Vous êtes sur la page 1sur 9

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT
TIRANË

Nr. 2322 Regjistri Nr. 2206 Vendimi

V E N D I M

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë nga gjyqtaret :

KRYESUES: ALAUDIN MALAJ


ANETAR: SHKELQIM MIRI
ANETAR: FIQIRETE MULLAJ

Sot me date 27.09.2012, shqyrtoi çeshtjen civile qe u perket paleve ne gjykim:

PA D I T Ë S : Jakup Hoxha - i biri i Abdurrahmanit dhe Qerimes, i dtl.


31.07.1947, lindur ne Sterbleve (Diber), banues ne Tirane, Rruga
“Bardhyl”, Pall. 9, Ap. 14), me arsim te larte, i martuar, me tre
femije, me shtetesi shqiptare, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Islam
Llapi , me prokure te posacme Nr. 1011 Rep., 708 Kol, date
16.07.2010.

TE PADITUR: Arben Gjeka - i biri i Rakos dhe Lefterise, i dtl. 21.09.1961, lindur
dhe banues ne Tirane , Rruga “Qemal Stafa”, Pall. 575/5, Shk. 1,
Ap. 8, aktualisht me vendqendrim ne Florida SH.B.A. perfaqesuar
ne gjykim nga Av. Arben Hakani , me prokure te pergjithshme Nr.
192/3 Rep., 602 Kol, date 25.05.2010 dhe autorizimit date
27.07.2010.

Zhaneta Hoxha - e bija e Rakos dhe Lefterise, e dtl. 03.12.1959,


lindur dhe banuese ne Tirane (Rruga “Bardhyl”, Pall. 9, Ap.14), me
arsim te larte, e martuar, me tre femije, me shtetesi shqiptare,
perfaqesuar me deklarim nga av. Nerulla Zebi.
1
OBJEKTI: Konstatimi i pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes Nr. 1018
Rep., Nr. 245 Kol., date 02.03.2001 lidhur para noteres Ruko Sako.
Fshirjen nga regjistri hipotekor i regjistrimit ne emrin e te paditurit
Arben Gjeka e 1/3 pjese te pandare te apartamentit te shitur, duke
kthyer palet ne gjendjen e meparshme.

Baza Ligjore: Nenet 86, 87 te Kodit Civil te vjeter (1981).


Nenet 1167 dhe 92/a te Kodit Civil aktual.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin civil nr. 575 date 30.01.2012
ka vendosur si vijon:

 Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.


 Shpenzimet gjyqsore ne ngarkim te pales paditese.

Kunder ketij vendimi, ka bere ankim paditesi Jakup Hoxha duke kerkuar
ndryshimin e vendimit dhe pranimin e padise per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim te hapur me ligjin material e


proceduarial si dhe me provat e administruara.
- E paditura Zhaneta Hoxha qe eshte bashkeshortja ime, ka pakesuar pronen
e ardhur si rezultat i dhurimit nga dy prinderit e saj, gjate kohes kur kemi qene
te martuar, pa marre ne konsiderate pelqimin e vullnetin tim.
- Gjykata gabon duke ju referuar Kodit Civil te vitit 1994 , pasi koha kur eshte
kryer veprimi juridik- kontrate shitje, ishte ne fuqi Kodi Civil i vitit 1981.
- Ne arsyetimin e saj , gjykata gabon kur thote se nuk me eshte cenuar 1/3 e
pjeses se bashkpronesise time si bashkpronare.
- Pathemelsia e vendimit te gjykates eshte e provuar.
- Kerkojme ndryshimin e vendimit dhe pranimin e padise.

GJYKATA APELIT TIRANE

Pasi degjoi relatimin e gjyqtares Fiqirete Mullaj, degjoi paditesin Jakup


Hoxha dhe perfaqesuesin e tij , av. Islam Llapi qe kerkuan ndryshimin e vendimit
dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e te paditurit Arben Gjeka , av. Arben Hakani qe
kerkuan lenien ne fuqi te vendimit, te padituren Zhaneta Reka dhe perfaqesuesin e
saj av. Nerulla Zebi qe kerkuan ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise, pasi e
analizoi çeshtjen ne teresi:

2
VEREN

Vendimi nr. 575 date 30.01.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i
bazuar ne ligj e prova dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e dosjes rezulton se paditesi Jakup Hoxha , me kerkese padi
drejtuar gjykates ka kerkuar: - Konstatimi i pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes
Nr. 1018 Rep., Nr. 245 Kol., date 02.03.2001 lidhur para noteres Ruko Sako. Fshirjen
nga regjistri hipotekor i regjistrimit ne emrin e te paditurit Arben Gjeka e 1/3 pjese te
pandare te apartamentit te shitur, duke kthyer palet ne gjendjen e meparshme.
Fillimisht kjo çeshtje eshte gjykuar ne vitin 2007 ku nga ana e Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr. 2120 date 26.03.2007 eshte vendosur
pranimi i padise se paditesit Jakup Hoxha.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 1662 date 04.12.2009, ka vendosur
prishjen e vendimit te sipercituar dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim po asaj
gjykate me tjeter trup gjykues.
Ndermjet te tjerave eshte arsyetuar se:
“ Gjykata e faktit e ka gjykuar çeshtjen pa kryer veprime proceduriale te vlefshme
per te prezumuar dijenin e te paditurit Arben Gjeka, pra padijenin e te paditurit ,
duke krijuar keshtu domosdoshmerine qe vendimi nr.2120 date 26.03.2007 te prishet
dhe çeshtja te dergohet per rigjykim....”
Nga rigjykimi i kesaj çeshtje ka rezultuar se paditesi Jakup Hoxha dhe e
paditura Zhaneta Hoxha jane bashkeshorte, dhe martesen ligjore e kane lidhur ne date
25.05.1989.
Ne date 18.02.1997, Rako Gjeka dhe Lefteri Gjeka, prinderit e te paditurve
Arben Gjeka dhe Zhaneta Hoxha, i kane dhuruar te paditures Zhaneta Hoxha pjesen e
tyre te pandare ne nje apartamenti te ndodhur ne Rrugen “Qemal Stafa”, Pall. 575/5,
Shk. 1, Ap. 8, Tirane me ane te kontrates se dhurimit Nr. 637 Rep., 138 Kol., hartuar
para noterit Lulezim Fortuzi. Kete apartament dhuruesit e kane fituar me ane te
privatizimit te banesave shteterore ne baze te ligjit 7652 date 23.12.1992 “ Per
Privatizimin e Banesave Shteteroreduke qene bashkepronare me nga 1/3 (nje te treten)
pjese takuese secili se bashku me te paditurin Arben Gjeka, djali i tyre. Kontrata e
dhurimit eshte regjistruar dhe ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme me
Nr. Regjistri Hipotekor 1552, date 10.03.1997. Sipas vertetimit te leshuar nga Zyra e
Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane, e paditura Zhaneta Hoxha rezulton
pronare me 2/3 (dy te treten) pjese te apartamentit te mesiperm, ndersa i padituri Arben
Gjeka rezulton pronar me 1/3 (nje te treten) pjese te apartamentit te mesiperm.
Me kontraten e shitblerjes Nr. 1018 Rep., 245 Kol, date 02.03.2001, e paditura
Zhaneta Hoxha i ka shitur te paditurit Arben Gjeka 1/3 ( nje te treten ) pjese te pandare
te apartamentit te mesiperm, duke u zhveshur nga e drejta e pronesise mbi kete pjese.
Ne kete menyre ndryshojen pjeset e bashkepronesise mbi apartamentin objekt
gjykimi:
- I padituri Arben Gjeka me 2/3 pjese.
3
- E paditura Zhaneta Hoxha me 1/3 pjese
Nepermjet padise ne gjykim, paditesi ka parashtruar se referuar nenit 92/a te
K.Civil 1994, kontrata e mesiperme e shitblerjes eshte absolutisht e pavlefshme per
arsye se eshte lidhur ne kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit, sikunder
jane dispozitat e neneve 86-87 te Kodit Civil 1981; dispozita keto, te cilat ne
momentin e ketij veprimi juridik kishin fuqi dhe detyrim ligjor per t’u zbatuar (referuar
nenit 1167 te Kodit Civil 1994). Sipas paditesit mosmarrja e pelqimit per tjetersimin e
sendit ne bashkepronesi (per shkak te fitimit te sendit gjate marteses me te paditurin
Zhaneta Hoxha) e ben veprimin juridik te shitblerjes te pavlefshem, e prandaj ne keto
rrethana me padine ne gjykim kerkohet konstatimi i pavlefshmerise te kesaj kontrate te
sipercituar si dhe zgjidhja e pasojave juridike te kesaj pavlefshmerie (me hollesisht per
kete shih objektin e padise).
E paditura Zhaneta Hoxha nga pikepamja proceduriale eshte bashkuar me
paditesin dhe ka kerkuar gjithashtu pranimin e padise, duke pretenduar se veprimi
juridik i shitblerjes ishte i pavlefshem, per shkak se nuk kishte respektuar te drejten e
parablerjes ndaj bashkeshortit te saj ( padites ne kete gjykim ).
Ndersa i padituri Arben Gjeka , nepermjet perfaqesuesit te tij ka kerkuar
rrezimin e padise, duke parashtruar se veprimi juridik -kontrata e shitblerjes, qe
kerkon te beje te pavlefshme paditesi eshte e rregullt si ne forme ashtu dhe ne
permbajtje, pasi jane respektuar te gjitha konditat per vlefshmerine e saj .
Gjykata, pasi ka vleresuar ne teresi rrethanat e çeshtjes dhe ka analizuar
pretendimet e paleve, ka arritur ne perfundimin se padia e ngritur eshte e pabazuar ne
ligj dhe ne prova dhe si e tille duhet rrezuar.
Gjykata arrin ne kete perfundim, duke argumentuar si me poshte vijon:
Objekt i kontrates se shitjes e cila goditet per pavlefshmeri ne rastin konkret,
eshte pjesa ideale (e pandare) e sendit te paluajshem dhe jo sendi fizikisht si pasuri ne
teresi, sikurse parashikon nenit 87 i K.Civil i vitit 1981, ku dhe paditesi bazon
pretendimin e tij, kur ngre si shkak ligjor te padise kete dispozite.
Shprehimisht kjo dispozite thote:
“ Rregullat e caktuara nga neni 85 zbatohen edhe per pasurine bashkeshortore .
Veprimet juridike , te kryera nga cilido bashkeshort ne lidhje me sendet e
perbashketa te tyre , jane te pavlefshme kur jane kryer pa pelqimin e bashkeshortit
tjeter. Por tjetersimi i pasurive te perbashketa te palujteshme duhet te behet
gjithmone me pelqimin e dy bashkeshorteve.
Pjesa e secilit bashkeshort caktohet duke u nisur nga barazia e pjeseve. Por duke
marre parasysh te ardhurat nga puna e çdo bashkeshorti, kryerjen e puneve
shtepiake, si edhe çdo pune tjeter ne administrimin , mbajtjen dhe shtimin e
objekteve ne pronesi te perbashket, pjesa e secilit mund te shtohet ose te
pakesohet”.
Nderkaq, nga ana tjeter, Gjykata ka verejtur se ky kod nuk shprehet ne lidhje
me tjetersimin e pjeseve takuese (ideale) ne bashkepronesi. Per rrjedhoje, ne sqarimin
e kesaj situate, kjo Gjykate i eshte referuar parashikimeve te K.Civil te vitit 1994
4
(ne fuqi), konkretisht neneve 199, 200 germa “c” dhe 204; dispozita keto, qe
rregullojne Institutin e bashkepronesise ne pjese. Vlen te theksohet se dhe
bashkepronesia midis bashkeshorteve, pavaresisht menyres se krijimit te saj
( prezumim nga fakti juridik i marteses) eshte ne thelb bashkepronesi ne pjese dhe i
nenshtrohet zbatimit te rregullave te ketij Instituti. Ky konkluzion, si me siper,
arsyeton kjo Gjykate diktohet jo vetem per shkak te karakteristikave te mardhenies ne
konflikt, por dhe se ne fakt ky eshte qendrimi njehesues edhe i Kolegjeve te Bashkuara
te Gjykates se Larte ne vendimin unifikues Nr. 9, date 16.01.2002, ku pranojne se
“Kur kemi te bejme me nje prone qe eshte ne bashkepronesi, tjetersimi i pjeses se
bashkepronarit zgjidhet vetem sipas dispozitave ligjore qe kane te bejne me institutin e
bashkepronesise, analizuar ne vijim kerkesat e nenit 204 te Kodit Civil (e drejta e
parablerjes)”.
Ne nenin 200, germa “c” te Kodit Civil te vitit 1994 percaktohet se :
“Çdo bashkepronar ka te drejte te tjetersoje ose disponoje ne cdo menyre tjeter pjesen
e tij ne sendin e perbashket, por kur ky eshte send i paluajtshem mund t’a shese pjesen
e tij vetem duke respektuar te drejten e parablerjes qe kane bashkepronaret e tjere
sipas nenit 204 te Kodit Civil”.
Nga ana tjeter, neni 204 i Kodit Civil 1994, vendos rregulla detyruese per te
drejten e parablerjes vetem ne rast shitje te pjeses se sendit te paluajtshem nje personi
jo bashkepronar, pra nje te treti.
Nderkaq, shitja qe ka kerkuar te beje te pavlefshme paditesi, ne rastin konkret
eshte bere brenda rrethit te bashkepronareve (per te cilin sikurse u theksua, ligjvenesi
nuk parasheh ndonje kusht apo procedure formale te caktuar) dhe ka sjelle thjeshte
ndryshimin e raporteve te bashkepronesise midis bashkepronareve, te cilin ligji jo
vetem nuk e ndalon, por perkundrazi e lejon shprehimisht (per me teper, e paditura ka
tjetresuar vetem pjesen ideale ne pronesi te saj, pra 1/3 dhe jo 2/3 ne menyre qe te
cenonte pjesen e bashkeshortit padites). Keshtu, e paditura thjeshte ka ushtruar te
drejten e disponimit te pjeses se saj takuese (ideale) qe ligji ia njeh shprehimisht (neni
200/c i Kodit Civil). Ne kete aspekt, argumentimi i paditesit se e paditura nuk mund t’a
tjetersoje pjesen e saj ideale pa pelqimin e tij, jo vetem kufizon nje nga tagrat e
pushtetit ekskluziv te bashkepronarit te cilen ligji ia njeh dhe lejon shprehimisht, por
con ne mohimin e ekzistences se vete te drejtes. Ne sinkron me kete analize si me siper
(mbi thelbin e se drejtes se bashkepronesise ne pjese) eshte dhe qendrimi unifikues i
Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, konkretisht vendimi Nr. 3, date
03.02.2006, kur pranohet se ; “Ne rastet kur objekti i dhurimit jane sendet qe bejne
pjese ne bashkesine ndermjet bashkeshorteve, do te konsiderohet se objekti i
tjetersimit (dhurimit) eshte pjesa ideale mbi sendet ne bashkepronesi, e cila pas lidhjes
se kontrates se dhurimit bashkohet me pjesen ekzistuese qe gezonte bashkeshorti
perfitues mbi sendin duke u kthyer keshtu ne pasuri ekskluzive te ketij te fundit” si dhe
vendimi Nr. 23, date 01.04.2002, ku per analogji pranohet nder te tjera se “Rasti i
vetem qe kontrata e dhurimit mund te konsiderohet jo reale, por konsensuale, eshte
kur, njeri nga bashkepronaret i dhuron tjetrit pjesen ideale te sendit ne bashkepronesi”.
Nga sa me siper, ka rezultuar se : kontrata objekt gjykimi si ne aspektin formal
ashtu dhe ate substancial eshte bere ne perputhje me kerkesat e ligjit dhe nuk ka asnje
5
ves per t’a shpallur te pavlefshem. Keshtu, ne rastin konkret, e paditura ka ushtruar te
drejten e disponimit te pjeses takuese (ideale) qe ligji jo vetem nuk ia ndalon, por
perkundrazi ia lejon shprehimisht (neni 200/c i Kodit Civil) pa iu nenshtruar rregullave
te nenit 204 te Kodit Civil (e drejta e parablerjes) qe sic thame eshte i pazbatueshem ne
rastin ne fjale, pasi tjetersimi eshte bere brenda rrethit te bashkepronareve duke u
ndryshuar vetem raportet e bashkepronesise si dhe duke mos cenuar pjesen e
bashkepronarit tjeter (padites).
Veç sa me siper, Gjykata ka arsyetuar se edhe sikur per nje moment ne menyre
hipotetike te pranohej se nuk do te kishte vend argumentimi dhe analiza si me siper,
Gjykata ka vleresuar dhe çmuar se padia perseri eshte e pabazuar, pasi pretendimi i
ngritur prej paditesit per mosdhenie pelqimi nuk qendron.
Kjo per arsyet si vijojne:
Provohet ne kete gjykim, se nga viti 2001, kjo kontrate shitje si me lart te mos
jete kontestuar asnjehere prej paleve ne gjykim; nderkohe qe, gjate gjithe kesaj
periudhe provohet plotesisht (nga pohimet e paleve) se marredheniet midis paditesit
Jakup Hoxha dhe te paditures Zhaneta Hoxha rezulton te kene qene ne menyre
konstante te mira e te qendrueshme, ndonese aktualisht ne kete gjykim jane pale
kundershtare; ku sic shihet paditesi kundershton kontraten e shitjes se bere nga gruaja
e tij Zhaneta Hoxha pas afro 7 vjetesh (sqarohet se, ceshtja eshte regjistruar ne vitin
2008 dhe aktualisht ka ardhur per rigjykim). Paditesi si shkak te pavlefshmerise
absolute (sikurse u be prezent me lart) ngre faktin se nuk i eshte marre pelqimi i tij si
bashkepronar per kete shitje te realizuar si me siper nga e paditura Zhaneta Hoxha
(bashkeshortja e tij).
Gjykata, duke analizuar fabulen si me lart e ka gjetur kete Kontrate Shitje te
pershkruar si me siper te bazuar teresisht ne ligj e ne prova; c’ka do te thote, se padia
ne gjykim “Per konstatimin e pavlefshmerise absolute” te kesaj kontrate shitje duhet
rrezuar. Ne nje konkluzion te tille, arrihet me konkretisht per sa me poshte: Gjykata,
nisur nga rrethanat e pershkruara me siper vlereson e cmon se ne rastin konkret per
shitjen ne fjale te kryer nga e paditura Zhaneta Hoxha “de facto” eshte marre edhe
pelqimi i bashkeshortit te saj - padites ne kete gjykim. Ky pelqim i paditesit eshte
evidentuar ne kete gjykim nepermjet veprimeve konkludente sikurse jane faktet si
vijojne: 1) shitja eshte bere nga njeriu me i afert, sikurse eshte bashkeshortja; 2) kjo
shitje ka afro 7 vjet qe eshte bere; 3) megjithese kane kaluar afro 7 vjet nga shitja,
rezulton se marredheniet burre - grua (ndergjyqesa kundershtare ne kete gjykim), qe
nga koha e shitjes e ne vazhdim kane qene ne menyre konstante te mira e te
qendrueshme. Te gjitha keto momente si me siper, i krijojne bindjen e brendshme
juridike kesaj Gjykate se paditesi ne cilesine e bashkepronarit te kesaj prone (objekt
kontrate shitje) e ka dhene pelqimin e tij ne heshtje.
Gjykata referuar nenit 208 te Kodit Civil ( i cili ruan te njejtin formulim si ne
kodin e vjeter ) ne te cilin percaktohet se “Tjetersimi i sendit te perbashket mund te
behet vetem me pelqimin e te gjithe bashkepronareve” veren se nuk kerkohet si
domosdoshmeri dhenia e pelqimit prej bashkepronarit ne rastin e tjetersimit te sendit
ne bashkepronesi nga bashkepronaret e tjere me ane te ndonje forme te caktuar; sikurse
eshte shkresa e thjeshte apo me akt noterial; c’ka do te thote se, dhenia e pelqimit prej
6
bashkepronarit ne te tilla raste per tjetersimin e sendit perben nje veprim jo formal - qe
do te thote se ai (pelqimi) mund te realizohet me cdo forme qofte edhe me veprime
konkludente; per me teper kjo, ne kushtet e marredhenieve te besimit sikurse jane palet
ne kete gjykim.
E ne keto kushte gjykata ka vendosur:
- Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.
- Shpenzimet gjyqsore ne ngarkim te pales paditese.

Persa me lart, ky keshill gjyqsor i Gjykates Apelit Tirane arrin ne perfundimin


se nga ana e Gjykates Rrethit Gjyqesor Tirane, jane analizuar ne menyre te
hollesishme rrethanat e faktit e percaktuar drejt dispozitat ligjore per zgjidhjen e
mosmarrveshjes se krijuar midis paleve.
Pretendimet e ngritura nga palet nuk u muaren parasysh, pasi ishin po ato te
parashtruara ne gjykaten e faktit dhe qe kjo e fundit ka argumentuar drejt rrezimin e
tyre.
Theksojme edhe nje here se qendrimi i pales paditese, pasqyruar ne kerkesen
ankimore e deklaruar dhe ne gjykimin e çeshtjes ne shkalle te dyte se: ” ... eshte e
padrejte dhe e pafalshme t’i referohesh Kodit Civil te vitit 1994 ( aktual) sepse
veprimi juridik ( kontrata e shitjes ) eshte kryer ne kohen kur ishte ne fuqi Kodi Civil
i vitit 1981” , perveç se eshte antiligjor eshte dhe allogjik.
Veprimi juridik objekt gjykimi ( kontrata e shitjes e realizuar midis te
paditurve) eshte hartuar para noterit, me date 2 Mars 2001 ( pra pas dates
01.11.1994 qe ka hyre ne fuqi Kodi Civil i ri) .
Kjo baze ligjore eshte vendosur edhe ne padine e ngritur nga vete paditesi
Jakup Hoxha .
Eshte i drejte arsyetimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane se: “ Ne rastin
konkret goditet per pavlefshmeri pjesa ideale e sendit te palujteshem dhe jo sendi
fizik si pasuri ne teresi sikurse parashikon neni 87 i K.Civil te vitit 1981.
Gjykata ka konstatuar se ky Kod nuk shprehet ne lidhje me tjetersimin e
pjeseve takuese ( ideale) ne bashkepronesi. Prandaj per sqarimin e situates te krijuar
ne kete marredhenie te paleve, kjo gjykate i eshte referuar dispozitave te Kodit Civil
aktual , konkretisht neneve 199, 200/ ”c” e 204 te tij , dispozita keto qe rregullojne
Institutin e Bashkepronesise ne pjese”.
Pra gjykata ka interpretuar drejt dispozitat ligjore te vendosura dhe ne
objektin e padise ( baza juridike e padise) nga paditesi.

Nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte zhvilluar nje proces i
rregullt ligjor , nje hetim i plote dhe i gjithanshem i çeshtjes ne perputhje me ligjin,
vendimin perfundimtar e ka mbeshtetur ne te dhena qe ndodhen ne aktet e dosjes
dhe qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore. Vendimi eshte i rregullt ne forme, i
qarte ne permbajtje dhe nuk ka asnje shkak ligjor per cenimin e tij.

7
Perfundimisht vendimi nr. 575 date 30.01.2012 i Gjykates Rrethit Gjyqsor
Tirane eshte rrjedhoje e nje gjykimi te drejte , te bazuar ne ligjin procedurial e
material civil, vendim qe gjen mbeshtetje ne provat e administruara ne gjykim dhe si
i tille duhet te lihet ne fuqi.

PER KETO A RSYE

Gjykata Apelit Tirane, bazuar ne nenin 466/ “ a” te K.Pr.Civile:

VENDOSI

Lenien ne fuqi te vendimit civil nr. 575 date 30.01.2012 te Gjykates Rrethit
Gjyqesor Tirane.

Tirane me, 27.09.2012

ANETAR ANETAR KRYESUES


F.MULLAJ SH.MIRI A.MALAJ
d.v d.v d.v

Vertetohet njesia me origjinalin.

KANCELAR
Altin GJANA

8
9

Vous aimerez peut-être aussi