Vous êtes sur la page 1sur 19

 Nje nder zhvillimet me te fundit ne fushen e se drejtes kushtetuese lidhet me rolin

perhere edhe me të madh qe luajne dokumentet nderkombetare ne fushen e te


drejtave te njeriut, te cilat sanksionojne pak a shume njesoj te drejtat ne simetri te
plote me kushtetutat kombetare te vendeve te ndryshme.
 Nga ana tjeter, zbatimi dhe interpretimi i ketyre dokumenteve nderkombetare iu
besohet organeve gjyqesore me natyre mbikombetare.

 Kjo eshte bere e mundur permes klauzolave kushtetuese, te cilat therrasin


drejtperdrejt keto dokumente dhe i bejne pjese te rendit juridik kombetar. (Rasti i
Shqipërisë, me KEDNJ
P.sh ne rast se do t’i referohemi Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rendin tonë
kushtetues. ajo gëzon një status të privilegjuar në rendin kushtetues shqiptar kundrejt të gjitha
marrëveshjeve të tjera. Këtë e dëshmon qartë parashikimi i saj në një klauzolë kushtetuese
specifike. Neni 17/2, përsa i takon kufizimit të të drejtave të Njeriut në rendin tonë kushtetues
sanksionon, se: “…Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut
dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për
të Drejtat e Njeriut”.
Pra shihet fare qarte se Kushtetuta jone parashikon nje klauzole kushtetuese specifike per
KEDNJ dhe e ben pjese te rendit juridik shqiptar. Nga kjo rrjedh se te drejtat dhe lirite te
sanksionuara nga Kushtetuta e R.Sh-se duhet te interpretohen ne perputhje me
jurisprudencen e Gjykates se Strasburgut dhe ne perputhje me vete tekstin e KEDNJ-se.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar vlerën e standardit minimum të nivelit konventor të mbrojtjes së
të drejtave themelore dhe lirive të individit në Kushtetutë, por nga ana tjetër, legjislacioni i
brendshëm mund të parashikojë një nivel më të lartë mbrojtje.
 Nje nder fenomenet me te perhapura qe ka ndikuar
gjithashtu ne nderkombetarizimin e se drejtes
kushtetuese lidhet me ato raste kur vete Gjykata
Kushtetuese shqiptare per zgjidhjen e ceshtjeve u
referohet vendimeve te Gjykatave Kushtetuese
homologe. Kjo ndodh ne ato raste ku per te
mbeshtetur arsyetimin e vendimeve te saj ajo i
referohet vendimeve te meparshme te gjykatave
kushtetuese te huaja.
 Komunikimi i vazhdueshem nderinstitucional
permes qarkullimit te jurisprudencave kushtetuese
te huaja, ka kontribuar dhe po kontribuon perhere
e me shume ne lindjen e te drejtes kushtetuese
evropiane.
 Njohja me vendimet e Gjykatave kushtetuese simotra
krijon nje mjedis te pershtatshem per krijimin e nje
themeli te qendrueshem per krijimin e te drejtes
kushtetuese evropiane dhe njohjen reciproke te vendeve
te kontinentit evropian me traditat kushtetuese
respektive.
 Ky bashkepunim ka vend vetem atehere kur keto vende
ndajne mes tyre parimet dhe vlerat e konstitucionalizmit
liberal, perndryshe do te behej fjale per vende, te cilat
nuk kane nje themel te perbashket kushtetues dhe ky
bashkepunim do te ishte i pamundur.
 Referimi tek shprehja “traditat kushtetuese
evropiane” ose “trashegimia kushtetuese
evropiane” “Constitutional Heritage of
Europe”, i referohet disa dokumenteve te
nje rendesie te veçantë ndërkombetare si: -
-Traktati i Brukselit 17 mars 1948,
-Statutit te Keshillit te Evropes ,5 maj 1949,
-Preambules se Konventes Evropiane per te
Drejtat e Njeriut (KEDNJ 4 nentor 1950)
 Traditat kushtetuese evropiane ne thelb koincidojne me traditat kushtetuese te
vendeve perendimore dhe me saktesisht me parimet themelore te
konstitucionalizmit liberal si; parimi demokratik, liria personale, rule of law. Keto
tradita i evidetojme edhe ne akte qe kane nje natyre te ndryshme nga Traktatet si
p.sh Deklarata “mbi identitetin evropian” njohur ndryshe edhe si Deklarata e
Kopenhagenit 1970 etj.

 Referimi tek keto vlera te perbashketa evropiane perben njekohesisht nje


element qendror te gjithe procesit te integrimit evropian.
 Keto jane vlera te perbashketa vetem ne rast se behet fjale per parime qe
pranohen dhe njihen nga disa prej ketyre vendeve dhe qe perputhen me kulturen
juridike te te gjitha vendeve.
 Nje rol themelor ne krijimin e se drejtes kushtetuese evropiane luan edhe Gjykata e

Strasburgut. Kjo e fundit u parashikua per here te pare ne Konventen Evropiane per

te Drejtat e Njeriut KEDNJ. Kjo konventë është hartuar në kuadër të Këshillit të

Evropës, e nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 dhe ka hyrë në fuqi më 3 shtator

të vitit 1953.

 Vendi ynë është pranuar zyrtarisht në Këshillin e Evropës më 13 korrik 1996, me

këtë rast është nënshkruar edhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Ratifikimi i kësaj Konvente nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është bërë më

31 korrik 1996.
 Nje nga meritat themelore te KEDNJ-se eshte
padyshim parashikimi krahas te drejtave dhe
lirive themelore te njeriut edhe parashikimi i
nje organi gjyqesor me natyre garantuese per
mbrojtjen e ketyre te drejtave pikerisht
Gjykata e Strasburgut.
 Me ane te mekanizmit te Strasburgut shtetet
anetare te Konventes marrin persiper
respektimin e te drejtave te njeriut te
sanksionuara ne te, dhe pranojne
juridiksionin e detyrueshem te Gjykates se
Strasburgut sa here ka pretendime per
shkeljen e ketyre te drejtave.
 Ky mekanizem vihet ne zbatim permes nenit 13 te
KEDNJ-se se parashikimit te ankimit individual efektiv
kunder shtetit qe cenon te drejtat e cdo individi,
pavaresisht shtetesise se tij, ne territorin e njerit prej
vendeve kontraktuese.
 Nje mekanizem, i cili ben drejtperdrejt pergjegjes ose jo
shtetin te thirrur ne gjykim si i paditur nga individi.
 Sigurisht qe Gjykata e Strasburgut permes
jurisprudences se saj masive, ka arritur te perpunoje nje
sere parimesh dhe te interpretoje te drejtat dhe lirite te
sanksionuara ne Konvente, ne menyre te tille qe te
ndikoje ne rendet kombetare te vendeve kontraktuese
dhe te krijoje kesisoj nje baze te shendoshe per te
krijuar nje “Constitutional european law”.
 Kete e ben permes mekanizmave ndeshkimore kundrejt
vendeve kontraktuese. Kjo sidomos ne aspektin objektiv,
pasi vetem ne analize te fundit, kur restituitio in integrum
eshte e pamundur, ajo mund te denoje Shtetin me gjobe,
ndersa ne rastet e tjera kur shkeljet e konventes jane
konstatur si rrjedhoje e legjislacionit kombetar, kjo sigurisht
qe do te hap rrugen e reformave ligjore per ate vend, duke
e shtytur kete te fundit, te perafroje legjislacionin e
brendshem me standardet e Konventes te percaktuara nga
Gjykata e Strasburgut.
 Rastet me te shpeshta te ndryshimit te legjislacionit te brendshem kane

ndodhur ne rastet e ashtuquajtura “pilot judgement”, e cila ne thelb

eshte nje procedure e posacme qe Gjykata e ndjek sa here kur

legjislacioni i bredshem paraqet defekte strukturore ne kundershtim me

standardet e Konventes, dhe per eleminimin e tyre eshte e nevojshme

ndermarrja e reformave strukturore, te cilat duhet te behen sipas

udhezimeve te Gjykates se Strasburgut te shprehura ne nje vendim pilot.


 Sa i takon vendimeve te Gjykates se Strasburgut, ato ne baze te nenit 46 dhe nenit 32 te KEDNJ-se
kane fuqi detyruese; “Palët e Larta Kontraktuese zotohen t’u binden vendimeve përfundimtare të
Gjykatës në lidhje me mosmarrëveshjet me të cilat janë palë”, ku sanksionon efektet inter partes të
vendimeve të GJEDNJ,

 neni 32 “Juridiksioni i Gjykatës shtrihet mbi të gjitha çështjet që lidhen me interpretimin dhe zbatimin e
Konventës”, që sanksionon të drejtën ekskluzive të saj në interpretimin e dispozitave të KEDNJ.

 Edhe ne kete pike duhet bere dallimi nese keto vendim jane dhene kundrejt shtetit shqiptar si pale ne
gjykim dhe atyre vendimeve qe jane dhene kur shteti shqiptar qe nuk eshte pale.

 Sa i takon vendimeve të GJEDNJ të dhëna me palë Shtetin shqiptar, ato kanë fuqi të detyrueshme dhe
zbatohen drejpërsëdrejti nga ana e gjykatave kombëtare. Ndërsa për vendimet e tjera të GJEDNJ,
Gjykata Kushtetuese shqiptare dhe jo vetem, u njeh një fuqi orientuese, e cila ndihmon gjyqtarët
kombëtarë të interpretojnë të drejtën e brendshme në përputhje me Konventën dhe me jurisprudencën e
GJENDJ, duke pranuar plotësisht autoritetin ekskluziv që kjo ka në interpretimin e Konventës.
 Gjykata Europiane e Drejtesise (GJED). Gjykata e Drejtësisë e
Bashkimit Europian u krijua në vitin 1952 asokohe si Gjykata
Komunitare e Drejtësisë, menjëherë pas krijimit të Komunitetit
të parë ekonomik (Komuniteti ekonomik i qymyrit dhe celikut).
Funksioni i saj themelor është mbikëqyrja e zbatimit të së
drejtës së Bashkimit Europian nga një autoritet i pavarur, si dhe
shmangia e interpretimeve të ndryshme të së drejtës së BE-së
nga ana e gjykatave kombëtare të vendeve anëtare.
 Ndersa vetem ne vitin 1958 ceremonia e betimit te gjyqtareve
te Gjykates Evropiane te Drejtesise, te ciles iu kaluan edhe
kompetencat e Gjykates se Komunitetit ekonomik te qymyrit
dhe celikut.
 Ndër kompetencat më të rëndësishme të saj përmendim
shqyrtimin e çështjeve të referuara nga gjykatat kombëtare për
vendime paragjykimore për të qartësuar interpretimin dhe
vlefshmërinë e së Drejtës së Bashkimit. Neni 267 i Traktatit për
Funksionimin e Bashkimit Europian (TFBE) sanksionon se
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian ka juridiksion të
shprehet përmes procedurës paragjykimore lidhur me:
Interpretimin e Traktateve; vlefshmërinë dhe interpretimin e
akteve të institucioneve, organeve, zyrave ose agjencive të
Bashkimit
 Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian është kompetente
edhe për: Paditë për mospërmbushje të detyrimeve sipas
Traktateve: Shtet Anëtar kundër Shtetit Anëtar (Neni 259
TFBE), Për paditë për anulim dhe për arsye të mosveprimit të
ngritura nga një institucion i Bashkimit ose prej një Shteti
Anëtar në lidhje me një veprim të paligjshëm ose mosveprim
(Nenet 263 dhe 265 TFBE); Apelime kundër vendimeve të
Gjykatës së Përgjithshme (Neni 256 TFBE).
 Ne fillim te veprimtarise se saj gjyqesore, juridiksioni i
Gjykates Europiane te Drejtesise ishte i perqendruar pothuajse
ekskluzivisht ne interpretimin dhe zbatimin e Traktateve. Me
pas duke filluar nga vendimi Stauder (1969, C-29/69), fillon
te bej pjese te juridiksionit te saj edhe ceshtjen e te drejtave
themelore si pjese e parimeve themelore te se Drejtes se BE-
se.
 Pikerisht per mbrojtjen e te drejtave themelore ne nivelin e
Bashkimit Evropian GjED-ja e ben duke iu referuar edhe traditave
kushtetuese te vendeve anetare. Keshtu ne ceshtjen Nold, 14 maj
1974, GJED-ja thekson se, te drejtat themelore bejne pjese ne
parimet themelore te BE-se, dhe per te mbrojtur keto te drejta
kjo gjykate bazohet tek traditat kushtetuese te vendeve anetare,
dhe nuk mund te lejoje masa qe jane te papajtueshme me te
drejtat themelore te njohura dhe te garantuara nga ana e
Kushtetutave te vendeve anetare.
 Sic shihet procesi i unifikimit te vlerave dhe traditave kushtetuese
te vendeve anetare, nje rol te rendesishem luan edhe GJED-ja me
jurisprudencen e saj, e cila po kontribuon ne njohjen e traditave
kushtetuese evropiane.
 Karta e te Drejtave Themelore, e Bashkimit Evropian u shpall
bashkarisht nga Keshilli, Komisioni dhe Parlamenti evropian ne
Nice, ne vitin 2000, dhe me pas me disa ndryshime dhe
pershtatje i rishpall ne Strasburg ne vitin 2007. Karta eshte
struktuaruar ne 7 tituj.
 Pas hyrjes ne fuqi te Traktatit te Lisbones me 1 dhjetor 2009, (i
nenshkruar me 13 dhjetor 2007), e hyrja e Kartes te te Drejtave
Themelore ne sistemin e burimeve te se drejtes se Bashkimit
Evropian. Kjo e fundit mori plotesisht fuqi ligjore, permes thirrjes
qe i behet ketij dokumenti te rendesishem te te drejtave te njeriut
nga neni 6 i Traktatit te Lisbones.
Merita e Kartes eshte se ka vendosur ne nje dokument te vetem
te trija kategorite e te drejtave si te drejtat civile, politike dhe se
fundmi te drejtat sociale.
Ajo ka patur si qellim per te “humanizuar” logjiken e tregut te
perbashket evropian. Kjo Karte u shpall fillimisht ne Nice ne vitin
2000 dhe me pas u rishpall ne Strasburg ne vitin 2007 nga po te
njejtat institucione evropiane nga Keshilli dhe Komisioni.
Ne Karte gjejne nje njohje juridiko-formale te drejtat themelore
te te gjithe qytetareve te Bashkimit Evropian qe tashme ishin
njohur ne rruge jurisprudenciale nga ana e Gjykates Europiane te
Drejtesise (GJED).
Karta i jep nje fizionomi te qarte Bashkimit Europian jo vetem si
nje bashkim i nje natyre ekonomike, por gjithashtu edhe si nje
bashkim, i cili i jep nje rendesi kapitale edhe te drejtave te njeriut
dhe qytetareve qe banojne ne te. Kjo shkon pertej njohjes se
kesaj organizate te animus economicus, i cili njihet per njohjen
dhe mbrojtjen e ekonomise se tregut te lire.
Rendesia qendrore e njeriut ofrohet nga vete preambula e Kartes,
e cila sanksionon ne menyre me te shprehur vlerat si dinjiteti
njerezor, liria, barazia, solidariteti ne lirine e levizjes se
personave, mallrave, sherbimeve dhe kapitaleve, por edhe
liria e vendosjes. Njeriu eshte vendosur ne qender te
veprimeve te Bashkimit Evropian.
Nderkohe ne lidhje me forcimin e mbrojtjes se te drejtave
themelore te sanksionuara ne Karte, vete GjED i referohet
edhe te drejtave dhe lirive qe permbahen edhe ne KEDNJ/e.
Shpesh here ne jurisprudencen e kesaj gjykate ajo ne
interpretimin e ketyre te drejtave i referohet jo vetem tekstit
te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut, por edhe
jurisprudences se Gjykates se Starsburgut qe ka interpretuar
keto te drejta. Kjo vjen sigurisht edhe nga parashikimet e
nenit 52 te Kartes, e cila sanksionon se te drejtat qe
sanksionohen ne Karte dhe qe i korrespondojne te drejtave
te sanksionuara ne Konvente duhet te interpretohen ne te
njejten menyre, mase dhe ne te njejtin kuptim qe i ka dhene
KEDNJ/ja ketyre te drejtave. Me perjashtim te rasteve kur
keto te drejta nuk jane njesoj.
 Kushtetuta shqiptare ka krijuar disa garanci ne
zbatimin dhe respektimin e tyre
 Nuk ka kufizime apo cenime pervec se me ligj
(rezerva ligjore
 Per interesa te publikut ose te drejta themelore
(balancimi I te drejtave* pa e prekur thelbin e te
drejtave
 Respektimi I kufizimeve te KEDNJ-se (garancia
nderkombetare
 Institucioni I Avokatit te popullit, garant I
mbrojtjes se LDTH, nga veprimtaria arbitrare e
administrates publike.
 P.sh se fundmi ne Ceshtjen C-682\15 Berlioz Investment
Fund SA v. Directeur de l’administration des Contributions
directes
 Per kete qellim, duhet te nenvijezojme se neni 47 i Kartes
rezulton me ekzigjent se neni 13 i KEDNJ/se, pasi i pari
kerkon organizimin e nje ankimi efektiv perpara nje gjyqtari,
ndersa neni 13 i KEDNJ/se flet vetem per nje instance
kombetare. Gjithashtu, neni 47 ka nje fushe veprimi me te
gjere. Nga ana tjeter neni 47 zbatohet atehere kur te drejtat
dhe lirite te garantuara nga BE/ja jane shkelur pavaresisht
nga fakti nese ato figurojne ose jo ne Karte, Ndersa neni 13
kerkon shkeljen e te drejtave dhe lirive te garantuara dhe te
njohura nga KEDNJ/ja. Nga ana tjeter neni 6 i KEDNJ/se
paragrafi i pare kufizon te drejten per nje proces te drejte
ne mosmarreveshjet me natyre civile dhe penale nje kufizim
i tille nuk vihet re ne nenin 47 te Kartes.

Vous aimerez peut-être aussi