për aplikime shkencore


 IBM 1401: i përdorur për aplikime biznesi
 CDC 3600: i përdorur për qëllime shkencore

Figura 1.5-Figura 1.6 - CDC 3600


IBM 1401
 Gjenerata e tretë-
Kompjuteri i kësaj gjenerate fillon në vitin 1964. Teknologjia bazë: qarqe të
integruar (Integrated Circuits-IC) të njohur edhe si Chips. Në një qark të
integruar vendosen shumë tranzistorë, regjistra dhe kondesatorë në një shtrese
të hollë silici.

4
Përmasat zvogëlohen më tej, shpejtësia rritet, po ashtu kujtesa. Krijohet gjuha e
programimit BASIC . Kompjuterat më tipikë të kësaj periudhe janë:

 IBM 360
 ICL-1900
 IBM-370
 VAX-750

Figura 1.7- IBM


Figura1.8-
360 ICL 1900

Figura 1.9- IBM 370 Figura 1.10- VAX 750

 Gjenerata e katërt-
Fillimi vitet 1975. Teknologjia: qarqe me shkallë të lartë
integriteti (Large Scale Integrated Circuits –LSIC). Krijimi
i mikroprocesorit: njësia qëndrore e përpunimit vendoset në
një chip të vetëm. Këta kompjutera quhen mikrokompjutera.
Krijimi i qarqeve me shkallë shumë të lartë integrimi (Very
Large Scale Integrated Circuits-VLSIC). Dimensioni
zvogelohet shumë, fuqia rritet.
Figura1. 11- Kompjuteri i parë PC

5
 Gjenerata e pestë-
Gjenerata e pestë fillon në vitet 1990 dhe në vazhdim. Shpejtësia shumë e lartë.
Krijohen kompjutera me dy procesorë dhe mund të kryhet përpunim në paralel
(parallel processing). Futet koncepti i Inteligjences Artificiale .

Figura 1.2 - PC ne vitin 1990 Figura 1.13 - PC e vitit 2015

1.3 Historia e sistemeve operative nga IBM & Microsoft


Sistem operativ (shkurt SO, ang. OS,Operating System) është nje softwer
kompjuterik i cili i menaxhon mënyrën në të cilën programe të ndryshme e
përdorin hardwerin e kompjuterit dhe rregullon mënyrën si përdoruesi e
kontrollon kompjuterin.

Sistemi operativ është programi më i rëndesishem në një kompjuter. Përmes tij


ekzekutohet çdo program tjetër aplikativ. Sistemi operativ kujdeset për
funksionet bazë te kompjuterit siq jane: njohja e hyrjeve prej tastieres,daljet në
pajisjet dalëse, mbajtja e shënimeve për ndryshimet në
fajlla dhe direktoriume dhe kontrollimi i pajisjeve
periferike si disqet dhe shtypësit.

Ekzistojnë sisteme operative të ndryshme, por i pari që


është shfrytëzuar ka qenë DOS-i (Disk Operating
System) i paraqitur nga firma "IBM" ne vitin 1981. Figura 1.3- DOS nga IBM ne vitin
1981
Pasi që për të punuar me te është dashur që shfrytëzuesit
te jenë të avancuara ne njohuritë e kompjuterit, firma Microsoft paraqiti
Windows 3.11 si sistem operativ shume më të përsosur se DOS-i.

6
Më vonë paraqiten edhe sisteme operative nga Microsoft si: Windows 95,
Windows NT, Windows 98, Windows ME, Windows 2000, Windows XP,
Windows 2003, Windows Vista (2007) dhe Windows Seven(7) ne vitin
2009,Windows(8) 2012. Gjithashtu ka edhe sisteme operative te tjera,si
UNIX,LINUX etj.

Figura 1.5- Windows 95 Figura 1.4- Windows 10

Figura 1.6- Windows

7
FLETË PUNE – Historia e kompjuterve dhe sistemet operative

Emri____________________________
Plotëso të dhënat në vijim:

Mini Test

1. Si quhet makina e parë për llogaritje___________________________________

2. Në cilin vitë është gjenerata e parë e kompjuterëve? Rretho.


a) 1925
b) 1940
c) 1946

3. Në cilin vitë është gjenerata e katërt e kompjuterëve? Rretho.


a. 1980
b. 1975
c. 1990

4. Çka është sistemi operativ?

___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

5. Shënoni vitet tek windows-at më poshtë se kur ka filluar te aplikohet ne treg?

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

8
1.4 Tipet (ndarja) e kompjuterave
Një nga klasifikimet e mundshme të kompjuterave është ai që bazohet në:

 përmasat fizike të pajisjes,


 efikasitetin llogaritës,
 aftësinë rezervuese,
 numërin e përdoruesve që mund të punojnë njëkohësisht në një
makinë të vetme.

Tipet (ndarja) e kompjuterave janë:

 Mikrokompjuter (microcomputer)
 Minikompjuter (minicomputer)
 Kompjuterët e mëdhenj qendror (mainframe)
 Superkompjuter (supercomputer)

Mikrokompjuter (Micro-computer)
Mikrokompjuteret ose kompjuteret personale (РС) janë të vegjël, relativisht
kompjuter te lirë te dedikuar për punë të një shfrytëzuesi. Ne
krahasim me kompjuterët më të mëdhenjtë shqyrtuar deri
tani, ata kanë shumë mundësi të kufizuara pasi që kane
vetëm nje procesor (mikroprocesor sipas të cilit këta
kompjutere e kanë marrë emrin e tyre), mund të shërbeje
vetëm nje konsumator ne kohë te caktuar, janë shumë te Figura 1.7-
ngadalshëm dhe mund te ruajnë dhe te përpunojne shumë Mikrokompjuter

më pak sasi te te dhënave.

Por, për shkak te çmimit te ulët dhe përdorimi i lehtë, jane te shkëlqyeshem për
firma të vogla, për shkolla dhe përdorim shtepiak. Shfrytëzohen për përpunimin
e teksteve, për te shikuar filma, për të dëgjuar muzikë, për te luajtur, për
njehsim, për programim, për kontabilitet, për dizajn grafi k etj.

Me zhvillimin e teknologjise mikrokompjuteret fitojne performansa te fuqishme


dhe sot kane mundesi te punojne jo vetem sikurse klient, por edhe si server.
Kompjuteret personale mund te jene: statik (desktop) dhe personal
(1aptop,netobook, tablet, palm, PDA, Ipod, IPhone, etj.).

9
Minikompjuter (Mini-computer)
Minikompjuterët janë shumë më të vegjël dhe janë
shume më te lirë prej kompjuterëve te mëdhenj. Ky
termin shfrytëzohet për kompjuterët të cilët mund të
realizojne shumë detyra që nuk kërkojne shfrytëzim të
kompjuterëve shumë te shtrenjtë, por nuk mund te
punohen te kompjuterët më te vegjël dhe të lirë.

Minikompjuterët kane karakteristika të ngjashme


sikurse edhe kompjuterët e mëdhenj qendror, por me
shumë mundësi të kufizuara. Punojnë me disa procesore
dhe mund te mbajne 4 – 200 shfrytëzues në te njëjten kohë, Figura 1.8- Minikompjuteri
për shembull, për kontrolle të komunikacionit ajror ose për
automatizimin e fabrikave.

Kompjuterët e mëdhenj qendror (Main-frame)


Kompjuterët e mëdhenj qendror apo Main Frame janë gjithashtu, te mëdhenj,
të fuqishëm dhe makina të shtrenjta të cilat shfrytëzohen në organizata te
mëdha, sic janë institucionet shteterore, kompanite e sigurimit, bankat etj.

Shfrytëzohen për përpunimin e te dhënave masive, për shembull, te dhënat e


votimit oseregjistrimit, te dhënat statistikore, transaksione financiare etj., por
shpesh shfrytëzohen sikurse server.

Dallimi themelor ndërmjet superkompjuterëve dhe kompjutereve te mëdhenj


është ne atë qe superkompjuterët realizojne numër të vogël të detyrave sa është
e mundshme më shpejt, ndërsa kompjuterët e mëdhenj shërbejnë për numër te
madh te shfrytëzueseve dhe realizojnë numër te madh të detyrave njëkohësisht.
Shfrytëzuesi deri te kompjuteri qendror qasën nëpërmjet terminaleve te tyre te
cilat janë te lidhur me kompjuterin.

10
Figura 1.9- Meinfreim

Terminalet nuk kane memorie personale, kane vetëm njesi për pranim dhe për
dërgim të të dhënave deri te kompjuteri kryesor. Ato mund te jenë te dislokuar
në të njëjten hapesirë me kompjuterin, por edhe ne hapesira, ndërtesa ose qytete
te tjera.

Superkompjuteri (Supercomputer)
Superkompjuterët janë më të shpejtët, me të fuqishmit dhe me të shtrenjtët
kompjutere. Ato janë te mëdhenj, kanë numër te madh të procesorëve dhe
kapacitet te madh te hard disqeve.

Zbatohen për qëllime ushtarake, për qëllime shkencore kërkuese (për shembull,
studimi i gjithësise, simulimi dhe modelimi i proceseve fizike dhe kimike etj.),
por sot zbatimi me aktual është për simulimin e termeteve, uraganeve,
thatësires, vërshimeve dhe per përcjelljen e klimës globale. Prodhuesit e
aeroplaneve dhe autobuseve dizajnojnë modele te reja dhe i testojne nën kushte
të ndryshme me shfrytëzimin e simulimeve me ndihmën e superkompjuterëve.

Figura 1.18- Superkompjuteri

11
1.5 Komponentet kryesore të sistemit kompjuterit
Sistemi kompjuterik është një bashkësi e komponenteve dhe nënsistemeve të
ndërlidhura mes vete te cilat përshkruhen përmes strukturës dhe funksionit.
Struktura - përfshin mënyren se si janë të lidhura komponentet mes vete apo
relacionin mes tyre. Funksioni – përfshinë operacionet e komponenteve te
veqanta si pjesë të strukturës.

Kompjuterët modern përbëhen nga katër komponente kryesore dhe


ato janë:

 Njësia qendrore e përpunimit (CPU),

 Memoria e brendshme

 Memoria jashtme dhe

 Interface-at hyrëse/dalëse.

Të gjitha këto komponente janë të ndërlidhura nga sistemi i magjistraleve.

Figura 1. 10- Komponentet kryesore të sistemit


kompjuterik

12
Memoria e brendshme - Random Access
Memory (RAM) gjithashtu quhet memoria
kryesore sepse ajo është memoria primare të
cilën procesori e shfrytëzon gjatë përpunimit të
informatave. Koha të cilën procesori e merr për
transferimin e të dhënave në memorie apo nga
memoria ka rëndësi të madhe pasi që ajo e
përcakton edhe përformansën e përgjithshme
Figura 1. 11- Memoria e brendshme
të kompjuterit. -RAM

Koha e cila nevojitet për lexim apo shkrimin e një


bit-i njihet si koha e qasjes në memorie.

RAM-i i brendshëm në një kompjuter është i ndarë në disa lokacione ku


secili lokacion ka të ndërlidhur një adresë unike numerike.

Kur kompjuteri ekzekuton një operacion aritmetik, siç është mbledhja apo
shumëzimi, numrat e përdorur në operacion mund të gjenden në memorie.
Kodi i instruksioneve i cili i tregon kompjuterit cilin operacion duhet
ekzekutuar gjithashtu përcakton në cilën adresë apo adresa të memories
duhet qasur.

Memoria e jashtme të kompjuterit ekspozon ndoshta rangun më të gjerë të


tipit,teknologjisë ,organizimit të përformancës dhe koston e çdo funksioni të një
sistemi kompjuterikë. Memoria e jashtme paraqet pjesën e fundit të hierarkisë
së sistemit të memories.

Në memorien e jashtme bëjnë pjesë:

 Disqet Magnetike
 Memoriet Optike
 Shiritat Magnetikë

Figura 1.20- Hard Disku

13
Njësia qendrore e përpunimit (anglisht:
Central Processing Unit) ose shkurt CPU,
është pjesë e një sistemi kompjuterik i cili
kryen udhëzimet e një programi kompjuterik,
dhe është një element parësor në ushtrimin e
funksioneve kompjuterike).

Veprimet e tij janë të caktuara nga një Figura 1. 21- Njësia qendrore e përpunimit -
program me kodin e makinës. Detyrat kryesore CPU
të tij janë operacionet aritmetike, leximi dhe
shkrimi i të dhënave në regjistrin e punës (kujtesa RAM) si zbatimin e
urdhëresave në Programe. Format moderne të CPU-së janë Mikroprocesorët në
të cilat të gjitha integralet dhe pjesët tjera përbërës të CPU-së janë të futura në
një mikrointegral (mikrochip).

Interface-at hyrëse është ndonjë pajisje periferike (pjesë e pajisjeve harduerike)


e përdorur për të futur të dhënat dhe sinjalet e kontrollit të një sistemi të
përpunimit të informacionit (të tilla si një kompjuter).

Shumë pajisje hyrëse mund të klasifikohen në bazë të:

 Mënyra e hyrjes (p.sh. lëvizje mekanike, audio, vizual, etj)


 Pajisjet hyrëse është i pavazhduar (p.sh. keypresses) ose të
vazhdueshme (p.sh. një pozicion miun, digjitalizuar edhe pse në një sasi
të pavazhduar, është e shpejtë sa duhet të konsiderohet i vazhdueshëm)
 Numri i shkallës së lirisë të përfshira (p.sh.zakonisht miu dy-
dimensionale , ose drejtuesit tre-dimensionale të dizajnuara për aplikimet
e CAD).

Interface-at dalëse është ndonjë pjesë e pajisjeve harduerike të përdorura


për të komunikuar rezultatet e përpunuara të të dhënave që kryhet nga një
sistem të përpunimit të informacionit (të tilla si një kompjuter) duke i
paraqitur në botën e jashtme.

Shembuj të pajisjeve dalëse:

 Speaker
 Headphones
 Screen (Monitor)
 Printer

14
FLETË PUNE – Komponentet kryesore të sistemit kompjuterik

Emri____________________________
Plotëso të dhënat në vijim:

1. Shënoni komponetet kryesore te kompjuterit sipas numrit në figurën e mëposhtme:

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

15
PYETJET E KAPITULLIT TË PARË
1. Sa është e vjetër historia e kupjuterëve?
2. Cila është makina e parë për llogaritje që është shpikur në Kinën e vjetër
para 2500 vitësh?
3. Çfarë shpiku fizikanti dhe matematikanti francez Basic Pascal në vitin
1462?
4. Çka ka dizajnuar matematikani gjerman Gottfried Leibiniz në shek. 17?
5. Në cilin shekull fillon historia e zhvillimit të kompjuterëve?
6. Përshkruaj gjeneratën e parë?
7. Përshkruaj gjeneratën e dytë?
8. Përshkruaj gjeneratën e tretë?
9. Përshkruaj gjeneratën e katërt?
10. Përshkruaj gjeneratën e pestë?
11. Çka është sistemi operativ?
12. Cili sistem operativ ishte i pari për shfrytëzim?
13. Numëro sistmet operativ nga Microsofti?
14. Si quhen kompjuterët në gjuhen latine?
15. Çka d.m.th EDP?
16. Çka paraqesin sot kompjuterët?
17. Çka është kompjuteri?
18. Cili është përdorimi kryesor i kompjuterëve?
19. Si përbëhen të dhënat?
20. Cili është dallimi në mes të dhënave alfanumerike dhe numerike?
21. Cilat janë tipet (ndarja)e kompjuterëve?
22. Çka janë Mikrokompjuterët?
23. Ku përdoren Mikrokompjuterët?
24. Për çfarë shfrytëzohen Mikrokompjuterët?
25. Kush bënë pjesë ne kompjuterët personal?
26. Çka janë Minikompjuterët?
16
27. Ku përdoren Minikompjuterët?
28. Çka janë kompjuterët e mëdhenj qendror (MainFrame)?
29. Ku përdoren MainFrame?
30. Për çfarë shfrytëzohen MainFrame?
31. Cili është dallimi ndërmejt superkompjuterit dhe kompjuterët e mëdhenj
qendror?
32. Çka është Superkompjuteri?
33. Ku përdoren Superkompjuteri?
34. Çka është sistemi kompjuterik?
35. Çka përfshin struktura e sistemit kompjuterik?
36. Çka përfshin funksonin e sistemit kompjuterik?
37. Kompjuterët modern përbëhen nga katër komponente kryesore, cilat janë
ato?
38. Çka d.m.th RAM?
39. Si quhet memoria kryesore?
40. Sa bit është koha që i nevojitet për lexim dhe shkrim RAM-it?
41. Si është ndarë RAM-i i brendshëm?
42. Çka është memoria e brendshme?
43. Kush benë pjesë në memorien e jashtme?
44. Çka është njësia qendrore e përpunimit?
45. Cilat janë detyrat kryesore të CPU-së?
46. Çka është interfejsi hyrës?

47. Çka është interfejsi dalës?

17
2. PJESET THEMELORE TË SISTEMIT KOMPJUTERIK
Kompjuteri statik është dizajnuar ashtu qe pjesët e tij themelore
(shtëpiza,tastiera, monitori dhe miu) janë të ndarë dhe mund te vendosen në
tavolinë. Shtëpiza mund te jetë e vendosur horizontalisht dhe vertikalisht dhe
tek ajo bashkengjitën pjesët tjera nëpërmjet portave. Pjesa më e madhe e portave
gjenden te pjesa e prapme e shtëpizes.

Ne kohën e fundit shfrytëzohen portat universale (USB) nëpërmjet te cilave mund


te bashkengjitën pajisje tjera perifere. Te gjitha pjesët te kompjuterët personale
jane te integruara në një tërësi dhe mungesa më e madhe e këtyre kompjutereve
është qe ato nuk mund te përmiresohen. Disa pajisje mund të bashkengjitën
nëpërmjet portave.

2.1 Njësia qendrore ose Shtëpizat


Njësia qendrore ose shtëpiza, është kuti metalike tek e cila janë vendosur pjesët
kryesore të kompjuterit dhe ka rol mbrojtës. Aty gjenden elementet kryesore të
kompjuterit: pllaka ame (procesori, memoria e brendeshme dhe kartela) dhe
memoria e jashtme. Pjesa e përparme e shtëpizes përmban butonat ON/OFF.

Shtëpizat janë të llojeve dhe madhësive të ndryshme.


Grupet kryesore janë: Tower-ët, desktopët dhe llaptopët.

 Shtëpizat Tower - zakonisht vendosen në dysheme


afër tavolinës. Kjo lë më shumë hapsirë në tavolinë
për punë si dhe për vendosjen më të mirë të ekranit.
Veç kësaj, shtëpizat e mëdha Tower ofrojnë më
shumë hapsirë në rast zgjerimit me drive-a dhe
memorie shtesë etj.
Figura 2.1- Shtëpiza
Tower

 Shtëpizat Mini Tower-ët vendosen në dysheme. Ato ofrojnë


më pak hapsirë për zgjerim.

Figura 12- Shtëpizat Mini


Tower

18
 Shtëpizat Desktop
 vendosen, siç tregon edhe emri mbi tavolinë.
Monitori zakonisht vendoset mbi shtëpizë, e
cila zvogëlon hapsirën e shfrytëzueshme të
tavolinës. Shtëpizat Desktop nuk kanë shumë
Figura 13- Shtëpiza
hapsirë për zgjerim.
Desktop

 Kompjuterët portabël zakonisht quhen “Laptop”


apo “Notebook”(përafërsisht kanë madhësinë DIN-
A4 dhe peshë më të vogël se 3 kg).

 Madhësia nuk ka lidhje me performansat.


Llaptopët modern janë absolutisht të barabartë,
sa i përket përformansave me vëllezërit e tyre të Figura 14- Laptop
mëshenj. Kompjuterët bartës përmbajne batëri për
punë të pavarur.

Laptopi është bartës PC i cili mund të shfrytëzohet edhe


gjatë udhëtimit. Ka dimensione më të vogla dhe është me i
shtrenjtë se kompjuterët statik me performansa te njëjta.
Notebook është i ngjashëm me laptop, por është më i
vogël. Ai është me madhësi të notesit. Figura 15-Notebook

 Tabletat janë shumë kompjuterë të lehtë të cilët sot prodhohen në forma


dhe madhësi të ndryshme.

 Mund të jenë pa tela, me ekran për


vizatim ose me ekran i cili mund të mbahet
në pozite te drejtë ose të shtrirë.

Figura 2.6- Tabletat

19
 Palm ose kompjuter xhepi janë shumë të vegjël dhe
mund të mbahen në shuplake. Shfrytëzohen për mbajtje
të kalendarit të biznesit, si lista te telefonave ose adresar,
për njehsime të shpejta, për dërgim dhe te pranim të të
dhënave dhe të informatave.
Figura 2.7-Palm ose
kompjuter xhepi

 Kompjuteret PDA (personal digital assistant)


Kanë ekran të ndjeshëm te prekjes dhe laps me ndihmën e të cilit
udhëhiqet me urdhra. Mund te lidhen me Internet dhe te kenë funksion te
telefonit mobil.

Figura 2.8-
Kompjuterët PDA

20
FLETË PUNE – Pjesët themelore të kompjuterit.

Emri____________________________
Plotëso të dhënat në vijim:

1. Gjejë pajiset themelore të kompjuterit, duke ia shenuar emrin...se cilës pajisje,janë dhënë si
në vijim?

2. Çka është njësia qendrore?

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

3. Cila janë llojet e shtëpizave?

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

21
2.2 Pllaka kryesore apo pllaka amë
Pjesa nëpërmjet të cilës janë lidhur të gjitha pjesët e kompjuterit është pllaka
amë (motherboard). Te ajo, ne kushineta te veçanta, janë vendosur procesor
dhe memorie e brendshme. Te pllaka amë ekzistojnë edhe vende për lidhje te
kartelave (grafike, me zë, te rrjetës, TV etj.) te quajtura slote.

Te kartelat gjenden porta nëpërmjet te cilave njësite perifere lidhen me pllaken


amë. Te pllaka amë të sotshme me zë, por ndonjëherë edhe kartelat grafike janë
integruar me ate.

Figura 2.9- Pllaka amë

22
2.3 Kartelat zgjeruese
Kartelat zgjëruese janë të vendosura në sllotet e zgjerimit për t’i rritur
funksionet e sistemeve kompjuterike. Kartelat mund të shtohen në çdo
kohë, përderisa të këtë sllote të lira në dispozicion.

Disa lloje të kartelave siç janë:

 Kartela e faksit, përdoret për faksimin e dokumentave


direkt nga kompjuteri (shumica të integruara në kartelat
e modemit). Kartela e faksit dhe modemit për komunikim
nëpërmjet linjës telefonike. Figura 2.10- Kartela e
Faksit

 Interface kartela e rrjetës (NIC – Network Interface


Card), përdoret për lidhjen e një kompjuteri në rrjetën e
ndonjë kompanie, duke e lejuar atë të komunikojë dhe të
përdorë të dhënat e përbashkëta me kompjuterët tjerë.
Figura 16- Kartela NIC

 Kartela e modemit, përdoret për lidhjen e kompjuterit


me telefon (për lidhje të internetit etj).

Figura 2.12-Kartela e
Modemit
 Kartela e zërit, ia mundëson kompjuterit
incizimin dhe ekzekutiimin e muzikës dhe tingujve.

Figura 2.13- Kartela e zërit.

 Kartela e interface-it, përdoret për lidhjen e


njësive periferike(shtypësit, miut, skanerit, drive-
ave të jashtëm etj).
Figura 2.14- Kartela e
interface-it.

2.4 Interface-at
23
 Serial interface-i (COM-Porti)

Konekcioni serial është një tel, apo set i telave të cilët përdoren
për transferimin e të dhënave nga procesori në ndonjë
njësi dalëse, siç janë: miu, tastiera,modemi, skaneri dhe
disa lloje të shtypësve. Ky lloj i lidhjes transferon Figura 17- Porta COM
vetëm një pjesë të të dhënave dhe për këtë arsye është
i ngadalshëm. Përparësia e përdorimit të këtij lloji të lidhjes qëndron në
sigurimin e një lidhje efektive në distanca të gjata. Shpejtësia zakonisht luhatet
nga 300 deri në 115200 bit-a për sekondë.

 Interface-i paralel (LPT-Porti)

Lidhja paralele përdor disa stet të telave për


transferimin e blloqeve të informtatve përnjëherë.
Figura 18- Porta LPT
Shumica e skanerëve dhe shtypësve përdorin këtë
lloj të lidhjes. Lidhja paralele është shumë më e
shpejtë se sa lidhja serike, por është i limituar në distanca më të vogla se 8m
(24 futa) në mes të procesorit dhe pajisjes së jashtme. Interfac-i paralel
gjithashtu përdoret për lidhjen e drive-ave të jashtme siç janë ZIP-drive-at.

 USB Interface-i

USB do të thotë “Universal Serial Bus”, është një verison i shpejtë i inetrface-
it serial i cili mund të përballojë disa pajisje përnjëherë ( të
lidhura në kuti ndarëse, të ashtuquajturi “hub”) të lidhur në
një port të vetëm. Pajisjet USB janë “Plug and Play” pajisje që
do të thotë përdoruesi nuk duhet të përcaktojnë asnjë
parametër (adresë etj).

 IEEE 1394- Interface-i Firewire

Sikurse interface-i USB, interface-i FireWire është një interface


serial i shpejtë me transmetimin të shpejtë deri në 400 MBit/s.
FireWire interface-i kryesisht është i dedikuar për lidhjen Figura 2.17- FireWire
e video-kamerave digjitale dhe hard-disqeve( të dyja këto
nevojë për transmetim të shpejtë). FireWire ekziston me lidhjen më të
ngadalshme (USB).

 Interface-i bluetooth

24
Bluetooth-i në parim është dashtë të jetë një radio transmetues për distanca
të shkurta e cila do të ishte standarde për pajisje “intelegjente”. Para se të
zhvillohej bluetooth-i në vitin 1998, për lidhje pa tela me njësitë periferike
mund të përdorej vetëm transmetimi standard me IrDA Figura 2.18- Bluetooth &
Infrared
përdoret drita infra të kuqe dhe për këtë arsye duhet të
ketë lidhje pa pengesë fizike me pajsijen me të cilën
lidhet.

Bluetooth-i përdorë radio valë të cilat depërtojnë në pëlhurë, rroba por


edhe mure të holla. Bluetooth-i punon në distanca prej 10 metrash.
Bluetooth pajisjet mund të lidhen në rrjetë.
Sot, Bluetooth-i është gjithashtu për dëgjuese
pa tela për telefona mobil.

Figura 2.19- Valet e Bluetooth-it

2.5 Njësia qendore e përpunimit (Procesori - CPU-ja)


CPU- Central Processing Unit (Njësia qendrore e përpunimit) është bërthama
e sistemit kompjuterik. Pa praninë e procesori,
sistemi kompjuterik do të përbënte vetëm një
grumbull të metalit dhe plastikës. Procesori Figura 2.19- Procesori
ekzekuton të gjitha detyrat e përpunimit dhe
kontrollimit përbrenda një sistemi kompjuterik.

Procesori (Njësia qendrore e përpunimit) është zemra dhe truri i një sistemi
kompjuterik. Në të ekzekutohen të gjitha operacionet.

Pjesët e rëndesishme të çdo procesori janë:

a) Njësia aritmetike – logjike;

b) Njësia udhëheqëse;

c) Regjistra.

Të dhënat të cilat vijnë prej memories operative ruhen ne regjistra – qeliza


memorike me kapacitet të vogël. Këto të dhëna i përpunon njësia aritmetike-

25
logjike. Operacionet themelore te cilat ajo mund t’i kryejë janë operacionet
aritmetike (+, –, *, /) dhe operacionet logjike (DHE, OSE, JO).

Njësia drejtuese percakton cilat të dhëna do te hidhen prej memories operative


dhe cilat operacione ne ato do te kryhen. Pas përpunimit të të dhënave përseri
kthehen te memoria operative.

Procesori vendoset në bazë të përshtatur të pllakës amë. Ai shpejtë nxehet pra


ne afërsi te tij ndërtohet sistemi për ftohje (coolers).
Mikroprocesoret bashkëkohor kanë edhe memorie te
shpejtë të fshehjës (сасhе) e cila me se shpeshti
është ndërtuar të vete procesori. Tek ai ruhen te
dhëna te cilat shpesh shfrytëzohen edhe ne atë
menyrë, procesori ka qasje më te shpejtë deri te ato. Figura 2.21- CPU& Cache

Karakteristika e procesorit është shpejtësia me të


cilën i realizon instruksionet, por shprehet me miliona operacione në një sekondë
MIPS (Milione Instruction Per Second).

Shpejtësia e procesorit varet prej taktit të punës se orës (clock) i cili zakonisht
është vendosur ne vet procesorin. Kur kompjuteri do të kycet, ora me shpejtësi
te madhe prodhon impulse uniforme me ndihmen e çfarëdo kompjuteri kryen
sinkronizim të kryerjës se instruksioneve.

Shpejtësia e krijimit te impulseve quhet frekuence. Frekuenca shprehet ne njësi


herc (Нertz) me shenje Нz. Të orët e sotshme frekuenca matet ne gigaherc
(GHz), ku 1 GHz paraqet miliarde takte në një sekonde.

2.6 Memoria e brendshme (Operative)

Edhe memoria e brendshme ndërtohet te çipet gjysmëperçues të siliciumit te


përberë prej miliarde transistor.

Ekzistojnë dy lloj të memories se brendshme:


• RАМ memoria dhe
• RОМ memoria.

RAM Memoria

26
RАМ (Random Access Memory) është memoria deri tek e cila direkt të qaset
për të lexuar dhe për të shkruar te dhënat dhe instruksionet.
RАМ memoria të dhënat i lexon vetëm deri sa ne atë
ekziston tensioni elektrik.
Me shkyçjen e kompjuterit prej rrymës përmbajtja e RAM
memories fshihet edhe deri te kyçja vijuese ajo është
Figura 2.22- RAM memoria
plotësisht e zbrazët. Me çdo të shkruarit e ri të të
dhënave te ndonjë lokacioni, përmbajtja e tij paraprak
fshihet.

Të dhënat dhe programet te cilat janë te nevojshëm te procesori, në RAM


memorien lexohen memoriet e jashtme (zakonisht prej hard diskut). Me tutje
procesori këto të dhëna dhe programe i merr direkt prej RAM memories, i
përpunon të dhënat sipas instruksioneve të dhëna te programet dhe rezultatet i
përpunimit përseri kthehen të RAM memoria.

Prandaj RAM memoria quhet edhe memorie pune ose operative. Prej këtyre
shkaqëve edhe shpëjtesia e kompjuterit është lidhur me madhësine e RAM
memories.

Karakteristikat themelore të RAM memories jane:

 Koha e qasjës – koha për të cilën mund te gjendet e dhëna e kërkuar,


matet me pikosekonda (nje e trilionta pjese e sekondës, 1ps = 10-12 s);

 Shpejtësia e bartjës – sasia e të dhënave e cila mund te lexohet ose


shkruhet ne/prej memories për njësi kohe, matet me МНz;

 Kapaciteti-sasia maksimale e të dhënave e cila memoron mund te


përmbaje, por matet me megabajt (МВ) dhe me gigabajt (GВ).

RAM mund te jetë statike (SRАM) dhe dinamike (DRАM). Të dhënat e shkruara
ne memorien statike janë stabile dhe jo patjetër të
freskohen.

Memoria statike është më e nderlikuar teknikisht prej


Figura 20- Memoria statike
dinamikës, pra është me e shtrenjtë dhe me kapacitete - SRAM
më te vogla. Prandaj ajo shfrytëzohet për memorie të
shpejta.

27
Memoria dinamike patjetër te freskohet
(refresh) për të dhënat ne ate te mos humbën.
Freskimi kryhet ashtu qe dinamika e memories
prej kohe ne kohë i lexon të dhënat dhe përseri
i shkruan ne vendin e njëjtë. Prandaj memoria
dinamike është me e ngadalshme prej
statistikes.

Dinamika e RAM memories mund te jetë


sinkrone dhe asinkrone. Me se shpeshti
shfrytëzohet memoria dinamike sinkrone
SDRAM dhe nëntipet e saj (DDR SDRAM, DDR
2,DDR 3, etj.).
Figura 2.24- Nëntipet e memorieve RAM

ROM Memorie

ROM- (Read Only Memory- Memoria vetëm për


lexim), shfrytëzohet për ruajtje të përhershme të të
dhënave dhe te instruksioneve te cilat prodhuesi i
shkruan në atë. Zakonisht ato janë programe të cilat e
kontrollojnë harduerin gjithmone kur kompjuteri do te
kyçet në rrymë (BOS – Basic Input Оutput System).
Figura 215- ROM memorie
Përmbajtja e ROM memories nuk mund te fshihet as të
ndryshohet.

Ekzistojnë edhe programibil ROM memorie – РRОМ (Рrogrammable ROM).


PRОМ është i ngjashëm me ROM memorien, përveç që ajo ne fillim është e
zbrazët dhe furnizuesi i kompjuterit me ndihmën e pajisjeve speciale e plotëson
me instruksione speciale.

Prej atij momenti zbatohet sikurse ROM. Variantet e përmiresuara ne këtë


memorie jane ЕРRОМ (Еrasable РRОМ) dhe ЕЕРRОМ (Еelectrically
Erasable PRОМ).

28
FLETË PUNE – Pllaka kryesore (Motherboard) & Njësia qendrore e përpunimit
(CPU)-ja, memoria e brendshme.

Emri____________________________
Plotëso të dhënat në vijim:

1. Gjeni se cilat janë komponetet kryesore te pllakës amë.. shëno ?

2. Numëro llojet e kartelave zgjeruese?


________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
3. Dallimi në mes portes LPT1 dhe COM1?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
4. Çka është CPU-ja?
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
5. Cilat janë dy llojet e memorieve të brendshme?
_______________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________
29
2.7 Mediumet magnetike
Mediumet magnetike janë pajisje për ruajtjene të dhënave dhe programeve
të cilat përbëhen nga një apo më shumë disqe magnetike. Mediumi magnetik
për ruajtjen është ”memoria afatgjate” e sistemit kompjuterik.

Mediumet magnetike quhet memoriet e jashtme


shfrytëzohen për ruajtje të përhershme të të dhënave.
Të dhënat dhe programet te cilat ruhen te memoriet e
jashtme barten te memoria e jashtme dhe shfrytëzohen
te procesi i përpunimit. Koha e qasjes deri te memoria e
jashtme është shumë më e madhe prej kohes se qasjes
Figura 2.26 Hard Disku
deri te memoria e brendshme, megjithatë kapaciteti i
memorieve te jashtme është e pa krahasueshme me e
madhe.

Sot si njësi e memorieve të jashtme shfrytëzohen:

 Magnetik ose hard disk


 Optik ose kompakt disk
 Memorie gjysmëpercues të të cilat bëjne pjesë USВ Flash memorie dhe
kartele memorike.

Hard disku
Hard disku (HD – Нard Disc) shfrytëzohet për ruajtje të të dhënave dhe
programeve të cilat shfrytëzohen në punën e përditshme. Hard disku mund të
jetë i brendshëm ose i jashtëm dhe ka kapacitet prej
disa qindra gigabajt (GВ).

Të disku për ruajtje të të dhënave shfrytëzohen pllaka


metali të cilat janë te lyera me shtrese magnetike. Çdo
pllakë ka nga koka për të lexuar dhe për te shkruar.
Koka për lexim dhe për të shkruar qëndrojne pezul
mbi pllakat deri sa ato rrotullohen me shpejtësi te
madhe (rreth 7200 rrotullime ne minute). Disku është
Figura 2.27- Pllakat dhe shtigjet e Hard
i ndjeshëm ne ndikimet e jashtme pra është e mbyllur Diskut
ne kutinë metalike.

30
Disqet kanë pllaka ku janë shënuar informatat dhe të dhënat lehtë mund të
fshihen ose të rishkruhen, me ç’rast ruhet struktura e diskut që i bën të dhënat
të jenë të qëndrueshme në afat më të gjatë kohor.

Të dhënat vendosen në sipërfaqen e pllakës, në të ashtuquajtur sektorë dhe


shtigje. Shtigjet janë rrathë koncentrikë, ndërsa sektorët janë segmente të
shtegut.

Të dhënat në hard-disk ruhën në formë të skedarëve (fajllave), të cilat në formë


të thjeshtë janë “bit-e”. Programet paraqesin skedarë dhe procesori i trajton si
të tilla që të mund t’i shfrytëzojë. Shumica e kompjuterëve kanë së paku një
hard-disk, mirëpo ka edhe shumë
kompjuterë të tjerë që kanë më shumë
se një hard-disk.

Për kompjuterët më të mëdhenj, siç janë


kompjuterët “main frame”, është
normale që të kenë më tepër hard-
disqe. Sot, është e zakonshme që edhe
pajisje të tjera, përveç kompjuterëve, siç
janë CCTV (sistemet e mbyllura
televizive) dhe pajisjet muzikore, të
kenë hard-disqe, që të mund të ruajnë
sasi të mëdha të të dhënave. Figura 22

Floppy Disk
Floppy Dsik-u (Floppy Disc) më parë ishte mediumi
primar i rujatjes. Sot ai ka humbur rëndësinë e tij,
për shkak të kapacitetit të limituar prej 1.44 MB.

Floppy disqet ende përdoren për të bart tekste apo


fotografi të vogla në mes sistemeve kompjuterike. Figura 2.29- Floppy
Disku
Floppy disk-at (FDD-të) janë të nevojshme për lexim dhe
shkrim e floppy disqeve. Drive-i kujdeset për pozicionimin e duhur, rotacionin
dhe largimin e rrëshqitësit metalik mbrojtës. Floppy disk-u rrotullohet në
afro 360 rrotulime për minutë. Dy koka përdoren për lexim dhe shkrimin në
të.Të dhënat në floppy vendosen në renditje të rregullt. Koka lëviz nga një
shteg në tjetrin, për t’i lexuar të dhënat.
31
Secili shteg përbënë një qark të mbyllur.
Sidoqoftë, në një shteg vendosen shumë të
dhëna për ta mundësuar rikthimin e shpejtë
dhe efikas të tyre. Prandaj shtigjet ndahen në
sektorë. Zakonisht, të dyja anët e floppy disk-ut
përdoren për ruajtje të të dhënave.

Floppy disk-u 31/2 inç ndahet në 80 shtigje, ku Figura 2.30- Ndarja e Floppy
secili prej tyre ndahet në 18 sektorë me nga 512 byte. Kjo Diskut në shtigje dhe sektor
do të thotë se kapaciteti i përgjithshëm është 1.44 Mbyte.

ZIP drive-at
ZIP drive-at janë dispozicion që nga viti 1995. Ato janë
sisteme protabël të ruajtjes me çmime të arsyeshme, të
ngjashme me 3 ½ inç floppy disqet, megjithëse më të
trasha. Atni, drive-at standard kanë kapacitete prej 100
MB apo 250 MB. Kohët e fundit versioni 750 MB, Figura 2.31- Zip Drive
gjithashtu është vënë në dispozicion. Mangësi kryesore
është shpejtësia majftë e ultë e transferit.

2.8 Mediumi optik


Mediumi optik është për ruajtjen e të dhënave
gjithashtu luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e të
dhënave. Shumica e programeve moderne vendosen
në mediume optike, siç janë kompakt disqet (CD-të)
apo digitale versatile disqet (DVD-të).

Mediumi optike përdoret për ta skanuar diskun


reflektues. Pasi që përmbajtjet e tyre pas prodhimit
vendosen në mënyrë të përhershme, ato njihen si
Figura 2.32- CD
compact disk-read only memory (CD-ROM).

Një variacioni i CD-ve i quajtur kompakt disk-rekordable (CD-R), përdoret një


ngjyrë e cila errësohet kur rrezet e laserit e qëllojnë dhe kështu informatat
shkruhen përherë në të nga kompjuteri.
Të dhënat nga CD-ROM-i lexohen përmes laserit me fuqi të ulët që gjendet
në drive dhe i cili e hedh dritën zakonisht atë infra të kuqe jashtë nga
sipërfaqja reflektuese dhe prapa në foto-detektor.

32
Gropëzat në shtresën reflektuese të diskut
e shpërndajnë dritën, derisa pjesët e
rrafshëta të dikut e reflektojnë dritën e
laseirt me efekt në foto-detektor. Foto-
detektori pastaj i shëndrron këto drita të
errëta dhe të çelura në impulse elektrike
gjegjëse në 1 dhe 0. Sot, CD- Writer-at janë
pajisje pothuajse standarde e sistemeve Figura 2.33- Laseri ne DVD & CD
kompjuterike.

Ato i mundësojnë përdoruesit shtepiak krijimin e CD-ve personale. Laseri


me fuqi të lartë përdoret për të djegur gropëzat në sipërfaqen reflektuese të
diskut.

CD-të incizuese janë më të ndjeshme në dëmtime mekanike pasi që


mbështjellësi i sipërm zakonisht është prezent apo është shumë i hollë dhe për
këtë materiale reflektuese është i eksponuar.

DVD-të (Digital Versatile Disc) kanë origjinën


nga zhvillimi i Digital Video Disk-ut, i cili
përdorej për vendosjen e filmave dhe nga
zhvillimi i Super Density Read Only Memory-es
SD-ROM, i cili përdorej për vendosjen e
softwareve.
Figura 2.36- DVD
Në vitin 1996 disa prothues janë pajtuar me një
standard të përgjithshëm të DVD-ve.

Në parim, DVD-të përdorin parimet e njëjta të gropëzave dhe rrafshinave


sikur CD-të. Teknologjitë e reja laserike si dhe teknologjitë tjera kanë bërë
të mundeshme rritjen e kapacitetit total të ruajtjes.

Përkundër CD-ve, DVD-et mund të lexohen dhe të incizohen në të dy


anët, gjë që dyfishon kapacitetin e tyre. Prandaj, kapaciteti maksimal i dy
anëve, dy shtresore (4 shtresa gjithsej)është 17 Gbyte.

DVD-të përdorin sektorë e adresimit ngjashëm me hard disqet. Në fillim të


çdo sektori, ekzistojnë një titulli i cili përmban informatat mbi adresën dhe
disa kontrollime të gabimeve dhe informatat e korrektimit.

33
Figura 2.37- Gropëzat në shtresën reflektuese të DVD – CD & Blu-ray Disku

34
FLETË PUNE – Mediumet magnetike & mediumet optike

Emri____________________________
Plotëso të dhënat në vijim:

1. Çka janë mediumet magnetike?


________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
2. Çfarë roli ka Hard Disku?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
3. Sa kapacitet për ruajtje ka Floppy Disk? (Rretho)
a. 1.55 MB b. 2.60 MB c. 1.44 MB

4. Sa kapacitet për ruajtje ka ZIP disku? (Rretho)


550 MB
750 MB
650 MB

5. Çka janë mediumet optike?


________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

6. Çfarë dallimi ka CD & DVD-ja?


________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

7. Përshkruaj karakteristikat ndërmjet Blu-ray Disk, DVD dhe CD?


________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________
35
PYETJET E KAPITULLIT TË DYTË
1. Çka është kompjuteri statik?
2. Cilat janë pjesë themelore të sistemit kompjuterik?
3. Çka është njësia qendrore ose shtëpiza?
4. Cilat elemente gjenden në shtepizë?
5. Cilat janë llojet e shtëpizave?
6. Çka është shtëpiza Tower?
7. Çka është shtëpiza MiniTower?
8. Çka është shtëpiza Desktop?
9. Çka janë kompjuetrët portabël (Laptopët)?
10. Çka është Llaptopi?
11. Çka është Notebook?
12. Çka janë Tabletat?
13. Çka janë Palm ose kompjuter xhepi?
14. Çka d.m.th PDA?
15. Çka është PDA?
16. Çka është pllaka amë?
17. Çka janë kartelat zgjeruese?
18. Cilat janë llojet e kartelave zgjeruese?
19. Pse përdoret kartela e faksit?
20. Pse përdoret kartela e rrjetit NIC?
21. Pse përdoret kartela e modemit?
22. Pse përdoret kartela e zërit?
23. Pse përdoret kartela e interfac-it?
24. Çka është interfejsi COM 1?
25. Çka është interfejsi LPT1?
26. Cilat pajisje lidhen me COM1?
27. Cilat pajsije lidhen me LPT1?
28. Çka d.m.th USB?
29. Çka është USB-ja?
30. Cilat pajisje mund të lidh interfejsi USB?
31. Çka është IEEE 1394 –Firewire?
32. Çka mund të lidh interface-i Firewire?
33. Çka është Bluetooth-i?
34. Në çfarë distance punon Bluetooth-i?
35. Cilat pajisje lidhen me Bluetooth-in?

36
36. Çka është CPU-ja (Njësia qendrore e përpunimit)?
37. Çka ekzekuton procesori?
38. Cilat janë pjesët e rëndesishme të procesorit?
39. Kush bënë pjesë në operacionet aritmetike?
40. Kush bënë pjesë në operacionet logjike?
41. Çka kanë mikroprocesorët bashkëkohor?
42. Çka është karakteristik e procesorit?
43. Çka quhet frekuenca tek procesori?
44. Me çfarë matet shpejtësia e CPU-së?
45. Si ndërtohet memoria e brendshme?
46. Ekzistojnë dy lloje të memories së brendshme?
47. Çka është RAM memoria?
48. Kur i lexon të dhënat RAM memoria?
49. Nëse ndalet rryma gjatë punës në kompjuterin tuaj, a mund memoria
RAM, që t’i ruan të dhënat?
50. Cila është përparësia më e madhe e memories gjysmëpërçuese?
51. Cilat janë karakteristikat e RAM memories?
52. Çka është memoria statike?
53. Çka është memoria dinamike?
54. Cilat janë nëntipet e RAM memories?
55. Çka d.m.th ROM?
56. Për çka shfrytëzohet ROM memoria?
57. Nëse ndalet rryma gjatë punës në kompjuterin tuaj, a mund memoria
ROM, që t’i ruan të dhënat?
58. Çka janë mediumet magnetike?
59. Sot, si njësi memorieve të jashtme shfrytëzohen?
60. Për çka shfrytëzohet Hard Disku?
61. Çka shërben pllaka në Hard Disk?
62. Si funksionon koka për lexim në Hard Disk?
63. Pse informata fshihen lehtë dhe mund të rishkruhen ne Hard Disk?
64. Çka janë shtigjet në pllak të Hard Diskut?
65. Çka janë sektoret në pllak të Hard Diskut?
66. Në çfarë forme ruhen të dhënat në Hard Disk?
67. Çka është Floppy Disk-u?
68. Sa kapacitet përmban Floppy Disku?
69. Çka janë Mediumet optike?
70. Cilat pajisje bëjnë pjesë në mediumet optike?
71. Çka quhet kompakt disk rekordable?
37
72. Si lexohen të dhënat nga CD-ROM-i?
73. Çka shpërndajnë gropëzat në shtresat reflektuese të diskut?
74. Si përdoret laseri në fuqi të lartë tek CD-të?
75. Çka janë CD-të incizuese?
76. Çka d.m.th DVD-ja?
77. Si funksionon brenda në DVD-i, sistemi i leximit të të dhënave?
78. A mund që DVD-ja, të lexohet dhe incizohen nnë dy anët, nëse po pse, dhe
nëse jo , pse?
79. Cili është dallimi në mes CD-së dhe DVD-së?

38
3 PAJISJET HYRËSE

Pajisjet hyrëse shfrytëzohen për futje të të dhënave dhe të instruksioneve në


kompjuter. Tastiera dhe miu janë me së shpeshti njësi hyrëse. Njësite tjera
hyrëse janë skeneri, mikrofoni, lapsi elektronik, lexuesi optik, senzore dhe
shume te tjere.

3.1 Tastiera
Tastiera është pajisjet hyrëse e domosdoshme me ndihmën e te cilës futen
shkronjat, shenjat speciale dhe numrat në kompjuter. Te tastierat bashkëkohore
butonët kryesisht janë ndarë në pesë grupe: pjesa tekstuale, pjesa funksionale,
pjesa për navigim, pjesa numerike, pjesa për multimedia.

Figura 24- Tasti Escape

Figura 23- Tastet funksionale

39
Figura 26- Tasti Print Screen

Figura 3.4-Treguesi Caps Lock

Figura 25- Tastet e numrave (Simbolet)

40
Figura 28- Tasti Tab

Figura 3.7- Karakteret (Simbolet)

Figura 27-Tasti Shift

41
Figura 3.9- Tasti Control

Figura 29- Tasti Alternate

Figura 3.11- Tasti Enter

42
Figura 3.12-Tasti Delete

Figura 3.13- Pjesa Numerike

43
3.2 Miu
Me ndihmën e miut shënohen objektet në ekran dhe
dërgohen urdhra deri te kompjuteri. Miu zakonisht ka 2
ose 3 buton kontrolluës.
Sot me se shumti shfrytëzohen minj optik, por
ekzistojnë edhe minj mekanik.
Miu bashkengjitet nëpërmjet РS/2 ose nëpërmjet portes Figura 3.14- Miu
USВ. Lidhja me kompjuterin realizohet nëpërmjet
kabllos ose sipas rruges pa tela (Wireless).

3.3 Trackball (Topi ndjekës)


Pajisjet Trackball në parim janë të ngjashme me pajisjet
të miut, vetëm se topi gjendet përmbi pajisje dhe lëvizet
me dorë. Pajisjet Trackball janë perfekt për përdorim ne
Figura 3.15- Trackball-
industri të rëndë etj. Topi ndjekës

3.4 Touch Pad


Touch Pad-i është pajisje tipike hyrëse për llaptop ose
notebook. Kjo sipërfaqe e ndjeshëm në prekje, përcjell
lëvizjet e gishtave dhe ato i shndërron në lëvizje të
kursorit.
Figura 3.16- Touch Pad

3.5 Joystick-at
Ata që luajnë lojë në kompjuter duhet të kenë pajisje
sepciale hyrëse, të quajtura “Joystick”. Pozita e
joystick-ut shndërrohet në sinjal analog elektrik i cili
tregon kompjuterëve sa larg është joystick-u prej
pozitës zero. Ekzistojnë lloje të ndryshme të joystick-
ve.
Figura 3.17-Joystick

44
3.6 Blloku Digitizer
Blloku Digitizer-i fillimisht përdoret për dizjan
kompjuterik, por gjithashtu përdoret edhe si zëvendësim
për miun. Sipërfaqja speciale përcjell pozitën e stylus-it
apo të puck-ut. Sot gjithashtu, për vizatime me
kompjuter, përdoren blloqer e ndjeshme në shtypje.
Figura 3.18- Digitizer Tablet

3.7 Lightpen-at
Lightpen-at gjithashtu përdoren për të drejtuar atë
direkt në ekran. Ndryshe nga miu, trackball-i, touch
pad-i dhe pajisjet e tjera. Lightpen-at nuk e lëvizin
kursorin në ekran , ato përdoren për t’i drejtuar
lëvizjet direkt në ekran.
Figura 3.19- Lightpen

45
FLETË PUNE – Pajisjet hyrëse: tastier, miu, trackball, touchpad, joystick,
digitizer, lightpen

Emri____________________________
Plotësoni të dhënat në vijim...

1. Cilat janë pajisjet hyrëse shih ne figurën e më poshtme dhe specifikojë ato? Hyrëse/ Dalëse

2. Pse i shfrytëzojmë pajisjet hyrëse?


________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

46
3.8 Skanerët
Skanerët shndërrojnë kopjet e letrave apo fotografitë në të
dhëna të lexueshme për kompjuterin. Kualiteti i paraqitjes varët
prej rezolucionit te skenerit. Ne kohën me te re skeneret
mbështesin softuer për njohje te tekstit.
Teknologjia me të cilen teksti shndërrohet në forme digjitale është
prej domethënies se madhe për shfrytëzim te burimeve të
shkruara dhe krijimi i bibliotekave digjitale lehtë te Figura 3.20- Skaner
disponueshme të të gjithë shfrytëzuesve të Internetit.

3.9 Lexuesit Optik


Lexuesi optik është pajisje e cila shënjat e shkruara me dorë ose të shtypura ne
vend saktë, të caktuar dhe i shndërron në të dhëna të kuptueshme për
kompjuterin. Ekzistojne tri lloje te lexuesve optik:

1. Pajisje per lexim të fushat e shënuara


(Optical Mark Readers- OMR) njeh
pranine e shenjes perkatese te fusha e
caktuar (Shembull fl eta LOTO, teste etj.)
me ndihmen e drites infra te kuqe.

Figura 3.21- Optical Mark Readers


2. Pajisje për lexim te shënjave të shtypura
(Optical Character! Recognition-OCR)
skenon tekst si paraqitje grafike i cili pastaj me
programe perkatëse njihet dhe përseri
shndërrohet ne tekst.
Figura 3.22- Optical Charachter
Recognition

3. Pajisje per lexim te kodit vijor ose bar-kod


lexues (Optical Barcode Reader – ОВR).
Bar-kod është shifer e artikujve të paraqitur
me varg te vijave te holla dhe të trasha me
hapesirë te caktuar ndërmjet tyre.
Figura 30- Optical Barcode Reader

47
3.10 Lexuesi magnetik
Lexuesi magnetik është pajisje i cili lexon kartela te të cilat
perveç tekstit është futur edhe shiriti magnetik. Shembull janë
kartelat per evidentimin e kohës se punës dhe kartelat bankare.
Figura 3.24- Lexuesi
3.11 Kamerat digjitale magnetik

Kamerat digjitale po bëhen gjithnjë e më të


popullarizuara në ejtën e përditshme.

Këto kamera përdorin pajisje me gjysmëpërçues të


ndjeshëm në dritë, për t’i shndërruar fotografitë në
imazhe të lexueshme të kompjuterit.
Figura 3.25-Kamera Digjitale

3.12 Touchscreen-at
Touchscreen-at përdorin disa parime të ndryshme.

 Touchscreen-i me kondensatorë

Shtresa e xhamit në CRT është e mbështjellur me material


përçues. Materiali përçues është i lidhur me elektroda në te katër
këndet e ekranit. Elektrodat janë të lidhura në oscilatorë të
frekuencës. Prekja në ekran ndryshon frekuencën e oscilatorëve
dhe rrjedhimisht kjo jep indikacione të pozitës së gishtit. Figura 3.26 Touchscreen me
Përparësitë: rezistues ndaj gishtrinjëve dhe rezolucion i lartë. kondensatorë

 Touchscreen-at me skanimin infrared (rrezatim të dritës së kuqe)

Scanning Infrared Touchscreen-at përdorin dioda për emetim të dritës (LEDS)


anash ekranit për prodhimin e rrjeteve të rrezeve të dritës. Foto-
detektorët anën tjetër të ekranit detektojnë një ndërprerje të
rrezeve të dritës dhe pastaj e shndërrojnë këtë sinjal në të dhëna
të pozitës.

Përparësitë: mund të përdoret me dorëza, stylus etj. Llojet tjera


janë: Touchscreen-at “Surface Acoustic Wave” dhe Touch Figura 3.27- Scanning IR
Touchscreen
Screenat Analog.

48
3.13 Pajisjet audio-vizuale
Pajisjet audio-vizuale janë pajisje të cilat mundësojnë futje të të dhënave audio-
vizuale (zëri, fotografi a dhe video) të kompjuteri dhe shendërrimi i tyre në formë
digjitale. Pajisjet e atilla janë mikrofoni, fotoaparati digjital dhe video kamera.

Figura 3.28- Pajisjet audio -vizuale

49
FLETË PUNE – Pajisjet hyrëse: skanerët, lexuesin magnetik dhe optik,
kamerat digjitale, touchscreen-at.

Emri____________________________
Plotësoni të dhënat në vijim...

1. Teknologjia me të cilen teksti shndërrohet në forme digjitale është


_____________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
2. Cilat janë dy llojet e Touchscreen-at në figurë të mëposhtme duke i
emërtuar saktë?

3. Çka është lexuesi magnetik?


_____________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________

4. Cilat janë llojet e lexuesit optik ?


a. ____________________________________
b. ____________________________________
c. ___________________________________

5. Çka janë pajisjet audio –vizuale ?


_____________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

50
PYETJET E KAPITULLIT TË TRETË
1. Për çka shfrytëzohen pajisjet hyrëse?
2. Cilat janë pajisjet hyrëse?
3. Çka është Tastiera?
4. Cilat janë pesë grupet e tastieres bashkëkohore?
5. Çfarë kuptimi ka tasti Esc dhe tastet funksionale?
6. Çfarë kuptimi ka tasti Print Screen dhe treguesi Cpas Lock ?
7. Çfarë kuptimi ka tastet e numrave (simbolet) dhe tasti Tab?
8. Çfarë kuptimi ka tastet karaktere (simbole) dhe tasti Shift?
9. Çfarë kuptimi ka tasti Control dhe tasti Alternate?
10. Çfarë kuptimi ka tasti Enter dhe tasti Delete?
11. Çfarë kuptimi ka pjesa numerike (Numeric keypad)?
12. Çka na ndihmon miu?
13. Sa butona ka miu zakonisht?
14. Cilët minj sot përdoren?
15. Miu bashkëngjitet nëpërmjet?
16. Çka janë Trackball (Topi ndjekës)?
17. Ku përdoret Trackball-i?
18. Çka është Touch Pad-i?
19. Cilat pajisje e përbëjnë Touch Pad-in?
20. Çka janë Joystickat?
21. Si shëndërrohen pozita e Joystick-ut?
22. Ku përdoren Joystick-at?
23. Për çka përdoren Blloku Digitizer?
24. Për çka përdoren Lightpen-at?
25. Si shëndrrohen Skanerët?
26. Çka është lexuesi optik?
27. Cilat janë tri llojet e lexuesit optik?
28. Çka janë pajisjet për lexim të fushat e shënuara?
29. Çka janë pajisjet për lexim të shenjave të shtypura?
30. Çka janë pajisjet për lexim të kodi vijor ose bar kod lexues?
31. Çka është Lexuesi Magnetik?
32. Çka janë kamerat digjitale?
33. Çka janë Touchscreen-i me kondensator dhe scaning IR touchscreen?
34. Çka janë pajisjet audio-vizuale dhe cilat pajisje bëjnë pjesë ?

51
4. PAJISJET DALËSE

Pajisjet dalëse shfrytëzohen për te paraqitur të dhëna te cilat përpunohen ne


kompjuter. Pajisjet dalëse e domosdoshme është monitori, por përveç tij
shfrytëzohet shtypës, vizatues, projektor, altoparlant etj.

4.1 Ekrani (Monitori)


Ekrani është lidhja më e rëndësishme në mes të kompjuterit dhe përdoruesit.
Të ekrani i monitorit paraqiten shenjat, fotografite dhe vizatimet. Monitori me
kompjuterin lidhet nëpërmjet karteles grafike e cila siguron rezolucion grafik
përkatës.
Rezolucioni grafik paraqitet me numrin e pikave ne ekran
(p.sh., 800x600, 1024x768). Keto pika quhen piksele Figura 4.1- Monitori
(pixels).

Ekzistojnë dy lloje themelore të monitorëve:


• Monitore me gyp katodik – СRT (Catode Ray Tube) dhe
• Monitore me kristale te lëngeta – LCD (Liquid Crystal Display).

Pjesa më e madhe e ekraneve përdorin gypat


me rreze- katodike (CRT) si pajisje
paraqitëse. Fundi i ngushtë i CRT-ës
përmban pistoleta të elektroneve për ekranin
kolor, për secilën ngjyrë primare si atë të
kuqe, të gjelbër, të verdhë nga një pistoletë.
Ekrani mbulohet me pika të imëta të
fosforit, të cilat emitojnë dritë kur të goditën
nga elektronet e lëshuara nga ndonjë
pistoletë e elektroneve. Figura 31- Monitori CRT

Rezolucioni i ekranit matet nga kulaiteti i detajeve të ekranit. Ai matet në


piksela. Ekranet e 17 inçëve zakonisht kanë 1024 me
768 piksela dhe mund t’i paraqesin më shumë se 16
miliona ngjyra të ndryshme.

Imazhi i ekranit vazhdimisht rifreskohet zakonisht së


paku 85 herë në sekondë (85 Hz). Syri është shumë i
ngadalshëm për ta vërejtur këtë rifreskim. Frekuencat
e ulëta shkaktojnë ndjenjën e dridhjes. Figura 32- Monitori LCD

52
Ekranet e rrafshta LCD, supozohet të janë pa
rreazatim, pa dridhje dhe kursyes të rrymës.
Aktualisht e vetmja mangësi është çmimi i tyre i
lartë.

Ekranet me panel të rrafshët janë duke u bërë më


të zakonshëm. Atyre i nevojitet më pak hapësirë dhe
Figura 33- Monitori LCD
rrymë se sa ekraneve CRT. Kulaiteti i imazhit të paneleve
të rrafshët superior ndaj kulaitetit të CRT-ëve.

Madhësia e monitorit shprehet ne inç dhe matet sipas diagonales se monitorit.


Inç (inch) është njësia për gjatësi dhe shpesh shënohet (1 = 2,54 cm). Madhësite
standarde të monitoret janë 17”, 19”, 22”.

Figura 34- Madhësia e monitorëve të matur në inç

53
4.2 Shtypësit (Printerët)
Shtypësit janë pajisje dalëse shumë të zakonshme. Ata prodhojnë punimin
në letër. Aktualisht, shtypësit me ngjyra janë standard. Ekzistojnë disa
teknika të ndryshme të shtypjes, prej të cilave më të zakonshmet janë:

 Shtypësi matrik,
 Shtypësi inkjet dhe
 Shtypësi laserik.

Shtypësit me gjilpëre (matrik) – shtypës me ndihmen e


gjilpërave metalike te cilat nëpermjët shiritit me ngjyrë Figura 35- Printeri matrik
godit te letra. Shtyp bardhë e zi.

Shtypësit e shpejtë (ink-jet) – shtypin në atë mënyre që


ngjyra me shpejtësi të madhe spërkatet direkt në leter. Të
përshtatshme janë për të shtypur me ngjyra.

Figura 36- Printeri ink-jet

Shtypës laserik – shtypin me ndihmën e laserit dhe


pluhur special në ngjyrë – toner. Shtypin shpejt dhe
japin shtypje me kualitet te lartë.

Figura 37-Printeri laserik

4.3 Ploterët
Ploterët janë pajisje speciale të cilat kryesisht përdoren
për CAD dhe vizatime të dizajnimit. Ato mund të mbajnë
letër të madhe. Më parë, ploterët përdorin pena grafike për
ta krijuar vizatime. Sot kryësisht përdoret teknologjia
inkjet. Zbatim më të madhë kanë për vizatimin e vizatimeve
teknike, të hartave gjeografike dhe të posterëve me
dimensione të mëdha.

Figura 38-Ploteri

54
4.4 Altoparlantët
Altoparlantet janë paraparë për të përkrahur
bashkëveprimin e përdoruesit duke sinjalizuar
ndodhite e caktuara. Nuk është i përshtatshëm për
dëgji,in e muzikës. Për këtë arsye, altoparlantët e
jashtëm janë të lidhur në kartelën e zërit.

Të gjitha komponentet e sistemit kompjuterik quhen


Figura 39- Altoparlantët
“Hardware”. Komponentet e jashtme quhen periferike.
Është bashkëveprimi në mes të hardwarit dhe softwarit i
cili e bën të mundeshme përdorimin e kompjuterit.

4.5 Headset-ët
Headset-ët shërbejnë sikurse edhe altoparlantët për emetimin e
zërit dhe të muzikës në audio programe. Cilësia e zërit është
shumë e lartë sepse pajisja ndodhet shumë afër veshit.

Këto pajisje zakonisht vijnë në kombinim edhe me mikrofon dhe Figura 4.40-
përdoren kryesisht përmes Internetit (Voip, telekonferenc etj). Headset

4.6 Projektori
Këto janë pajsije projektuese të cilat mund të kyçen
në kompjuterë dhe janë të përshtatshme për
prezantim për një grup të caktuar njerëzish.

Më së miri përdoret me programe për prezantim siç


është Power Point-i. Figura 4.41- Projektor

55
FLETË PUNE – Pajisjet dalëse: ekrani, shtypësit, ploterët,
altoparlantët etj.

Emri____________________________
Plotësoni të dhënat në vijim...

1. Pse i shfrytëzojmë paisjet dalëse?


________________________________________________________________________
______________________________________________________________________
2. Cilat janë dy llojet e monitorëve, identifikoni në figurën e mëposhtme duke i emërtuar
saktë?

3. Numëro llojet e shtypësve :


a. __________________
b. ___________________
c. ___________________
4. Çka janë ploterët?
________________________________________________________________________
______________________________________________________________________
5. Çka janë projektorët?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

56
PYETJET E KAPITULLIT TË KATERTË
1. Për çfarë shfrytëzohet pajisjet dalëse?
2. Cilat janë pajisjet dalëse?
3. Çka është ekrani i monitorit?
4. Çka paraqitet tek ekrani i monitorit?
5. Çka quhet piksele?
6. Ekzistojnë dy lloje të ekraneve, cilat janë ato?
7. Çka d.m.th CRT?
8. Çka d.m.th LCD?
9. Çka është CRT monitori?
10. Çka është LCD monitori?
11. Si matet rezolucioni i ekranit të monitorit?
12. Me çka shprehet madhësia e monitorit?
13. Çka është inç dhe si shënohet?
14. Sa është madhësia standarde e monitorit?
15. Çka janë shtypësve?
16. Cilët janë llojet e shtypësve?
17. Çka është shtypësi matrik?
18. Çka është shtypësi ink-jet?
19. Çka është shtypësi laserik?
20. Çka janë Ploterët?
21. Ku përdoren sot, Ploterët?
22. Çka janë Altoparlantët?
23. Për çka shërbejnë Headset-i?
24. Çka janë projektorët?

57
5 SISTEMET OPERATIVE DHE SOFTWAR-ËT APLIKATIVE
Sistemet operative janë “shkëndije e jetës” për sistemin
kompjuterik. Programet aplikative janë programe të
dizajnuara për ndonjë detyrë specifike siç është përpunimi
i tekstit, kalkulimi, vizatimi etj.

Softueri nuk mund të punoje pa harduer, sikurse as


hardueri nuk mund të punojë pa softuer. Softueri zakonisht
gjendet te harduer disku prej ku lexohen në RAM memoriën,
por prej këtu përcillet deri te procesori i cili kryen urdhra prej
ndonjë programi.

Softueri mund të ndahet në dy grupe:

o softuer operativ dhe Figura 5.1- Funksionimi i


sistemit operativ
o softuer aplikativ (shfrytëzues).

5.1 Sistemet operative(SO)

Sistemet opertive është një përmbledhje programesh të nevojshme për


operimin e kompjuterit. Ai përbëhet nga disa programe të cilat operojnë në
nivel shumë të ultë të sistemit. Këto programe zbatojnë detyra speciale.
Shfrytëzuesi, zakonisht, nuk i sheh të gjitha këto detyra. Ai vetëm sheh “User
Interface”-in .

Përparësia më e madhe e sistemeve operative


është Interface-i grafik i shfrytëzuesit
(Graphical User Interface- GUI). Shfrytëzuesi
nuk duhet t’i mbaj në mend komandat e
fshehta pasi që të gjitha komandat janë në
dispozicion në formë të menyve apo butonave
të cilat mund të zgjedhen ne miun tuaj. GUI-
të janë më intutiv.
Figura 5.2-GUI & DOS
Pa software, kompjuterët janë pajisje të
padobishme të metalit, silicit dhe plastikës.

58
Me software është i mundshëm shkrimi i letrave, zbatimi i kalkulimeve,
ruajtja e të dhënave, editimi i fotografive, dërgimi i faksit, shfletimi i
internetit, luajtja me lojëra të ndryshme etj.

Sistemet operative për kompjuterët personale dallohën prej sistemeve operative


për kompjuterët më të mëdhenj dhe me të fuqishëm. Të kompjuterët personale
sot me se shumti shfrytëzohen versione të ndryshme të Windows (Windows 95,
Windows 98, Windows ME (Мilenium), Windows NT (New Technology),
Windows 2000, Windows ХР (Experience) i Windows 2003, Windows 7.
Macintosh kompjuteret e shfrytezojne Мас ОЅ X.

Figura 5.3- Versione të ndryshme të sistemit operativ

5.2 Programet aplikative

Softuerin aplikativ e përbejne programe të cilat mundësojne kompjuteri të kryejë


detyra konkrete për nevojat e shfrytëzuesit. Me fjalë tjera, ato janë programe të
dedikuar për shfrytëzues dhe quhen softueri i dobishem. Mund të jetë softuer
biznesi, edukative softuer, softuer për punë në zyre etj.

Të programet aplikative bëjne pjesë:

a) Përpunimi i tekstit (Notepad, WordPad, Word, Writer, Quarck Exspres,


etj.)
b) Puna me tabela (Excel, Cals, Lotus etj.)
c) Përpunimi i fotografive dhe vizatimeve (Paint, Photoshop, Corej Draw,
Illustrator etj.)
d) Puna me bazë të të dhënave (Access, Fox Рro, Oracle etj.)
e) Përpunimi i prezantimeve (PowerPoent, Impress, FrontPage, Flash,
Dreamweaver etj.)

59
f) Përpunimi i zërit dhe video shënimeve – multimedia (Windows Media
Centar, Power DVD, BS Рlayer Pro, Winamp etj.)
g) Njehsime në shkence, në teknike dhe në statstike (Mathematica etj.)
h) Puna me Internet (Internet explorer, Firefox Opera etj.)
i) Lojera (Counterstrike, Fifas, Splintersell, Hitman, Sims, Barbie etj..)

Shpesh programet të kryejnë punë te ngjashme


grupohen ne te ashtuquajtur pako programore. Më të
shfrytëzuarat janë pakot për punë në zyre (Microsoft
Ofice, OpenOffice.org etj.) dhe programet nga lëmia
e grafikës kompjuterike (Corel Graphic Suite, Adobe
etj.).

Pjesa me e madhe prej aplikacioneve janë shkruar për


shfrytëzim mesatar, por shkruhen edhe programe
sipas porosise për nevoja specifike të shfrytëzimit. Figura 5.4- Microsoft Office

5.3 Roli dhe funksionet e sistemit operativ

Roli i SO është te kontrollon dhe te udhëheq me kompjuterin me ndihmën e


urdhrave te shfrytëzuesit. Ai i bashkon të gjitha pjesët e kompjuterit ne pajtim
me terësine dhe i mbulon prej shfrytëzuesit detalet për funksionimin e tyre me
te cilën shfrytëzuesit i eshte lehtësuar shfrytëzimi i kompjuterit.

Për shembull, shfrytëzuesi punon me ndonjë aplikacion (shkruan tekst, dëgjon


muzikë, njëhson, vizaton etj.), aplikacioni më të cilën punon e shfrytëzon SO për
të krye përpunimin e te dhënave te hardueri.

Programet te cilat e përbejne SO janë


grupuar te tëresia programore te quajtur
module.

Çdo modul realizon një funksion te SO


Modilet plotesohën njëri me tjetrin. Ekziston
edhe modul te quajtur bërthama, i cili
koordinon me të gjitha modulet tjera dhe
kujdeset ato drejt ta kryejnë funksionin e
tyre.
Figura 5.5- Funksionimi i sistemit
operativ

60
Funksionet themelore të sistemit operativ janë:

 udhëheqje me procesorin
 udhëheqje me memorien
 udhëheqje me njësite H/D
 udhëheqje me të dhënat

Udhëheqja me procesorin nënkupton zgjidhjën e këtyre pyetjëve: cili proces te


kryhet, sa kohe është e nevojshme të procesi të kryhet proces i caktuar, sa
procese mund te presin ne kryerje etj.

Udhëheqje me memorie nënkupton kujdes për shfrytëzim efikas të memories


operative. Modulet te cilat e realizojnë këtë funksion mbajnë llogari sa dhe cilat
pjesë te memories janë te lira ose te zëna dhe se si drejtë te shpërndan memorie
ne disponim te çdo proces.

Udhëheqje me njesite H/D zbatohet të puna e tërësishme e njësive hyrëse dhe


dalëse. Modulet të detyruara për këtë funksion vendosin kur edhe disa njësi
mund te shoqërohen te detyrat e veçanta dhe procese.

Udhëheqje më të dhënat nënkupton punën me të dhëna, mënyra e ruajtjes se


të dhënave te memoriet e jashtme, qasje deri të të dhënat, të shkruarit dhe të
lexuarit e të dhënave, krijimi, ruajtja dhe fshirja e datotekave etj..

Figura 5.6- Sistemet Operative

61
FLETË PUNE – Sistemet operative dhe softwar-et aplikativë

Emri____________________________
Plotësoni të dhënat në vijim...

1. Çka janë Sistemet Operative?


________________________________________________________________________
______________________________________________________________________
2. Softueri ndahet në dy grupe, cilat janë këto grupe?
a) ________________
b) _______________
3. Kush është përparësia më e madhe e sistemit operativ?
_______________________________________________________________________
4. Sistemi operativ është_______________________________________________
5. Cilat janë disa programe aplikative?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
___________________________________________________________________
6. Cili është roli i sistemit operative ?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
7. Cilat janë katër funksionet themelore të sistemit operativ?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
____________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

62
PYETJET E KAPITULLIT TË PESTË
1. Çka janë Sistemet Operative?
2. A mund të punojë kompjuteri pa Sistemet Operative, Arsytoje pse?
3. Çka janë Programet Aplikative?
4. Ku gjendet softueri zakonisht?
5. Çka është Softwer-i?
6. Softwari ndahet në dy grupe, cilat janë ato?
7. Cilët janë disa programe Softverike?
8. Çka është Sistemet Operative?
9. Çka është Graphical User Interface-in?
10. Cila është përparësia më e madhe e Sistemet Operative?
11. Çka është i mundshëm me software?
12. Si dallohen sistmet operative për kompjuter?
13. Çka shërbejn programet aplikative?
14. Cilat janë Programe aplikative?
15. Cilat janë programet në përpunimin e tekstit?
16. Cilat janë programet për punë me tabela?
17. Cilat janë programet në përpunimi i fotogarfive dhe vizatimeve?
18. Cilat janë programet në përpunimini prezantimeve?
19. Cilat janë programet në përpunimin i zërit fhe video shënimeve?
20. Cilat janë programet për njehsime në shkenc, në teknik dhe në
statistik?
21. Cilat janë programet për punë me internet?
22. Cilat janë programet për lojra kompjuterike?
23. Çka është roli i sistemit operativ?
24. Cilat janë funksionet themelore të sistemit operativ?
25. Çka nënkupton udhëheqja me procesorin?
26. Çka nënkupton udhëheqja me memorien?
27. Çka zbatohet në udhëheqja me njësit H/D?
28. Çka nënkupton udhëheqja me të dhënat?

63
6 SISTEMET KOMPJUTERIKE NË JETËN E PËRDITSHME-
ERGONOMIA
Puna në kompjuer në shikim të parë duket jetë komfore dhe e lehtë.
Megjitahtë, dizajnimit të vendit të punës duhet kujdes i posaqëm, në mënyrë
që të prarndalohet rrezikimi i shëndetit.

Ergonomia është lëmia e cila përkujdeset për adaptimin e produkteve dhe


proceseve sipas anatomisë njërzore në mënyrë që të përmirësoj mirëqenien e
njeriut në punë dhe ta optimizojë produktivitetin.

Disa nga praktikat qe ndikojnë pozitivisht në punë:

• Përshtatshmëria e karriges suaj

• Përshtatshmëria e pozicionit të ekranit tuaj

• Ndjeshmëria e tastieres suaj

• Pozicioni i këmbëve gjatë punës

• Pauzat

• Ajrosja e ambientit, dukshmëria,etj

Për të mbrojtur shëndetin gjatë punës me kompjuter si:

• Duhet të pauzojmë herë pas here

• Duhet t’i pushojmë duart

• Duhet te kujdeseni për sytë tuaj, të bëni kontrollë të


herëpasherëshme tek mjeku.

• Duhet të kujdeseni për pozitën tuaj në kompjuter per shkak të


lëndimeve të qafës dhe kurrizit.

64
6.1 Karrigia Ergonometrike
Karriget e dizajnuara dobët mund të shkaktojnë dhimbje të eshtrave dhe
të muskujve. Ndryshimi i pozitës së uljes shkarkon tensionim në disqe. Animi
i trupit përpara subjektivisht ofron komfor, por vë ngarkesë të madhe në
kurriz.

Ulja e drejtë largon ngarkesën nga


kurrizi por vë ngarkesë në muskujt
e shpinës. Mbështetja e trupit pas
është pozita më e mirë e uljes pasi
që e largon stresin edhe nga kurrizi
edhe nga muskujt e shpinës.

Ndërrimi i shpeshtë i pozitës së uljes


parandalon stresin statik nga kurrizi
dhe muskujt e shpinës dhe
rrjedhimisht evitohen dëtimet
afatgjatë.

Lartësia e karrigës së zyrës është


korrekte kur pjesa e poshtme e
duareve të vendoset në tavolinë dhe
Figura 6.1- Karriga Ergonomike
të formojë një kënd të drejtë me
pjesën e sipërme të dorës.

Të dyja këmbët duhet të shtrihen plotësisht në dysheme dhe kofshët duhet


të formojnë kënd të drejtë me pjesën e poshtme të këmbëve.

Figura 6.2-Pozita si duhet të ulesh ne karrigë.

65
6.2 Tavolina Ergonometrike
Vendi ideal i punës ka një tavolinë e cila ka qëndrim
stabil dhe e cila nuk lëkundet. Lartësia e tavolinës
duhet të ejtë e ndryshueshme për t’iu përshtatur
nevojave individuale.

Tavolina moderne mund ta ndryshojnë lartësinë prej


68 deri në 76 cm.

Tavolina duhet të jetë e gjerë së paku 160 cm dhe


e thellë rreth 80 cm. Thellësia e tavolinës duhet të
Figura 6.3- Tavolina sigurojë distancës prej së paku 50 cm mes syve dhe
ergonomike ekranit.

Ekranet e zaknoshme me madhësi prej 17” janë të thellë


mes 50-60 cm. Në këto raste thellësia prej 80 cm e
tavolinës nuk mjafton. Ekrani kurrë nuk guxon të
tejkalojë qoshën e tavolinës.

Figura 6.4- Shikimi ne ekran të


monitorit.
6.3 Hapësira për këmbë
Hapësira për këmbë është gjithashtu shumë e rëndësishme. Kjo hapësirë
duhet të përbëhet prej një lartësie prej së paku 65 cm, gjerësia prej së paku
58 cm dhe thellësia prej së paku 60 cm.

Puna e vazhdueshme me ekran shkakton


tensionin muskulor dhe dhimbje pasi që
kurrizi dhe trupi kërkojnë lëvizje.

Mos harroni të merrni pauza të shpeshta për


t’u zgjatur dhe përdoreni pauzën e drekës për
të dal në një shëtitje të shkurtë dhe shpesh
pushoni sytë duke shikuar në një pikë të
largët përtej ekranit.
Figura 6.5- Hapsira për këmbë

66
6.4 Klima e dhomës (zyrës)
Klima e dhomës (zyrës) ndikon në performansat e punës dhe nuk duhet të
nënçmohet. Përveç të gjitha konsideratave ergonomike, nuk duhet të shpërfillet
siguria në vend të punës. Shpërndarja e pakujdesshme e kabllove mund të
shkaktojnë aksident. Veç kësaj, shpërndarja e sistemit elektrik duhet të
planifikohet që të bartë ngarkesën e të gjitha pajsijeve elektronike.

Klima e keqe në dhomë mund të shkaktojë alergji, lodhje të parakohshme dhe


rreziqe tjera për shëndetin.

Kriteret e një klime të mirë të dhomës janë:

 Temperatura e dhomës (zyrës) mes 20-26 °C.


 Lagështia relative e ajrit mes 50-65%
 Pa rrymim të ajrit.
 Pa ndotës,
 Pa nxehje të tepruar nga pajisjet e zyrës.
 Dritaret me grilla të cilat mund të hapen.

Pajisjet e aklimatizimit të konfiguruar keq, dritaret që lëshojnë frymën dhe


ventilatorët flladitës mund të shkaktojnë rrymim të ajrit. Pajisjet e aklimatizimit
të konfigurohen asisoj që të krijojnë temperatura përafërsisht të ngjashme.

Pajisjet elektronike të zyrës shpërndajnë energji, mund të shkaktojnë shkarkime


elektrostatike dhe gjithashtu e zvogëlojnë lagështinë në dhomë, gjë që mund të
shpie deri tek irritimet e syve.

Figura 6.6- Klima në dhomë (zyre)

67
FLETË PUNE – Sistemet kompjuterike në jetën e përditëshme (Ergonomia).

Emri____________________________
Plotësoni të dhënat në vijim...

1. Çka është Ergonomia ?


________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
2. Çka shkakton karriga e dizajnuar dobët?
________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
3. Nëse ulesh drejt , çfarë ndodhë?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
4. Sa duhet të jetë tavolina?
a. 160 cm
b. 150 cm
c. 170 cm
5. Cilat janë kriterët e një klime të mirë në dhome?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
______________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

68
PYETJET E KAPITULLIT TË GJASHTË
1. Pse duhet të pasur kujdes në vendin e punës?
2. Çka është ergonomia?
3. Cilat janë disa nga praktikat që ndikojnë pozitivisht në punë?
4. Si duhet të mbrojmë shëndetin gjatë punës me kompjuter?
5. Çka mund të shkaktojë karrigia e dobët?
6. Çka shkakton ndryshimi i pozitës së uljës?
7. Çka shkakton animi i trupit përpara?
8. Çka largon ulja e drejtë?
9. Nëse mbështetë trupin pas, që është pozita më e mirë e uljes, çka ndodh
më pas?
10. Çka shkakton ndërrimi i pozitës së uljes së shpeshtë?
11. Cilat janë disa gjëra që i nevojiten një karrige së mirë?
12. Si duhet të jetë lartësia e karrigës së zyrës?
13. Si duhet të jenë shputat e këmbëve të vendosura?
14. Si duhet të jetë tavolina e punës?
15. Sa duhet të jetë lartësia e tavolinës së punës?
16. Sa duhet të jetë gjerësia e tavolina e punës?
17. Sa duhet të jetë shikimi në ekranin e kompjuterit?
18. Sa duhet të jetë hapësira për këmbë që përbëhet nga gjerësia dhe
thellësia?
19. Çka shkakton puna e vazhdueshme me ekranin?
20. Çka shkakton klima e keqe në dhomë?
21. Cilat janë kriterët e një klime të mirë në dhomë?
22. Çka mund të shkaktojnë pajisjet e aklimatizimit të konfiguruar keq?
23. Çka mund të shërndajë pajisjet elektronike në zyre?

69
7 KOMPJUTERËT NË AMBIENTE TË PUNËS
Sistemet kompjuterike do ta ndryshojnë botën tonë. Teknologjia informative
e krijon një shoqëri krejtësisht të re me mundësi dhe rreziqe të reja.

Kompjuterët sot luajnë një rol të rëndësishëm në shumicën e ambienteve


profesionale. Shumë e më shumë kompani janë duke i integruar kompjuterët
në ambientet e tyre të punës.

Mikrosistemet kompjuterike do të jenë pjesë integrale të secilës punë


profesionale. Integrimi i mikro-kompjuterëve në proceset e prodhimit dhe
sigurimit mund të shpie tek produkte më cilësore dhe çmime më të ulëta.

Kompjuterët kanë një ndikim të madh në jetën e përditshme. Ata


kontrollojnë semaforët në rrugë për në punë, sigurojnë trasport të sigurt dhe
të saktë publik etj.

Aeroplanët përdorin kompjuterë për të përkrahur pilotët në përgatitjen e


sigurisë gjatë drejtimit të aeroplanit si dhe për të drejtuar të gjitha proceset
logjistike në tokë (trajtimin e bagazhit, caktimin e portës etj).

Figura 7.1- Pajisjet teknologjike ne vend të punës.

70
7.1 TELEWORKING
Kur puna për një kompani kryhët nga shtëpia dhe komunikimi bëhet përmes
rrjetit kompjuterik atëherë kemi të bëjme me Tele-working.

Ekzistojnë disa modele të punës nga distanca. Modelet më të zakonshme janë

a. Alternuese dhe
b. Mobile teleworking.

Për punë alternuese nga distanca janë


karakteristike e ndërrimeve mes 2 ose më shumë
vende të punës. Këto vende të punës mund të jenë
zyra, shtëpia ose konsumatorët, varësisht nga
kërkesat e punës. Zakonisht orari i punës caktohet
përmes marrëveshjeve të brendshme të kompanisë.

Vendi i punës së një punëtori nga distanca mund të


jetë shtëpia e tij, dhoma e hotelit madje edhe vetura. Kjo Figura 7.2- Teleworking
formë e punës nga distanca sot identifikon shërbimet e
rëndomta të konsumatorit (agjencitë siguruese etj). Puna nga distanca mund të
aplikohet në vende pune të ndryshme.

Përparësitë kryesore janë:

 Orari fleksibil i punë,


 Prodhueshmëria më e lartë,
 Përqendrimi me i mirë ne një punë te vetme,
 Motivimi më i larte,
 Zvoglimi i harxhimeve të zyrës,
 Integrimi me i mirë i punës dhe jetës private,
 Zvogëlimi i harxhimeve te trafiku,
 Menaxhimi me i mirë i personelit dhe mbajtja e punëtorëve me kualifikime
të larta

Aspektet negative janë:

 Komunikimi i kufizuar,
 Identifikimi i zvogëluar me kompanine,
 Identifikimi i zvogëluar me ideologjine e kompanisë.

71
7.2 Përdorimi i robotëve
Inteligjenca artificiale (robotët) është aftësi e kompjuterit
për të vepruar si qenje njërzore, përfshin një numër të
madh aplikacionesh si simulator softverik dhe robotik.

Globalizimi dhe zhvillimi i Teknologjisë së informacionit


dhe komunikimit kanë ndryshuar jetën e njerëzve për
një kohë aq të shkurtër saqë vizionari më i mirë i kësaj Figura 7.3- Robotet
bote do të befasohej me rezultatet e këtij ndryshimi,ketu
hynë edhe Inteligjenca artificiale .

1. Përdorimi i robotëve në ambiente të rrezikshme:

 Përdorimi i robotëve, të kontrolluar nga distanca, nën ujë (nën


shtypje të mëdha),
 Përdorimi i robotëve, të kontrolluar nga distanca në atmosfera të
helmueshme.
 Përdorimi i robotëve për lyerje (në erëra të rrezikshme dhe
temperatura të larta).

2. Përdorimi për rezultat të shpejtë dhe rrjedhë të mirë të punës:

 Automatizimi

3. Siguria e cilësis pë të prodhuar produkte të mira.

Figura 7.4- Robotët në vende të rrezikshme

72
FLETË PUNE – TELEWORKING

Emri____________________________
Plotësoni të dhënat në vijim...

1. Çka është Teleworking?


________________________________________________________________________
______________________________________________________________________
2. Cilat janë dy modele të punës nga distanca?
a. _______________________________
b. _______________________________
3. Cilat janë përparësit kryesore të Teleworking?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________
4. Çka është intelegjenca artificiale?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
5. Ku përdoren robotët në ambiente të rrezikshme?
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________
_______________________________________________________________________

Vlerësimi i mësimdhënësit Data

_______________________ _________________

73
PYETJET E KAPITULLIT TË SHTATË
1. Pse ndryshon bota e sistemeve kompjuterike?
2. Çka krijon Tekonologjia Informative?
3. Çfarë roli luan kompjuterët, sot?
4. Çfarë janë mikrosistemet kompjuterike?
5. Çka është integrimi mikro-kompjuterëve?
6. Pse aroplanët përdorin kompjuter?
7. Çfarë ndikimi kanë kompjuterët në jetën e përditshme?
8. Çka është Teleworking?
9. Cilat janë dy modele të punës nga distanca?
10. Çka janë punët alternuese?
11. Vendet e punës mund të jenë?
12. Cilat janë përparësit e Teleworking?
13. Cilat janë aspektet negative?
14. Çka është intelegjenca artificiale (robotët)?
15. Çka ka ndryshuar zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe
globalizimit ?
16. Cilat janë ambientet e rrezikshme që i përdorin robotët?
17. Cili rezultat i shpejt dhe rrjedhë të mirë të punës me robotët?
18. Cila është siguria e cilësisë?

74
8 TERMINOLOGJIA E BAZËS SË TË DHËNAVE
Puna me baza të të dhënave kërkon njohuri të caktuara themelore lidhur
me termet e shfrytëzuara dhe origjinën e tyre. Raftet e follderëve janë
paraardhësit e programeve moderne të bazave të të dhënave. Zhvillimi i
mëtutjeshëm dhe integrimi i procesimit elektronik të të dhënave e kanë
lehtësuar menaxhimin e informatave.

Figura 42- Raftet e follderave ne menaxhimin e të dhënave

Sot, informatat rrallë ruhen në raft të follderave. Ato zakonisht ruhen si


rekorde elektronike në kompjuterë. Këto mund të thirren shumë shpejt dhe
në mënyrë efikase. Komponentët themelore të rafteve për follderë kanë
homologët e tyre në programet e bazave të të dhënave, vetëm emrat
ndryshojnë.

Menaxhimi i informatave nuk është e arritur e posaçme e epokës


kompjuterike. Ai veç ka luajtur një rol në biznes dhe jetë private, shumë
para se të zbuloheshin kompjuterët. Vetëm mendoni për lista të shumë
llojeve, si katalogjet,adresarët dhe së fundi raftet për follderë.

Raftet për folderë shfrytëzohen për të rujatur dhe nxjerrë informata lidhur
me një temë të caktuar. Në çdo moment është e mundshme që të shtohen,
aktualizohen ose fshihen të dhënat.

75
Rrjedhimisht është mjaft e lehtë që në kartela të
futen shënime të reja. Kartela në një mbajtës
kartelash janë ruajtur sipas një rendi të caktuar.

Të gjitha kartelat e një rafti të follderëve kanë


konfigurim identik. Fushat e ndara mbajnë
informatat aktuale, pa marrë parasysh qëllimin e
Figura 8.2- Kartela për shënime.
kartelës (të dhëna mbi pacientin, informatat mbi
librin etj). Raftet për follderët ofrojnë ndihmësa të
shumta për ruajtjen sistematike të infromative nga jeta e përditshme.

Bota e sotme e orientuar nga kompjuterët, rrallë i shfrytëzon raftet për


follderë për t’i ruajtur informatat. Në vend të
rafteve për follderë, tani shfrytëzohen sisteme
për menaxhimin e bazave të të dhënave
(Database Management Systems DBMS), siç
është Microsoft Access. Sistemet për
menaxhimin e bazave të të dhënave ofrojnë
disa objekte për paraqitjen dhe editimin e të
dhënave.
Figura 8.3- DBMS
Përkufizimi i përgjithshëm i një baze të të
dhënave është: “Baza e të dhënave është koleksion i informatave të
cilat kanë të bëjnë me një temë apo qëllim të përbashkët”.

Bazat e të dhënave janë ndër aplikacionet më të vjetra të kompjuterit. Ato


shqyhen për nga aftësia e ruajtjes, kërkimit dhe prezantimit të shpejtë të
sasive të mëdha të të dhënave.

Bazat e të dhënave të sotme nuk janë më vetëm fajlla që përmbajnë informata,


ato janë grumbullim i objekteve të lidhura, siç janë: Tabelat, Pyetësit,
Formularët ,Raportet, objektet që përdoren për programim dhe faqet specilae
që i prezantojnë të dhënat në Internet.

Tabela është një nga objektet më të rëndësishme për paraqitjen e të dhënave.


Tabelat jo vetëm që paraqesin informatat e një kartele, por gjithashtu ofrojnë
pasqyrë mbi informatat e të gjitha kartelave. Ato aktualisht ruajnë të dhënat
të cilat më pastaj paraqiten si listë.

Në menaxhimin e sistemeve të lidhura të bazës së të dhënave të gjitha të


dhënat ruhen në tabela. Këto tabela përbëhen prej rreshtave dhe kolonave.

76
Rreshtat quhen regjistra. Kryqëzimi i rreshtit me kolonë quhen fushë. Fusha
është njësia më e vogël e informatave në regjistër.

Figura 8.4- Dritarja e tabelës.

8.1 Tabelat dhe indekset


Objekti më i rëndësishëm i një baze të të dhënave është tabela. Tabelat
përshkruajnë objektet e botës reale. Secili rresht (rekord) paraqet një objekt të
botës reale. Secila kolonë paraqet një tipar (atribut) të një objekti. Modeli i
lidhjeve përcakton rreshtat kanë konstant numrin e njëjtë të kolonave,
konfigurimi i të cilave është gjithashtu i njëjtë.

Figura 8.5- Emri i tabelës

77
Figura 8.6- Tiparet, atributet, fushat e tabelës

Normalisht, rekordet në një tabelë nuk janë të radhitura. Aktualisht, ato janë
të ruajtura sipas renditjes në të cilën janë vendosur. Rekoredet e reja
gjithmonë shtohen në fund të tabelës.

Radhitja e tabelës apo gjetja e informatave të caktuar e bënë të


domosdoshme kalimin nëpër secilin rekord, gjë që në mënyrë të
konsiderueshme e ngadalëson këtë proces. Indekset janë mjetet për
shpejtimin e kërkimit dhe radhitjes.

Indekset mund të krijohen për secilën fushë të një tabele. Indekset aktuale
janë ruajtur në një tabelë të indekseve. Tabela e indekseve përmban vetëm
numrin e rekordeve të një tabele të indeksuar. Tabela e indeksuar është
gjithmonë e radhitur.

Figura 8.7- Indeksimi

Tabela “Members” do të duhej të jetë e radhitur sipas mbiemrit në renditje


ngritëse. Sistemi i bazës së të dhënave krijon një tabelë të re me referencë
ndaj secilit rekord të tabelës “Members”.

78
8.2 Çelësat – primarë dhe të huaj
Lidhjet mes tabelave të bazës së të dhënave krijohen përmes çelësave. Bazat
e të dhënave dallohet përmes dy llojeve të çelësave:

- Çelësi primar përbëhet prej një apo më shumë fushave të cilat në


mënyrë unike e identifikojnë secilin rekord-duhet të jetë unik.

Figura 8.10- Çelësi primar

Çelësi i huaj është fushë e një tabele e cila i referohey çelësit primar
të një tabele tjetër-nuk duhet të jetë unik.

Figura 8.11- Çelësi i huaj.

Çelësi i thjeshtë: fusha “L Name” e tabelës “Members”nuk është e


përshtatshme për të qenë çelës primar (vetëm kujtoni sa persona mund të
kenë mbiemrin Miller), Do të ishte e mundeshme që të shtohet një kolonë e
cila përman numrin personal (Pno.).

79
Ky numër do të ishte unik dhe si i tillë do të mund të shfrytëzohet si çelës i
thjeshtë primar. Çelësat e thjeshtë gjithashtu quhen “çelësa të vetëm një fushë
(Single Field Keys)”.

Çelësi i përbërë është e mundeshme që të shfrytëzohen disa kolona për të


krijuar një çelës unik.

Figura 8.13- Çelësi i përbërë

Në rastin më lart, janë shfrytëzuar “L Name” dhe “Date of Brith”. Nëse këto dy
fusha nuk mjaftojnë për të kryer një identifikim unik atëherë mund të të
shtohet edhe fusha e tretë. Çelësat e përbërë quhet edhe çelësa të shumë
fushave(Multiple Field Keys).

8.3 Lidhjet e tabelave

Të dhënat ruhen disa rekorde(rreshta) në tabela. Thirrja e një rekordi nga


tabela nuk është problem pasi që kjo paraqet një operacion themelore të
bazës së të dhënave.

80
Lidhjet ofrojnë një zgjedhje për këtë problem. Ky mekanizëm i bazave të të
dhënave lidhë fushat nga tabelat e ndryshme. Ne shembullin e mëposhtëm,
fushat “Nationality” dhe “Country” janë të lidhura.
Fusha “Nationality” e tabelës “Members”, shfrytëzohet si çelës i huaj. Fushat

Figura 8.16- Lidhja e tabelave me Nationality & Country

e çelçsit të huaj përmban vlera të fushës së çelësit primar në tabelën e lidhur.


Kjo lidhë numrat në tabelën “Members” me emrat e shteteve në tabelën
“Nationality”.

Figura 8.17- Lidhja e tabelave me çelësin primar dhe të huaj.

81
Lidhaj 1:n është lidhja që shfrytëzohet më së shpeshti. Një rekord i vetëm në
tabelën A mund të ketë disa rekorde të lidhura në tabelën B, përderisa një
rekord në tabelën B gjithmonë korrespondon me një rekord të vetëm në tabelën
A. Me fjalë tjera disa anëtarë (n) mund të jenë nga një shtet i vetëm (1),
por vetëm një shtet i vetëm (1) mund të jetë shteti amë i secilit (n) anëtarë.

Në lidhjet 1:1 secili rekord i një tabele mund të korrespondojë me një


rekord të vetëm në tabelën B dhe anasjelltas. Kjo lidhje nuk është shumë e
shpeshtë dhe nganjëherë shfaqet nevoja për të ri-dizajnuar bazën e të dhënave.

Figura 8.18-Lidhja e tabelave 1:n

Lidhja 1:1 nuk janë të shpeshta pasi që infromatat nga të dyja tabelat
munden lehtë të kombinohen në një tabelë të vetme. Në shembullin e më
poshtme, të dhënat e punëtorit (EmpConfidential) mund të ruhen edhe në
Figura 8.19- Lidhja e tabelave 1:1

tabelën kryesore (EmpGeneral).

82
PYETJET E KAPITULLIT TË TETË
1. Çka kërkon puna me bazën e të dhënave?
2. Çka janë raftet e follderëve?
3. Ku dhe si ruhen sot, informata?
4. Pse shfrytëzohen raftet për folderë?
5. Çka kanë kartelat e një rafti të folldereve?
6. Çka mbajnë fushat e ndara?
7. Çka d.m.th DBMS?
8. Çka përkufizon një bazë e të dhënave?
9. Cilat janë katër objektet e Access-it?
10. Çka është tabela?
11. Çka quhen të dhënat në Access?
12. Çka quhen Regjistra?
13. Çka quhen Fusha?
14. Tabela përbëhet nga?
15. Kush është objekti më i rëndësishëm i një baze të të dhënave?
16. Çka paraqet çdo rekord dhe kolonë?
17. Pse duhet indekset?
18. Si mund të krijohen indekset?
19. Cilët janë mangësit e indeksit?
20. Çka paraqet çelësi?
21. Cilët janë llojet e çelësve?
22. Si përbëhet çelësi primar dhe i huaj?
23. Si përbëhet çelësi i thjeshtë dhe i përbërë?
24. Si bëhet lidhjet e tabelave?
25. Pse duhet të bëhet lidhja e tabelave?
26. Si bëhet lidhja 1:n?
27. Si bëhet lidhja 1:1?

83
9 STARTIMI DHE MBYLLJA E PROGRAMIT ACCESS-IT
Për të stratuar programin Access 2010, shtypeni butonin Start/All – Programs
– Microsoft Office/Microsoft Access 2010.

Figura 9.1-Startimi i programit Microsoft Access 2010

Në ekran do të paraqitet një dritare te Access-it, cila mundëson:

- Shfrytëzimin e shablloneve- shabllonet janë baza të gatshme të të dhënave,


të cilat vijnë me pakon Microsoft Office dhe ruhen në kompjuterin tuaj.

- Shfrytëzimin e shablloneve nga web faqja e Microsoft Office- këto


shabllone mund t’i shfrytëzoni vetëm nëse keni qasje ne internet.

- Krijimi i bazës së re të të dhënave- për të startuar me një bazë të re dhe të


zbrazët, zgjedhni Blank Database dhe pastaj klikoni në butonin Create.

84
Figura 9.2- Krijimi i bazës së re dhe të zbrazët

Mbyllja e programit të Accesit 2010 ekzistojnë disa mënyra:

1. Nëse klikoni në butonin për mbyllje të dritares do të


mbyllet dokumenti i Access-it dhe njëkohësisht do të
përfundon edhe programi i Access-it.

2. Nëse klikoni në regjistrin File dhe pastaj e zgjedhni


komandën Close, do të mbyllet vetëm dokumenti,
kurse programi Access do të mbetet edhe më tutje i
hapur.

3. Nëse klikoni në regjistrin File dhe pastaj e zgjedhni


komandën Exit do të mmbyllet dokumenti dhe
njëkohësisht do të përfundon edhe programi i Access-it.

85
9.1 Dritarja e Access-it
Pas krijimit të bazës së të dhënave , në ekran paraqitet dritarja e Access-it.
Ditarja e Access-it paraqet dy komponente kryesore si:

- Shiriti i menysë dhe


- Paneli i navigimit.
4
3

Figura 9.3- Dritarja e Accessit


6 7

Përmbajtja e dritaries se Access-it, si më lartë:

1. Shiritin e titullit
2. Shiriti i menysë – Ribbon
3. Shiriti i veglave për qasjen të shpejtë
4. Butonat e sistemi operativ Windows 7
5. Paneli i navigimit
6. Shiriti i statuesit
7. Butonat për kontrollim të pamjes.
86
9.2 Elementet e dritares së Access-it.
Shiriti i menysë (Ribbon) përmban tri komponente kryesore:

1. Regjistrat janë të organizuara në formë të fletëve, kategorive. Secili regjistër


paraqet një numër të caktuar të komandave që përdoren gjatë kryerjes së
detyrave të caktuara.

2. Grupet janë një bashkësi e komandave të përafërta, të cilat përdoren gjatë


kryerjes së lloji të caktuar të detyrave. Grupet paraqesin një ndihmë
vizuale për shfrytëzuesit e Excel-it, sepse ato janë gjithmonë prezente dhe
të qasshme. Mirëpo, jo të gjitha komandat në kuadër të grupeve janë
prezente gjithmonë. Prandaj, shigjeta e vogël në këndin e poshtëm të
djathtë të grupit, tregon se grupi përmban edhe komanda tjera që nuk
janë paraqitur. Me shtypjen e kësaj shigjete haoet dritarja e dialogut, ku
mund të zgjedhen parametrat e dëshiruar.

3. Komandat janë të grupuara në grupe. Një komandë mund të jetë fushë,


buton ose të jetë e organizuar në meny.
3

Figura 9.4-Elementet e dritares së Access-it.

2
Shiriti i i veglave për qasje të shpejtë (Quick Access Toolbar)- mundëson
qasjen e shpejtë në komandat që shfrytëzohen më shpesh. Komandat
standarde që gjenden në shiritin për qasje të shpejtë
janë: Save, Undo dhe Redo.

Me shtypjen e shigjetës, në këtë shirit shfaqet menyja me komanda të cilat mund


të paraqiten në shiritin për qasje të shpejtë.

87
Nëse dëshironi ta modifikoni menynë
rënëse, duke i shtuar ose larguar
komandat, klikoni në opsionin More
Commands.

Me këtë rast hapet dritarja e dialogut


Access Options, e cila mundëson
rregullimin e shiritit për qasje të
shpejtë.

Figura 9.5-Customize Quick Access


Toolbar

Shiriti i statusit tregon pamjen e objektit. Opsionet që paraqiten në shiritin e


statusit mund të aktivizohen, përkatësisht të deaktivizohen nga menyja e
kontekstit, e cila hapet me shtypjen e tastit të djathtë të miut në shiritin e
statusit.

Figura 9.6 –Shiriti i statusit

Paneli për navigim shërben për shfletimin e objekteve të bazës së të dhënave,


siç janë: tabelat, pyetësit, formularët dhe raportet. Ky panel ka formën e një
drejtkëndeshi dhe përbëhet nga
titulli dhe butoni për hapje dhe
mbyllje .

Nëse dëshiron ta hapni një


objekt, atëherë klikoni dy herë në
nëren nga ikonat në panelin e
navigimit dhe objekti përkatës do
të hapet në dritaren kryesore të Figura 9.7 Paneli i navigimit
Access-it.

88
9.3 Ndihma e Access-it 2010 - Help

Aktivizimi i funksionit të ndihmës bëhet si çdo


program tjetër, e ka ndihmën e vet që i ofron
shfrytëzuesit.

Nëse keni nevojë për ndihmë lidhur me ndonjë


komandë ose temë të caktuar, atëherë shtypni
simbolin e ndihmës i cili gjendet nën
butonat e sistemit operativ Windows 7 ose
shtypeni tastin funksional [F1].

Për të kërkuar ndihmë duhen disa procedura si


në vijim:

1) Zgjedhni temën e caktuar dhe Help-i i


programit do t’i shfaq të gjithë kapitujt që janë
Figura 9.8- Dritarja e dialogut të ndërlidhura me temën e zgjedhur.
Help
2) Shkruani termin e caktuar në fushën e kërkimit dhe klikoni në butonin
Search. Help-i i programit do të ju ofroj infromata ndihmëse për termin e
shkruar.

Rruga më e shpejt për të kërkuar ndihmë është nëse lëvizni treguesin e miut
mbi ndonjërën nga komandat e grupeve. Kurse nëse keni nevojë për ndihmë
shtesë, shtypeni tastin [F1].

Figura 9.9-Microsoft Office Help

89
9.4 Menaxhimi i bazës të dhënave
Access-i 2010 ofron pamjen e prapaskenës (Backstage
View), e cila fitohet duke klikuar ne regjistrin File.

Kjo pamje i përmban të gjitha komandat për menaxhimin e


bazës së të dhënave, siç janë komandat për krijimin e bazës
së re të të dhënave, hapja e bazës së të dhënave, ruatja e
bazës së të dhënave, shtypjen e raporteve etj.
Figura 9.10 –
Menaxhimi i bazës së
të dhënave
9.5 Krijimi i bazës së të dhënave
Për të krijuar një bazë të re të dhënash në Access 2010, ndiqni hapat në vijim:

1. Klikoni ne regjistrin File.


2. Zgjedhni komandën New.
3. Zgjedhni llojin e bazës sëtë dhënave. Në këtë rast do të krijohet një bazë
e zbrazët, prandaj klikoni Blank Database.
4. Shkruani emrin dhe vendin, ku do të ruhet baza e të dhënave.
5. Klikoni në butonin Create.

Figura 9.11- Krijimi i bazës së të dhënave

90
Shabllonet (Templates) përdoren më qëllim të kursimit të kohës dhe lehtësimit
të punës. Nëse në panelin e majtë e zgjedhni opsionin Sample templates, në
dritare do të paraqiten të gjitha shabllonet, të cilat gjenden në kompjuterin tuaj.
Access 2010 ofron një shumëllojshmëri të shablloneve të gatshme.

Për shembull, nëse dëshironi të krijoni një bazë të dhënash për menaxhimin e
kontakteve, atëherë zgjedheni shabllonin Contacts Web Database. Me ketë rast
krijohet një bazë e të dhënave me të gjitha objektet e saj dhe nga shfrytëzuesi
kërkohet vetëm regjistrimi i të dhënave në tabelat përkatëse. Në këtë mënyrë
shfrytëzohen edhe shabllonet tjera.

Figura 9.12- Shabllonet (Sample Templates)

91
9.6 Ruajtja e bazës së të dhënave
Gjatë krijimit të bazës së të dhënave, ajo do të ruhet në vendin e përcaktuar. Të
dhënat, të cilat regjistrohen në bazë e të dhënave, do të ruhen menjëherë në
njësinë memoruese të kompjuterit, përkatësisht çdo rekord i inseruar në tabelë
do të ruhet në mënyrë automatike në vendin e përcaktuar. Vetëm ndryshimet e
bëra në pyetës dhe formularë duhet të ruhen nga shfrytëzuesi.

Për të ruajtur një bazë të të dhënave me një emër tjetër, ndiqni këtë procedurë:

1) Klikoni në regjistrin File dhe zgjedhni komandën Save Database


As.
2) Në dritarën e dialogut Save As përcaktoni follderin, ku dëshironi të
ruani bazën e të dhënave.
3) Shkruani emrin më të cilin dëshironi ta riemërtoni bazën e të
dhënave.
4) Caktoni llojin e fajllit.
5) Klikoni në butonin Save.

3
4

Figura 9.13- Ruajtja e bazës së të dhënave

92
9.7 Hapja e bazës së të dhënave
Bazën e të dhënave, të cilën e keni ruajtur në ndonjë njësi memoruese, ju mund
ta hapeni në çdo moment për ta ndryshuar, shtypur ose për qëllime tjera. Për ta
hapur një bazë ekzistuese të të dhënave, ndiqni këta hapa:

1) Klikoni në regjistrin File dhe zgjedhni komandën Open.


2) Në dritaren e dialogut Open, navigoni nëpër strukturat e follderit deri tek
fajlli që duhet hapur.
3) Zgjedheni fajllin e dëshiruar. Për t’i hapur disa fajlla njëkohësisht, mbani
të shtypur tastin [Ctrl] në tastierë dhe zgjedhni fajllin e dëshiruar.
4) Klikoni Open.

3
2

Figura 9.14- Hapja e bazës sëtë dhënave

93
Baza e të dhënave që është përdorur kohëve të fundit, mund të hapet edhe
drejtpërdrejt, duke e shtypur komandën Recent dhe duke e zgjedhur bazën e të
dhënave nga lista e hapur.

Figura 9.15- komanda Recent duke e zgjedhur bazën e të dhënave nga lista e hapur.

9.8 Identifikimi i bazës së të dhënave


Çdo fajll i ka karakteristikat e veta. Pra edhe baza e të dhënave e krijuar në
Access 2010, i ka karakteristikat e veta me anë të cilave mund të identifikohet.
Plotësimi i karakteristikave të fajllit shërben për identifikimin e bazës së të
dhënave dhe lehtëson procesin e kërkimit dhe gjetjes së të dhënave të caktuara
në bazën e të dhënave.

Plotësimi i karakteristikave të fajllit bëhet si në vijim:

1. Klikoni në regjistrin File dhe zgjedheni komandën Info.


2. Klikoni në linkun View and edit database properties.
3. Plotësoni fushat sipas dëshirës
4. Mbyllni dritarën e karakteristikave, duke klikuar në butonin OK.

94
Figura 9.16- Karakteristikat e bazës së të dhënave

Këto karakteristika nuk kanë ndonjë ndikim në përmbatjen e fajllit, por


shërbejnë vetëm gjatë hulumtimit të fajllave në Windows Explorer. Nëse e lëvizni
treguesin e miut mbi ikonën e fajllit atëherë do të paraqiten informatat e fajllit,
duke përfshirë edhe karakteristikat e fajllit.

Figura 9.17- Karakteristikat e fajllit.

95
9.9 Përshtatja e parametrave të Access-it
Programi Access 2010 ofron një numër të madh të opsioneve, të cilat mund të
përshtaten sipas dëshirës. Nëse dëshironi t’i shikoni ose modifikoni parametrat
konfigurues të programit Access, bëhet si në vijim:

1) Klikoni në regjistrin File dhe zgjedheni Options.


2) Në dritaren e dialogut Access Options, zgjedheni dhe konfiguroni
parametrat sipas dëshirës tuaj.

Figura 9.18 – Përshtatja e parametrave të Access-it.

Parametrat e përgjithshme – opsioni General mundëson përshtatjen


individuale të ambientit punues në Access. Këtu, mund të bëhet aktivizimi i
pamjës Live Preview, përcaktimi i ngjyrës së dritarës dhe i emrit të shfrytëzuesit
etj.

Bazat aktuale e të dhënave – opsioni Current Database shërben për


ndryshimin e parametrave të bazës së të dhënave, aktivizimin e panelit të
navigimit, përcaktimin e opsioneve të shiritit të veglave etj.

Tabela e të dhënave – opsioni Datasheet bëhet rregullimi i mënyrës së


paraqitjës së të dhënave në tabelë.

96
Dizajnimi i objekteve – opsioni Object Designers mundëson ndryshimin e
parametrave që përodren për dizajnimin e objekteve të bazës së të dhënave.

Korrigjimi –opsioni Proofing shërben për rregullimin e parametrave që kanë të


bëjnë me kontrollimin e teksteve, korrigjimin e gabimeve, autokorrigjimin,
përcaktimin e fjalorit etj.

Gjuha- opsioni Language përcaktohet gjuha e cila përdoret gjatë editimit dhe

Figura 9.19- Korrgjimi e gabimeve te teksteve.

paraqitjes së shënimeve.

Parametrat e klientëve-opsioni Client Setting përdoret për t’i rregulluar


parametrat e klientëve, siç janë parametrat e editimit, shtypjes dhe paraqitjes.

Përshtatja e shiritit të menysë bëhet duke shtuar regjistra të ri dhe komanda


sipas nevojës.

Shiriti i veglave për qasjen të shpejtë- ky opsion shërben për përshtatjen e


shiritit të veglave për qasje të shpejtë dhe bëhet duke i shtuar komandat të cilat
i përdorni rregullisht ose duke i larguar komandat që nuk i përdorni shpesh.

97
PYETJET E KAPITULLIT TË NËNTË
1. Cila është mënyra e hapjes së programit të MS Access-it?
2. Çka mundëson në ekran paraqitja e dritarës së Access-it?
3. Cilat janë disa mënyra për mbylljen e programit të Access-it 2010?
4. Cilat janë dy komponente që paraqet dritarja e Access-it.
5. Çka përmban dritarja e Access-it?
6. Cilat janë tri komponente kryesore të shiritit të menysë (Ribbon)?
7. Çka mundëson shiriti i veglave për qasjen e shpejtë (Quick Access
Toolbar)?
8. Çka tregon shiriti i statuesit?
9. Çka shërben paneli për navigim?
10. Pse na nevojitet ndihma Help në Access 2010?
11. Çka përmban menaxhimi i bazës së të dhënave?
12. Cilat janë hapat për krijimin e një baze të re në Access 2010?
13. Pse përdorim shabllonet (Templates)?
14. Pse duhet të ruajm një bazë së të dhënave?
15. Cilat janë disa hapa për ruajtjen e një baze të dhënave me një emër
tjetër?
16. Cilat janë disa hapa për hapjen e bazës së të dhënave ekzistuese?
17. Për çfarë shërben plotësimi i karakteristikave të fajllit?
18. Si bëhet plotësimi i karakteristikave të fajllave?
19. Nëse dëshironi ti shikoni ose modefikoni parametrat konfiguruese të
programit të Accessit si bëhet?
20. Çka mundëson opsioni General?
21. Çka shërben opsioni Current Database?
22. Çka vepron opsioni Datasheet?
23. Çka mundëson opsioni Object Designers?
24. Çka shërben opsioni Proofing?
25. Çka përcakton opsioni Language?
26. Për çka përdoret opsioni Cilent Setting?
27. Si bëhet përshtatja e shiritit të menysë?
28. Çka shërben opsioni i shiritit të veglave për qasjen e shpejtë?

98
10 OBJEKTET E BAZËS SË TË DHËNAVE

10.1 Paneli i navigimit


Accessi është një bazë e të dhënave që përbëhet nga objekte të ndryshme, të cilat
paraqiten në panelin e navigimit. Paneli i navigimit është pjesë e dritares së
Access-it, ku ju mund t’i shikoni dhe te ju qaseni objekteve të bazës së të
dhënave.

Nëse e hapeni një bazë të të dhënave në Access 2010, në anën e majtë të dritares
shfaqet paneli i navigimit, ku paraqiten të gjitha objektet e bazës së të dhënave:

 Tabelat

 Pyetësit

 Formularët

 Raportet

Shfletimi i objekteve në panelin e navigimit bëhet


duke klikuar në shigjetën e dyfishtë

Kurse hapja e tyre bëhet me një klikim


të dyfishtë në objektin e zgjedhur.

Figura 10.1- Paneli i navigimit

99
10.2 Tabelat
Tabela është objekti kryesor i bazës së të dhënave, ku ruhen të dhënat. Çdo bazë
e të dhënave duhet të ketë së paku një tabelë, sepse në të kundërtën nuk mund
të regjistrohen dhe ruhen të dhënat.

Në prkatikë, bazat e të dhënave përbëhen nga disa tabela, të cilat janë të


ndërlidhura në mes veti.

Tabela paraqet një grumbull të rekordeve, ku secili rekord përfaqësohet me një


rresht. Rekordet ndahen në fusha, të cilat paraqiten me nga një shtyllë. Këshrtu,
për shembull, në tabelën e mëposhtme informatat për klientin ruhen në shtatë
shtylla.

Fush
a

Rekrod

Celula

Figura 10.2 Tabela (Table)

100
10.3 Pamja e tabelës
Në Access ekzistojnë dy pamje (mode) për paraqitjen e tabelave:

 Pamja tabelare (datasheet view),


 Pamja dizajnuese (design view).
1
Pamja tabelare paraqet tabelën ose objektin në formën e saj
aktive dhe përdoret gjatë insertimit (regjistrimit) dhe editimit
të të dhënave. Në këtë pamje, të dhënat shfaqen ngashëm
2
sikur në tabelat në Excel.

Aktivizimi i pamjes tabelare bëhet si vijon: 3

1) Klikoni në regjistrin Home.


2) Klikoni në butonin View.
3) Zgjedhni opsionin Datasheet View nga menyja rënëse.

Në këtë pamje shfaqen të gjitha rekordet e tabelës. Lëvizja


nëpër fushat e tabelës bëhet më se lehti duke përdorur
tastierën.
Figura 10.3- Pamja e
tabelës
Në vazhdim është paraqitur mjë listë me tastet më të
rëndësishme për të lëvizur (naviguar) nëpër tabelë.

Tasti Funksionimi
<Enter> ose Lëvizni djathtas në fushën e ardhshme.
<Tab> ose

ose Lëvizni majtas në fushën paraprake.


<Shift>+<Tab>

<Ctrl>+<Home> Kursori pozicionohet në fushën e parë të rekordit të parë.

Kaloni në rekordin e mëposhtëm.

Kaloni në rekordin e sipërm.

<Ctrl>+<End> Kursori pozicionohet në fushën e fundit të rekordit të fundit.

<End> Kursori pozicionohet në fushën e fundit të rekordit.

101
<Home> Kursori pozicionohet në fushën e parë të rekordit

<Ctrl>+ Kursori pozicionohet në fushën e aktuale të rekordit të fundit

<Ctrl>+ Kursori pozicionohet në fushën e aktuale të rekordit të parë.

<F5> E zgjedh numrin e rekordit aktual.

<PageDown> Kursori pozicionohet në fund të faqes.

<PageUp> Kursori pozicionohet në fillim të faqes.

Pamja dizajnuese përdoret gjatë dizajnimit dhe përpunimit të tabelës. Për të


kaluar në pamjen dizajnuese klikoni në butonin View dhe zgjedheni opsionin
Design View.

Figura 10.4- Pamja dizajnuese e tabelës

102
10.4 Pyetësit
Pyetësi është një objekt mjaft i rëndësishëm i bazës së të dhënave. Pyetësit bëjnë
filtrimin e të dhënave sipas kritereve të caktuara. Pyetësit mund të ruhen si çdo
objekt tjetër dhe mund të ekzekutohen në çdo kohë vetëm me një klikim të
dyfishtë të miut.

Pyetësit dizajnohen në pamjen dizajnuese, kurse rezultatet e ekzekutimit të tyre


paraqiten në pamjen tabelare.

Figura 10.5- Pamja dizajnuese e pyetësorit

10.5 Formularët
Formulari është një objekt, i cili përdoret për insertimin dhe editimin e të
dhënave.

Të dhënat mund të insertohen edhe direkt në tabelë, pa e përdorur formularin.


Por, insertimi i të dhënave përmes formularëve bëhet më lehtë se përmes
tabelave.

103
Figura 10.6 – pamja tabelare e formularit

10.6 Raportet
Raportet përdoret për paraqitjen e të dhënave në formë të grumbulluar. Raporti
zakonisht, krijohet me qëllim të shtypjes në letër të të dhënave të caktuara.
Raporti mund të krijohet prej tabelave ose pyetësve.

Figura 10.7- Pamja e raportit.

104
10.7 Përpunimi i objekteve
Të gjitha objektet e bazës së të dhënave përpunohen në të njëjtën mënyrë. Por,
para se të filloni me përpunimin e objekteve, ato duhet të paraqitën në panelin e
navigimit, i cili nëse nuk shihet, mund të aktivizohet duke e shtypur tastin
funksional [F11].

Për të emërtuar një objekt të bazës së të dhënave me një emër të ri, së pari duhet
ta mbyllni objektin. Pastaj, klikoni me tastin e djathtë të miut në objektin
përkatëse dhe hapeni menynë e kontekstit. Nga menyja e kontekstit, zgjedheni
komandën Rename dhe shkruani emrin e ri të objektit.

Kopjimi i objektit, përkatësisht krijimi i kopjes së objektit, bëhet si vijon:

1) Zgjedheni objektin, të cilin dëshiron ta kopjoni.


2) Klikoni në butonin Copy, në regjistrin Home.
3) Në vazhdim, klikoni në butonin Paste, në regjistrin Home.
4) Tani shfaqet dritarja e dialogut Paste As, ku duhet të shkruani emrin e
kopjes së objektit.
5) Klikoni në butonin OK.

Figura 10.8- Riemërtimi i objekteve.

105
Për të kopjuar një objekt të bazës së të dhënave në Excel, kaloni në regjistrin
External Data, klikoni në butonin Excel, i cili gjendet në grupin Export dhe
përcillni udhëzimet e magjistarit.

Kopjimi i objektit mund të bëhet edhe duke e përdorur e memorien e përkohshme


Clipboard.

1) Zgjidhni objektin.
2) Klikoni në butonin Copy.
3) Kaloni në Excel.
4) Klikoni në butonin Paste dhe një kopje e objektit do të vendoset në
Excel.

Figura 10.9- Importimi i objekteve nga programet tjera.

Improtimi i objekteve nga programet tjera p.sh- Excel në Access mund të bëhet
gjithashtu përmes memories së përkohshme Clipboard.

1. Zgjedhni tabelën e të dhënave në Excel dhe koponi atë.


2. Pastaj kaloni në Access dhe klikoni në butonin Paste.
3. Tani, shfaqet një dritare dialogu, e cila pyetë se A paraqiten shtyllat e
tabelës në rreshtin e parë?
4. Nëse Po, shtypeni butonin Yes, në të kundërtën shtypeni butonin No.
5. Me këtë rast tabela e të dhënave do të kopjohet nga Exceli në Access.

Fshirja e objekteve të access-it, së pari zgjedheni objektin dhe pastaj shtypeni


tastin [Delete].

106
PYETJET E KAPITULLIT TË DHJETË
1. Accessi është një bazë e të dhënave dhe përbëhet?
2. Çka është paneli i navigimit?
3. Cilat janë objektet e bazës së të dhënave ?
4. Çka është tabela?
5. A mund të ruhen të dhëna pa tabela?
6. Çka paraqet tabela?
7. Ekzistojnë dy pamje (mode) për paraqitjen e tabelave cilat janë ato?
8. Çka paraqet pamja tabelare?
9. Si bëhet aktivizimi i pamjes tabelare?
10. Për çka përdoret pamja dizajnuese?
11. Çka janë pyetësit?
12. Si mund të ruhen pyetësit?
13. Çka janë formularët?
14. Si mund të përdoren të dhënat në formularë?
15. Për çka përdoren raportet?
16. Pse krijohet raporti?
17. Si duhet vepruar nëse dëshirojm t’a riemërojm një objekt të bazës së të
dhënave?
18. Si bëhet krijimi i kopjës së objektit?
19. Si veprohet nëse një objekt të kopijuar të Access-it në Excel?
20. Si bëhet kopjimi i objektit duke përdorur memorien e përkohshme
(Clipboard) ?
21. Si bëhet importimi i objekteve nga programet tjera p.sh- Excel në
Access?

107
11. PUNA ME TABELA
Të dhënat në Access 2010 ruhen në tabela, të cilat paraqesin objektin kryesor
të një baze. Zhvillimi i bazës së të dhënave fillon me krijimin e tabelave. Krijimi i
kujdesshëm i tabelave. Konfigurimi dhe lidhja e mirë në mes tyre, mundësojmë
funksionimin e mirë të bazës së të dhënave.

Nëse tabelat nuk dizajnohen mirë dhe nëse nuk definohet mirë lidhja mes
tabelave, atëherë do të paraqiten probleme edhe në objektet tjera dhe mund të
vije deri të mosfunksionimi i bazës së të dhënave, sepse të dhënat të cilat ruhen
në tabela shfrytëzohen edhe nga objektet tjera të Access-it.

11.1. Krijimi i tabelës së re


Tabela krijohet me qëllim që të ruhen të dhënat në atë. Për të krijuar një
tabelë të re, ndiqni hapat në vijim:

I. Hapeni bazën e zbrazët të të dhënave, të cilën e keni krijuar më


herët.
II. Kaloni në regjistrin Create dhe klikoni në butonin Table Design
në grupin Tables.
III. Tani, shfaqet dritarja për të dizajnimin e tabelës, në të cilën mund t’i
definoni fushat e tabelës dhe llojin (tipin)e të dhënave të fushës. Në
figurën e mëposhtme është krijuar një tabelë me katër fusha (shtylla).
IV. Pasi t’i krijoni fushat e tabelës dhe ta caktoni llojin e të dhënave të
fushës, ju mund ta ruani tabelën.
Lloji i të
Emri i fushës dhënave
Përshkrimi i
fushës

Tiparet e
fushës

Figura 11.1- Krijimi i tabelës së re në Design View.

108
Emri i fushës (Field Name) shkruhen titujt e shtyllave, p.sh- Nr_ID, Emri,
Mbiemri, Vendlindja, Ditëlindja etj. Gjatë shkruarjes së titujve nuk
rekomandohet të përdorni hapësirën e zbrazët dhe nuk lejohet të përdorni
karaktere speciale, siç janë: pika(.), plusi(+), minusi(-) etj.

Lloji i të dhënave të fushës (Data Type) përcaktohet lloji i të dhënave të fushës


në shtyllë. Lloji i të dhënave duhet t’i përshtaten natyrës së të dhënave, të cilat
do të ruhen në atë fushë. Fillimisht, çdo fushë deklarohet si fushë tekstuale
(Text), e cila pastaj mund të ndryshohet varësisht nga lloji i të dhënave që do të
insertohen në atë fushë. Përcaktimi i drejtë i llojit të të dhënave është shumë i
rëndësishëm dhe duhet t’i kushtohet një rëndesi e veçantë gjatë dizajnimit të
bazës së të dhë’nave.

Përshkrimi i fushës (Description)përdoret për përshkrimin e detajuar të fushës.


Ky përshkrim shërben si informatë plotësuese për shfrytëzuesin, i cili bën
regjistrimin e të dhënave. Kjo informatë paraqitet në shiritin e statuesit dhe nuk
është e domosdoshme të përdoret.

Tiparet e fushës përcaktohen tiparet (karakteristikat)e fushës.

11.2. Llojet e të dhënave


Lloji i të dhënave përcaktohet zakonisht gjatë krijimit të tabelës së re. Natyrisht,
ju mund ta ndryshoni llojin e të dhënave edhe pse pas krijimit dhe plotësimit të
tabelës, por një gjë e këtillë nuk rekomandohet, sepse mund të shkaktoj
paraqitjen e gabuar të të dhënave ose humbjen e tyre.

Në Access përdoren këto lloje të të dhënave

Ky lloj i të dhënave përdoret më së shpeshti. Të dhënat të


deklaruara si Text, ruhen si një varg i simboleve. Gjatësia
Text
e tekstit mund të jetë deri 255 karaktere, duke përfshirë
edhe hapësirat.

Përdoret për ruajtjen e të dhënave alfanumerike. Ky lloj i


të dhënave është i ngjashëm me ato tekstuale, por lejon
Memo
ruajtjen e teksteve edhe më të gjata deri në 65 535
karaktere.

109
Number Fushat e deklaruara si Number mundësojnë ruajtjen e të
dhënave numerike dhe kryerjen e operacioneve të
ndryshme aritmetike.

Date/Time Fushat, në të cilat ruhen data ose koha, deklarohen si


Date/ Time.

Fushat, në të cilën ruhen vlerat valutore, deklarohen si


Currency (Valutë). Ky lloj i të dhënave përdoret për
Currency
paraqitjen e çmimit, qarkullimit etj.

AutoNumber Fushat numerike, të cilat mbushen automatikisht nga ana


e programit, deklarohen si AutoNumber.

Yes/No Fushat Yes/No (Po/Jo) mund të kenë njërën nga dy


vlerat. Fushat e këtilla paraqiten me një katror vërtetimi, i
cili kur të vërtetohet merr vlerën Yes, e kur nuk vërtetohet
kosiderohet se ka vlerën No.

Hyperlink Fushat e tipit Hyperlink përdoren në rastet kur dëshironi


të krijoni një lidhje (link) me ndonjë fajll ose web adresë.

Fushat në të cilat insertohet ndonjë objekt i jashtëm, të


tilla si fotografi, video klipe, muzika etj, deklarohen si OLE
OLE Object
Object.

LookupWizard Stratohet magjistari për krijimin e listave rënëse dhe


fushave kombinuese.

Përcaktimi i llojit të të dhënave mund të bëhet në pamjen dizajnues dhe në


pamjen tabelare.

Pamja dizajnuese zakonisht për përcaktimin e llojit të të dhënave


përdoret pamja dizajuese:

1) Kaloni në pamjen dizajnuese, duke klikuar në butonin i cili gjendet në


grupin Views, në regjistrin Home.
2) Klikoni në fushë, ku dëshironi ta definoni llojin e të dhënave.
3) Klikoni në shigjetën e fushës Data Type dhe nga menyja rënëse zgjedhni
llojin e të dhënave.

110
2
1

Figura 11.2- Përcaktimin e llojit të të dhënave në pamjen dizajnuese

Pamja tabelare përcaktohet lloji i të dhënave në pamjen tabelare, veproni


si në vijim:

1. Kaloni në pamjen tabelare, duke klikuar në butonin i cili gjendet


në grupin View,në regjistrin Home.
2. Tani, shfaqet një regjistër i ri Table Tools, i cili përbëhet nga dy regjistra:
Fields dhe Table. Klikoni në regjistrin Fields.
3. Klikoni në fushë, ku dëshironi ta definoni llojin e të dhënave.
4. Klikoni në shigjetën e fushës Data Type dhe nga menyja rënëse
zgjedheni llojin e të dhënave.

Figura 11.3- Përcaktimin e llojit të të dhënave në pamjen tabelare

111
11.3. Karakteristikat e fushës
Të dhënat kanë edhe tiparet (karakteristikat) e veta, të cilat ndryshojnë varësisht
nga lloji i të dhënave.

Karakteristikat e fushës definohen në pjesën e poshtme të dritarës dizajnuese.


Shumica e karakteristikave të fushës gjenden në regjistrin General, kurse në
regjistrin Lookup mund të bëhet deklarimi i fushës rënëse.

Figura 11.4- Karakteristikat e fushës në regjistrin General.

Karakteristikat e fushës në regjistrin General

Madhësia e fushës përcaktohet madhësinë


maksimale, të lejuar , për regjistrimin e të dhënave
Madhësia e fushës
në fushë. P.sh- nëse lloji i të dhënave është Text, dhe
(Field Size) madhësia e fushës është 10, atëherë në këtë fushë
mund të shkruhet deri në 10 karaktere.

Karakteristika Fomat përdoret për të përcaktuar


formatin e paraqitjes së të dhënave në fushë.
Formatizimi (Format)
Zakonisht shfrytëzohet formate të gatshme, por
ekzistojnë edhe mundësia e krijimit të formateve të
reja.

Më maskën hyrëse mund të krijohet maska (kallëpi)


për insertimin e të dhënave.

Maska e përcakton vetëm mënyrën e insertimit të të


dhënave dhe jo mënyrën e paraqitjes së tyre.

112
Maska hyrëse (Input Nëse klikoni në butonin , atëherë do të
Mask) aktivizohet magjistari i Access-it, i cili do të ju
ndihmojë hap pas hapi në krijimin e maskës hyrëse.
Për shembull- nëse në fushën ku ruhen numrat e
telefonit do të krijoni maskën (999) 000-000, atëherë
gjatë regjistrimit të të dhënave do të paraqitet maska:
(____)______-_______.

Etiketa e fushës përdoret në vend të emrit të fushës.


Emri i fushës edhe më tutje mbetet i njëjtë, por ai
Etiketa e fushës
do të zëvendësohet me etiketë vetëm gjatë paraqitjes
(Caption)
së tabelës në pamjen tabelare.

Vlera e parazgjedhur e cila paraqitet para insertimit


të të dhënave nga shfrytëzuesi. Kjo vlerë mund të
Vlera e parazgjedhur
ndryshohet, në të kundërtën ajo do të mbetet ashtu
(Default Value)
siç është definuar gjatë dizajnimit të tabelës.

Rregulli i validiteit definohem kushtet, të cilat duhet


t’i plotësojnë të dhënat e një fushe. Këto kushte janë
logjike dhe i kanë vetëm dy vlera të mundshme:
TRUE (e vërtetë) ose FALSE (e pavërtetë).

Definimi i kushteve të validitetit varet nga lloji i të


dhënave. P.sh- nëse për një fushë numerike shkruani
kushtin >200, atëherë gjatë regjistrimit të të dhënave
do të lejohen vetëm vlerat numerike më të mëdha se
Rregullimi i
200.
validitetit (Validation
Rule) Për krijimin e kushteve më komplekse mund të
përdorni edhe operatorët logjik AND (Dhe), OR(Ose),
NOT(Jo), LIKE (Sikurse). P.sh- nëse për të dhënat e
llojit datë/kohë e shkruani kushtin e validitetit :
>=01/01/2000 AND<=31/12/2010, atëherë do të
lejohet regjistrimi i datave brenda periudhës 2000
dhe 2010.

Në këtë mënyrë të njëjtë mund t’i krijoni rregullat e


validitetit edhe për të dhënat e llojit valutë
(Currency).

113
Teksti i validitetit Teksti i validitetit shfaqet në rastet kur insertoni të
(Validation Text) dhëna, të cilat nuk e plotësojnë rregullin e validitetit.
P.sh-nëse e shkruani tekstin e validitetit: Kujdes,
Çmimi duhet të jetë më i madh se 200 Euro,
atëherë kur nuk plotësohet kushti >200, do të
shfaqet dritarja me tekstin e validitetit.

Kërkohet (Required) Karakteristika kërkohet mund të ketë vlerën Yes(Po)


ose No(Jo). Nëse e ka vlerën Yes, atëherë fusha
përkatëse duhet të plotësohet dhe nuk mund të lihet
e zbrazët për asnjë rekord të regjistruar.

Lejohet (Allow Zero Karakteristika lejohet mund të ketë vlerën Yes ose
Length) No. Në Access, kjo karakteristikë mundëson dallimin
në mes të fushës së zbrazët dhe asaj me vlerë 0.

11.4. Editimi i të dhënave (insertimi i të dhënave në tabelë)


Pas krijimit dhe dizajnimit të tabelës, ju mund të filloni me insertimin ose
regjistrimin e të dhënave në tabelë. Insertimi i të dhënave në tabelat e Access-it
bëhet ngjashëm me insertimin e të dhënave në tabelat e Excel-it.Të dhënat
insertohen në tabelë të Access-it, duke klikuar me anë të miut në fushën e
dëshiruar dhe duke e shkruar tekstin, numrat ose ndonjë lloj tjetër të dhënash.

Më këtë rast, në fillim të rreshtit shfaqet simboli i lapsit , i cili tregon se rekordi
përkatës është duke u përpunuar dhe ende nuk është ruajtur. Me shtypjen e
tastit [Enter] konfirmohet
insertimi i të dhënave në
fushën përkatëse dhe kalohet
në fushën tjetër. Tani, simboli
i lapsit do të zhduket dhe të
dhënat e insertuara do të
ruhen automatikisht në
tabelë.

Figura 11.4- Plotësohet të gjitha fushat në tabelë

114
Navigimi nëpër rekorde e tabelës bëhet duke përdorur miun ose shigjetat në
tastierë. Tek tabelat e gjata, navigimi mës së lehti bëhet duke përdorur butonat
e paletës naviguese, të cilët gjenden në fushë të tabelës:

Butonat Emri Funksioni


Rekordi i parë Kalimi te rekordi i parë i tabelës.
Rekordi paraprak Kalimi te rekordi paraprak nga rekordi
aktiv.
Numeri total i Numeri total i rekordeve të tabelës.
rekordeve
Rekordi i vijues Kalimi te rekordi vijues nga rekordi aktiv.
Rekordi i fundit Kalimi në regjistrim të rekordit të ri.
Rekordi i ri Numeri total i rekordeve të tabelës.

11.5. Fshirja e të dhënave


Gjatë insertimit të të dhënave shpesh paraqiten nevoja për fshirjen e të dhënave.
Edhe fshirja e të dhënave të rekordit bëhet në pamjen tabelare. Nëse dëshironi
t’i fshibi të dhënat e një rekordi, atëherë klikoni në fushën përkatëse dhe pasi t’i
zgjedheni të dhënat e dëshiruara, shtypeni tastin [Delete]. Për të ruajtur fshirjen
e të dhënave, klikoni në ndonjë rekord tjetër dhe sapo të largoheni nga rekordi
aktual, ndryshimet do të ruhen automatikisht në tabelë, kurse simboli i lapsit
do të largohet.

Nëse dëshironi ta fshini një rekord nga tabela, atëherë zgjedheni rekordin
përkatës dhe pastaj shtypeni tastin [Delete]. Nëse dëshironi t’i fshini
njëkohësisht disa rekorde, zgjedheni rekordet përkatëse duke e mbajtur të
shtypur [Ctrl] dhe pastaj shtypeni tastin [Delete] në tastierë.

Figura 11.5- Fshirja e të dhënave në rekord.

115
11.6. Shtimi i fushës në tabelë
Nëse gjatë insertimit të të dhënave mungon ndonjë fushë, atëherë paraqitet
nevoja për shtimin e fushës së re në bazën e të dhënave.

Shtimi i fushave të reja në tabela mund të bëhet në pamjen tabelare dhe


dizajnuese:

1) Hapeni tabelën, ku dëshironi ta shtoni fushën.


2) Poziciononi kursorin aty ku dëshironi ta shtoni fushën. Kujdes: Në
pamjen tabelare fusha gjithmonë shtohet në anën e djathtë të
kursorit.
3) Klikoni në regjistrin Fileds-Table Tools.
4) Në grupin Add Delete gjendet disa lloje të fushave. Klikoni në butonin e
fushës, të cilën dëshironi ta shtoni. Nëse dëshironi të krijoni një
fushë tjetër, atëherë klikoni në butonin dhe pastaj zgjedheni
llojin e fushës.

Figura 11.6- Shtimi i fushave të reja në tabelë.

5) Tani në tabelë shfaqet një fushë e re, të


cilën mund ta emërtoni sipas dëshirës.

Figura 11.7- Fusha e re në tabelë.

116
Shtimi i fushave të reja në tabela mund të bëhet në pamjen dizajnuese:

1) Hapeni tabelën, ku dëshironi ta shtoni fushën dhe kaloni në pamjen


dizajnuese.
2) Pozicionomi kursorin aty ku dëshironi ta shtoni fushën. Kujdes: Në
pamjen dizajnuese, fusha gjithmonë shtohet mbi kursori.
3) Klikoni në butonin Insert Rows.

4) Në tabelë tani shfaqet një fushë e re, të cilën mund ta emërtoni dhe t’ia
caktoni edhe llojin e të dhënave.

Figura 11.8- Shtimi i fushës se re në tabelë

11.7. Kërkimi dhe zëvendësimi i të dhënave

Kur flitet për editimin e të dhënave në Access, patjetër duhet të përmendet edhe
funksioni Find and Replace. Ky funksion përdoret për gjetjen e shpejtë të të
dhënave dhe zëvendësimin e tyre.

Për të kërkuar dhe gjetur të dhënat në një bazë të të dhënave ndiqni hapat
në vijim:

6. Hapeni tabelën dhe kaloni në pamjen tabelare.


7. Klikoni në butonin Find, i cili gjendet në grupin Find në regjistrin
Home ose përdoreni kombinimin e tasteve Ctrl+F. Me këtë rast do të hapet
dritarja e dialogut Find and Replace, e cila e ka aktivizuar regjistrin Find.
8. Shkruani tekstin që kërkohet në fushën e kërkimit Find what?. Gjatë
shkruarjes së tekstit mund të përdorni edhe pikëpyetjen dhe yllin (?,*).
117
Pikëpyetja e zëvendëson një karakter, kurse ylli i zëvendëson disa
karaktere.
9. Në listën rënërse Look im, përcaktoni se a duhet të bëhet kërkimi në
fushën aktuale (Current Field) ose në tërë dokumentin (Current
Document).
10. Definimi se me cilën pjesë të fushës duhet të përputhet teksti i
kërkuar:
 Me cilëndo pjesë të fushës (Any Part of Field),
 Me përmbajtjen e tërë fushës (Whole Field),
 Me fillimin e fushës (Start of Field).
11. Caktoni kahun në të cilin do të bëhet kërkimi i të dhënave: Up
(Lartë), Down (Poshtë) dhe All (në të gjitha drejtimet).
12. Nëse teksti i kërkuar gjendet në disa rekorde, atëherë klikoni Find
Next për të lëvizur hap pas hapi deri të rekordi përkatëse.
13. Kur të përfundoni ,e procesin e kërkimit, klikoni në butonin X, i cili
do të mbyll dritaren e dilaogut Find and Replace.

Figura 11.9-
Kërkimi i të dhënave në tabelë.

Për të zëvendsuar një përmbajtje të fushës me një përmbajtje tjetër, ndiqni


hapat në vijim:

1) Klikoni në butonin Replace , i cili gjendet në grupin Find, në regjistrin


Home, ose përdorni kombinimin e tasteve Ctrl+H. Me këtë rast, do të hapet
dritarja e dialogut Find and Replace, e cila e ka të aktivizuar regjistrin
Replace.

118
2) Në fushën Find what shkruani përmbajtja që do të zëvendësohet.
3) Në fushën Replace With shkruani përmbajtja me të cilën do të
zëvendsohet përmbajtja e gjetur.
4) Butoni Replace bën zëvendësimin hap pas hapi.
5) Butoni Replace All bën zëvendësimin në një hap të vetëm.
6) Butoni X, përfundon procesin e zëvendësimin dhe e mbyll dritaren e
dialogut.

Figura 11.10- Zëvendësimi i të dhënave në tabelë.

11.8. Sortimi i të dhënave


Sortimi dhe filtrimi janë dy funksione tjera të Access-it, të cilat e thjeshtësojnë
dhe përshpejtojnë procesin e gjetjes së informatave të caktuara.

Sortimi nënkupton renditjen e të dhënave në tabelë, sipas një fushë të caktuar.


Në Access, renditja e të dhënave bëhet sipas fushës së çelësit primar. Mirëpo,
sipas nevojës, renditja e të dhënave mund të bëhet edhe në bazë të fushave tjera
të tabelës. Renditja mund të bëhet sipas redit rritës (prej të voglës, kah e madhja
– Sort A to Z) ose sipas rendit zvogëlues (prej të madhes, kah e vogla- Sort Z to
A)

Renditja e të dhënave në tabelë bëhet si vijon:

1) Klikoni në fushë, në bazë të së cilës dëshironi ta bëni sortimin.


2) Klikoni në butonin për renditje sipas rendit rritës, përkatësisht
sipas rendit zvogëlues. Këta dy butona gjenden në
grupin Sort & Filter në regjistrin Home.
119
Nëse shtylla përmban të dhëna numerike, atëherë ato do të renditen sipas
madhësisë, prej vlerës më të vogël kah vlera më e madhe apo anasjelltas.
Nëse shtylla përmban të dhëna tekstuale atëherë ato do të radhiten sipas
alfabetit anglez prej A kah Z ose prej Z kah A.

3) Renditja e të dhënave është një proces kumulativ, që do të thotë se të


dhënat mund të renditen njëkohësisht sipas disa fushave.

4) Nëse dëshironi ta fshini renditjen dhe ta ktheni tabelën në gjendjen


fillestare, atëherë klikoni në butonin në grupin Sort and Filter.
5) Nëse dëshironi ta ruani renditjen e aplikimit atëherë , kur ta
mbyllni dritaren e tabelës, ruani ndryshimet e bëra duke klikuar në
butonin Yes.

Sortimi i të dhënave mun të bëhet edhe në objektet yjera: në pyetës, formular


ose raport.

Figura 11.11- Sortimi i të dhënave sipas rendit rritës A-Z.

120
11.9. Filtrimi i të dhënave
Filtrimi përdoret për të kufizuar paraqitjen e të dhënave në tabelë dhe për të
fshehur pjesë të caktuara të saj. Filtrimi mund të tingëllojë sikur grupimi, por
në të vërtetë filtrimi ndryshon nga grupimi sepse ai mundëson paraqitjen e vetëm
atyre të dhënave, të cilat ju intersojnë.

Në Access 2010 ekzistojnë tri lloje të filtrimeve:

- Filtrimi i shpejtë
- Filtrimi me kusht
- Filtrimi me përzgjedhje.

Filtrimi i shpejtë mundëson zgjedhjen e të dhënave të tabelës, të cilat do të


paraqiten, përkatësisht do të fshehen.

Për filtrimin e shpejtë të të dhënave, ndiqni hapat në vijim:

1) Hapeni tabelën e të dhënave dhe klikoni në shigjetën e shtyllës të cilën


dëshironi ta filtroni.
2) Klikoni në katror, duke klikuar shënjen √ nga ato të dhëna, të cilat nuk
dëshironi t’i paraqitni.
3) Klikoni OK. Tani, të dhënat do të filtrohen ose të fshehen përkohësisht.

Figura 11.12- Filtrimi i shpejtë i të dhënave në tabelë.

121
4) Nëse dëshironi te deaktivizoni filtrin klikoni në butonin Toggle Filter në
grupin Sort & Filter.

Filtrimi me kusht , siç tregon edhe vet emri i tij, mundëson definimin e
saktë të kritereve të filtrimit.

1. Hapeni tabelën e të dhënave dhe klikoni në shigjetën e shtyllës, të cilës


dëshironi ta filtroni.
2. Por në vend se të zgjedheni njërin nga opsionet e filtrimit të shpejtë, klikoni
në menynë Date Filters. Emri i menysë ndryshon varësisht nga lloji i
fushës p.sh- për fushat tekstuale shfaqet opsioni Text Filters, për fusha
numerike shfaqet opsioni Number Filters etj.
3. Zgjedheni llojin e filtrit.
4. Kur ta zgjedhni llojin e filtrit, shfaqet një dritare e dialogut, ku duhet ta
caktoni kushtin e filtrimit.
5. Klikoni OK, për të aplikuar filtrimin.

Figura 11.12- Filtrimi me kushtë i të dhënave në tabelë.

122
Filtrimi me përzgjedhje i të dhënave, ndiqni hapat në vijim:

1. Hapeni tabelën e të dhënave dhe klikoni në atë fushë, përmbajtja e së cilës


dëshironi ta filtroni.
2. Klikoni në butonin Selection, në grupin Sort & Filter në regjistrin Home.
3. Zgjedhni llojin e filtrimir. P.sh- klikoni Equals “Lemon”, nëse dëshironi t’i
filtroni të gjithë produktet me emrin Lemon..

Figura 11.13- Filtrimi me përzgjedhje e të dhënave në tabelë.

4. Nëse dëshironi të deaktivizoni filtrin, klikoni në butonin

11.10. Çelësi primar


Në sistemin e bazave relacionale, secili rekord duhet të jetë unik së paku sipas
një fushe të caktuar. Kjo fushë e veçantë, e cila dallon nga fushat tjera të tabelës
quhet çelës primar.

123
Çelësi primar mundëson:

Identifikimi unik i rekordeve


parandalon krijimin e kopjeve të
Organizimin e të dhënave
rekordeve.

Access-i automatikisht bën


indeksimin e fushës së çelësit primar
Gjetjen e shpjetë të rekoredeve
dhe për këtë arsye baza e të dhënave
punon më shpejtë.

Për të parandaluar regjistrimin e të


dhënave të njëjta në disa tabela,
Ndërlidhjen mes tabelave bëhet lidhja mes tabelave përmes
çelësit primar.

Çdo tabelë në Access duhet të ketë një çelës primar ose një kombinim të fushave,
të cilat mundësojnë një identifikim unik të secilit rekord. Ky princip, në
zhargonin e menaxhimit të bazave të të dhënave, njihet si integritet i entitetit.

Çelësi primar krijohet në pamjen dizajnuese, por para se ta krijoni një


çelës primar ju duhet t’i dini disa rregulla:

◊ Një tabelë mund të ketë vetëm një çelës primar.


◊ Për krijimin e çelësit primar përdoren të gjitha llojet e fushave, përveç
fushave Memo, OLE ose hyperlink.
◊ Kur e krijoni një tabelë të re, Access2010 automatikisht do të krijoj një
fushë ID, të llojit Autonumber, në fillim të tabelës dhe do ta caktoj atë si
çelës primar.
◊ Nëse e krijoni një tabelë të re në pamjen dizajnuese, duke klikuar në
Create/Table Design, Access-i nuk do ta krijoj fushën me çelës primar.
Në këtë rast, ju duhet ta krijoni vet një fushë ID, ose një fushë tjetër dhe
pastaj ta caktoni atë si çelës primar.

124
11.11. Krijimi i çelësit primar
Nëse baza e të dhënave nuk ka një çelës primar, atëherë ju mund ta krijoni
atë si vijon:

1. Krijoni një fushë të re në tabelë, duke e shkruar emrin e saj në


shtyllën Field Name.

1 2

2. Në shtyllën Data Type, zgjedhni Autonumber, nëse dëshironi që Access-


i automatikisht të gjeneroj vlera unike për çdo rekord të ri. Por, nëse
dëshironi që ju vet t’i insertoheni këto vlera unike për secilin rekord,
atëherë zgjedhni një lloj tjetër të të dhënave, p.sh-Text, Number etj.

3. Klikoni në butonin ose klikoni me tastin e djathtë të miut në fushë dhe


nga menyja e kontekstit zgjedheni opsionin Primary Key.

Definimi i lidhjeve mes tabelave, ndiqni si në vijim:

1. Klikoni në regjistrin Database Tools dhe pastaj klikoni në butonin


Relationships. Tani, hapet dritarja e lidhjeve.
2. Nëse në dritaren e lidhjeve paraqitet ndonjë lidhje ekzistuese mes tabelave,
klikoni në butonin Clear Layout, në grupin Tools.
3. Në të kundërtën, klikoni në butonin Show Table.
4. Zgjedheni tabelat në dritaren e dialogut Show Table, të cilat dëshironi t’i lidhni
dhe insertoni ato në dritaren dizajnuese Relationships duke klikuar në butonin
Add.
5. Mbylleni dritaren e dialogut Show Table.

125
1

Figura 11.15- Krijimi i relacioneve

Figura 11.16- Dritarja e dialogut


Show Table

6. Nëse e tërheqni çelësin kryesor të tabelës amë mbi çelësin sekondar të


tabelës tjetër (tabelën fëmijë), atëherë do të hapet dritarja Edit
Relationships.

126
6
8

7
Figura 11.17- Lidhja e tabelave në mes
veti.

7. Nëse e aktivizoni parametrin Enforce Referential Intergrity, atëherë mes


tabelave do të krijoni një lidhje valide dhe do të parandaloni fshirjen e
rastësishme të të dhënave në fushat e ndërlidhura.
8. Klikoni në butonin Create dhe Access-i do të krijoj një lidhje një-me-
shumë (1:n) mes tabelave.
9. Nëse dëshironi ta ruani lidhjen e krijuar, klikoni në butonin Save, në
shiritin e veglave për qasjen të shpejtë.

Paraqitja dhe shtypja e lidhjeve të krijuara mes tabelave mund t’i shtypeni në
letër. Klikoni në butonin Relationships Report, për të krijuar raportin e lidhjeve
mes tabelave, të cilin pastaj mund ta shtypni në mënyrë të zakonshme.

Fshirja e lidhjeve mes tabelave mund edhe t’i fshini, ndiqni hapat në vijim:

1) Në dritaren dizajnuese Relationships, klikoni në vijën që i lidhë dy


tabelat.
2) Shtypni tastin [Delete] në tastierë.
3) Konfirmoni fshirjen e lidhjes , duke klikuar në butonin Yes.

127
PYETJET E KAPITULLIT TË NJËMBDHJETË
1. Ku ruhen të dhënat në Access 2010?
2. Si fillon zhvillimi i bazës së të dhënave?
3. Çka mundëson konfigurimin dhe lidhja e mirë në mes tyre?
4. Nëse tabelat nuk dizajnohen mirë dhe nëse nuk definohet mirë, çfarë
ndodhë?
5. Cilat janë hapat për të krijuar një tabelë të re?
6. Çka shkruhet në emrin e fushës (field Name)?
7. Çka përcakton në llojin e të dhënave të fushës (Data Type)?
8. Për çka përdoret përshkrimi i fushës (Description)?
9. Cilat janë llojet e të të dhënave në Access?
10. Pse përdoren të dhënat Text dhe Memo?
11. Pse përdoren të dhënat Number dhe Date/Time?
12. Pse përdoren të dhënat Currency dhe Autonumber?
13. Pse përdoren të dhënat Yes/No dhe Hyperlink?
14. Pse përdoren të dhënat OLE Object dhe Lookup wizard?
15. Përcaktimi i llojit të të dhënave mund të bëhet në cilat pamje?
16. Çka definojnë karakteristikat e fushës?
17. Çka specifikojnë karakteristikat e fushës madhësia e fushës (Field Size)
dhe formatizimin (Format)?
18. Çka specifikojnë karakteristikat e fushës maska hyrëse (Input Mask)
dhe etiketa e fushës (Caption)?
19. Çka specifikojnë karakteristikat e fushës vlera e parazgjedhur (Default
Value) dhe rregullimi i validitetit (Validation Rule)?
20. Çka specifikojnë karakteristikat e fushës teksti i validitetit (Validation
Text) dhe kërkohet (Required)?
21. Çka specifikojnë karakteristika e fushës lejohet (Allow Zero Length)?
22. Pse shfaqet simboli i laspit në fillim të rreshtit?
23. Cilat janë butonat për navigim në fushën e tabelës?
24. Cilat janë hapat për shtimin e fushave të reja në tabela në pamjen
tabelare dhe dizajnuese?
25. Pse përdoret funksioni Find and Replace?
26. Çka nënkupton sortimi?
27. Pse përdoret filtrimi?
28. Cilat janë tri lloje të filtrimeve?
29. Çka mundëson filtrimi i shpejtë?
30. Çka mundëson filtrimi me kusht?

128
31. Çka mundëson filtrimi me përzgjedhje?
32. Çka quhet çelës primar?
33. Çka mundëson çelësi primar?
34. Në cilën pamje krijohet çelësi primar?
35. Ekzistojnë tri opsione për indeksimin e fushës së çelësit primar?
36. Çka është qëllimi kryesor i çdo baze relacionale?
37. Ekzistojnë tri lloje të lidhjeve të tabelave, cilat janë ato?
38. Çka është krijimi i relacioneve?

129
12 PYETËSIT
Në jetën e përditshme, kur bazat e të dhënave përbëhen nga qindra mijëra ose
miliona rekorde, gjetja einformatave është një punë shumë e vështirë. Access-i
posedon disa teknika dhe vegla të fuqishme për gjetjen e informatave, siç është
sortimi dhe filtrimi, të cilat në shikim të parë duken si një zgjedhje e problemit.
Por në realitet, rezultatet e përpunimit të të dhënave më këto vegla ofrojnë vetëm
një zgjidhje të përkohshme, sepse këto rezultate nuk mund të ruhen dhe të
përdoren më vonë.

Një zgjidhje e mundur për këtë problem është përdorimi i pyetësve. Pyetësit janë
disa rutina për kërkimin dhe filtrimin e të dhënave, të cilat mund të ruhen dhe
të përdoren sa herë që nevojitet. Pyetësit, ashtu siç tregon edhe vet emri i tyre,
përdoren për të hulumtuar dhe gjetur të dhënat e bazës, të cilat i plotësojnë
kriterët e caktuara. Për shembull, ju mund të krijoni një pyetës, i cili do tí gjejë
të gjithë klientët e rregullt (ata që kanë blerë më shumë se 20 libra).

Pyetësit janë objektet më të rëndësishme të Access-it, prandaj zotërimi i


teknikave të krijimit të pyetësve është një parakusht për përdorimin e
suksesshëm të Access-it.

12.1 Krijimi i pyetësit të ri


Ekzistojnë dy mënyra për krijimin e pyetësit të ri:

 Magjistari i pyetësit (Query Wizard)- Access-i posedon magjistarin për


krijimin e pyetësve (Query Wizard), i cili do të ju udhëzoj dhe ndihmojë
hap pas hapi në krijimin e pyetësve.
 Pamja dizajnuese (Design View)- ofron disa vegla garfike, të cilat mund
t’i përdorni për krijimin e pyetësve.

Përdorimi i magjistarit të programit është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë


për krijimin e pyetësve të thjeshtë. Por, kjo mënyrë ju ofron shumë pak mundësi
për kontrollimin e pyetësve. Prandaj , mënyra më e mirë për krijimin e pyetësve
është përdorimi i pamjes dizajnuese.

Dizajnimi i pyetësit të ri bëhet si vijon:

1. Klikoni në regjistrin Create.


2. Klikoni në butonin Query Design, në grupin Queries.
130
3. Në dritaren e dialogut Show Table, zgjedheni tabelat dhe shtoni ato në
dritaren dizajnuese, duke klikuar në butonin Add.
4. Mbylleni dritaren e dialogut në butonin Close.

4 5

Figura 12.1- Dritarja e dialogut Show Table.

5. Insertoni fushat e dëshiruara në pjesën e poshtme të dritarës dizajnuese,


duke klikuar dy herë në fushën përkatëse ose duke e tërhequr atë me anë
të miut në shtyllën përkatëse. Pas insertimit të fushës emri i saj do të
paraqitet në rreshtin Field, kurse më rreshtin Table paraqitet emri i
tabelës prej nga është marrë ajo fushë.
6. Nëse dëshironi që fushat përkatëse të paraqiten në rezultatin e pyetësit,
atëherë vërtetoni katrorin në rreshtin Show.
7. Në rreshtin Criteria, shkruhet kriteret për filtrim të rekordeve.
8. Pas përfundimi të dizajnimit të pyetësit, klikoni në butonin Run për
të ekzekutuar pyetësin.
9. Rezultatet e ekzekutimit të pyetësit shfaqen në një tabelë.
10. Ruajeni pyetësin duke përdorë kombinimin e tasteve [Ctrl]+S. Nëse nuk
e ruani pyetësin, Access-i do të ju ofroj mundësinë e ruajtjes së tij, kur ta
mbylleni regjistrin e pyetësit.
11. Pas ruatjes, pyetësi do të shfaqet në panelin e navigimit. Me një klikim të
dyfishtë, ju mund ta startoni këtë pyetës në çdo kohë.

131
Insertoni fushat
duke klikuar dy herë
në fushën përkatëse.

6
7

Figura 12.2- Krijimi i pyetësit të ri.

12.2 Definimi i kritereve të pyetësit


Kur të dizajnoni një pyetës, ju duhet t’i përcaktoni kriteret, në bazë të së cilave
Access-i do të bëj filtrimin e të dhënave. Nëse ju nuk e përcaktoni ndonjë kriter
të filtrimit, atëherë Access-i supozon se ju nuk aplikoni asnjë kufizim dhe i shfaq
të gjitha të dhënat.

Meqë qëllimi kryesor i përdorimit të pyetësit është filtrimi i të dhënave, atëherë


ju duhet të definoni së paku një kriter për filtrim. Kriteret për filtrim të rekordeve
janë kushte logjike, të cilat mund të kenë dy vlera: TRUE (nëse plotësohet kriteri)
dhe FALSE(nëse nuk plotësohet kriteri).

132
Për krijimin e këtyre kritereve përdoren disa lloje të operatorëve:

 Operatorët aritmetik ( +, -, *, /)
 Opertaorët e krahasimit (=, <,>, <=,>=,<.>, Between.....And.....In,
Like)
 Operatorët logjik (AND, OR,NOT).

12.3 Kriterët për përputhje të tekstit


Nëse e shkruani një tekst në fushën e kriterit, atëherë ju duhet ta mbylleni
tekstin më thonjëza( “ ”), për të dalluar atë nga shprehjet dhe operatorët tjerë.
Edhe pse Access 2010 automatikisht e vendos tekstin në thonjëza, ju megjithatë
duhet ta kontrolloni kriterin, sepse jo gjithmonë Access-i e shkruan atë shprehje,
të cilën ju e dëshironi.

Gjatë shkruarjes së tekstit, ju mund ta përdorni edhe simbolin (*) dhe (?).
Simboli (*) e zëvendëson një tekst të gjatë në një paragraf, kurse simboli (?) e
zëvendëson vetëm një karakter.

Për të gjetur një fjalë ose shprehje, shkruani tekstin në fushën e kriterit. Pyetësi
do tí gjejë të dhënat që përputhen me tekstin. P.sh- pyetësi do t’i gjejë të gjitha
rekordet e bazës së të dhënave, të cilat në fushën City përmbajnë tekstin

“Raleigh”, përkatësisht do të filtrohen të gjithë qytet nga Raleigh.

Figura 12.3- Kriterët për përputhje të tekstit.

Pyetësi do t’i gejë të gjitha rekordet që përputhen me njërin ose tekstin tjetër.
P.sh- pyetësi do t’i gjejë të gjitha rekordet e bazës së të dhënave, të cilat në fushën
Troop përmbajnë tekstin “Number ”Or “Troop”.

133
Figura 12.3- Kriterët për përputhje njërin ose tjetër tekst.

Nëse dëshironi t’i gjeni rekordet që përputhen me njërën nga fjalët e listës,
shkruani fjalët të ndara me presje dhe vendosni në kllapa te vogla ( ). Access-i
automatikisht do të shtoj fjalën In dhe do t’i vendos thonjëzat, ku nevojitet.

Për të përjashtuar një fjalë, përdoreni shprehjen Not të shoqëruar nga fjala
përkatëse. P.sh- pyetësi do t’i gjejë të gjitha rekordet e bazës së të dhënave, të
cilat në Fushën City, nuk e përmbajnë tekstin Raleigh.

Figura 12.4- Kriterët In & Not në fushën City.

12.4 Kriteret për fushat numerike


Nëse i përcaktoni kriteret për fushat numerike, atëherë mund të përdoreni edhe
operatorët e krahasimit dhe operatorët aritmetik.

Për të gjetur një numër të caktuar shkruani në fushën e kriterit numrin që


dëshironi ta gjeni. P.sh- pyetësi do t’i gjejë të gjitha rekordet që përmbajnë
numrin 1001

134
Nëse dëshironi t’i gjeni vlerat më të vogla se një numër i caktuar, shkruani në
fushën e kriterit shenjën <, të shoqëruar nga numri. P.sh- pyetësi do t’i gjejë të
gjitha rekordet e bazës së të dhënave, të cilat në fushën Price kanë një vlerë më
të vogël se 100.

Figura 12.6- Kriterët për fushën numerike me shenjën meë të vogël se 100.

Për t’i gjetur vlerat brenda një intervali të ckatuar, shkruani në fushën e kriterit
shprehjen Between X and Y, ku X dhe Y paraqesin numrat e kufijve të brezit.
P.sh- pyetësi do t’i gjejë të gjitha rekordet e bazës së të dhënave, të cilat në fushën
Pickup Date kanë një vlerë brenda intervalit të fillimit të datës dhe mbarimi i
datës, të cilën ne e shënojm për të ekzekutuar ato data.

Figura 12.7- Kriterët për


fushën numerike Between
X and Y.

12.5 Kriterët për fushatë me datë


Access-i i trajton datat silurse numrat, prandaj ju mund t’i përdoreni të njëjtat
teknika kur ta dizajnoni pyetësin e datave. Por, në mënyrë që Access-i t’i trajtoj
datat ashtu siç duhet, është me rëndësi që për fushat e datatve të caktohet lloji
i të dhënave Date/Time.

135
Kur të shkruani një datë në fushën e kriterit, ju mund të përdorni cilindo format
të datës, por çdo datë duhet të mbyllet me simbolin (#).

#01/09/2015# Për të gjetur një datë të caktuar, shkruani datën dhe


mbylleni atë me simbolin (#).

=Date( ) Për të gjetur rekordet e datës aktuale shkruani =Date().


Date() nënkupton “Sot”.

<Date ( )-30 Ky kriter i gjen të gjitha datat më të vjetra se 30 ditë.

Between Ky kriter i gjen të gjitha rekordet, të cilat datojnë nga viti


#01/01/2015 and 2015.
#24/12/2015#

Figura 12.8- Kriterët për fushën numerike datën.

12.6 Kryerja e llogaritjeve përmes pyetësit


Edhe në Access mund të kryhen llogaritje të ndryshme, por këto llogaritje nuk
mund të bëhen në tabela. Të gjitha llogaritjet në Access mund të kryhen në
pyetës, formularë ose raporte.

Për të kryer llogaritjet në pyetës së pari duhet të shtohet një fushë për llogaritje,
e cila në fakt nuk ekziston në tabelë. Por, në të cilën Access-i do t’i kreyej
llogaritjet duke u bazuar në fushat ekzistuese të tabelës. Rezultatet e llogaritjeve
nuk ruhen asnjëherë në fushën për llogaritje, por ato gejenrohen çdo herë që
ekzekutohet pyetësi.

136
Fusha për llogaritje definohet duke përdorur këtë sintaksë:

Emri i fushës së llogaritjeve: shprehja llogaritëse

P.sh – TVSH:[Çmimi]*0.16

Kjo shprehje i tregon Access-it që të shfrytëzoj vlerën e fushës Çmimi dhe ta


shumëzoj atë me 0.16.

Për të kryer një llogaritje përmes pyetësit ndiqni hapat në vijim:

1. Krijoni një pyetëstë ri ose hapeni një pyetës ekzistues në pamjen


dizajnuese.
2. Gjeni shtyllën ku dëshironi ta insertoni fushën e llogaritjeve.
3. Shkruani sintaksën e plotë në fushën për llogaritje. P.sh- për të
llogaritur qarkullimin nga shitja e librave shkruani:
Qarkullimi:[Çmimi shitës]*[Sasia]

Figura 12.9- Kryerja e llogaritjeve përmes pyetësit.

12.7 Pyetësit e grupuar


Pyetësit e grupuar përdoren për kryerjen e llogaritjeve të ndryshme për një grup
të rekordeve. Me këtë lloj të pyetësve bëhet grumbullimi i të dhënave në grupe
dhe pastaj llogaritet shumë totale. Vlera mesatare, vlera maksimale etj.

Të pyetësit e grupuar duhet të përdoren vetëm ato fusha të cilat nevojiten


patjetër. Në të kundërtën, nëse përdoren shumë fusha, rezultati i llogaritjeve nuk
do të jetë i saktë.

137
Grupimi i të dhënave bëhet si vijon:

1. Hapeni nj pyetës ekzistues në pamjen ekzistuese ose krijoni një pyetës


duke u bazuar në tabelat ekzistuese.

2. Insertoni fushat nga tabelat në rrjetin dizajnues. Insertimi i


fushave bëhet duke klikuar dy herë në fushën përkatëse ose
duke e tërhequr fushën me anë t6ë miut deri në shtyllën
përkatëse.

3. Nëse klikoni në butonin e shumës , në rrjetin dizajnues do të shtohet fusha


Total.

4. Nëse klikoni në fushën do të shfaqet një listë rënëse e cila përmban


funksione të ndryshme. Për grupimin e të dhënave, zgjedhni funksionin
Group by.

5. P.sh- nëse dëshironi të dini se sa libra janë shitur në komunën e


Prishtinës, bëni grupimin e shtyllës Komuna dhe në fushaën e kriterit
shkruani tekstin “Vushtrri”.

Figura 12.10- Grupimi i të dhënave në pyetësor.

6. Pas ekzekutimit të pyetësit, do të fitoni këtë rezultat.

138
Figura 12.11- Ekzekutimi i pyetësit ne butonin RUN.

Me funksionimin e shumës (SUM) bëhet mbledhja e të gjitha vlerave të një


shtylle. Me këtë funksion ju mund të gjeni shumën e të gjitha libarave të
shitura në secilën komunë.

Figura 12.12- Funksioni i shumës (SUM).

Me funksionimin Count bëhet numërtimi i rekordeve të grupuara. P.sh- nëse


dëshironi të gjeni numrin e klientëve në secilin qytet atëherë gruponi shtyllën
Komuna, kurse në shtyllën Adresa aplikoni funksionin Count.

Figura 12.13- Funksioni i numërimit (Count).

Me funksionin Avg llogaritet vlera mesatare e një shtylle. P.sh – nëse dëshironi
të gejni filtrimin bruto nga shitja e secilit libër, atëherë gruponi shtyllën Titulli,
kurse shtyllën Çmimi i shtijës aplikoni funksionin Avg.

139
Figura 12.14- Funksioni i vlerës mesatare (Avg).

Më funksion MIN llogaritet vlera mesatare më e vogël e një shtylle ndërsa me


funksionin MAX llogaritet vlera më e madhe e një shtylle.

Figura 12.15- Funksioni i vlerës minimale dhe maksimale (Min & Max).

140
PYETJET E KAPITULLIT TË DYMBËDHJETË
1. Çka janë pyetësit?
2. Cilat janë dy mënyra për krijimin e pyetësit të ri?
3. Cila është mënyra e përdorimit të magjistarit (Wizard)?
4. Cila është mënyra e përdorimit të pamjës dizajnuese?
5. Si dizajnohet pyetësi i ri?
6. Kur duhet të prëcaktohet definimi i kriterëve të pyetëseve?
7. Cili është qëllimi kryesor i përdorimit të pyetësit?
8. Cilët janë kriterët për filtrim të rekoedeve?
9. Cilat janë krieterët për përdorimin e disa llojeve të operatorëve?
10. Çka zëvendëson simboli (*)?
11. Çka zëvendëson simboli (?)?.
12. Çka duhet të përdorim nëse i prëcaktoni kriterët për fushën numerike?
13. Cilat janë formatët e datës në fushën e kriterit?
14. Llogaritja në Access, bëhen në?
15. Cila është fusha për llogaritje që e definon përdorimin e sintaksës?
16. Cilat janë disa hapa për kryerjen e llogaritjes përmes pyetësit?
17. Për çka përdoren pyetësit e grupuar?

141
13. FORMULARËT
Formulari është një objekt i bazës së të dhënave të Access-it, i cili përdoret me
qëllim të lehtësimit të regjistrimit dhe editimit të të dhënave në tabela. Emri
formular rrjedh nga formularët e letrave, të cilët plotësohen me të dhëna të
ndryshme.

Përdorimi i formularëve në Access mundëson:

 Një organizim më të mirë të fushave, të cilat duhet të plotësohet.


 Regjistrimin dhe editimin e të dhënave në një dritare punuese, pa pasur
nevojë për hapjen e disa tabelave.
 Insertimin e butonave të ndryshëm kontrollues, të cilët krijojnë një
interfejs më të përshtatshëm për shfrytëzues.
 Paraqitja e informatave shtesë, të cilat mund të ndihmojnë gjatë
regjistrimit të të dhënave.

13.1. Krijimi i formularit


Ekzistojnë dy mënyra për krijimin e formularit:

1. Magjistari i formularit (Form Wizard)- Access-i posedon magjistarin për


krijimin e formularëve të thjeshtë, i cili do të ju udhëzoj dhe ndihmojë hap
pas hapi në krijimin e formularëve.
2. Pamja dizajnuese (Design View)- ofron disa vegla grafike, të cilat mund
t’i përdorni për krijimin e formularëve.

Krijimi i formularëve me anë të magjistarit zhvillohet në disa hapa:

1. Hapeni bazën e të dhënave.

2. Kaloni në regjistrin Create dhe klikoni në butonin Form Wizard.

3. Tani, hapet dritarja e magjistarit From Wizard, prej nga zgjedhen fushat
e formularit.

142
Zgjedhja e fushave mund të bëhet nga disa tabela dhe pyetës:

1. Klikoni në listën rënëse dhe zgjedhni tabelat ose pyetësit.


2. Zgjedhni fushat dhe pastaj shtypni butonin >> për t’i insertuar fushat e
zgjedhura.
3. Kur të përfundoni me zgjedhjen dhe insertimin e fushave, shtypni
butonin Next, për të kaluar në hapin e ardhshëm.

Figura 13.1- Krijimi i formularit duke përdorur magjistarin (Wizard)

Në këtë hap caktohet mënyra e organizimit dhe strukturimit të fushave në


formular. Ekzistojnë katër lloje të layout-it:

 Shtyllë (Column),
 Shtrirje uniforme (Tabular),
 Tabelë (Datasheet),
 Radhitja në të dy anët (Justifield).

Kur të zgjedheni layout-in e dëshiruar, klikoni në butonin Next dhe kaloni në


hapin vijues.

143
Figura 13.2- Zgjedhja e layout-it në Form Wizard.

Në hapin e fundit bëhet emërtimi i formularit dhe caktohet mënyra e hapjes së


formularit. Formulari mund të hapet për:

1. Regjistrim të të dhënave.
2. Përpunim të mëtejshëm në pamjen dizajnuese.

Nëse klikoni në butonin Finish, përfundon procesi i krijimit të formularit.

Figura 13.3-
Emërtimi i
formularit

144
13.2. Krijimi i formularit në pamjen dizajnuese
Krijimi i formularit në pamjen dizajnuese është më sfideus, por është mënyra më
e mirë për krijimin e formularëve sepse në këtë pamje ju keni më tepër mundësi
për kontrollimin dhe dizajnimin e formularit tuaj.

Krijimi i formularit në pamjën dizajnuese, ndiqni hapat si në vijim:

1. Në panelin e navigimit, zgjedhni tabelën ose pyetësin që dëshironi ta


përdorni për të gjeneruar formular.
2. Klikoni së pari në regjistrin Create.
3. Klikoni në butonin More Forms dhe zgjedhni opsionin Split Form.

Figura 13.4- Krijimi i formularit në pamjen dizajnuese

4. Tani krijohet një formular, të cilin mund


ta ruani duke përdorur kombinimin e
tasteve Ctrl+S.

Figura 13.4- Krijimi i formularit në Split Form.

145
13.3. Dizajnimi i formularit
Pamja dizajnuese ofron vegla të shumta për dizajnimin dhe përpunimin e
formularit. Në këtë pamje mund të shtohen fusha te reja si dhe të ndryshohet
pamja dhe përmbajtja e fushave.

Hapësira e
Header-it

Pjesa e
detajeve

Hapësira
e Footer-
it.
Figura 13.5- Dizajnimi i formularit.

Formularët përmban tre elemente kryesore: Header-in e formularit (Form


Header), pjesën e detajeve (Detail) dhe footer-in e formularit (Form Footer).
Elementi kryesor i formularit është pjesa e detajeve, ku definohet përmbajtja e
secilit rekord.

Shpeshherë, mund të ndodhë që formularët të përmbajnë vetëm pjesën e


detajeve. Por, nëse dëshironi të shtoni titullin ose logon në krye të formularit ose
të shtoni ndonjë informatë tjetër në fund të formularit, atëherë ju mund ta shtoni
pjesën e headr-it dhe footer-it në formular. Për t’i shtuar këto dy pjesë, klikoni
me tastin e djathtë të miut kudo në sipërfaqe të formularit dhe zgjedheni
opsionin Page Header/Footer nga menyja kontekstit.

146
Gjatë dizajnimit, ju mund të ndryshoni madhësinë e tri pjesëve të formularit. Për
të ndryshuar madhësinë e cilësdo pjesë të formularit, lëvizni treguesin e miut në
kornizën e poshtme të pjesës dhe kur miu merr formën e shigjetës së dyfishtë,
tërhiqeni atë poshtë ose lartë derisa pjesa të arrijë gjerësinë e dëshiruar.

Por, nëse e ndryshoni madhësinë e pjesëve të formularit, keni parasysh të krijoni


vetëm aq hapsirë sa është e nevojshme për vendosjen e përmbajtjeve. Në të
kundërtën do të kenë një pamje jo profesionale.

Figura 13.5-
Tërhiq për të ndryshuar madhësinë e pjesës së footer-in.

13.4. Formatimi dhe zhvendosja e fushave


Në pamjen dizajnuese, përmbajtja e formularit dhe në veçanti
përmbajtja e pjesës së detajeve, duke ndryshe nga pamja në
realitet. Kjo ndodhë për arsye se në këtë pamje nuk paraqiten
të dhënat reale, por paraqiten fushat përcaktuese, ku Access-i i
vendos informatat e nevojshme atëherë kur formulari hapet në
pamjet tjera.

Dizajnimi i formularit mund të bëhet edhe në pamjen Layout.


Për të kaluar në pamjen Layout, klikoni me tastin e djathtë të
miut në shiritin e titullit të formularit dhe zgjedhni pamjen e
dëshiruar.
147
Por, pamja dizajnuese (Design View) ofron një gamë më të madhe të elementeve
dizajnuese, të cilat ju mundësojnë një liri dhe kontroll më të madhe gjatë
dizajnimit të formularit.

Çdo fushë përbëhet nga dy elemente kontrolluese: etiketa që tregon emrin e


fushës dhe kutia e tekstit që i paraqet të dhënat e fushës. Të dy pjesët e fushës
mund të formatizohen sipas dëshirës dhe mund të zhvendosen në pozita të tjera.

Formatizimi i fushave, ndiqni disa hapa vijues:

1. Zgjedhni fushat, të cilat dëshironi t’i formatorni.


2. Klikoni në regjistrin Format, i cili është pjesë e regjistrit
Form Layout Tools.
3. Grupi Font përmban vegla të ndryshëm, të cilat mund
t’i shfrytëzoni për të ndryshuar llojin e fontit, madhësia
e fontit, ngjyrën, efektet etj. Me këto vegla, ju jeni
familjarizuar në programet tjera të MS Office.
4. Klikoni në butonin Shape Outline, nëse dëshironi të
ndryshoni ngjyrën e kornizës së fushës.
5. Zgjedheni opsionin Line Thickness dhe caktoni
trashësinë e kornizës së fushës.
6. Zgjedhni opsionin Line Type dhe caktoni llojin e vijave
përkufizuese.
7. Nëse dëshironi t’i shihni ndryshimet e bëra në formular,
kaloni në pamjen e formularit (Form View).

Zhvendosja e fushave bëhet më së lehti duke përdorur miun:

1. Zgjedhni fushën me një klikim të miut.


2. Tërheqni fushën në poziten e re.

Në formularët e thjeshtë, Access-i bën grupimin e fushave në një strukrurë


tabelare të quajtur layout. Prandaj çdo ndryshim i madhësisë së një fushe do të
reflektohet edhe në fushat tjera të grupit.

Për të ndryshuar madhësinë e fushës, veproni si në vijim:

1. Zgjedhni fushën me një klikim të miut. Me këtë rast rreth fushës do të


krijohet një kornizë.

148
2. “Kapni” njërën nga dy katrorët e vegjël, që paraqiten në dy skajet e
kornizës së fushë, me anë të miut dhe tërhiqni atë në drejtimin e
dëshiruar, derisa fusha të arrijë madhësinë e dëshiruar.

13.5. Shtimi i elementeve kontrolluese


Access-i ofron një numër të madh të elementeve kontrolluese, të cilat mund t’i insertoni
në formular dhe raporte. Këto elemente kontrolluese gjenden ne regjistrin Design, në
grupin Controls.

Figura 13.6- Elementet kontrolluese.

Për të shtuar njërin nga këto elemente kontrolluese, ndiqni hapat në


vijim:

1. Kaloni në regjistrin Design.


2. Nëse dëshironi të aktivizoni magjistarin për krijimin e elementeve
kontrolluese, hapeni galerinë e elementeve kontrolluese dhe zgjedhni
opsionin Use Control Wizard.
3. Klikoni në elemntet kontrolluese, të cilin dëshironi ta insertoni në
formular. Sapo të klikoni në elementin kontrollues, ndryshon ngjyra e tij
dhe treguesi i miut do të shëndrrohet në një kryq. Kjo tregon se elementi
tani mund të venodset në formular.
4. Duke e mbajtur të shtypur tastin e majtë të miut, vizatoni elementet
kontrolluese në vendin e dëshiruar. Nëse elementi kontrollues posedon
magjistarin, ai do të shfaqet tani dhe do të ju udhëheq hap pas hapi në
konfigurimin e elementit kontrollues.
5. Tani, në formular insertohet elementi kontrollues, të cilin mund ta
formatizoni duke e ndryshuar fontin e tij, madhësinë, ngjyrën etj.

149
13.6. Galeria e elementeve kontrolluese
Në galerinë Controls ekziston një numër i madh i elementëve kontrolluese, ku
secili element ka funksion dhe karakteristika të ndryshme. Në tabelën e
mëposhtme përshkruhet funksioni i elementëve më të rëndesishme
kontrolluese.

Elementi Emri Përshkrimi

Label Etiketa shërben për shkruarjen e tekstit.

Text Box Fushë tekstuale paraqet të dhënat nga


fushat e tabelave ose pyetësve. Përdoret
edhe për insertimin e fushave për llogaritje.

Button Buton për kryerjen e ndonjë veprimi.

Option Group Një grup i butonave opsional, ku mund të


zgjedhet evtëm njëri buton opsional.

Toggle Button Buton në dy gjendje: normale dhe i


shtypur.

Option Button Buton opsional, i cili mund të ketë dy vlera


Yes/No.

Check Box Kutia (katrori)për vërtetim, i cili i paraqet


vlerat Yes/No.

Combo Box Elementet kontrollues, i cili sapo të klikoni


në shigjetën rënëse shfaq listën me të
dhëna.

150
List Box Elementet kontrolluese, i cili paraqet një
listë më të dhëna të fushës.

Image Fotografi ilustrues.

Unbound Object Është një element i palidhur, i cili shfaq


Frame objekte nga ndonjë program tjetër.

Bound Object Është një element paraprak i cili shfaq, por


Frame i cili është i lidhur me përmbajtjen e ndonjë
fushe të rekordit.

Page Break Thyerja e faqes.

Tab Control Shfaqja e informatave në disa regjistra.

Subform/Subreport Shfaq një formular në kuadër të formularit.

151
13.7. Karakteristika e formularit dhe elementeve
kontrolluese
Çdo formular dhe çdo element kontrollues i ka karakteristikat e veta,
të cilat mund tí konfiguroni në pamjen dizajnuese (Design View).
Definimi i këtyre karakteristikave bëhet në dritaren e dialogut
Property Sheet, e cila hapet duke klikuar në butonin Property
Sheet.

Dritarja e dialogut Property sheet mund ha hapeni edhe nëse klikoni në skajin
e sipërm të majtë të dritarës së formularit.

Kjo dritare përbëhet nga pesë regjistra, ku mund t’i konfiguroni të gjitha
karakteristikat e formularit. Nëse dëshironi të dini se si duhet të konfiguroni një
karakteristikë, atëhetë zgjedhni atë dhe shtypni tastin funksional [F11].

Ngajshën me konfigurohen edhe karakteristikat e elementeve kontrolluese. Pra,


zgjedhni elementin kontrollues dhe pastaj klikoni në butonin Property Sheet.
Me këtë rast hapet dritarja Property Sheet, ku mund t’i konfiguroni
karakteristikat e elementit të zgjedhur.

Figura 13.7- Karakteristikat e elementeve kontrolluese


152
13.8. Krijimi i butonave opsional në formular
Butoni opsional është njëri nga elementet kontrolluese që
përdoret më së shumti gjatë dizajnimit të formularëve. Procedurat e
krijimit të butonave opsional në formular është treguar në vijim:

1. Hapeni një formular ekzistues në pamjen dizajnuese ose


krijoni një formular të ri.
2. Aktivizoni magjistrarin e elementeve kontrolluese, nëse
ai nuk është aktivizuar. Për të aktivizuar magjistarin,
hapeni galerinë e elemneteve kontrolluese dhe zgjedhni
opsionin Use Control Wizard.

3. Klikoni në elementin kontrollues. Sapo të klikoni në elementin kontrollues,


ndryshoni ngjyrat e tij dhe treguesi i miut do të shndërrohet në një kryq.
Kjo tregon se elemneti tani mund të vendoset në formular.

4. Duke e mbajtur të shtypur tastin e majtë të miut, vizatoni një


drejtkëndësh në vendin e dëshiruar. Madhësia e drejtkëndëshit i përgjigjet
madhësisë së grupit të butonave opsional.
5. Tani, shfaqet magjistari, i cili do të ju udhëheq hap pas hapi në
konfigurimin e elementit kontrollues. hapin e parë, caktohet fusha
opsionale. Për të kaluar nga një rresht në tjetrin, shtypni tastin [Tab]. Kur
t’i caktoni fushat opsionale, klikoni në butonin Next.

Figura 13.8-
Caktimi i
fushave
opsionale

153
Në hapin e dytë definohet opsioni standard dhe kalohet në hapin e ardhshëm
duke kilkuar në butonin Next.

Figura 13.9- Deklarimi i opsionit standard.

Në hapin e tretë definohet vlerat e opsioneve. Secili opsion i bashkëngjitet një


vlerë. Klikoni në butonin Next, për të kaluar në hapin e ardhshëm.

Figura 13.10- Definimi i velrave të opsioneve.

154
Në hapin e katërt përcaktohet fusha e tabelës, ku do të ruhen vlerat e opsioneve.
Klikoni në butonin Next për të kaluar në hapin e ardhshëm.

Figura 13.11- Përcaktimi i fushave.

Në hapin e pestë definohet lloji dhe stili i butonave opsional. Klikoni në butonin
Next, për të kaluar në hapin e ardhshëm.

155
Figura 13.11- Definimi i llojeve të butonave.

Në hapin e fundit duhet të emërtoni grupin e butonave opsional dhe pastaj të


klikoni në butonin Finish.

Krijimin e butonave opsional në formular, mund ta shihni nëse kaloni në pamjen


e formularit (Form View).

Mos harroni ta ruani formularin, nëse dëshironi t’i ruani ndryshimet e bëra.

13.9. Krijimi i fushave rënëse në formular


Fushat ose listat rënëse krijohen atëherë kur dëshironi të krijoni
mundësitë e zgjedhjes së vlerave nga lista e definuar paraprakisht.
Procedurat e krijimit të fushave rënëse në fromular është treguar në vijim:

1. Hapeni formularin në pamjen dizajuese.

2. Aktivizoni magjistarin e elementeve kontrolluese.

156
3. Klikoni në elementin kontrollues.
4. Duke e mbajtur të shtypur tastin e majtë të miut, vizatoni një
drejtkëndësh në vendin e dëshiruar. Madhësia e drejtkëndëshit i
përgjigjet madhësisë së fushës rënëse.

Figura 13.13-
Krijimi i fushave rënëse (Combo Box)

5. Tani, shfaqet magjistari, i cili do të ju udhëheq hap pas hapi në


konfigurimin e elementeve kontrolluese.

Në hapin e parë zgjedhni opsionin e marrjes së vlerave nga tabela ose pyetësi.
Klikoni në butonin Next, për të kaluar në hapin e ardhshëm.

Figura 13.14- Përcaktimi i mënyrës së sigurimit të vlerave.

157
Në hapin e dytë caktoni tabelën, prej ku do të merren vlerat e fushës rënëse.
Klikoni në butonin Next, për të kaluar në hapin e ardhshëm.

Figura 13.15- Përcaktimi i tabelës.

Në hapin e tertë zgjedhni fushën, ku do të merren vlerat dhe pastaj klikoni në


butonin Next.

Figura 13.16- Përcaktimi i fushës.


158
Në këtë mënyrë, vazhdoni të përcjellni magjistarin hap pas hapi derisa të arrini
në hapin e fundit. Në hapin e fundit emërtoni fushën dhe klikoni në butonin
Finish.

Figura 13.17- Ruajtja e vlerave në fusha dhe përfunimi në butonin Finish.

Nëse kaloni në pamjen e formularit (Form View), ju do ta shihni krijimin e fushës


rënëse në formular.

Figura 13.18- Pamja e formularit për krijimin e fushës rënëse (Form View).

Siç shihet, në fushën rënëse janë paraqitur të gjitha të dhënat. Por, ky gabim
mund të korrigjohet duke bërë grupimin e të dhënave.
159
Grupimi i të dhënave në fushën rënëse bëhet si në vijim:

1. Zgjedheni fushën Komuna dhe klikoni në butonin Propertty Sheet. Me


këtë rast hapet dritarja e karakteristikave.
2. Kaloni në regjistrin Data.
3. Në fushën Row Source paraqiten dy butona. Klikoni në butonin me tri
pika.

Figura 13.19-Grupimi i të dhënave në fushën rënëse.

4. Tani, shfaqet dritarja e pyetësit. Për t’i grupuar qytetet e njëjta në fushën
rënëse, klikoni në ikonën e shumës.

5. Klikoni në fushën Total dhe zgjedhni funksionin Group by.

6. Mbylleni dritaren e pyetësit, duke e përgjigjur me Yes.

7. Nëse tani kaloni në pamjen e formularit (Form View), ju mund të shihni


se në fushën rënëse është bërë grupimi i të dhënave.

160
Figura 13.20-Dritarja e pyetësi, për ti grupuar qytetet e njëjta në fushën rënëse.

13.10. Insertimi i objekteve në formular


Në formular mund të integrohen edhe objekte të krijuara me programe të tjera.
P.sh- në formular mund të insertohen vizatime të krijuara në Paint, fotografi
nga galeria e Word-it ose fotografi digjitale.

Mënyra se si do të integrohet një objekt në formular varet se a është objekti i


lidhur apo jo. Objektet e lidhura ruhen në tabelë por në formular ose raporte.

Shtimi i një fushe të objektit bëhet si vijon:

1. Hapeni tabelën, ku dëshironi të insertoni fushën, në pamjen dizajnuese.


2. Insertoni një fushë dhe deklaroni atë si OLE-Object.
3. Ruani ndryshimet e bëra.

161
Rregullimi i karakteristikave të fushës bëhet si në vijim:

1. Krijoni një formular të ri, i cili bazohet në tabelën ku e keni shtuar


fushën. Kaloni në pamjen dizajnuese.
2. Zgjedhni objektin dhe klikoni në butonin Property Sheet.
3. Kaloni në regjistrin Format.
4. Konfiguroni fushën Back Style: Transparent.
5. Konfiguroni fushën Border Style: Transparent.
6. Pas përshtatjes së karakteristikave të fushës, ruani ndryshimet e bëra në
formular.

Figura 13.21- Insertimi i objekteve në formular.

Insertimi i objketev në formularë:

1. Kaloni në pamjen e formularit.


2. Klikoni me tastin e djathtë të miut në fushën e objektit dhe zgjedhni
opsionin Insert Object.
3. Në dritaren e dialogut, zgjedhni opsionin Create from File.
4. Kërkoni fotogarfinë, të cilën dëshironi ta integroni dhe pastaj klikoni në
butonin OK.
5. Tani, fotografia e zgjedhur do të insertohet në formular.

162
PYETJET E KAPITULLIT TË TREMBËDHJETË
1. Çka është formulari?
2. Prej nga rrjedh emri formular?
3. Çka mundëson përdorimi i formularëve në Access?
4. Cilat janë dy mënyrat për krijimin e formularit?
5. Cilat janë katër llojet e layout-it?
6. Për çka mund të hapet formulari?
7. Çka është krijimi i formularit në pamjen dizajnuese?
8. Çka ofron pamja dizajuese?
9. Cilat janë tre elementet që i përmban formulari?
10. Cili është elementi kryesor i formularit?
11. Cilat janë dy elementet kontrolluese të çdo fushe të përbërë?
12. Si bëhet zhvendosja e fushave duke e përdorur miun?
13. Çka ekziston në galerinë Controls?
14. Çka shërben elementi kontrollues Label dhe Text Box?
15. Çka shërben elementi kontrollues Button dhe Option Group?
16. Çka shërben elementi kontrollues Toggle Button dhe Option Button?
17. Çka shërben elementi kontrollues Check Button dhe Combo Box?
18. Çka shërben elementi kontrollues List Box dhe Image?
19. Çka shërben elementi kontrollues Unbound Object Frame dhe Bound
Object Frame?
20. Çka shërben elementi kontrollues Page Break dhe Tab Control?
21. Çka shërben elementi kontrollues Subform/Subreport??
22. Në cilën dritare të dialogut bëhet definimi i karakteristikave për çdo
element kontrollues?
23. Çka është Butoni opsional?
24. Pse krijohen fushat rënëse?
25. Si bëhet shtimi i një objekti në fushë të formularit?

163
14. RAPORTET
Raporti është një objekt i bazës së të dhënave që prëdoret për paraqitjen e të
dhënave në formë të përmbledhur. Zakonisht, raporti krijohet me qëllim të
shtypjes së të dhënave në letër.

Krijimi i raportit dhe shtypja e tij në letër është shumë më e përshtatshme se


shtypja e të dhënave nga tabela, sepse në raport mund të paraqiten të dhënat e
filtruara nga disa tabela dhe pyetës.

Ngjashëm me formularët edhe raporti mund të krijohet duke përdorur:


magjistarin e raportit (Report Wizard) ose pamjen dizajnuese (Design View).

Mënyra më e lehtë për të krijuar një raport në Access është që të përdorni


magjistarin e raporteve, i cili ju udhëzon hap pas hapi në zgjedhjen dhe
rregullimin e të dhënave që do të shtypen në raport.

Pamja dizajnuese përdoret zakonisht për të modifikuar raportet e dizajnuara me


anë të magjistarit, si dhe për krijimin e raporteve të avancuara.

14.1 Krijimi i raportit përmes magjistarit (Wizard)


Krijii i raportit me anë të magjistarit zhvillohet në disa hapa:

1. Aktivizimi i magjistarit bëhet duke zgjedhur Create/Report/Report


Wizard.

2. Në hapin e parë zgjedhni tabelat ose pyetësit, me të dhënat burimore. Edhe


këtu,sikur tek formulari, mund t’i zgjedhni fushat nga dy tabela të lidhura.
Pasi të përfundoni me zgjedhjen e të dhënave, klikoni në butonin Next,
për të kaluar në hapin e ardhshëm.

164
Figura 14.1- Krijimi i raportit përmes magjistarit (Wizard).

Në hapin e dytë caktoni fushën, në bazë të cilës do të bëhet grupimi i të dhënave


në raport dhe pastaj klikoni në butonin Next, për të kaluar në hapin e ardhshëm.

Figura 14.2- Caktimi i mënyrës së grupimit

165
Në hapin e tretë caktoni nivelet e grupimit të fushave dhe pasi klikoni në butonin
Next, për të kaluar në hapin e ardhshëm.

Figura 14.3- Caktimi i niveleve të grupimit.

Në hapin e katërt caktoni mënyrën e renditjes së rekordeve sipas ndonjë fushe


të caktuar. Zgjidhja e fushës për renditje të të dhënave ka efekt vetëm në raport,
kurse të dhënat në tabela mbeten të renditura ashtu siç kanë qenë më herët. Për
të kaluar në hapin e ardhshëm, klikoni në butonin Next.

Figura 14.4-
Caktimi i
mënyrës së
renditjes.

166
Në hapin e pestë caktoni mënyrën e organizimit të fushave të rekordit (Layout)
dhe orientimin e faqës të raportit (Orientation). Për të kaluar në hapin vijues,
klikoni butonin Next.

Figura 14.5- Definimi i pamjës së raportit.

Në hapin e fundit emërtoni


raportin dhe klikoni në butonin
Finish, për të përfunduar
krijimin e raportit. Raporti tani
do të krijohet sipas parametrave
që i kemi përcaktuar gjatë
hapave të magjistarit (Wizard).

Figura 14.6- Emërtimi i raportit.

167
Krijimi i raportit mund ta shihni nëse kaloni në pamjen e raportit (Report View).

Figura 14.7- Pamja e raportit (Report View).

14.2 Dizajnimi i raportit


Access-i në pamjën dizajnuese ofron një gamë të gjerë të elementeve
kontrolluese, të cilat ju mund t’i përdorni për të përmirësuar pamjen e raportit
të krijuar me anë të magjistarit.

Në pamjen dizajnuese, përmbajtja e formularit duket ndryshe nga pamja e tij në


realitet. Kjo ndodhë për arsye se në këtë pamje nuk shihen të dhënat e raportit,
por vetëm dizajni i tij.

Për të kaluar në pamjen Design, klikoni me tastin e djathtë të miut në shiritin e


titullit të raportit dhe zgjedheni opsionin Design View.

Dizajnimi i formularit mund të bëhet edhe në pamjen Layout. Por, vetëm në


pamjen dizajnuese ju keni “lirinë” dhe veglat e nevojshme për të dizajnuar dhe
modeluar raportin ashtu siç dëshironi.

168
Raporti përbëhet nga pesë pjesë:

1. Hapësira e header-it të raportit


2. Header-i i faqës së raportit.
3. Pjesa e detajeve.
4. Footer-i i faqës së raportit.
5. Hapësira e footer-it të raportit.

Figura 14.8- Dizajnimi i raportit (Design View).

Nëse mungon ndonjë pjesë e raporti atëherë ju mund ta shtoni atë duke klikuar
me tastin e djathtë të miut kudo në sipërfaqe të raportit dhe duke zgjedhur
opsionin Page Header/Footer ose Report Header/Footer nga menyja e
kontekstit.

Gajtë dizajnimit, ju mund të ndryshoni madhësinë e tri pjesëve të raportit. Për


të ndryshuar madhësinë e cilësdo pjesë të raportit, lëvizni treguesin e miut në
kornizën e poshtme të pjesës dhe kur miu merr formën e shigjetës së dyfishtë,
tërhiqeni atë poshtë ose lartë derisa pjesa të arrijë gjereësinë e dëshiruar.

169
14.3 Header-i dhe Footer-i i Raportit
Header-i dhe Footer-i i raportit paraqiten vetëm njëherë në raport. Header-i i
raportit paraqitet në krye të raportit, kurse Footer-i në fund të raportit. Si në
Header ashtu edhe në Footer mund të insertohen tekste dhe formula të
ndryshme.

Në Header të raportit mund të shkruani titullin, vendosni logon ose të shkruani


ndonjë rresht personal. Kurse në Footer të raportit mund të shkruani informata
përmbledhëse ose informata copyright.

Figura 14.9- Header-i dhe Footer-i i Raportit.

14.4 Pjesa e detajeve


Pjesa e detajeve është pjesa kryesore e secilit raport. Kjo pjesë përsëritet për çdo
rekord të raportit. Nëse ka një strukturë tabelare, atëherë kjo pjesë do të
përsëritet në çdo rresht.

Dizajnimi i pjesës së detajeve më së lehti mund të bëhet në pamjen Layout. Në


këtë pamje Access-i bën grupimin e fushave në një strukturë tabelare dhe çdo
170
formatizim ose ndryshim i madhësisë së një fushe do të reflektohet edhe në
fushat tjera të grupit.

Në pjesën e detajeve përveç tekstit, mund të shtoni edhe elementet tjera


kontrolluese, të cilat gjenden në regjistrin Deisgn në grupin Controls.

Figura
14.10-
Pjesa e detajeve të Raportit.

14.5 Header-i dhe Footer-i i faqës


Çdo gjë që krijohet në Header dhe Footer të faqës do të paraqitet në të gjitha
faqet e raportit. Header-i i faqës paraqitet në krye të çdo faqeje të raportit, kurse
Footer-i paraqitet në fund të çdo faqeje të raportit. Header-i i faqës zakonisht
përdoret për shkruarjen e titullit, kurse footer-i për numërimin e faqeve dhe
shkruarja e datës.

Nëse në pjesën e Header-it ose Footer-it të faqës vendoseni një fushë teksti dhe
shkruani formulën =[Page], atëherëdo të bëhet numërimi automatikisht i të
gjitha faqeve të raportit.

171
14.6 Shtypja
Objektet e bazës së të dhënave si: tabelat, formularët, raportet, mund të
dërgohen në shtypës dhe të shtypën në letër në çdo kohë. Procesi i shtypjes
zhvillohet në prapavijë, prandaj ju mund të punoni njëkohësisht edhe punë të
tjera, madje edhe mund ta mbylleni bazën e të dhënave.

Kjo është e mundur,sepse sistemi operativ Windows 7, bën menaxhimin e


shtypjes. Gjatë shtypjes, në shiritin e statuesit do të shfaqet ikona e shtypësit.
Nëse klikoni në këtë ikonë, ju mund ta shihni listën e pritjës dhe statuesin e
shtypësit.

Shtypja e objektit, ndiqni hapat në vijim:

1. Klikoni në regjistrin File.


2. Klikoni në komandën Print. Në anën e djathtë hapet një dritare e
dialogut.
3. Klikoni në Print Preview, nëse dëshironi ta kontrolloni pamjen.
4. Klikoni në butonin Quick Print, nëse dëshironi ta shtypni objektin
mënjëherë.
5. Klikoni në butonin Print dhe konfiguroni parametrat e shtypjes para se
ta shtypni objektin.

Figura 14.11- Shtypja e objektit.

172
Dritarja për konfigurimin e parametrave të shtypjes hapet duke klikuar në
opsionin Print.

3
2

Figura 14.12- Konfigurimi i parametrave të shtypjës.

Në këtë dritare mund të përcaktohen këta parametra të shtypjës:

1. Lloji i shtypësit.
2. Numri i kopjëve.
3. Mënyra e shtypjës, përkatësisht a duhet të shtypet të gjitha faqet e
objektit ose vetëm rekorde të caktuara.
4. Radhitja e kopjeve, përkatësisht a do të shtypen njëherë faqet çift ose
tek.
5. Shtypja në fajll, i cili mund të shtypet edhe në ndonjë shtypës tjetër.
6. Konfigurimi i parametrave të faqes.

173
PYETJET E KAPITULLIT TË KATËRMBËDHJETË
1. Çka është Raporti?
2. Për çfarë qëllimi kryesor raporti?
3. Çka është krijimi i raportit dhe shtypja e tij në letër?
4. Si krijohet raporti duke e përdorur?
5. Cila është mënyra më e lehtë për të krijuar raport në Access?
6. Për çfarë përdoret pamja dizajnuese?
7. Çka ofron pamja dizajnuese në Access?
8. Pse përmbajtja e formularit duket ndryshe në pamjen dizajnuese?
9. Në cilën pamje mund të bëhet dizajnimi i formularit?
10. Cilat janë pesë pjesë të raportit?
11. Çka paraqet Header-i dhe Footer-i?
12. Çka mund të shkruhet në Header dhe Footer?
13. Çka mund të shkruhet në Header të raportit?
14. Çka mund të shkruhet në Footer të raporit.
15. Çka është pjesa e detajeve?
16. Çka mund të shtoni në pjesën e detajeve përveç tesktit?
17. Çka paraqitet në Header dhe Footer i faqës?
18. Si zhvillohet procesi i shtypjes?

174
15. PËRFUNDIMI

1. Konceptet e përgjithshme të kompjuterit personal...........................1


 Fletë pune..........................................................................2
1.1 Historia e kompjuterëve.....................................................................3
1.2 Gjenerata e kompjuterëve..................................................................3
1.3 Historia e sistemi operative nga IBM dhe Microsoft............................6
 Fletë pune..........................................................................8
1.4 Kompjuterët personal (PC).................................................................9
1.5 Komponetet kryesore të sistemit kompjuterik...................................12
 Fletë pune........................................................................15
 Pyetjet e kapitullit të parë...............................................................16
2. Pjesët themelore të sistemit kompjuterik..........................................18
2.1 Njësia qendrore ose shtëpizat ..........................................................18
 Fletë pune........................................................................21
2.2 Pllaka kryesore apo pllaka amë........................................................22
2.3 Kartelat zgjeruese............................................................................23
2.4 Interface-at......................................................................................24
2.5 Njësia qendrore e përpunimit (procesori –CPU-ja).............................25
2.6 Memoria e brendshme (Operative)................................................... 26
 Fletë pune........................................................................29
2.7 Mediumet magnetike...................................................................... 30
2.8 Mediumet Optike............................................................................ 32
 Fletë pune........................................................................35
 Pyetjet e kapitullit të dytë.................................................................36
3. Pajisjet hyrëse............................................................................... 39
3.1 Tastiera.......................................................................................... 39
3.2 Miu..................................................................................................44
3.3 Trackball (Topi ndjekës)...................................................................44
3.4 TouchPad........................................................................................44
3.5 Joystick-at......................................................................................44
3.6 Blloku Digitizer-i........................................................................... 45
3.7 Lightpen-at....................................................................................45
 Fletë pune......................................................................46
3.8 Skanerët....................................................................................... 47
3.9 Lexuesi i optik ............................................................................. 47
3.10 Lexuesi magentik..........................................................................48
175
3.11 Kamerat digjitale........................................................................... 48
3.12 Touchscreen-at............................................................................. 48
3.13 Pajisjet Audio-Vizuale................................................................... 49
 Fletë pune..................................................................... 50
 Pyetjet e kapitullit të tretë............................................................. 51
4. Pajisjet dalëse....................................................................................52
4.1 Ekrani (Monitori).......................................................................... 52
4.2 Shtypësi (Printerët)....................................................................... 54
4.3 Ploterët......................................................................................... 54
4.4 Altoparlantët................................................................................. 55
4.5 Headset-ët.................................................................................... 55
4.6 Projektori.......................................................................................55
 Fletë pune..................................................................... 56
 Pyetjet e kapitullit të katërt............................................................57
5. Sistemet opertaive dhe softwar-et aplikative.................................. 58
5.1 Sistemet operative (SO)................................................................. 58
5.2 Programet aplikative..................................................................... 59
5.3 Roli dhe funksionet e sistemit operativ.......................................... 60
 Fletë pune......................................................................62
 Pyetjet e kapitullit të pestë............................................................ 63
6. Sistemet kompjuterike në jetën e përditshme- Ergonomia............. 64
6.1 Karriga ergonometrike.................................................................. 65
6.2 Tavolina ergobometrike................................................................. 66
6.3 Hapësira për këmbë...................................................................... 66
6.4 Klima e dhomës............................................................................ 67
 Fletë pune......................................................................68
 Pyetjet e kapitullit të gjashtë......................................................... 69
7. Kompjuterët në ambinete të punës.................................................. 70
7.1 Teleworking.................................................................................. 71
7.2 Përdorimi i robotëve.......................................................................72
 Fletë pune......................................................................73
 Pyetjet e kapitullit të shtatë........................................................... 74
8. Terminologjia e bazës së të dhënave................................................ 75
8.1 Tabelat dhe indekset..................................................................... 77
8.2 Çelësat-primare dhe të huaj........................................................... 79
8.3 Lidhja e tabelave........................................................................... 80
 Pyetjet e kapitullit të tetë............................................................... 83

176
9. Startimi dhe mbyllja e programit të Access-it................................. 84
9.1 Dritarja e Accessit......................................................................... 86
9.2 Elemenetet e dritarës së Access-it................................................. 87
9.3 Ndihma e Access-it 2010 Help....................................................... 89
9.4 Menaxhimi i bazës së të dhënave.................................................. 90
9.5 Krijimi i bazës së të dhënave......................................................... 90
9.6 Ruatja e bazës së të dhënave......................................................... 92
9.7 Hapja e bazës së të dhënave.......................................................... 93
9.8 Identifikimi i bazës së të dhënave.................................................. 94
9.9 Përshtatja e parametrave të Access-it.............................................96
 Pyetjet e kapitullit të nëntë............................................................98
10. Objektet e bazës së të dhënave...................................................... 99
10.1 Paneli i navigimit.......................................................................... 99
10.2 Tabelat........................................................................................100
10.3 Pamja e tabelës............................................................................101
10.4 Pyetësit........................................................................................103
10.5 Formularët...................................................................................103
10.6 Raportet.......................................................................................104
10.7 Përpunimi i objekteve...................................................................105
 Pyetjet e kapitullit të dhjetë..........................................................107
11. Puna me tabela.........................................................................108
11.1 Llojet e të dhënave.......................................................................109
11.2 Karakteristikat e fushës...............................................................112
11.3 Editimi i të dhënave (insertimi i të dhënave në tabelë)................. 114
11.4 Fshirja e të dhënave.....................................................................115
11.5 Shtimi i fushës në tabelë............................................................. 116
11.6 Kërkimi dhe zëvendesimi i të dhënave..........................................117
11.7 Sortimi i të dhënve.......................................................................119
11.8 Filtrimi i të dhënave.....................................................................109
11.9 Çelësi primar...............................................................................121
11.10 Krijimi i çelësit primar................................................................ 123
11.11 Lidhja në mes tabelave............................................................... 125
 Pyetjet e kapitullit të njëmbdhjetë............................................... 128
12. Pyetësit.....................................................................................130
12.1 Krijimi i pyetësit të ri...................................................................130
12.2 Definimi i kriterëve të pyetësit......................................................132
12.3 Kriterët për përputhje të tekstit....................................................133
12.4 Kriterët për fushat numerike........................................................134

177
12.5 Kriterët për fushat me datë..........................................................135
12.6 Pyetësit e grupuar........................................................................136
 Pyetjet e kapitullit të dymbëdhjetë............................................... 141
13. Formularët.................................................................................142
13.1 Krijimi i fromularëve....................................................................142
13.2 Krijimi i formularëve në pamjen dizajnuese................................. 145
13.3 Dizajnimi i formularit.................................................................. 146
13.4 Formatizimi dhe zhvendosja e fushave.........................................147
13.5 Shtimi i elementeve kontrolluese................................................. 149
13.6 Galeria e elementeve kontrolluese................................................150
13.7 Karakteristika e formularit dhe elementet kontrolluese................152
13.8 Krijimi i butonave opsional në formular.......................................153
13.9 Krijimi i fushave rënëse në formular.............................................156
13.10 Insertimi i objketeve në formular.................................................161
 Pyetjet e kapitullit të trembëdhjetë...............................................163
14. Raportet.................................................................................. 164
14.1 Krijimi i raporteve përmes magjistarit (Wizard)............................ 164
14.2 Dizajnimi i raporteve................................................................... 168
14.3 Header-i dhe Footer-i raporteve................................................... 170
14.4 Pjesa e detajeve........................................................................... 170
14.5 Header-i dhe Footer-i i faqës....................................................... 171
14.6 Shtypja....................................................................................... 172
 Pyetje në kapitullin e katërmbëdhjetë.......................................... 174
15. Përfundimi....................................................................................... 175
16. Literatura........................................................................................ 179

178
17. LITERATURA

1. Grup autorësh nga kompania ECDL Kosova, Baza e të dhënave: Moduli 5


Prishtinë, 2010

2. Joyce Cax and Joan Lambert”Step by Step Microsoft Access 2010”, USA,
2010.

3. Bernard John Poole “Essential Microsoft Officce 2010”, England 2010.

4. http://www.gcflearnfree.org/access2010

5. http://www.functionx.com/access/

6. http://www.techonthenet.com/access/index.php

7. http://www.worldbestlearningcenter.com/index_files/Access-2010-
Introduction.htm

8. http://www.jegsworks.com/lessons/databases-2/formsreports/step-
formimages.htm

9. http://www.hmso.gov.uk/acts/acts1984/1984035.htm#aofs

10. http://www.pro.gov.uk/recordsmanagement/dp/default.htm

11. www.mesimi.org

12. www.trajnimi.com

13. http://www.cctglobal.com

179

Vous aimerez peut-être aussi