Vous êtes sur la page 1sur 2

Aborti

Çfarë është aborti?


Aborti eshte ndërprerja e nje shtatëzanie para kohe, duke e hequr fetusin përpara se të mund të
mbijetojë jashtë mitrës. Ndonjëherë aborti ndodh vetiu. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një abort
spontan. Por femrat mund të zgjedhin t’i japin fund shtatzënisë me anë të një ndërhyrje kirurgjik-ale ose
me anë të medikamenteve.

Procedurat e abortit

Lloji i procedurës së abort-it përdorur në ndërprerjen e ndërgjegjshme të shtatzënisë përcaktohet


kryesisht nga fakti sa kohë ka një grua që është shtatzënë. Gjatë tremujorit të parë, ju zakonisht do të
keni mundësi t’i nënshtroheni një procedure mjekësore apo një kirurgjik-ale aborti. Para se të merrni
parasysh alternativat, rekomandohet që të bëni një skaner me ultratingull për të përcaktuar nëse
shtatzënia është e mundshme (është brenda mitrës, është shtatzëni jo-ektopike) për saktësi të
përcaktimit të datës.

Çfarë procedurash abortimi përdoren gjatë tremujorit të parë?


Në shumicën e rasteve, ju do të bëni një zgjedhje midis procedurave mjekësore ose
kirurgjikale të abortimit gjatë tremujorit të parë. Abortet mjekësore mund të bëhen vetëm
deri në nëntë javë pas ngjizjes. Llojet e procedurave të abortit të kryera gjatë tremujorit të
parë janë:
-Methotrexate & Misoprostol (MTX): Një procedurë abortimi mjekësor e përdorur deri
në shtatë javët e para të shtatzënisë. Ky kombinim i mjekimit nuk përdoret dhe aq shpesh
për shkak të disponueshmërisë së mifepristone, që funksionon më me efektivitet për këtë
qëllim.
-Mifepristone & Misoprostol: Një procedurë abortimi mjekësor e përdorur deri në shtatë
apo nëntë javët e para të shtatzënisë. Asaj i referohen edhe si RU-486, tableta e abortimit
dhe Mifeprex.
-Aspirimi Manual me Vakum: Një procedurë e përdorur në 3-12 javë nisur nga perioda e
fundit. Konsiderohet më pak invazive me përdorimin e anestezi-së lokale në qafën e mitrës.
-Aspirimi: Një procedurë kirurgjikale e përdorur për të përfunduar shtatzëninë deri në 16
javë nga perioda e fundit. Gjithashtu i referohen si kyretazh, dilatim dhe kyretazh ose
aspirim në vakum.

Çfarë procedurash abortimi përdoren gjatë tremujorit të dytë?


Procedurat me bazë medikamentet nuk janë më një alternativë gjatë tremujorit të dytë.

Llojet e procedurave të abort-imit të kryera gjatë semestrit të dytë janë:


-Dilatim Kyretazh: Një procedurë kirurgjikale abortimi e përdorur për të përfunduar
shtatzëninë deri në 16 javë. I referohen edhe si kyretazh me thithje ose aspirim në vakum.
-Dilatim & Evakuim: Një procedurë kirurgjikale abortimi e përdorur për të përfunduar
shtatzëninë deri në 16 javë.
– Abortim me induksion: Një procedurë kirurgjikale e përdorur rrallë në të cilën injektohet
ujë i kripur ose klorid potasi në qeskën amniotike (mbështjellësi amniotik); tek vagina futen
prostaglandina dhe në venë injektohet pitocinë.

Çfarë procedurash abortimi përdoren gjatë tremujorit të tretë?


Abortimet në tremujorin e tretë ose abortimet e vonshme nuk janë të ligjshme në një numër
shtetesh, përveç rasteve të disa sëmundjeve. Pas kwsaj kohe, 24 javw, foshnja
konsiderohet e shwndetshwme dhe mund te mbijetojw jashtw mitrws. Por disa procedura qe
mund te ndermerren jane abortimi me induksion, dilatimi dhe nxjerrja, dekompresion kranial
intrauterin Kjo e fundit konsiderohet e kundërligjshme në një numër shtetesh.

Kontracepsioni dhe aborti


Pas abortit, mundësia për të mbetur shtatzënë është shumë e madhe. Prandaj është e rëndësishme,
që të vendoset menjëherë përdorimi i një metode kontraceptive që është më e përshtatshme.
Asnjëherë gruaja/çifti nuk duhet të vendosë dhe të përdorë metodën e kontracepsionit, pa u
këshilluar më parë më mjekun gjinekolog. Pas disa analizave dhe ekzaminimeve, mjeku do të
këshillojë për metodën më të përshtatshme kontraceptive.

Vous aimerez peut-être aussi