Vous êtes sur la page 1sur 33

11 Arsye pse të Investosh në Shqipëri

Një vend ku marrin jetë reforma të shpejta, dhe që fokusohet në lehtësimin e të bërit biznes, një vendodhje strategjike, aksesi në
tregun e lirë , taksat e ulëta dhe stimujt ekonomikë, si dhe një forcë pune të motivuar, të edukuar dhe konkurruese, e bëjnë
Shqipërinë një destinacion të shkëlqyer për investime.

1.POTENCIAL I HAPUR DREJT TREGJEVE RAJONALE,


EUROPIANE DHE GLOBALE
 Pozicion strategjik për qasje në tregjet Europiane dhe në rajonin e Ballkanit
 E vendosur në qendër të korridoreve më të mëdha të Europës.
 Porta e hyrjes në 4 porte kryesore, Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë:
* Porti i Shëngjinit është potencialisht më i thelli (25 m) në rajon dhe në detin Mesdhe.

2. TREG I ORIENTUAR
 Ekonomia shqiptare është tërësisht e hapur dhe karakterizohet nga një tregti plotësisht e liberalizuar
 Ekonomia më elastike e Europës Juglindore
 Ekonomia e vetme në rajon që nuk ka kaluar periudhë recesioni

3.MJEDIS I FAVORSHËM DHE KOSTO TË


PËRSHTATSHME PËR TË BËRË BIZNES
 përfitime tatimore dhe incentivues në sektorët strategjik të investimeve
 Sistemi Online për regjistrim dhe pagesat e taksave
 Korniza ligjore e biznesit shqiptar është në përputhje me legjislacionin e BE-së

4. MODELI ONE-STOP-SHOP
 Proçedura të shpejta & transparente të licencimit të biznesit, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit
 Regjistrimi i një biznesi të ri brënda 24 orëve dhe pa kosto.

5. NJË SHUMËLLOJSHMËRI ZGJEDHJESH PËR INVESTIME


 Mundësi të leverdishme për investime nëpërmjet partneritetit publik – privat
 Mundësi të leverdishme për investime në sektorë në zhvillim të qëndrueshëm: * Energjia e Rinovueshme* Industria e
Minierave * Turizëm * Agrobiznes * Transport & Logjistika * Prodhim industrial * Shërbime e TIK

6. KORNIZË LIGJORE MBËSHTETËSE PËR FDI


 Nuk kërkohet asnjë autorizim paraprak nga qeveria dhe të gjithë sektorët janë të hapur për investitorët e huaj
 Nuk ka kufizime për kompanitë e huaja
 Nuk ka kufizim të pjesës të përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompani – pronësia 100% e huaj është e mundur
 Mbrojtje e veçantë shtetërore e investitorëve të huaj nga shteti shqiptar në rast konflikti juridiko-civil me palë të treta private
 Investitorët e huaj kanë të drejtë të dërgojnë jashtë vendit të gjitha kontributet në natyrë të investimeve të tyre. Nuk ka
kontrolle të këmbimit valutor.
7. FORCË PUNËTORE E AFTË DHE KRIJUESE
 Aftësi në gjuhë të huaja. (Anglisht, Italisht dhe Greqisht fliten gjerësisht. Frengjisht dhe Gjermanisht janë të përfshira në
sistemin arsimor)
 57% e popullsisë nën moshën 35 vjeçare
 Mbi 1.071.948 të rinj, profesionistë të mirë-arsimuar dhe të motivuar
 Rreth 116,292 studentë të regjistruar në vit

8. KOSTO TË PUNËS TËRHEQËSE


Paga minimale më e ulët në rajon 157 Euro

9.SISTEM FAVORIZUES I TAKSAVE


 Shkalla tatimit mbi fitimin e Korporatave- 15%
 Shkalla e tatimit mbi të ardhuart personale 0-23%
 Sistemi taksues favorizues për bizneset e vogla
 Traktate për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë me mbi 30 vende
 Sistemi i taksave në Shqipëri nuk diskriminon investitorët e huaj dhe nuk ka asnjë ndërmjet investitorëve të huaj dhe atyre
vendas
10. ZHVILLIM I SHPEJTË I INFRASTRUKTURËS
 Infrastrukturë e re dhe në përmirësimin në transport, telekomunikacion dhe energji
 Zhvillim dhe kosto të ulëta të transportit detar
 Transport rrugor dhe mekanizma të drejtpërdrejtë me shumicën e vendeve të BE-së

11. DESTINACION I REKOMANDUAR TURISTIK


 Shqipëria është radhitur në vendin e 4 ndër ” 52 vende për të vizituar në 2014″ nga New York Times
 Ndër Destinacionet kryesore në 2012 – nga “Frommer’s Travel Guide”
 E para nga 10 vendet më të mira për tu vizituar 2011 – nga Lonely Planet
Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on printMore Sharing Services

Për investitorët vendas dhe të huaj, qeveria ka krijuar agjencinë AIDA, e cila do të ofrojë disa shërbime, ku kryesori

është koordinimi dhe identifikimi i burimeve të vendit. Krahas investimeve, theksi do të vihet te mbështetja e

ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) nëpërmjet rritjes së konkurrueshmërisë së tyre, si dhe nxitja e zhvillimi i

eksporteve

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga hapja e ekonomisë dhe liberalizimit të tregut, duket se Shqipëria ka ende burime

që duhen shfrytëzuar. Në këto vite, interesimi i bizneseve të ndryshme, të huaja dhe vendase, ka qenë tepër i lartë,

ndërsa qeveria është përpjekur t´ia lehtësojë sadopak terrenin për të investuar. Niveli i investimeve të huaja direkte

ka pasur ecuri pozitive, por ekspertët e ekonomisë gjykojnë se mundësitë janë edhe më të mëdha, nisur nga burimet
që ofron vendi ynë. Duket se zgjidhja kryesore nuk qëndron thjesht tek ulja e taksave, reformat rregullatore, te

licencat apo regjistrimi i biznesit, por koordinimi i të gjitha këtyre elementeve me potencialet që ofron vendi.

Për të realizuar kushtet më optimale për investitorët, qeveria ka krijuar Agjencinë për Zhvillimin e Investimeve (AIDA),

ku ndryshe nga organizmat e tjera, kësaj here do të jetë vetë biznesi që orienton politikat e shtetit drejt fushave ku

duhet treguar interes.

Me AIDA-n parashikohet mbyllja e kapitullit “sorollatje” për investitorin e huaj. Mjafton të drejtohet te zyrat e

agjencisë, për të marrë informacionet e duhura që i interesojnë për planin e biznesit. Përmes agjencisë, qeveria dhe

biznesi, së bashku, do të orientojnë investitorët se ku duhet të drejtohen dhe se ku janë nevojat imediate të vendit.

Por si fillim, puna e parë për AIDA-n ka të bëjë me promovimin e vendit dhe paralelisht me të, krijimin e një

dokumenti të plotë mbi sektorët dhe nevojat se ku duhet investuar.

Fushat bazë për thithjen e investimeve

Veprimtaria e Agjencisë përqendrohet në disa drejtime, që konsistojnë në lehtësimin dhe mbështetjen e investimeve

të drejtpërdrejta në Shqipëri, rritjen e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME) dhe nxitjen

ndaj eksporteve të mallrave e shërbimeve. Sikurse shihet, strategjia e re e AIDA-s përfshin edhe SME-të, sektori që

përfaqëson rreth 97 për qind të bizneseve në vend dhe që sot ka nevojë për mbështetje, jo thjesht financiare, por në

teknologji dhe inovacion, si kriteret bazë për të konkurruar.

Agjencia ndërmerr të gjitha nismat e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat dhe për përmirësimin e klimës së

biznesit, duke ndjekur dhe duke ndihmuar subjektet tregtare private në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre

ekonomike, falë ndërmjetësimit dhe bashkëpunimit me subjektet tregtare të huaja dhe me organet shtetërore.

Agjencia, për tërheqjen dhe rritjen e investimeve, identifikon dhe promovon mundësitë e investimeve në Shqipëri, si

dhe zhvillon veprimtari në funksion të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë, në nivel ndërkombëtar, duke përgatitur

dhe duke zbatuar njëkohësisht dokumentin e politikave trevjeçare të promovimit të investimeve, i cili miratohet me

vendim të bordit drejtues.

Shërbimet që u ofrohen investitorëve

Investitorët do të kenë mundësi të marrin informacione të nevojshme për planin e tyre të biznesit, duke iu drejtuar

AIDA-s. Në ligjin mbi funksionimin e agjencisë janë vendosur disa funksione, por që me kalimin e kohës, me

identifikimin dhe ndryshimin e modeleve ekonomike, mund të riformatohen. Si fillim, agjencia përgatit dhe zbaton

planin vjetor të veprimit e të marketingut, ku përcaktohen grupet e interesit, të cilëve u drejtohet, sipas sektorëve dhe

zonave gjeografike të interesit. Për të nxitur dhe tërhequr investimet e drejtpërdrejta, agjencia do të ofrojë asistencë

dhe shërbime. Tjetër funksion është mbajtja e një baze të dhënash, ku ruhen dhe përditësohen informacionet për

investitorët e huaj dhe investimet e tyre. Ky funksion është tepër i rëndësishëm për koordinimin e projekteve në vend.

Ndër të tjera, AIDA do të kryejë edhe funksione këshillimore, duke ofruar ekspertizë për mundësitë e realizimit të

investimeve, jo vetëm për biznesin, por edhe për organet e pushtetit qendror dhe vendor. Në ligj thuhet se agjencia
ndërmjetëson në marrëdhëniet ndërmjet investitorëve dhe organeve shtetërore qendrore ose vendore. Me kërkesën

e tyre, agjencia mund të përfaqësojë investitorët dhe interesat e tyre kundrejt organeve dhe institucioneve shtetërore,

me përjashtim të gjykatave të çdo niveli.

Bordi drejtues, nga sfera e biznesit

Seyhan Pencapligil, drejtor ekzekutiv i “Bankës Kombëtare Tregtare” dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave

Edmond Leka, president i “Union Bank” dhe anëtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave

Gjergj Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve të Shqipërisë dhe anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit

Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “SIGAL” dhe kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

Flet Eneida Guria, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve

AIDA, shansi i ri për investitorët që duan të rrisin fitimet

Cilat do të jenë funksionet bazë të Agjencisë së Investimeve të Huaja (AIDA) dhe ku ndryshon nga “Albinvesti”?

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të fokusohet në tre drejtime kryesore, krahas synimit për të

shërbyer si pikë qendrore për të gjitha bizneset, qofshin ato vendase apo të huaja. Më konkretisht tërheqjen e

investimeve të huaja direkte, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) nëpërmjet rritjes së

konkurrueshmërisë së tyre, si dhe mbështetjen dhe zhvillimin e eksporteve.

AIDA është një agjenci tërësisht e re. Edhe pse funksionet dhe objektivat e saj ngjasojnë me ato të agjencive

paraardhëse, një aspekt shumë i rëndësishëm për t´u përmendur është dhe forma e organizimit të kësaj agjencie. Ajo

drejtohet nga një Bord Drejtues, i cili ka në përbërje të tij pesë ministra, katër përfaqësues nga sektori privat dhe

kryesohet nga Kryeministri. Kjo përbërje e bordit drejtues në vetvete do të mundësojë dhe vëmendjen maksimale për

agjencinë, si për sa i përket rolit të saj brenda vendit, ashtu edhe mundësisë për të ndërvepruar efektivisht me të

gjitha institucionet qendrore dhe vendore në shërbim të investitorëve të huaj.

Më konkretisht, zyra juaj do të koordinojë të gjitha interesat dhe planet e investitorëve të huaj, të cilët duan të

zhvillojnë projekte në Shqipëri? Si do të kryhet kjo?

Fillimisht, synimi është që kjo agjenci të jetë pika e parë dhe kryesore ku investitorët drejtohen si në fazën e

interesimit për të investuar në vendin tonë, ashtu edhe gjatë fazës së konkretizimit të planeve të tyre për të investuar.

Në fillim do të duhet një punë e mirë për të promovuar Shqipërinë si destinacion tërheqës për investime dhe më tej,

agjencia do të synojë asistimin e investitorëve gjatë gjithë ciklit të investimit, duke ndërmjetësuar edhe me

institucionet të tjera qendrore apo vendore.

Cila është strategjia që do të ndiqet për të thithur sa më shumë investime të huaja, pra cila do të jetë “arma” që do të

përdoret?

Një ndër objektivat e agjencisë është pikërisht zhvillimi i strategjisë për tërheqjen dhe mbështetjen e investitorëve,

prandaj është pak herët për të folur me detaje për këtë aspekt. Sidoqoftë në thelb të kësaj strategjie do të qëndrojë

promovimi i atyre sektorëve të ekonomisë shqiptare ku ne ofrojmë avantazh konkurrues për t´i bërë investitorët të
interesuar për të investuar në Shqipëri, por edhe duke i asistuar investitorët për të zhvilluar një interes në ata sektorë

që qeveria shqiptare ka shpallur si prioritare në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Mendoj se thelbi do të jetë

informacion i thelluar dhe i studiuar nga ana jonë, për të promovuar sa më mirë Shqipërinë, por edhe një orientim i

tyre drejt investimit në sektorë ku jo vetëm do të kenë mundësinë të rrisin fitimet e tyre, por dhe të shtojnë vlerë për

ekonominë shqiptare në formën e punësimit dhe rritjes së cilësisë së jetesës në vend.

Cilët janë sektorët prioritarë për qeverinë, pra ku do t’i adresoni më tepër investitorët e huaj?

Sektorët prioritarë janë ata që qeveria prej kohësh i ka vendosur në fokus për sa i përket zhvillimit të vendit. Zhvillimi

dhe përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës është një ndër themelet e bërjes së Shqipërisë vend që konkurron

denjësisht për tërheqjen e investimeve. Ndërkohë fokusi do të jetë tek ata sektorë ku Shqipëria ofron mundësi reale

për investitorët, siç është sektori energjetik, agrobiznesi, sektori minerar dhe pa diskutim turizmi. Këta sektorë jo

vetëm janë pjesë e prioriteteve që qeveria ka shpallur, por e rëndësishme është se dhe vetë Shqipëria ka mundësi

reale që të jetë destinacion investimesh në ta.

Me miratimin e ligjit dhe të VKM-së, kur do të nisë puna dhe si do të njoftohen bizneset me zhvillimet nga AIDA?

AIDA është tani në procesin e rekrutimit të stafit të saj. Biznesi do të jetë i informuar në mënyrë të vazhdueshme rreth

aktiviteteve dhe iniciativave që kjo agjenci do të ndërmarrë. Ndër funksionet bazë të agjencisë është bashkëpunimi i

vazhdueshëm me shoqatat e biznesit dhe mendoj se një bashkëpunim i suksesshëm në këtë aspekt do të jetë dhe

guri i themelit për arritjen e objektivave të kësaj agjencie. Fokusi i saj do të jetë te biznesi, si vendas dhe i huaj, pra

do të jetë një agjenci në shërbim të biznesit dhe si e tillë do të ketë komunikim të vazhdueshëm me ta.

Edhe pse keni shumë pak me pozicionin e ri, por duke qenë se vini nga sektori i licencave, a e njihni sadopak klimën

e biznesit në vend. Si paraqitet ajo dhe cilat janë rreziqet?

Klima e biznesit është përmirësuar me hapa galopantë në vitet e fundit. Mjafton të përmendim disa nga reformat më

të prekshme për biznesin, si thjeshtësimi i procedurave për hyrjen fillestare në treg, më konkretisht regjistrimin e

bizneseve në kohë rekord me kosto minimale apo licencimin e tij përsëri me këto kushte. Të dhënat ekonomike të

vendit tonë janë po ashtu shumë inkurajuese për të tërhequr investime, pasi tregojnë qëndrueshmëri të ekonomisë

sonë, e cila bëhet akoma më evidente në kohëra të vështira ekonomike, siç kanë qenë vitet e fundit për ekonominë

globale.

Flet z. Edmond Leka, anëtar bordi i AIDA-s

Sfidat e AIDA-s

Cilat janë risitë që do të sjellë AIDA në krahasim me agjencitë e tjera të mëparshme?

Mendoj se do të përbëjë një ndryshim fakti që AIDA ka një mision më të gjerë, në raport me agjencitë e mëparshme,

pasi ka në fokus jo vetëm investimet e huaja, por edhe ato shqiptare. Për më tepër nuk mbetet tek investimet, por

gjithashtu e shtrin aktivitetin edhe në fusha esenciale të ekonomisë sonë, si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,

eksportet dhe rinovimi teknologjik. Ky është ndryshimi cilësor në misionin e saj, në raport me agjencitë e mëparshme
dhe mendoj se kjo do të reflektohet edhe në veprimtarinë e saj në të ardhmen.

Cilët janë sektorët që konsiderohen më tërheqës për tërheqjen e investimeve të huaja dhe pse?

Fushat kryesore ku priten investime janë ato të përcaktuara si të tilla në dokumentet apo në përcaktimet e Qeverisë

Shqiptare dhe konkretisht energjia, zhvillimi i turizmit, pajisja e vendit me infrastrukturë bashkëkohore. Por nuk

mendoj se Agjencia do të kufizohet vetëm tek to. Prania e ministrave të dikastereve përkatëse është edhe indikative

për fushat kryesore të mundshme të investimeve. Energjia, Infrastruktura, Turizmi dhe Agroindustria apo resurset

natyrore janë ato që mbulohen nga ministrat Naço, Olldashi, Xhaferri dhe Ruli përkatësisht.

çfarë duhet të bëjë qeveria (dhe AIDA gjithashtu) për tërheqjen e

investimeve të huaja, nxitjen e eksporteve dhe përmirësimin e klimës për të bërë biznes?

Kjo është sfida e AIDA-s, që Bordi i saj dhe Ekzekutivi kanë përpara. AIDA do të duhet të bëjë asistimin e Qeverisë

në formulimin e strategjive e politikave eficiente në zhvillimin e këtyre fushave. AIDA do të duhet të studiojë

performancën e ekonomisë e të fushave specifike që ka në fokus, të evidentojë trendet, problematikën, oportunitetet

dhe zgjidhjet. Të testojë këto gjetje me grupet e interesit të përfshira, të prekura apo të interesuara në këto fusha të

ekonomisë dhe më pas të asistojë Qeverinë për formulimin e politikave e strategjive. Pas këtij momenti do të jetë

pjesë e përpjekjes së përgjithshme institucionale për zbatimin e këtyre politikave dhe të matjes së efektshmërisë së

tyre.

Flet z.Gjergji Gjika, anëtar i AIDA-s, përfaqësues i industrisë së konfeksioneve

Investimet e huaja, sektorët që duhen mbështetur

Mbështetje për biznesin prodhues vendas

Cilët janë sektorët që konsiderohen më tërheqës për investitorët e huaj dhe pse?

Shqipëria është një vend me pasuri të shumta natyrore e nëntokësore. Në këtë këndvështrim, ne kemi një vend të

bekuar për sa i përket vendndodhjes, klimës, tokës, nëntokës, detit dhe njerëzve. Prandaj ne kemi fatin që për

investitorët e huaj të ofrohen disa mundësi njëherësh. Këtu ndërthuren sektorët tradicionalë me ata më të rinj, që

kanë dalë në pah gjatë këtyre 10-15 viteve të fundit.

Padyshim që te sektorët tradicionalë mund të përmend industrinë energjetike me të gjitha format e saj, që nga ajo

hidrike e deri tek ajo e gjelbër. Po ashtu mendoj se edhe industria minerare ka shanse reale për t´u parë në mënyrë

më intriguese e interesante nga investitorët e huaj. Gjithashtu agroindustria, sidomos ajo e prodhimeve bio, por edhe

ajo e produkteve le të themi “specifike” shqiptare si p.sh. grupi i agrumeve, grupi i frutorëve etj., ka shanse jo të pakta

për t´u zhvilluar.

Te sektorët që aktualisht po konsolidohen në Shqipëri hyn padyshim sektori i turizmit, i cili po njeh rritje sasiore

shumë të madhe, por që krahas saj dhe njëkohësisht me të, duhet të realizojë edhe rritje të gamës dhe cilësisë së

shërbimeve që ofrohen aktualisht.

Por sektor tepër i fortë dhe interesant për të tërhequr investitorë është padyshim edhe sektori i fasonit ose i industrisë
prodhuese me material porositës. Pa dashur të hyj në hollësi, dua të theksoj dy momente të forta të tij siç janë: (a)

sjellja e valutës së huaj në Shqipëri dhe konsumimi i saj në pjesën dërrmuese po në vend (b) punësimi masiv i atij

kontingjenti jo të vogël të punonjësve të pakualifikuar ose me kualifikim të ulët të qytetit, që si vështirë të mund të

bënim tjetër punë në qendrat urbane ku ata banojnë.

çfarë duhet të bëjë qeveria (dhe AIDA gjithashtu) për tërheqjen e investimeve të huaja, nxitjen e eksporteve dhe

përmirësimin e klimës për të bërë biznes?

Pavarësisht nga arritjet dhe fizionomia që ka aktualisht biznesi në vendin tonë, nuk është e vështirë të identifikosh

disa politika e prioritete qeveritare që mungojnë e që duhet të orientohen drejt mbështetjes e inkurajimit të biznesit

prodhues vendas.

Për arsye të ndryshme, Shqipëria gjatë kësaj periudhe nuk u orientua drejt një politike të re industriale. Shumë

praktika e modele të zhvillimit të biznesit kanë qenë dhe janë të orientuara në dimensione horizontale të mbështetjes

së SME vendase dhe ambientit të biznesit, pa specifikuar prioritete sektoriale dhe industriale.

Në këtë moment, kur Shqipëria tashmë po tenton të hyjë në lojën e konkurrueshmërisë ndërkombëtare, drejt fazës së

inovacionit dhe teknologjive më të avancuara, merr rëndësi të veçantë politika e specializimit të industrive që kanë

shanse konkurruese.

Po t´i referohemi p.sh. sektorit që unë përfaqësoj, industria e konfeksioneve dhe e këpucëve, është konsideruar

tashmë, edhe nga të gjithë analistët ndërkombëtarë, si mundësia reale për të zhvilluar kapacitete prodhuese me

orientim drejt tregjeve ndërkombëtare.

Në mënyrë që kjo industri prodhuese të marrë drejtimin e duhur për të qenë një bazë e rëndësishme e investimit të

kapitalit, vendas apo të huaj, si dhe për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mundësive të tregjeve për kërkesën e

këtyre produkteve, duhet të ndërmerren disa masa të nevojshme dhe politika specifike ekonomike, që do të

materializojnë kthimin e kësaj industrie nga forma e prodhimit të tipit fason (ose ndryshe me material porositës) në

një industri me cikël të plotë prodhimi (ose ndryshe industri autonome). Për mendimin tim, e ardhmja e këtij sektori

është prodhimi me cikël të mbyllur, si dhe në të njëjtën kohë, oferta e një produkti të integruar “Made in Albania”, që

do t´i paraqitet tregut shqiptar e ndërkombëtar. Por për këtë duhet një politikë e mirëfilltë ekonomike, nxitëse për

sektorin që të dalë nga stadi aktual e të kalojë në fazën e zhvillimit të plotë të tij, si një industri autonome e pavarur

direkt vetëm nga oferta europiane e ditës.

Më konkretisht, çfarë do të kërkoni nga qeveria?

Ne si sektor i fasonit shqiptar e si prodhues të veshjeve e lëkurë këpucëve jemi të ndërgjegjshëm për faktin se ka

ardhur koha që për këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, por edhe për eksportuesit shqiptarë në

përgjithësi të ulemi seriozisht. Pa u zgjatur shumë, mendoj se piketat kryesore ku ne synojmë të mbështetemi nga

qeveria, si dhe nga agjencitë e specializuara, në rastin konkret AIDA, janë:

1. Miratimi i një strategjie sektoriale për industrinë fasoniste shqiptare


2. Hartimi dhe miratimi i një ligji për orientimin e investimeve (Investment Law), si dhe shoqërimi i saj me incentiva

konkrete për këtë sektor prioritar për ekonominë tonë.

3. Realizimi i një Poli (qendre) apo parku industrial për eksportuesit shqiptarë në zonën Tiranë-Durrës, ku dhe është

përqendrimi më i madh i këtyre bizneseve, i cili do të realizojë përqendrimin e këtyre bizneseve në një zonë të

caktuar, me efekte pozitive të shumëfishta, bazuar kjo në skema europiane shumë të suksesshme. Dhoma jonë po

punon konkretisht për krijimin e një zone industriale pilot të industrisë prodhuese eksportuese në Tiranë, ku do të

përqendrohen kompanitë më të rëndësishme, infrastruktura e shërbimeve, laboratorë modernë, si dhe një qendër

koordinimi, marketingu e informacioni kombëtar e ndërkombëtar. Në këtë mënyrë do të bëhet përputhja e këtij

kapaciteti të koordinuar e të integruar me kapitalin ndërkombëtar dhe me tregjet e produkteve. Njëkohësisht kjo zonë

industriale do të ndërtojë rrjetet e saj të bashkëpunimit me operatorë të tjerë lokalë, jashtë kësaj zone, në rajone të

tjera të Shqipërisë, për të nënkontraktuar gjysmëprodukte për nevojat e porosive që do të vijnë nga tregjet kombëtare

e ndërkombëtare, duke angazhuar kështu edhe rajone më pak të zhvilluara se qyteti i Tiranës.

4. Krijimi i një fondi investimi për zhvillimin bashkëkohor të këtij sektori, mbi bazën e një skeme konkurruese

grantesh, është domosdoshmëri e padiskutueshme për momentin që po kalon kjo industri e ky sektor.

5. Mbështetja që duhet për një promovim profesional, agresiv e sistematik, mbi bazën e objektivave e projekteve

konkrete.

Cilët janë avantazhet e sektorit të fasonit?

Avantazhi ynë i vetëm mendoj se nuk është vetëm krahu i lirë i punës, por janë edhe disa indikatorë të tjerë, po aq të

rëndësishëm si p.sh, afërsia gjeografike me tregjet europiane, mentaliteti europian i realizimit të ciklit të prodhimit,

shpejtësia e lëvrimit të produktit të prodhuar, eksperienca pozitive shumëvjeçare me firmat më të njohura europiane

etj.

Të qenit prezent në treg nuk varet vetëm nga çmimi, i cili është padyshim shumë indikues, por ka pa dyshim edhe

elementë të tjerë. Mbi bazën e eksperiencës ndërkombëtare, dy janë aktualisht strategjitë e hyrjes së produkteve

shqiptare në tregjet europiane:

a. Krijimi i markës shqiptare dhe ndërtimi i një marketingu agresiv për të promovuar këtë markë brenda dhe jashtë

Shqipërisë.

b. Bashkëpunimi me kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të tregtisë në botë, për të siguruar kontrata prodhimi

me cikël të plotë, për produkte “Made in Albania” dhe nën markën tregtare të këtyre kompanive.

Dhoma jonë, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të kësaj fushe, po bën një analizë krahasuese të kostove dhe

përfitueshmërisë të të dyja varianteve. Konkretisht një strategji e mundshme që ne mendojmë të përdorim për arritjen

e qëllimit të mësipërm, është:

a. Zhvillimi dhe realizimi i një programi kombëtar nën sloganin “Prodho dhe Vish Shqip”

b. Realizimi i një oferte të integruar të një konsorciumi kompanish shqiptare të prodhimit, dizenjimit, modelimit, duke
shtuar edhe vlerën e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, për t´iu ofruar firmave të mirënjohura

ndërkombëtare nën sloganin “We have a New Albania, You have a New Opportunity”. (Ne kemi një Shqipëri të re, ju

keni një mundëi të re

KESHILLAT E RUDINA SESERI, ekspertja shqiptare e investimeve nga FAIR HAVEN


CAPITAL, nje kompani prestigjioze ne fondet e investimeve ne SHBA.

1 - Depozitat
Nje investim ne depozita sot ndoshta nuk eshte periudha me e favorshme, sepse
interesat e fitimit jane kaq te uleta. Depozitat e sigurimit, sigurisht perbejne nje
forme investimi relativisht te sigurt, nje nder me te sigurtat, por neqoftese profili i
investitorit eshte diçka me siguri te madhe dhe interes te ulet, atehere depozitat
jane nje alternative. Neqoftese ka nje tendence per te qene disi me agresive ne
perfitimet e tyre, atehere do te thosha qe depozitat nuk do te jene forma me
optimale e investimit.

2- Imobiliaret
Pasurite e patundshme perbejne investime shume interesante ne kete periudhe, si
per ne Shqiperi, ashtu edhe jashte saj. Te mbulojme Shqiperine: ka me qindra
apartamente te cilat nuk shiten ne keto momente, per shkak te krizes financiare dhe
recesionit ekonomik qe ka goditur Shqiperine. Pra, praktikisht po arrin nje moment
ku zhvilluesit, ose ndertuesit e ketyre apartamenteve do te fillojne t’i shtyjne, ose te
mundohen t’i levizin shitjet e tyre perpara, thjesht per te krijuar likuiditet qe te
vazhdojne te ekzistojne, te vazhdojne te punojne. Prandaj, pasurite e patundshme,
sidomos ato ne formen e apartamenteve, ose edhe ne formen e ambienteve te
biznesit, dyqane, etj, perbejne nje alternative interesante, aq me teper kjo kur
mendon te financohet me nje forme kredie kur interesat jane te uleta. Sigurisht qe
kjo presupozon qe individet jane ne gjendje te marrin kredi ne tregun lokal shqiptar,
gje qe mund te mos jete e lehte.
Investimet ne pasuri te patundshme jashte Shqiperise jane akoma dhe me
interesante, sepse po te kujtojme, kriza financiare filloi me pasurite e patundshme
dhe jane pikerisht ato qe sot, si ne Amerike, si ne Europe, kane arritur çmimet me te
uleta te dyshemeve. Pra ne momente krize, industria, apo sektori ku ka ndodhur
kriza shpesh here perben edhe sektorin me interesant per te investuar fill pas saj.
3- Aksione
Kur flasim per aksione, flasim per aksione qe shiten dhe blihen ne bursat
nderkombetare, sepse bursa e Shqiperise nuk ka likuiditet dhe aksionet ne
pergjithesi, i perkasin firmave qe praktikisht prekin çdo aspekt te industrive te
ndryshme. Keshtu qe ndoshta do te ishte me interesante te thoja aksionet e cila
firmave dhe industrive jane me interesante. Ne thelb, duhen gjetur kompani, te cilat,
megjithese po kalojne nje periudhe te veshtire per shkak se gjithe ekonomia po kalon
nje periudhe te veshtire, ne vetvete, themelet e tyre, ose bazat e tyre i kane te
shendetshme, p.sh. General Eletric, sot vlera e kompanise ka rene, çmimet e
aksioneve kane rene, per shkak sepse renia ne stoqe ne aksione eshte totale, por ne
themelet e saj kjo eshte nje kompani e shendetshme, dhe mund te perbeje nje rast
interesant per investim. Dhe gjej vend e them qe vjen si perfaqesuese e kompanive
qe jane te diversifikuara ne sektorin e industrise, sidomos ne sektorin e industrise se
rende, te lidhur me ate teknologjike. Sektori i teknologjise ne vetvete eshte
gjithashtu interesant dhe madje po ta shohesh se si kane levizur çmimet e aksioneve
te sektorit te teknologjise neper bursa, do te vesh re qe kane qene disi me te izoluara
se sa vete tregu, ose bursa e marre ne total. Kjo ka te beje me elementin e risive qe
ata jane ne vije te pare te risive, qe shton produktivitetin dhe ka ndikim pozitiv mbi
ekonomine. Se treti, mund te tingelloje e frikshme, por eshte interesante, te rishiten
investimet ne sektorin financiar, pra neper banka. Sepse sidomos neper bankat qe
tashme po perfitojne nga paketa financiare e shpetimit dhe paketa per shpetimin
nga kriza financiare ne Amerike. Siç e thashe edhe me pare, momentet kur ka kriza
dhe ka shperthime, pikerisht ato sektore fillojne dhe behen me interesantet. Pra
pikerisht bankave do t’iu hiqen tashme keto te ashtuquajturat “kredi toksike” dhe
praktikisht bankat do te lihen te shendetshme dhe do te jete qeveria amerikane qe
do t’i menaxhoje ato. Pra te investosh ne bursen e aksioneve te bankave sot,
praktikisht do te thote te paguash nje çmim relativisht te ulet per nje kompani, ose
per banka qe shume shpejt do te jene totalisht “te pastra”.

4- Kredia
T’u japesh individeve kredi, ose ndoshta edhe ne formen e bankave kur ngrene ato
kredi, eshte e ngjashme me idene e depozitave – nuk eshte shume ndryshe, ne
sensin qe interesat jane shume te uleta. Keshtu qe kjo varet; eshte prioriteti yt qe ne
vend qe t’i mbash parate poshte dyshekut, pra t’i vendosesh ne nje vend te sigurt
por qe ka fare pak interes. Kurse te marresh kredi nuk eshte investim ne vetvete. Ne
kete rast, nocioni i marrjes se kredise do te ishte qe po i merr keto kredi per t’i
investuar diku tjeter, ku fitimi nga investimi qe do te besh eshte me i madh nga
interesi qe paguan per kredi.
eshte kohe e mire per t’u kredituar apo jo? Mendoj se eshte kohe shume e mire per
t’u kredituar, sepse interesat jane ne pikat e tyre me te uleta, neqoftese je ne gjendje
te gjesh kredi. Problemi qe ka Shqiperia sot eshte qe likuiditeti i kredive, likuiditeti
financiar eshte totalisht i ngrire. Neqoftese je i afte te marresh kredi me interesat e
sotme, aq me teper neqoftese keto interesa i ben fikse per 10-20 vitet e ardhshme,
do t’ju nxisja shume.

5- Shkollimi
Shkollimi eshte nje forme investimi i nje natyre tjeter. Une do te thosha qe te
investosh ne shkollim, do te thote te investosh ne veten tende, do te thote te
investosh ne diçka ku fitimi eshte i sigurt, sepse je gjithmone ne nje ecje perpara.
Sepse investimi ne shkollim nuk ka te njejtat karakteristika si keto alternativat e tjera.
A eshte ky momenti per te investuar ne shkollim? Momenti per kete eshte ne çdo
moment, neqoftese je ne gjendje ta besh, pavaresisht nga situata ekonomike.

6- Teknologjia
Investimi ne teknologji, siç thashe, sidomos po te flitet per bursat, ne to, kompanite
e teknologjise kane qene relativisht me te izoluara nga sektore te tjere. Ne
pergjithesi, te investosh ne teknologji do te thote qe po investon ne diçka ku rreziku
eshte shume i larte, por edhe fitimi eshte shume i larte. Sepse teknologjia ne thelb te
saj, ne zemer te saj, ka risite, dhe risite nga vete ekzistenca eshte i
paparashikueshem. Si rrjedhoje, neqoftese individet jane vertet te interesuar ne
teknologji, si fushe do rekomandoja krijimin e nje portofoli te kompanive te
ndryshme te teknologjise, per nje maksimizim qe jep diversifikim dhe nje maksimizim
ne mundesite e goditjes se nje “x” kompani qe do te beje nje risi shume gjigante, qe
praktikisht fitimet nga secila me shume plotesojne humbjet nga kompanite e tjera.

7- Te investosh brenda apo jashte vendit?


Kjo eshte me teper ka te beje me preferenca individuale te investitoreve si dhe me
faktin se sa familjare jane ata me investimet jashte vendit. Ajo ne vetvete mund te
perbejne nje barriere. Ana ana tjeter e monedhes, eshte qe te investosh ne Shqiperi,
mjetet per te analizuar potencialin e nje investimi, planin e biznesit, sidomos per
investitoret ne masa te gjera, qe nuk e kane ate sofistikim financiar te duhur, eshte i
veshtire. Keshtu qe eshte e veshtire te them, sepse kjo varet nga profili i individeve
dhe se sa te qete ndihen ata ne formen e investimit jashte apo brenda vendit.

8- Krijimi i kompanive te reja


Neqoftese ka nje moment interesant dhe te volitshem per krijimin e kompanive te
reja duke presupozuar qe ekziston burimi i kapitalit, jane pikerisht momentet si
recesionet, sepse papunesia eshte me e larte, gje kjo qe do te thote se gjen individe
te afte, por qe per nje arsye apo per nje tjeter jane te papune, dhe qe per me teper
pritshmeria per rroga te larta eshte me e ulet, sepse njerezit preferojne te jene ne
pune edhe sikur te jete per nje rroge me te ulet. Keshtu qe ne ate sens, nje nga
burimet kryesore per formimin e kompanive – kapitali human – eshte me me bollek
dhe me çmim te ulet. Nga ana tjeter kemi kredite, si nje nga burimet e kapitalit per
te financuar krijimin e kompanive te reja, sepse siç e thashe, ne Shqiperi, bursat nuk
ekzistojne, nuk jane funksionale te pakten, dhe ketu interesat jane perseri shume te
uleta. Po i rikthehem asaj çka thashe me pare qe varet nese individet jane ne gjendje
te marrin kredi ne nje periudhe kur kemi ngrirje te likuiditetit.

9- Bonot e thesarit
Nga te gjitha investimet e mundshme ne kete liste, perfshi ketu edhe depozitat,
bonot e thesarit jane me te sigurtat, por eshte gjithashtu edhe fitimi me i ulet. Kjo
eshte alternativa me e afert e idese se mbajtjes se parave ne cash ne shtepi.

10 - Toka te pazhvilluara dhe troje


Kjo eshte diçka mjaft interesante, sepse po te shohim ato trendet e çmimeve ne
Shqiperi, historikisht ato kane ardhur ne ngritje. Ne periudhen e tanishme shohim
nje stabilizim, ose ndoshta edhe njefare ulje te çmimeve te tokave dhe trojeve, por
kjo nuk do te vazhdoje per nje kohe te gjate, keshtu qe une mendoj qe eshte nje
moment i volitshem per te marre toka dhe per t’i zhvilluar ato.

11- Turizmi
Te investosh ne turizem kjo varet nga perspektiva e investimit. Neqoftese investon
ne turizem sepse ke kapitale me interesa te uleta etj, etj, por pritshmerine e ke qe te
fillosh dhe te shohesh rezultatet e ketij investimi ne nje periudhe relativisht te
shkurter, atehere kjo do te ishte strategjia e gabuar, sepse ne periudha te veshtira
ekonomike, turizmi konsiderohet nje luks dhe eshte nje nga aktivitetet e para i cili
ose eliminohet, ose shtyhet per nje te ardhme. Neqoftese pritshmeria eshte per me
vone, pra pas 26 muajsh, apo 34 muajsh, atehere po qe mund te ishte diçka
interesante.

http://www.ere.gov.al/doc/Prezantimi_AIDA_EREConf.pdf
http://www.bogalaw.com/pdf/Investment_in_Albania_September2011_Edition.pdf
http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Pse_te_investosh_ne_Shqiperi.pdf
marketing

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/03/Doktoratura-Oriola-
Theodhori-Markollari-Fakulteti-Ekonomise-Departamenti-i-Marketingut.pdf

Treguesit Makroekonomikë

Shqipëria ka arritur një rritje pozitive ekonomike gjatë viteve të fundit, pavarësisht nga ndikimi i krizës financiare globale. Rritja
e PBB në vitin 2010 ishte 3.5% dhe në vitin 2011 ishte llogaritur 3.9%.

Ndjekja e makro-politikave dhe reformave të mirë-strukturuara, të fokusuara në privatizim, ndershmërinë fiskale, liberalizimin e
tregtut, klimën e biznesit, energjisë dhe sektorit financiar, kanë bërë të mundur që ekonomia shqiptare të jetë më elastikja në
ekonomitë e Evropës Jug-Lindore.

Në raportet e publikuara gjatë muajit dhjetor 2011, “Moody’s Investors Service” dhe “Standard and Poor’s”, rikonfirmojnë
vlerësimin e tyre për Shqipërinë (B1 nga Moody’s dhe B+ nga S&P), si dhe këndvështrimin e tyre afatmesëm si “të
qëndrueshëm” për ekonominë shqiptare. Ata theksojnë se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria në vitet e fundit ka demostruar
një rritje të qëndrueshme ekonomike në nivelin 4%. Përveç rritjes ekonimike të viteve të fundit, kompanitë vlerësojnë veçanërisht
potencialin e ekonomisë shqiptare për të pasur një rritje të qëndrueshme dhe të lartë në vitet në vijim.
SHQIPËRIA – TREGUESIT THEMELORË EKONOMIKË
Burimi: Banka e Shqipërisë, INSTAT, Ministria e Financave, FMI, CIA

POZICIONI I KONKURRUESHMËRISË SË EKONOMISË SHQIPTARE


Shqipëria ka arritur progres të madh gjatë viteve të fundit. Një tregues i fundit është “Raporti i Konkurrencës Globale 2011-
2012” i Forumit Ekonomik Botëror, i cili e rendit Shqipërinë në pozicionin e 78-të nga 142 ekonomi, ndërsa Raporti i vitit 2010-
2011 e renditi Shqipërinë në pozicionin e 88-të dhe ai i vitit 2009-2010 në pozicionin e 96-të.
Sipas raportit të Bankës Botërore “Doing Business, 2012“, në “Lehtësinë e të bërit biznes”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 183
ekonomi. Në “Marrjen e kredisë” dhe “Mbrojtjen e investitorëve”, Shqipëria renditet përkatësisht në pozicionin e 24-të dhe 16-të
duke e bërë atë ndër vendet më të mirë reformatorë.
Progresi aktual theksohet në një tregues tjetër të rëndësishëm “Indeksi i Lirisë Ekonomike” i cili është publikuar nga
“FondacioniHeritage” dhe “Wall Street Journal”. Sipas Indeksit të vitit 2012, rezultati i lirisë ekonomike të Shqipërisë është
65,1 duke e bërë atë të 57-tën në botë nga 164 vende/ ekonomi. Niveli i lirisë ekonomike është rritur me 1.1 pikë në krahasim me
raportin e fund-vitit, ku Shqipëria u rendit e 70-ta me një rezultat prej 64 pikë.
TREGUESIT THEMELORË RAJONALË

Burimi: institutet statistikore përkatëse, EuroStat, EcoFin, FMN, CIA


Klima e Investimeve

Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë që nga viti


2000, ndërkohë që Marrëveshje të Tregtisë së Lirë janë nënshkruar me shumë vende. Gjatë viteve 2000-2009, ka pasur një rritje
mesatare të PBB-së prej 6%, dhe gjatë viteve të krizës financiare rritja ishte 3.5% për vitin 2010, dhe 3.9% për vitin 2011.

Me vendosjen e saj strategjike në Ballkanin Perëndimor, me një ekonomi tregu në zhvillim, barrë taksash të ulëta dhe një fuqi
punëtore të re, dinamike, të arsimuar dhe me kosto konkurruese, Shqipëria ofron mundësi të shumta për investitorët. Burimet
natyrore përfshijnë kapacitete të konsiderueshme persa i përket energjisë hidrike, diellore dhe të erës. Toka e saj pjellore ofron
mundësi investimesh në bujqësi dhe bregdeti i saj prej më shumë se 400 km ofron një potencial të shkëlqyer për investime në
turizëm. Shqipëria është e pasur me naftë dhe gaz dhe nëntoka e saj përmban depozita mineralesh të çmueshëm si bakër, hekur
dhe krom.

Reformat strukturore në fushën fiskale, administrative dhe ligjore me qëllim liberalizimin e tregtisë dhe lehtësinë e të bërit
biznes, kanë rritur besimin e investitorëve ndaj Shqipërisë. Në vitin 2010, Shqipëria shënoi një rritje të Investimeve te Huaja
Direkte (IHD). Sipas Raportit të Investimeve Botërore UNCTAD 2011, në Shqipëri, fluksi i investimeve, në vitin 2010 arriti në
1097 milion USD.

Fokusi për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë shqiptare do të mbetet në tërheqjen e IHD-ve me një vëmendje në sektorë ku
ekonomia shqiptare ka potenciale të pashfrytëzuara si në aspektin e burimeve natyrore ashtu edhe në zhvillimin e sektorëve që
janë ende të pazhvilluar si turizmi, energjia e rinovueshme, infrastruktura, agrobiznesi dhe shërbimet. Shqipëria ka një kuadër
ligjor liberal përsa i përket investimeve të huaja i cili është hartuar për të krijuar një klimë të favorshme për investimet. Shqipëria
ka nënshkruar nje seri Marrëveshjesh Dypaleshe për mbrojtjen e investimeve me vende të ndryshme si Anglia, Franca,
Gjermania, Italia, Austria, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Izraeli, Turqia, Serbia, Egjypti, Majlazia, Qipro,
Kuvajti, etj.

 RRETH NESH
 INVESTO NË SHQIPËRI
 TË BËSH BIZNES NË SHQIPËRI
 NVM & EKSPORTE
 INOVACIONI
 TË VIZITOSH & JETOSH NË SHQIPËRI
Home » Investitorë të Pranishëm në Shqipëri
  11 Arsye pse të Investosh në Shqipëri
 Shqipëria në një vështrim
 Treguesit Makroekonomikë
 Klima e Investimeve
 Rajonet
 Sektorët Kyç
 Investitorë të Pranishëm në Shqipëri
 Shërbimet Tona
 Publikime
Investitorë të Pranishëm në Shqipëri

Share on facebook

Shërbimet Tona
Nxitja e investimeve
Për Qeverinë Shqiptare thithja e investimeve të huaja direkte dhe rritja e konkurrueshmërisë së kompanive vendase janë
thelbësore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Vitet e fundit, qeveria ka ndërmarrë masa të rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve, reformës rregullatore dhe
institucionale, zhvillimit të infrastrukturës, rritjes së tregtisë së lirë dhe integrimin rajonal.

Aktivitetet e AIDA-s përqendrohen në zhvillimin e investimeve ku në fokus është njohja e Shqipërisë si një vend me potencial të
lartë për investime.

Agjencia përcakton dhe vendos kontakte me investitorë potencialë, të cilët mund të konsiderojnë Shqipërinë si një vend për të
zhvilluar bizneset e tyre.

Investitorët e rinj dhe ato ekzistues gjejnë tek AIDA një partner i besueshëm që i asiston e shoqëron në projektet e tyre, nëpërmjet
produkteve dhe shërbimeve të saj, me informacione dhe analiza në fushën ligjore apo ekonomike, por edhe duke ndërmjetësuar
me subjekte të tjera tregtare apo organe shtetërore.
Zhvillimi i eksporteve dhe fuqizimi i NVM-ve
Mbështetja për NVM-të është një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë Shqiptare. Kjo sepse NVM-të dhe në veçanti
mikrondërmarrjet, punësojnë 77% të totalit të forcës punëtore. Mikrondërmarrjet përbëjnë 95% e totalit të ndërmarrjeve në vend.
Zhvillimi i qëndrueshëm i NVM-ve është gjithashtu edhe në qendër të politikave ekonomike të qeverive të Bashkimit Europian.

Agjencia mbështet projekte për biznese të reja dhe ndihmon kompanitë ekzistuese të hynw nw tregje tw reja. Ajo është gjithashtu
ndërmjetëse për përfitim nga fonde qeveritare apo të huaja në favor të NVM-ve dhe nxitjes së eksporteve.
AIDA, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013, ndërmerr të gjitha nismat e nevojshme për
zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Ajo ndihmon sipërmarrjet në të gjitha fazat e aktivitetit ekonomik, falë ndërmjetësimit dhe bashkëpunimit me subjektet tregtare të
huaja dhe me organet qeveritare.

Investimet për rinovimin dhe përmirësimin teknologjik të bizneseve


Investimet për rinovim dhe përmirësim teknologjik të bizneseve vendase konsiderohen parësore për të rritur konkurrueshmërinë e
tyre si brenda vendit ashtu dhe në tregjet e huaja.

AIDA ndihmon në këtë drejtim përmes:


 Mbështetjes me fonde, gjetje tregjesh të reja si dhe asistencë për rinovimin teknologjik
 Rritje konkurrueshmërie përmes përmirësimit të menaxhimit dhe kualifikimit të punonjësve
 Inkurajon kompanitë shqiptare për të investuar në inovacion, në mënyrë që të përmirësojnë produktet, shërbimet dhe
mënyrën e punës

 RRETH NESH
 INVESTO NË SHQIPËRI
 TË BËSH BIZNES NË SHQIPËRI
 NVM & EKSPORTE
 INOVACIONI
 TË VIZITOSH & JETOSH NË SHQIPËRI
Home » Regjistrimi & Liçensimi
  Regjistrimi & Liçensimi
 Taksat
 Dogana
 Marrëveshjet Tregtare
 Fuqia Punëtore
 Prona, Zonat Ekonomike dhe Ndërtesa
 Infrastruktura & Shërbimet
Regjistrimi & Liçensimi

REGJISTRIMI I SHOQËRIVE TREGTARE DHE LIÇENCIMI I BIZNESIT


Dy iniciativa të një rëndësie të veçantë, të ndërmarra nga. Qeveria Shqiptare, të cilat synojnë krijimin e një klime të favorshme
pro-biznes janë: krijimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Liçencimit (QKL).
Legjislacioni në fushën e regjistrimit dhe liçencimit të biznesit është në harmoni me standartet e parashikuar nga BE, me fokus
primar reduktimin e barrierave administrative për bizneset të cilat operojnë në Shqipëri.

 Regjistrimi i Shoqërive Tregtare


Ligji nr. 9901 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” hyri në fuqi më datë 21.05.2008. Ky ligj rregullon statusin e tregtarit,
themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve dhe
riorganizimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare.
Sipas këtij ligji, shoqëritë tregtare janë:

 - Në Kodin Civil parashikohet dhe një lloj tjetër shoqërie, shoqëria e thjeshtë, e cila krijohet nga dy ose më shumë
persona qofshin këta individë dhe/ose persona juridikë, të huaj ose vendas, të cilët hyjnë në një marrëveshje midis tyre për të
kryer një aktivitet ekonomik, me qëllim ndarjen e fitimeve që rrjedhin prej tij.
 - Shoqëritë kolektive – Një shoqëri është shoqëri kolektive nëse regjistrohet si e tillë, e kryen veprimtarinë tregtare
nën një emër të përbashkët dhe përgjegjësia e ortakëve përpara kreditorëve është e pakufizuar.
 - Shoqëri komandite - Shoqëri komandite është shoqëria, në të cilën përgjegjësia e të paktën njërit prej ortakëve është
e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, ndërsa përgjegjësia e ortakëve të tjerë nuk është e kufizuar. Ortaku i pakufizuar
ka statusin e ortakut të shoqërisë kolektive.
 - Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara - Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar
nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet
e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të
shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.
 - Shoqëria aksionare – Shoqëria aksionare është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të
nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet
e shoqërisë e që mbulojnë humbjet e saj vetëm me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara.
 - Degët dhe zyrat e përfaqësimit - Personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë mund të vendosin hapjen e
degëve dhe/ose të zyrave të përfaqësimit të shoqërisë.
 - Degët - janë vende të ushtrimit të veprimtarisë tregtare dhe kanë të njëjtin personalitet juridik me shoqërinë. Ato
veprojnë në mënyrë të qëndrueshme, organizohen dhe administrohen më vete dhe ushtrojnë veprimtari me palë të treta, në
emër të shoqërisë.
 - Zyrat e përfaqësimit - janë vende të veprimtarisë tregtare të shoqërisë dhe
 kanë të njëjtin personalitet juridik me shoqërinë. Zyrat e përfaqësimit nuk kanë si qëllim krijimin e të ardhurave, por nxitjen
e veprimtarisë së shoqërisë. Këto zyra mund të lidhin marrëveshje në emër e për llogari të saj.
Referuar ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR)” i ndryshuar, regjistrimi i shoqërive
tregtare në Shqipëri bëhet nëpërmjet QKR-së. QKR-ja gëzon statusin e institucionit publik, me personalitet juridik, në varësi të
ministrit që mbulon çështjet e tregtisë, me seli qendrore në Tiranë.
Detyrimi për regjistrim

Subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë:

 a) personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare;


 b) shoqëritë e thjeshta sipas dispozitave të Kodit Civil;
 c) shoqëritë tregtare;
 d) degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja;
 e) shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit;
 f) shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellë;
 g) çdo subjekt tjetër, për të cilin parashikohet detyrimi për regjistrim, në bazë të legjislacionit shqiptar.
Regjistrimi në QKR
Aplikimi për regjistrim fillestar të nje biznesi mundësohet brenda 24 orëve me një kosto prej 100 Lekë. Regjistrimi fillestar dhe
çdo regjistrim tjetër bëhet me aplikim pranë çdo sporteli shërbimi të QKR-së, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,
pavarësisht vendit të ushtrimit të veprimtarisë, vendbanimit apo selisë së aplikantit. Aplikimi për regjistrim mund të kryhet edhe
në mënyrë elektronike, në përputhje me legjislacionin për nënshkrimin elektronik.

QKR, nëpërmjet aplikimit të proçedurës së regjistrimit të iniciuar nga subjekti tregtar i interesuar, jo vetëm mundëson
regjistrimin në Regjistrin Tregtar por njëkohësisht mundëson dhe regjistrimin respektiv në autoritetet kompetente për taksat,
sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe Inspektoriatin e Punës.

Për më tepër, aplikohet parimi i “miratimit në heshtje”. Në rastin kur QKR-ja, brenda afatit një ditor, nuk kryen regjistrimin, nuk
njofton pezullimin e aplikimit apo nuk njofton refuzimin, atëherë aplikimi për regjistrim quhet i pranuar menjëherë.

Dokumentacioni i kërkuar për regjistrim fillestar në QKR


Për të bërë një regjistrim fillestar në QKR kërkohet dokumentacioni i mëposhtëm:

1. Kërkesa për aplikim


2. Dokumentacioni shoqëruesPër të bërë regjistrimin fillestar, aplikanti plotëson kërkesën për aplikim. Forma e kërkesës për
aplikim ndryshon në varësi të llojit të subjektit tregtar. Kërkesa për aplikim dhe udhëzimet për plotësimin e saj mundësohen nga
çdo sportel shërbimi i QKR-së ose mund të aksesohen në faqen zyrtare të QKR-së. Aplikanti mund të plotësojë kërkesën për
aplikim në çdo sportel shërbimi të QKR me asistencën e nëpunësit të sportelit të shërbimit nëse është e nevojshme, ose nëpërmjet
internetit duke përdorur funksionin e “aplikimit on-line”.
 - Dokumenti origjinal personal i identifikimit (ID Kartë), të cilin, nëpunësi i sportelit të shërbimit pasi e skanon dhe
kopjon e kthen mbrapsht
 - Dokumenta të tjerë shoqëruese specifike në varësi të formës së subjektit tregtar. Aplikantit i mundësohet kjo listë
bashkëlidhur kërkesës respektive për aplikim.
Për informacion më të detajuar rreth Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ju lutemi

referojuni faqes zyrtare të QKR www.qkr.gov.al ku publiku gëzon akses të plotë.


 Liçencimi i biznesit

Bazuar në ligjin nr. 10081, datë 23.02.2009, i cili rregullon proçedurat e liçencimit në Shqipëri, Qendra Kombëtare e Liçencimit
(QKL) ka filluar aktivitetin e saj si institucion publik në varësi të ministrit që mbulon çështjet e ekonomisë, që në qershor 2009.
Ky ligj ka për qëllim përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative ndaj nismës së lirë në
kryerjen e veprimtarive ekonomike, tregtare apo profesionale, ose përdorimin e të mirave publike, duke garantuar, njëkohësisht,
mbrojtjen e interesit publik në ushtrimin e këtyre veprimtarive dhe në përdorimin e të mirave publike.
Nëpërmjet aplikimit me një ndalesë dhe proçedurave të shkurtuara dhe transparente, QKL ka reduktuar barrierat administrative
dhe koston e biznesit sa i përket proçedurave të liçencimit/lejimit, ashtu sikundër ka minimizuar nivelin e informalitetit duke
siguruar në këtë mënyrë një klimë të favorshme pro-biznes në Shqipëri.
Liçencat dhe Lejet dhe/ose nënkategoritë respektive të tyre, të cilat trajtohen nga/apo nëpërmjet QKL, ndahen në tre grupe:
Grupi i parë përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet vetëm në
vetëdeklarimet e kërkuesit;
Grupi i dytë përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve, përveçse në vetëdeklarimet e
kërkuesit, bazohet, për të paktën njërin nga kushtet edhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi.
Grupi i tretë përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat, përveç sa parashikohet në pikat 2 e 3 të këtij neni, vlerësimi i
përmbushjes së kritereve, për të paktën njërin prej tyre, bazohet edhe në kryerjen e një proçesi inspektimi, testimi, gare,
interviste, dëgjimi apo metode tjetër vlerësimi.
Në varësi të natyrës së lejes dhe/ose liçencës, jo të gjitha prej tyre janë subjekt trajtimi nga QKL. Si rregull i përgjithshëm,
kërkesat për aplikim për pajisjen me një autorizim, shqyrtohen eksluzivisht nga autoriteti publik cili e gëzon këtë kompetencë, pa
përfshirjen e QKL-së. Autorizimi mund të bëhet nëpërmjet QKL-së vetëm në rastin e liçencave të grupit III, si dhe vetëm kur
kushtet e autorizimit përkojnë me një apo disa nga kriteret e liçencimit.

Legjislacioni i liçencave parashikon 12 fusha të ndryshme liçencimi/lejimi, ku vetëm disa prej tyre trajtohen nga/ose nëprëmjet
QKL-së. Sistemi i liçencimit/lejimit për fushat që ngelen pa përfshirjen e QKL rregullohet nga legjislacioni respektiv sektorial.
Më konkretisht, fushat për të cilat pajisja me liçencë/leje, bazohet në legjsilacion sektorial janë :

 - Shërbimi bankar financiar;


 - Shërbimi bankar jo-financiar;
 - Telekomunikacioni;
 - Shërbimet në sektorin e energjisë (prodhimi, transmetimi, shpërndarja etj.);
 - Hidrokarburet;
 - Shërbimet portuale, hekurudhore dhe aeroportuale;
 - Lojrat e fatit;
 - Shërbimi postar;
 - Konçesionet.
Aplikimi në QKL
Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose liçencë, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të
QKL, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në rrethe. Kosto e
paraqitjes së kërkesës për aplikim është 100 Lekë. Kërkesa për aplikim paraqitet në çdo sportel shërbimi, pavarsisht vendodhjes
së ushtrimit të aktivitetit të aplikantit.
Kërkesa për aplikim përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese dhe provuese përkatëse. Aplikanti ose një
person i autorizuar prej tij mund të paraqesin kërkesën për aplikim në sportelin e shërbimit të QKL. QKL-ja nuk mund të kërkojë
paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formularin e kërkesës për aplikim.

QKL-ja merr në shqyrtim kërkesat për aplikim sipas radhës së paraqitjes së tyre dhe merr vendim në një afat prej 2 ditësh pune
për kërkesat e grupit të parë dhe 4 ditësh pune për kërkesat e grupit të dytë. Përsa i përket liçencave të grupit të tretë, QKL-ja i
merr në shyrtim parprak duke vlerësuar vetëm kriteret në kompetencë të saj dhe në rast se nuk konstaton arsye refuzimi, QKL-ja
publikon në regjistër vendimin paraprak të kalimit në fazën e dytë të shqyrtimit dhe njofton, në mënyrë elektronike, institucionet
e tjera, që shqyrtojnë përmbushjen e një apo të disa kritereve të liçencimit/lejimit, në kompetencë të tyre.

Proçedurat për trajtimin e lejeve/liçencave/autorizimeve bazohen në:


Vetëdeklarimet e kërkuesit; dokumentacionin e lëshuar nga institucione të tjera vendimarrëse publike dhe ose private (grupi I dhe
II i liçencave); ashtu si dhe në proçedurat e inspektimit paraprak, testimit, garimit, intervistimit apo dëgjimit, ose duke zbatuar
metoda të tjera të përcaktuara nga institucionet e tjera me kompetenca vendimarrëse (grupi III i liçencimit).

Proçedurat për trajtimin e kërkesave për licenca, autorizime e leje janë të qarta, të thjeshta, transparente dhe mbështeten në:

 a) parimin e miratimit në heshtje;


 b) mjetet elektronike të informimit e të komunikimit, përfshirë aplikimin on line;
 c) modelin e qendrës me një ndalesë;
 d) shkëmbimin e integruar të informacionit e të dokumentacionit ndërmjet organeve publike.

Marrëveshjet Tregtare
Tregtia dhe Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
Rregullat e tregtisë së jashtme
Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura
nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Shqipëria është anëtare e OBT që prej vitit 2000 dhe aplikon
regjimin e OBT mbi proçedurën e liçencimit të importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe proçesit të vazhdueshëm të
përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standartet e sistemit të BE, importi dhe eksporti i mallarve, si rregull i përgjithshëm,
nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë. Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të
vendosin kuota ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me liçencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me
qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope,
ilaçet etj.

Shqipëria është angazhuar të:

 a. liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proçes të uljes së tarifave (normat e lidhura dhe iniciativa sektoriale);
 b. zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standardet Sanitare
dhe Fitosanitare (SPS);
 c. Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së;
 d. Shqipëria është një anëtar i OBPI (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa
marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë. Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë
legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e
Pronësisë Intelektuale.
Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk
i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH dhe disa
produkte si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize.

Zhvillimet tregtare
Volumi i tregtisë në 2011 ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2010, me rritjen e importit me 12.4 % dhe eksportit me 20%.
Gjatë 2011, importet arritën në vlerën 544,004 milion lekë (3,867.09 million Euro), ndërsa eksportet në 197,459 milion Lekë (
1,404.16 million Euro).
BE vazhdon të jetë partneri kryesor i tregtisë së Shqipërisë duke siguruar 64.1% të importit dhe duke përfituar 72.5% të eksportit
Shqiptar. Referuar volumit të tregtisë në vitin 2011, Shqipëria importon kryesisht nga Italia, Greqia, Kina, Gjermania dhe Turqia
dhe eksporton në Itali, Kosovë, Turqi, Greqi, Spanjë dhe Gjermani. Italia dhe Greqia përfaqësojnë respektivisht 47.7% dhe 16.6%
të importeve, dhe 73.3% dhe 7.1% të eksporteve.

 Pothuajse 30% të eksporteve e zë grupi i “minerale, lëndë djegëse, elektricitet”.


 32% të eksporteve dhe 9% të importeve e zë grupi i “tekstile dhe këpucë”.
 Grupi i “makineri dhe pajisje” përfaqëson 20% të importeve.
 Grupi i “materiale ndërtimi dhe metale” përfaqëson 15% të importeve dhe 21% të eksporteve.
Burimi: INSTAT

Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë


Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA)
Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, si një arritje e rëndësishme në kuadër të integrimit në BE, parashikon krijimin e një zone të
tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe BE në një periudhë kohore 10-vjeçare. MSA u ratifikua në prill 2009 dhe zëvendësoi
Marrëveshjen e Ndërmjetme, e cila tashmë është pjesë integrale e MSA.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA)


Më 19 dhjetor 2006, të gjitha marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria kishte lidhur me vendet e rajonit u transformuan në një
marrëveshje shumëpalëshe, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA 2006), e cila përfshin tetë vende:
Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Kosovë, Moldavi, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë Herzegovinë. Objektivat kryesore të CEFTA-s janë
ndër të tjera, zgjerimi i tregtisë në mallra dhe shërbime dhe nxitja e investimeve, eliminimi i barrierave të tregtisë mes
palëve, sigurimi i mbrojtjes së duhur të së drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe
harmonizimi i dispozitave përsa i përket çështjeve të politikave tregtare, të tilla si: rregullat e konkurrencës dhe ndihmës
shtetërore. Ajo gjithashtu përfshin proçedura të qarta dhe efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Marrëveshja me shtetet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA)


Në dhjetor 2009, Shqipëria nënshkroi Marrëvshjen e Tregtisë së Lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Shtetet
anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe shteteve të EFTA përqendrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave. Ato do të shfuqizojnë të gjitha tarifat
doganore mbi produktet industriale, përfshirë peshqit dhe produktet e tjera detare. Marrëveshjet dypalëshe për produktet
bujqësore ndërmjet shteteve të EFTA-s (individualisht) dhe Shqipërisë bëjnë pjesë gjithashtu tek instrumentat krijues të zonës së
tregtisë së lirë ndërmjet të dy palëve.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë


Shqipëria ka gjithashtu një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006, e cila ka hyrë në fuqi në maj
2008. Nëpërmjet kësaj Marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre. Sipas
marrëveshjes, nuk do të ketë tarifa për mallrat industriale shqiptare të eksportuara në Turqi dhe tarifat për produkte të caktuara
turke do të reduktohet përfundimisht brënda pesë vitesh. Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-
tjetrës kuota tarifore.
Akumulimi diagonal
Akumulimi diagonal (parim në bazë të së cilit ju mundësohet vendeve importuese, që pas një shkalle të caktuar përpunimi, t`i
origjinojnë mallrat si të tyret) është parashikuar në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë që Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia
kanë nënshkruar me Shtetet e EFTA-s.

Shqipëria dhe Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (GSP) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Programi GSP ofron trajtim pa doganë për rreth 3.400 lloje të eksporteve nga Shqipëria dhe Kosova. Qëllimi i programit GSP
është që t’u japë këtyre eksporteve një natyrë konkurruese në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kompanitë
dhe konsumatorët e SHBA janë veçanërisht të interesuar në blerjen e mallrave përmes programit GSP sepse eksportet nuk
ngarkohen me barra tarifore, me të hyrë në SHBA.

Shumë artikuj kanë të drejtë për trajtim GSP pa tarifë doganore. Këto përfshijnë shumicën e mallrave të prodhuara; lëndët e
përdorura në prodhim, bizhuteri, shumicën e llojeve të qilimave, disa produkte bujqësore dhe produkte të tjera të peshkut, si dhe
në shumë lloje të kimikateve, mermerit, dhe mineraleve.

Home » Prona, Zonat Ekonomike dhe Ndërtesa


  Regjistrimi & Liçensimi
 Taksat
 Dogana
 Marrëveshjet Tregtare
 Fuqia Punëtore
 Prona, Zonat Ekonomike dhe Ndërtesa
 Infrastruktura & Shërbimet
Prona, Zonat Ekonomike dhe Ndërtesa

Fitimi i së drejtës së pronësisë


Fitimi i së drejtës të pronësisë së paluajtshme në Shqipëri mund të realizohet me disa forma ligjore. Në çdo rast, fitimi i së drejtës
së pronësisë kalon nëpër dy faza:
1. Fitimi i së drejtës së pronësisë, përmes një akti të një autoriteti publik apo me anë të akti noterial (kryesisht blerje, dhurim
ose kontratë për shkëmbime të tokës).
2. Përfundimi i kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet regjistrimit të aktit përkatës ose kontratës në Zyrën e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme.
Mënyra kryesore për fitimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme është kontrata e blerjes.

Në bazë të ligjit nr. 7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve” i ndryshuar, dhe ligjit nr. 8337, datë 30.04.1998 “Për
kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”, Personat fizikë a juridikë të huaj ju lind e drejta të blejnë
truall vetëm pasi te kenë arritur kryerjen e investimeve në përputhje me lejen e ndërtimit, deri në një vlerë jo më të vogël se tre
herë vlera e truallit. Ndërsa tokat bujqësore, pyjet, kullotat dhe livadhet nuk mund të blihen nga personat e huaj fizikë ose
juridikë por ato kanë të drejtë të marrin me qira tokën bujqësore për një periudhë deri në 99 vjet. Dhënia me qira e tokës
bujqësore, pyjeve, kullotave dhe livadheve kryhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Kufizimet e mësipërme nuk zbatohen në rastin
kur krijohet një shoqëri e re Shqiptare pavarësisht pronësisë së saj.

Gjithashtu në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit e cila ka hyrë në fuqi në qershor 2009, Shqipëria ka pranuar se
legjislacioni shqiptar do të përmirësohet gradualisht jo më vonë se shtatë vjet nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje.

Një ndër reformat kryesore të Qeverisë Shqiptare ka qenë dhe krijimi i sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme i cili
administrohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe shërben për regjistrimin e titujve të pronësisë dhe të të
drejtave të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme, në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e
paluajtshme, dhe për përgatitjen, mbajtjen e administrimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave kadastrale dhe
dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejta të tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme.
Pasuritë Shtetërore
Pasuritë shtetërore mund t’i ofrohen bizneseve private nëpërmjet katër mënyrave të mëposhtme:

- Shitje nëpërmjet privatizimit;

- Koncesion;

- Dhënie me qira;

- Emfiteozë.

Procesi i privatizimit përdoret më tepër në sektorë strategjikë (bankë, sigurime, telekomunikacion, energji, etj.). Shiko fact sheet
nr. 1.

Pasuritë që jepen në emfiteozë janë vetëm pronat e paluajtshme të institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve shtetërore. Prona
jepet në emfiteozë pas një procedure konkurimi e cila kryhet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ose
institucionet e qeverisjes vendore.

Në mjedisin e sotëm të biznesit në Shqipëri, dhënia me qira e pasurive shtetërore është një mënyrë tërheqëse për përdorimin e
pronës. Për objektet me një sipërfaqe totale deri në 200 m2, qiradhënia kryhet nga shoqëria shtetërore, ndërmarrja apo institucioni
shtetëror pa konkurim në qoftë se jepet për qira për një afat deri në një vit. Në rastin e objekteve me një sipërfaqe totale midis 201
dhe 500 m2, qiradhënia kryhet nëpërmjet konkurimit nga autoriteti i cili ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës
shtetërore, të ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror.

Vlera e qirasë për pasuritë shtetërore (2013)[1]


Qiraja Minimale
Vendndodhja (Lekë/m2/muaj)
a) Ndërtesat
Brenda qytetit të Tiranës 300

Jashtë qytetit të Tiranës 200

Brenda qyteteve të mëdha 150

Jashtë qyteteve të mëdha 100

Brenda qyteteve të vogla 100

Jashtë qyteteve të vogla 50

b) Zyra, dyqane, dhe agjenci shërbimi në aeroporte dhe dogana 2,500


c) Ndërtesa që do të përdoren për zyra dhe agjenci shërbimi në porte
d) Ndërtesa historike, arkeologjike, kulturore dhe muze
Brenda qytetit të Tiranës

Vende të tjera
1,000
d) Makineri, pajisje dhe linja teknologjike
e) Tanqet, depozitat e naftës, silloset
Brenda qytetit të Tiranës dhe qyteteve të tjera të mëdha

Vende të tjera 600

f) Truall i lirë funksional 300

g) Për terrene sportive Për t’u negociuar[2]


brenda qyteteve

jashtë qyteteve 400 Lekë/m3/muaj


200 Lekë/m3/muaj

100 Lekë/m3/muaj[3]

50

30

Nxitja e biznesit sipas nivelit të punësimit (krijimi i vendeve të reja të punës)


Niveli i punësimit (mesatare vjetore) Niveli i zbritjes së qirasë
20 – 50 punonjës 10%
51 – 100 punonjës 20%
101 – 200 punonjës 30%
mbi 201 punonjës 40%
Nxitja e biznesit sipas nivelit të investimit.
Niveli i Investimit (në milionë Lekë) Niveli i zbritjes së qirasë
50 – 80 10%
80 – 100 20%
mbi 100 30%
Burimi: Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 529, datë 08.06.2011 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së
dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”.
Vlera e kontratës së qirasë ose enfiteozës mund të përcaktohet me tarifën simbolike prej 1 euro, kur në këto pasuri shtetërore do
të kryhen veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi dhjetë milionë euro ose kur kemi të bëjmë me zgjidhjen e
problemeve ekonomike e sociale në zona të veçanta. Kushtet dhe kriteret e konkurimit për këto kontrata përcaktohen, rast pas
rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave. Shiko fact sheet nr. 1.

Ligji mbi Koncesionet


Dhënia e koncesioneve rregullohet me Ligjin Nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet” i ndryshuar.

Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm për nxitjen dhe lehtësimin e zbatimit të projekteve koncesionare, të
financuara nga sektori privat, duke rritur transparencën, barazinë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në zhvillimin e
projekteve të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike. Ligji përcakton kushtet, mënyrat, kriteret dhe procedurat e dhënies së
koncesioneve në Republikën e Shqipërisë dhe zbatohet për dhënien e koncesioneve nga autoritetet kontraktuese për veprimtaritë
ekonomike në sektorë të ndryshëm. Koncesionet jepen për veprimtari të tilla si miniera, kërkimit të naftës dhe prodhim hidro-
elektrik të energjisë. Sipas ligjit, kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është deri në 35 vjet dhe nëse ajo është mbi 35 vjet, duhet
të miratohet nga parlamenti.

Në raste të veçanta, për nxitjen e investimeve apo për sektorë të tjerë prioritarë për zhvillimin ekonomik të vendit, në përputhje
me objektivat strategjikë, Këshilli i Ministrave mund t’u ofrojë investitorëve vendas apo ndërkombëtarë koncesione me tarifën
simbolike 1 euro. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për ekonominë, miraton listën e aseteve që do të
jepen me koncesion, për efekt të zbatimit të kësaj pike.

Parqet industriale dhe zonat e lira


Qeveria e Shqipërisë ka si objektiv zhvillimin e zonave ekonomike (parqet industriale dhe zonat e lira) në bazë të partneritetit
publik-private. Ligji nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike” dhe VKM nr. 860, datë
10.10.2007 “Për miratimin e rregullores së krijimit dhe të funksionimit të zonave ekonomike” rregullojnë krijimin dhe
funksionimi e zonave ekonomike.

Momentalisht, Këshilli i Ministrave ka aprovuar 9 zona ekonomike. Tetë prej tyre kanë statusin e parqeve industriale dhe një ka
statusin e zonës së lirë. Më konkretisht ato janë si më poshtë:

1. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Koplik, Shkodër.


2. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Shëngjin, Lezhë.
3. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Spitallë, Durrës.
4. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Vlorë.
5. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Shkodër.
6. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Lezhë.
7. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Laknas, Tirane.
8. Zona ekonomike me statusin e “Zonës së Lirë” në Vlorë.
9. Zona ekonomike me statusin e “Parkut Industrial” në Rrashbull, Durrës.
Për sa i përket parqeve industriale në Koplik, Shëngjin dhe Vlorë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka kryer
procedurat për përzgjedhjen e zhvilluesit dhe ka nënshkruar kontrata koncesionare për projektimin, financimin, ndërtimin,
operimin dhe menaxhimin e këtyre parqeve. Përveç kësaj, për parkun industrial në Vlorë, Këshilli i Ministrave ka miratuar
kontratën koncesionare me vendimin e tij nr. 1547, datë 26.11.2008 “Për miratimin e kontratës BOT, të nënshkruar ndërmjet
METE dhe shoqërisë “Idea Vlora” për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e parkut
industrial në Vlorë”. Për sa i përket zonave të tjera ekonomike, procedurat për zgjedhjen e zhvilluesve janë në vazhdim.

Prona Private
Tregu për ambiente zyrash po rritet, veçanërisht në qytete e mëdha si Tirana, Durrësi, dhe Vlora. Vitet e fundit ka patur një
tendencë për ndërtimin e qendrave të biznesit me teknologji të lartë që ofrojnë shërbime të plota për qiramarrësit dhe blerësit e
ambineteve të biznesit. Kërkesa për këtë lloj objekti ka qenë në rritje dhe industria e ndërtimit i është përgjigjur duke ndërtuar
ndërtesa me cilësi të lartë dhe të pajisura teknologjikisht.

Ambiente zyrash për shitje në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shqipëri (Janar 2013)*[i]

Çmimi i
tokës TIRANA Çmimi për m2 Çmimi për m2
30
0 – 3000 41.910- 41.910- 41.910-
euro 550.000ALL 419.000 ALL 550.000ALL

Apartamente dhe Zyra


Çmi
mi i tokës RRETHI I DURRËSIT
250 34.375- 34.925- 34.375-
– 1600 euro 220.000 ALL 223.520 ALL 220.000 ALL

Apartamente dhe zyra


Çmi
mi i tokës RRETHI I VLORËS
180- 25146- 25146- 25146-
1300 euro 181.610 ALL 181.610 ALL 181.610 ALL

Apartamente dhe zyra


Burimi: Kompanitë kryesore të pasurive të paluajtshme.

Ambiente zyrash me qira në Tiranë, Shqipëri (Janar 2011)


Lloji Çmimi për m2 Çmimi për m2
8- 26 euro 1117.6 – 3632.2 ALL

Ambiente për biznes


50-160 euro/month 6985-22352 ALL

Parkim
1-2.5 euro/m2/month 139.7-349.25 ALL

Kosto shërbimi
Burimi: Kompanitë kryesore të pasurive të paluajtshme në Tiranë;

Çmimet e përmendura në këtë fact sheet janë mesatare, pasi variojnë në bazë të vendndodhjes specifike dhe karakteristikave të
ndërtesës.

[1] Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministritë e linjës, institucionet qendrore dhe organet e qeverisjes vendore
janë subjektet përgjegjëse për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 529, datë 08.06.2011.
[2] Qiraja vjetore vlerësohet sipas vlerës aktuale minimale – MCMV, llogaritet si diferenca e vlerës fillestare të kontabilizuar
minus amortizimin e llogaritur në vite shumëzuar me indeksin e çmimeve të muajit përkatës të publikuar nga INSTAT.
[3] Për truall të lirë, tarifa dysheme është 100 Lekë/m2/muaj; për truall funksional, tarifa mujore dysheme është 20% e tarifës
dysheme të detyrimit mujor të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.

[i] Çmimet ndryshojnë sipas kursit të këmbimit.

Klima e Biznesit dhe Investimeve të huaja në Shqipëri


Pse të investosh në Shqipëri ?

Vendndodhje strategjike e shkëlqyer ;


Qasje e lirë në tregje – Marrëveshjet e tregtisë së lirë (CEFTA , EFTA dhe me
vende të tjera) krijojnë mundësi për hyrje në një treg më të gjerë ;
Anëtare e FMN-s që nga viti 1991, e OBT-së që nga viti 2000, e NATO-s që nga
viti 2009 ;
Në vitin 2006, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim -Asociimit (MSA)
me Bashkimin Evropian.

Zhvillimet e Tregtisë në vitin 2012


Volumi i tregtisë në vitin 2012 i barabartë me 5.330 milionë Euro, krahasuar
me 5.333 milionë Euro në vitin 2011;
Importet u ulën me 2,87 % dhe eksportet u rritën me 8,18 % ;
Importi i përgjithshëm arriti në 3.801 milionë Euro;
BE-ja siguron 64% të importeve dhe merr 72.4 % të eksporteve shqiptare;
Shqipëria importon kryesisht nga Italia, Greqia, Kina, Gjermania dhe Turqia;
Shqipëria eksporton kryesisht në Itali, Kosovë, Turqi, Greqi, Spanjë dhe
Gjermani;
Italia dhe Greqia përfaqësojnë respektivisht 30,5% dhe 10,6 % të importeve ,
dhe 50,9 % dhe 5,1 % të eksporteve;
Shqipëria ka një kuadër të liberalizuar ekonomik dhe kushtet për të bërë biznes
dhe për të tërhequr IHD-të janë duke u përmirësuar vazhdimisht .

Qeveria është angazhuar në gjetjen dhe identifikimin e burimeve të reja që do të


sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Reformat që po kryhen
synojnë të rrisin efikasitetin e administrimit të taksave dhe të luftojnë korrupsionin. Një dialog i
përhershëm është vendosur midis komunitetit të biznesit
dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar, i cili vepron nën kujdesin e Kryeministrit.
Tërheqja e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) përbën prioritet. Gjatë viteve të
fundit fluksi i IHD ka qenë i qëndrueshëm. Mesatarja e vlerës së tyre në katër vitet
e fundit ka qenë mbi 700 milionë Euro. Vlera maksimale e IHD-ve në vend arriti në
vitin 2010 me 793 milionë Euro.
Fluksi i IHD-ve (në milionë Euro)

Disa nga stimujt për nxitjen e investimeve të huaja janë:


Taksimi i ndershëm:
Taksimi i ndershëm do të përbëjë boshtin e politikës fiskale; Kush fiton më
shumë, do të kontribuojë më shumë. (Aktualisht funksionon taksa e sheshtë
10%);
Sistemi i taksave në Shqipëri nuk bën dallime midis investitorëve të huaj
dhe vendas;
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për eleminimin e taksimit të dyfishtë
me shumë vende.

Forcë punëtore dinamike, e arsimuar dhe konkuruese:


Mbi 1 milionë profesionistë të rinj të arsimuar mirë;
Më shumë se 57% e popullsisë nën moshën 35 vjeç;
116,292 studentë në arsimin e lartë;
Gjuhët angleze dhe italiane fliten gjerësisht. Frengjishtja dhe Gjermanishtja
janë përfshirë në sistemin arsimor. Gjuhë të tjera të vendeve të rajonit fliten
gjerësisht;
Paga minimale në Shqipëri është 21.000 Lekë (140 Euro);
Sigurimet shoqërore përbëjnë 27,9% të pagës bruto – 16,7% paguhet nga
punëdhënësi dhe 11,2% paguhet nga punëmarrësi; Paga mesatare (në sektorin publik dhe atë
privat) është 36.075 Lekë (260
Euro).

Mjedis rregullator miqësor ndaj biznesit:


Regjistrim i biznesit nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;
Liçensim sipas modelit “One stop shop” nga Qendra Kombëtare e Liçensimit;
Sistem online për taksat dhe pagesat;
Kuadër ligjor për biznesin në përputhje me legjislacionin e BE-së;

Kuadër ligjor liberal për investimet e huaja:


Ligji nr. 7764, dt. 2 nëntor 1994, “Për investimet e huaja”;
Të gjithë sektorët janë të hapur për investimet e huaja dhe nuk ka
nevojë për autorizim paraprak nga qeveria;
Nuk ka kufizim për sa i përket pjesës së investitorit të huaj në
kompani – është e mundur pronësia e huaj 100%;
Investimet e huaja nuk mund të shpronësohen apo shtetëzohen
direkt apo indirekt;
Investitorët e huaj kanë të drejtë të nxjerrin jashtë vendit të gjitha
fondet dhe kontributet që kanë të bëjnë me investimet;
Nuk bëhet dallim midis investitorëve të huaj dhe atyre vendas;
Për investimet mbi 10 milionë Euro shteti siguron mbrojtje ligjore.
Ligji nr. 9901, 14 prill 2008, “Për sipërmarrësit dhe kompanitë tregtare”;
Ligji nr. 9663, 18 dhjetor 2006, “Për konçesionet”;
Marrëveshje dypalëshe për investimet me 44 vende.

Potencial i lartë investimesh në sektorë prioritarë;

Tërheqja e investimeve të huaja, sidomos në ata sektorë ku Shqipëria ka


potencial të pashfrytëzuar, do të vazhdojë të mbetet prioritet për zhvillimin e
ardhshëm të ekonomisë. Energjetika, turizmi, agrobiznesi, industria e
minierave, ICT janë sektorë prioritarë për investime në Shqipëri.

Energjetika
Qeveria po punon për zhvillimin e një strategjie afatgjatë që synon krijimin e një
sistemi elektroenergjetik operacional e të qëndrueshëm nga pikëpamja teknike
dhe financiare, të aftë për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe për të
eksportuar energji në një treg të integruar.
Ndërtimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë dhe i linjave të
transmetimit për të përballuar nevojat e ardhshme për energji, përbën prioritet
për qeverinë. Sipas Partneritetit për Energjinë e Rinovueshme dhe Efikasitetin
Energjetik, Shqipëria shfrytëzon vetëm 35% të potencialit të saj. Rezervat për
energji hidrike llogariten rreth 3.000 MW. Potenciali i prodhimit vjetor mund të
arrijë në 16.000 GWh. Strategjia, e harmonizuar me legjislacionin e BE-së, parashikon lehtësira
për
investimet e nevojshme në sektorin energjetik, në diversifikimin e burimeve të
energjisë dhe në rritjen e efikasitetit të energjisë.
Stimujt në sektorin e energjisë parashikojnë:
përjashtimin nga TVSH të makinerive dhe pajisjeve për të gjitha
investimet me vlerë mbi 50 milionë Lekë (400.000 Euro);
përjashtim mga TVSH për çimenton dhe hekurin e importuar për
ndërtimin e HEC-eve;
tarifa të përcaktuara për blerjen e energjisë nga HEC-et dhe detyrimin e
KESH për ta blerë për një periudhë 15-vjeçare.
Projekti TAP dhe projektet e lidhura me të hapin mundësi të reja për sa i përket
zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe të të gjithë rajonit.
Turizmi
Sektori i turizmit në Shqipëri ka potenciale të mëdha dhe qeveria po bën
përpjekje për ta stimuluar këtë sektor.
Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm që zgjatet nga Mali i Zi në Greqi dhe
një diversitet zonash malore në brendësi të terrtorit, të përshtatshme për resorte
skishë dhe turizëm liqenor. Vendi ka një mori qendrash të trashëgimisë
kulturore ilire, romake, bizantine, helene, otomane, përfshi qendrën e
Trashëgimisë Botërore të mbrojtur nga UNESCO – Butrintin. Të gjitha këto e
kthejnë Shqipërinë në një destinacion për agjencitë turistike dhe grupet
arkeologjike.

Bujqësia dhe përpunimi i ushqimeve


Bujqësia është një nga sektorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të
ekonomisë shqiptare që punëson 44% të krahut të punës dhe kontribuon 20%
të PBB.

Ky sektor ka nevojë për investime dhe po përballet me konkurencën e ashpër që


vjen nga mallrat e importit. Sfidë përbëjnë madhësia e fermave, mungesa e
bashkëpunimit midis prodhuesve dhe tregtarëve, marketimi i prodhimeve për
eksport, mungesa e magazinave të përshtatshme për ruajtjen e prodhimit,
përpunimi dhe paketimi i produkteve ushqimore, si dhe sistemet e vaditjes dhe
kullimit.
Toka pjellore, klima e butë, uji i bollshëm, potenciali i lartë për eksport,
punonjësit e arsimuar dhe të motivuar janë disa prej avantazheve që ofron
Shqipëria në këtë sektor.

Sektori i minierave
Shqipëria është një vend i pasur me burime minerare. Kërkimi, shfrytëzimi dhe
përpunimi i mineraleve përbëjnë komponentë të rëndësishëm të ekonomisë
shqiptare që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme. Mineralet e shfrytëzuara
dhe të përpunuara në të kaluarën e që vazhdojnë të jenë burim fitimi janë kromi, hekuri, bakri,
qymyri, etj. Industria minerare është e privatizuar dhe
qeveria nxit investimet e huaja në këtë sektor në bashkëpunim me biznesin
vendas.

ICT
Sektori i ICT po rritet me shpejtësi, duke u bërë një nga industritë më dinamike
të vendit. Vitet e fundit masat e ndërmarra nga qeveria janë aplikuar nëpërmjet
Strategjisë Ndërsektoriale të Shoqërisë së Informacionit që synojnë ta fusin
Shqipërinë në moshën dixhitale.

Qeveria ka liberalizuar legjislacionin për industrinë e telekomit, duke e


harmonizuar me kuadrin rregullator të BE-së për komunikacionin dhe duke
nxitur konkurrencën. Në vitin 2007 u krijua Agjencia Kombëtare për Shoqërinë
e Informacionit, e cila synon të përshpejtojë zhvillimin e shoqërisë së
informacionit dhe shërbimet e-government. Pothuajse 80% e shërbimeve bazë
në nivelin e qeverisjes qëndrore janë të aksesueshme nëpërmjet internetit në
nivelin e parë dhe të dytë të sofistikimit, ndërsa më shumë se 50% e shërbimeve
qeveritare për biznesin ofrohen në nivele interaktive sofistikimi.

Vous aimerez peut-être aussi