Vous êtes sur la page 1sur 10

SHËNDETI,SIGURIA DHE MJEDISI

Duke marrë parassysh të gjitha dëmtimet e disa kompanive që kanë sjellë probleme serioze dhe shkurtime në
siguri e shëndet,siguria është bërë tani një nga pikat më kryesore të axhendës në menaxhimin e
projektit.Përveç dhimbjes dhe vuajtjes së shkaktuar ndaj punonjësve dhe publikut nga aksidentet që i
atribuohen mirëmbajtjes se dobët të sigurisë standarte,pamundësia për të siguruar standarte të larta të
sigurisë dhe një mjedis të shëndetshëm është vetëm një biznes i keq.Reputacioni i mirë i ndërtuar në vite
mund të shkatërrohet në një ditë nga një aksident i vogël i shkaktuar nga neglizhenca apo vëmendja e dobët
tek standartet e sigurisë.Për më tepër ,sipas Corporate Manslaughter Act 2007,drejtorët e kompanive tani
mund te jenë përgjegjësit për problemet e shkaktuara nga shkeljet e rregulloreve H&S.

Shëndeti dhe Siguria kanë marrë një siguri ligjore në Shëndetin dhe Sigurinë Britanike në Aktin e Punës në
1974.Kjo krijon një framework legal për punonjësit që të sigurohen që një ambjent pune është i mirëmbajtur
në të cilin aksiedentet dhe praktikat jo të shëndetshme janë në minimumin e tyre.

Ky legjislacion do të përfshinte:

 Menaxhimi i shëndetit dhe rregullat e sigurise ne 1992


 Kontrolli i Asbetos në rregullat e punës në 1987
 Zhurmat në punë në 1989
 Rregullat e vendit të punës 1992
 Rregulat e mbrojtjes së pajisjeve personale në 1992
 Rregullat e mirëmbajtjes së veprimeve manueale në 1992
 Akti i aksidenteve fatale në 1976
 Akti i Korporatave që quhen ‘’Manslaughter’’ në 2007

Akti vendosi një ekzekutiv të shëndetit dhe të sigurisë që ka shumë fuqi për të lejuar inspektorët e tij të bëjnë
hyrjen e premisave dhe problemeve të përmirësimit apo lajmërimeve për ndalimin ashtu sikurse lajmërimin
kur një mjedis i pambrojtur të identifikohet.Akti gjithashtu lejon detyra ligjore për të
punësuarit,punonjësit,personat e vetë-punësuar,dizenjuesit,manifaktorët dhe personat që në përgjithësi janë
në kontoll të premisave ku performohet puna e tyre.

Secili nga këto grupet është identifikuar si detyrë për shëndetin,sigurinë dhe mirëqënien,të cilat vijojnë si më
poshtë

Punëdhënësi

 Mundëson dhe mirëmban pajisjet në mënyrë të sigurtë


 Mundëson sisteme të sigurta dhe të shëndetshme
 Mundëson një mjedim të sigurtë dhe të shëndetshëm
 Siguron mbajtje të sigurtë të kimikateve dhe të substancave toksike
 Siguron informacion,trajnime,instruksione dhe supervizion në çështjen e problemeve të sigurisë

I Punësuari

 Bashkëvepron me punëdhënësin
 Kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e vet
 Kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve
 Nuk e keqpërdor një pajisje të sigurtë
 Nuk ndërhyn në pajisjet e sigurisë

Vetë-punësuar

 Nuk duhet të fusi të tjerët në rrezik nga metoda e tyre e punës

Dizenjuesit,prodhuesit,furnizuesit dhe instaluesit

 Duhet të përdorin substanca të sigurta


 Duhet të sigurojnë dizenjimet që janë të sigurta
 Duhet të sigurojnë testimin dhe konstruktimin e veprimeve që janë të sigurta
 Duhet të mundësojnë informacion,instruksione dhe proçedura për veprime dhe përdorim të sigurtë

Njerëzit që janë në kontrollin e godinave

 Të sigurojnë që godinat/konstruksionet janë të sigurta dhe të shëndetshme

Që të sigurohen që kërkesat e ‘’Shëndetit dhe Sigurisë në Rregullat e Punës’’ janë plotësuar ,të punësuarit janë
kërkuar që të menaxhojnë masat hyrëse dhe veprimet për sigurinë duke bërë :

 Rregullimi i planifikimit,kontrollimit dhe monitorimit të proçedurave


 Trajnimi dhe caktimi i personave kompetent
 Rregullimi i proçedurave të emergjencës
 Vlerësime të rregullta të riskut
 Auditimi dhe shqyrtimi i proçedurave
 Shpërndarja e informacionit për shëndetin dhe sigurinë

Akti është plotësuar më shumë nga formimi i një autoriteti që quhet HSE(Health and Safety Executive) që ka
insepktorët me fuqi për të kryer hetime,për të dhënë leje ndërtesash,për të bërë fotografi dhe për të marrë
provat, dhe kur ëshë e nevojshme,paralajmërime, ndalime ose edhe deri në ndjekje penale.

Megjithatë,një kompani e mirë duhet të sigurohet që vizitat e HSE nuk janë të nevojshme.Gjithmonë thuhet se
: parandalimi është më i mirë se kura.Aksidentet shkaktohet nga një përkujdesje e dobët,pajisje jo të
duhura,praktika jo të sigurta,neglizhenca,injoranca,pakujdesia etj.

Sepse aksidentet janë shkaktuar ,ato dhe mund të parandalohen,por kjo kërkon përpjekje të vazhdueshme për
të vlerësuar risqet që mund të ndodhin dhe të sigurojnë që çdo aksident do të shmanget.Përpjekja e
vazhdueshme e riskut është një kërkesë e ligjshme dhe konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit të shëndetit dhe
sigurië dhe reduktimit të kostos së madhe të aksidenteve.

Format më të zakonshme të aksidenteve në komercializim,prodhim dhe konstruksion ose edhe në ambjentet e


brendhsme janë shkaktuar nga:

 Dështime të pajisjeve
 Zjarri
 Elektriciteti
 Substanca të rrezikshme
 Kushte të pashëndetshme
 Dizenjim i dobët
 Praktika të operimit të varfra
 Zhurma dhe ndriçimi

Secili nga këto faktorë mund të ekzaminohet për të gjetur se cilët rreziqe apo mangësi shkaktojnë aksidente.

1)Dështime të pajisjeve

 Mirëmbajtje e varfër
 Skaje e mprehtë e elementëve
 Pikat e kapjes dhe ngërçit
 Nxjerrja e produkteve të gatshme
 Temperaturat e larta të sipërfaqeve të ekspozuara
 Nuk kanë karakteristika të sigurisë
 Vendosja keq e butonave të emergjencës
 Mungesa e manualeve ose proçedurave
 Mungesa e trajnimit të operatorit
 Lodhja e operatorit

2)Zjarri

 Pajisje të mbinxehura
 Shkëndija nga pajisje elektrike
 Flaka të zhveshura
 Sipërfaqe të nxehura
 Lëngje të nxehtë
 Lengje të djegshme
 Mbeturime të djegshme
 Gaze ekploziv
 Tymosje
 Sabotim i qëllimshëm(zjarrvënie)
 Mungesa e aparaturave të zjarrit

3)Elektriciteti

 Izolim i varfër
 Siguresat e mbingarkuara
 Mungesa e mbrojtësave të mbingarkuar
 Qarke të pasiguruar
 Mungesa e shenjave parandaluese
 Kabuj të pa siguruar
 Mungesa e ndërprerësave automatik
 Mirëmbajtje e dobët
 Mungesa e objekteve të testimit

4)Substanca të rrezikshme

 Mbajtëse të dobta
 Kontenierë të mbyllur keq
 Rethime që mund të ç’kyçen lehtësisht
 Mungesa e proçedurave të daljes
 Ventilim i dobët
 Pastrim jo i mirë, papastërti, derdhje
 Veshje të papërshtatshme mbrojtëse
 Mungesa e stacioneve neutralizuese emergjente
 Pajisje jo te përshtatshme për një mjedis pune
 Mungesa e trajnimit të stafit

5) Kushte të pashëndetshme:

 Zonat të ndotura të punës


 Zonat me pluhur të punës
 Mungesa e ventilimit
 Ambjent me pluhur
 Tym
 Erëra të bezdisshme
 Ndriçim i dobët
 Mungesa e pajisjeve mbrojtëse
 Ngrohje ose ftohje e tepruar
 Vibrimi i dorezave
 Dysheme rrëshqitëse, etj.

6)Dizenjim i dobët

 Nuk ka karakteristika të sigurisë


 Pozicioni i pakëndshëm operativ
 Mungesa e rojeve
 Dizajni i dobët ergonomik
 Linja të dobëta të shikimit
 Vibrim(dridhje)
 Dobësi në mirëmbajtje
 Udhëzime të dobëta operative

7) Praktikat e pasigurta të operimit:

 Asnjë sistem lejeje


 Pajisje të papërshtashme për ngritje
 Pajisje të papërshtatshme trajnimi
 Veshje të dobëta mbrojtëse
 Shkallët e palidhura
 Nuk ka rregulla të detyrueshme për kapele të forta, çizme, etj.
 Rrethim i papërshtatshëm
 Vërejtje të dobëta paralajmëruese
 Mbikëqyrje e dobët
 Procedurat të dobëta të raportimit
 Nuk ka sinjal paralajmëruese për rrezik, etj.
 Daljet emergjente të bllokuara ose të papërshtatshme
 Nuk ka procedura për raste emergjente
 Nuk ka shef sigurie
 Vërejtje të dobëta evakuimi
 Punë me orar të zgjatur

8) Zhurma dhe ndriçimi:

 Shumë zhurmë
 Zhurma me zë të lartë
 Vibrim(Dridhje) dhe reverberim
 Zhurmë e papërshtatshme për ambjentin
 Bllokues zhurmash të papërshtatshëm
 Nuk ka mbrojtës për veshët
 Ndriçim i dobët
 Shkëlqim verbues
 Dritat pa pandërprerje
 Pamje e dobët
 Mjegull

Të gjitha rreziqet e mësipërme mund të identifikohen dhe të eliminohen ose zbuten. Është e qartë që një
vlerësim i tillë i riskut duhet të kryhet në intervale të rregullta, të thuhet çdo 9 muaj, sepse kushtet ndryshojnë
bashkë me praktikat e reja që mund të inkorporohen gjatë zhvillimit të projektit.

Përveç efektit të drejtpërdrejtë të aksidenteve dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin ndaj individit, të cilët
mund të pësojnë dhimbje të mëdha fizike dhe mendore, pasojat janë shumë të mëdha. Lista e mëposhtme jep
disa indikacione për implikimet:

 Kostoja e kujdesit mjekësor


 Kostoja e riparimit ose zëvendësimit
 Mungesa e palës së dëmtuar
 Kostoja e gjobave
 Kostoja e kërkesave për kompensim
 Humbja e besimit të konsumatorëve
 Humbja e imazhit publik
 Humbja e tregut për shkak të ndërprerjes së furnizimit
 Humbja e prodhimit
 Dëmi për vonesa
 Humbja e moralit
 Prime(shpërblime) të larta të sigurimit
 Shpenzimet ligjore
 Humbja e mundshme e lirisë (burgosje)
 Kostot e mbylljes

Rregullat CDM

Një grup rregullash erdhi në fuqi në vitin 1994 për të zhvilluar punën në industrinë e ndërtimit, i cili kishte
rekorde te sigurta të varfëra.

Këto rregulla janë quajtur “Construction Design and Managament Regulations 1994”.

Janë të lidhura me menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë ,të cilat zbatohen në projektet e ndërtimit duke
përfshirë jo vetëm klientin dhe kontraktorët ,por edhe dizenjuesit ,këshilltarët profesionale të lidhur me
punonjësit e site-it.
Detyrat e pesë pjesëve kryesore qe i mbulojnë keto rregulla janë:

1- Klienti
(a) Burimet adekuate janë të disponueshme që të sigurojnë se projekti mund të kryhet në mënyrë të
sigurtë.
(b) Të caktojë vetëm dizenjuesit kompetentë, kontraktorët dhe survejuesit e planifikimit.
(c) Sigurimi i mbikëqyrësit me informacionin përkatës për shëndetin dhe sigurinë.
(d) Sigurimi i planit për shëndetin dhe sigurinë para fillimit të ndërtimit.
(e) Dosja e shëndetit dhe sigurisë është e disponueshëm për inspektim në fund të projektit.

Këto rregulla nuk janë të aplikueshme tek punët në familje, ku klienti është pronari i shtëpisë.

2- Dizenjuesit
(a) Strukturat e dizenjimit që janë të sigurta dhe përfshijnë metoda të sigurta të ndërtimit.
(b) Minimizimi i rrezikut për shëndetin dhe sigurinë përderisa strukturat janë duke u ndërtuar dhe
mirëmbajtur.
(c) Sigurimi i informacionit për rreziqet e mundshme.
(d) Zvogëlimi i rrezikut në burim dhe shmangia e rreziqeve për shëndetin dhe sigurinë aty ku është e
mundur.
(e) Dizenjime të sigurta që do të jenë të pranishme në vizatime,specifikime dhe dokumente të tjera.
(f) Bashkëpunimi me mbikëqyrësit dhe dizenjuesit e tjerë.

3- Mbikëqyrësi i planifikimit
(a) Bashkërendimi i aspekteve të shëndetit dhe sigurisë së fazave të dizenjimit dhe planifikimit.
(b) Të ndihmojë në hartimin e planit të shëndetit dhe sigurisë.
(c) Të mbajë dosjen e shëndetit dhe sigurisë.
(d) Të sigurojë dizenjuesit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë në përputhje me nevojat e
sigurisë dhe shëndetit.
(e) Të notifikojë projektin tek HSE.
(f) Të japë keshilla për shëndetin dhe sigurinë tek klientët,dizenjuesit dhe kontaktorët.

4- Kontraktori kryesor
(a) Të përfshijë në llogari cështjet e shëndetit dhe sigurisë gjatë përgatitjes së tenderit.
(b) Të zhvillojë dhe implementojë site-in e planit të shëndetit dhe sigurisë.
(c) Të kordinojë aktivitetet e nënkontraktuesve për të qenë në përputhje me legjislacionin për
shendetin dhe sigurinë.
(d) Të siguroje informacion dhe trajnim për shëndetin dhe sigurinë.
(e) Të konsultohet me punonjësit dhe vetëpunësuarit për shëndetin dhe sigurinë.
(f) Të sigurojë nënkontraktuesit të kene burime mjaftueshëm në fushën e tyre.
(g) Punonjësit e site-it të jenë të trajnuar.
(h) Punonjësit të jenë të jenë të informuar në fushën e shëndetit dhe sigurisë.
(i) Të monitorojë performancën e shëndetit dhe sigurisë.
(j) Vetëm personat e autorizuar kanë akses në site.
(k) Shfaq njoftimin HSE të projektit.
(l) Të shkëmbejë informacion mbi shëndetin dhe sigurinë me mbikëqyrësit e planifikimit.
(m) Të sigurojë që nënkontaktuesit të jenë larg rrezikut në site.
5- Nënkontraktuesit dhe vetëpunësuarit
(a) Bashkëpunon me kontraktorin kryesor për cështjet e shëndetit dhe sigurisë.
(b) Ofron informacionin për shëndetin dhe sigurinë për kontraktorin kryesor dhe punonjësit.
(c) Sigurimi i informacionit mbi rreziqet e shëndetit e sigurisë dhe metodat për parandalimin e
rreziqeve.

Rregullat CMD aplikohen në:

(a) Punët konstruktive të notifikueshme,dmth nese zgjat më shumë se 30 ditë.


(b) Punën që do të përfshijë më shumë se 500 ditë pune(rreth 4000 orë punë).
(c) Punën jo të njoftuar që përfshin 5 ose më shumë persona që janë në cdo kohë duke
punuar në site.
(d) Punën e shkatërrimit pavarësisht nga koha e marrë ose nga numri i punëtorëve që janë
pjesë e site-it.
(e) Punën e dizenjimit pavarësisht nga koha e marrë ose nga numri i punonjësve.
(f) Pronën ku kryhet biznesi.

Rregulloret nuk zbatohen për:

(a) Banesat vendase.


(b) Punime shumë të vogla.

Megjithatë,kërkesa për dizenjuesit ende zbatohet dhe projekti duhet të dorëzohet në HSE.

Plani i Shëndetit dhe Sigurisë


Plani i shëndeti dhe sigurisë ndahet në 2 stade:

1)Plani i sigurisë dje i shëndetit pretendues

2)Plani i sigurisë dhe i sigurisë i fazës së kontruksionit

1)Plani pretendues i sigurisë dhe i shëndetit

Ky plan është përpiluar nga punëdhënësi nën drejtimin e mbikëqyrësit të planifikimit.Qëllimi I tij kryersor
është të vendosi një model për planin e fazës së ndërtimit dhe duhet të përfshijë pikat e mëposhtme:

1. Një përshkrim i punës që do të kryhet


2. Një program dhe çështjet kryersore për projektin
3. Një tabelë të rreziqeve të parashikuara në këtë fazë dhe efektet e tyre tek punëtoret dhe stafi.
4. Informacioni që duhet të dorëzohet nga kontraktuesi për të demonstruar aftësitë e tij në lidhje me
burimet dhe menaxhimin.
5. Informacioni që duhet të dorëzohet nga kontraktuesi lidhur me përgatitjen e planit të shëndetit dhe
sigurisë për fazën e ndërtimit dhe anagazhimet e mirëqenies.

2)Plani në fazën e kontruksionit i shëndetit dhe sigurisë

Ky plan përgatitet nga kontraktori kryesor dhe duhet të dorëzohet para mbikëqyrësit të planifikimit për
miratim përpara se të fillojë puna .Pjesët përbërëse janë:
1. Marrëveshjet shëndetësore dhe të sigurisë për të gjithë personat në ndërtesë ose që mund të preken
nga puna ndërtimore.
2. Menaxhimin dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurisë së punëve ndërtimore
3. Angazhimet e hollësishme të objekteve të mirëqenies në vend.
4. Dëshmi e masave për mbajtjen e dosjes së shëndetit dhe sigurisë

Dokumenti i Shëndetit dhe sigurisë

Është një evidencë e ngjarjeve në site në lidhje me shëndetin dhe sigurinë, në veçanti rreziqet e hasura dhe
zbutjen e tyre, si dhe rreziqet e mundshme që ende duhet të parashikohen.

File-i duhet ti jepet klientit në fund te kontratës që të menaxhojë dhe të përballet me rreziqe të mundshme
gjatë kryerjes së rinovimeve apo riparimeve të mëvonshme.

Supervizori i planifikimit është përgjegjës për tu siguruar që file-i është përpiluar siç duhet dhe gjatë kohës që
projekti vazhdon dhe ky dokument i dorëzohet klientit në fund të projektit.
Klienti duhet ta bëjë file-in të gatshëm për të gjithë njerëzit të përfshirë në projektimin e ardhshëm të
strukturave të ngjashme ose ato që kanë të bëjnë me ndryshimet, shtesat, mirëmbajtjen ose prishjen e
strukturës.

Shenja paralajmëruese

Shenjat paraljmëruese standarde janë zhvilluar për të tërhequr vëmendjen ose për të ndalur disa veprime ,
për të ndërrmarrë disa mbrojtje të parakohshme ose paralajmërimin e një rreziku.
Këto shenja janë dizenjura me forma dhe ngjyra për të paralajmëruar se çfarë lloj paralajmërimi është.

Kemi:
1)Shenjat e rrezikut kanë një sfond në ngyrë të verdhë dhe është në formë trekëndëshi.
2)Shenjat e ndalimit janë në rreth të kuq dhe diagonale të kuqe.
3)Shenjat detyruese kanë një sfond blu.
4)Shenjat e gjendjes së sigurtë kanë sfond jeshil në formë katrore.

1)SHENJAT E RREZIKUT

Kini kujdes Kini kujdes Kini kujdes Kini kujdes Kini kujdes
energjinë elektrike materialin toksik materialin e rreziqet biologjik rrezatimin jonizues
ndezshëm

Kini kujdes Kini kujdes Kini kujdes nga Kini kujdes nga qeni Ruhuni nga demi
sipërfaqen e sipërfaqen e automjetet roje
rrëshqitshme pabarabartë industriale/Ruhuni
nga kamionët
pirunë
Rrezik vdekje nga Kini kujdes Kini kujdes nga Kini kujdes nga Kini kujdes nga valët
shkarkimi i linjave të materialin oksidues materialet materialet jo të jonizuara
tensionit oksiduese shpërthyese

2)SHENJAT E NDALIMIT

Ndalohet duhani Nuk lejohet aksesi Mos vraponi Nuk lejohen fëmijët Ndalohen kafshët
për këmbësorët

Jo ujë të pijshëm Nuk lejohet pirja Ndalohen radiot Ndalohen fotot Mos përdorni
dhe ngrënIa telefonin

Nuk lejohen mjetet Ndaloht ndezja e Mos përdorni Nuk lejohet veshja e Nuk pranohen
industriale/ Nuk shkrepses shkallët këpucëve me metal personat të cilët
lejohen kamionë me përdorin
pirun medikamente për
zemrën

3)SHENJAT DETYRUESE

Qëndro i kyçur Lani duart Vendos mbrojtëse Vendos mbrojtëse Vendos mbrojtëse
për kokën për sytë për duart
Vendos mbrojtëse Vendos masën Vendos maskë Vendos mbrojtëse Vendos mbrojtëse
për veshët mbrojtëse të për fytyrën për këmbët
frymëmarrjes

Përdorni koshat Këmbësorët duhet Vendosni rripin e Vishni veshje Vishni përparsen
të ndjekin këtë sigurisë mbrojtëse laboratorike
linjë

4)SHENJAT E GJENDJES SË SIGURTË

Ndihma e parë Pika e emergjencës Vendodhja e Vendodhja e pikës Thyeje që të fitosh


telefonatës së të evakuimit së akses dalje
emergjencës emergjencës

Barelë Vendodhja e dushit Vendodhja e Pika e thirrjes së Vendodhja e


të ndihmës së ndihmës së parë për nidhmës së parë ndihmës së parë
shpejtë/Vendodhja të larë sytë telefonike
e dushit emergjent

Vendodhja e Kthehu në drejtim Kthehu në drejtim Shtyp për tu hapur


Ujë i pijshëm të kundërt të
objektit të larjes së të akrepave të orës
duarve për tu hapur akrepave të orës
për tu hapur