Vous êtes sur la page 1sur 27

- PLAN BIZNESI -

PUNOI: ARBER NIKQI


I. Përmbledhja e përgjithshme

•Emri i firmës: “Training & Consulting”


•Slogani: “Trajnohu, dhe dëshmoju”
•Logoja e firmës:

•Të dhënat e anëtarëve të ekipit:


1.“A.N” – themelues dhe instruktorë, kualifikimi: Baçellër në menaxhment,aktualisht Master ne Marketing.
2.“A.Z” – instruktorë, kualifikimi: Kontabilist i certifikuar
3.“A.D” – as. instruktorë, kualifikimi: Baçellër në financa dhe kontabilitet
II. Përshkrim i shkurtër i biznesit, produkteve ose shërbimeve, dhe
përmbushjen e nevojave që këto produkte ose shërbime ju bëjmë
klientëve

Ideja jonë mbështetet në ofrimin e shërbimeve profesionale shkencore të mbështetura në teorinë


dhe praktikën e biznesit.Biznesi ynë do të ofrojë shërbime si trajnime në fushën e kontabilitetit
dhe të menaxhimit të projekteve.

Po ashtu biznesi ynë do të ofrojë konsultime profesionale në lidhjen me dhënien e


rekomandimeve adekuate që ndikojnë në zgjidhjen e problemeve praktike si dhe njëkohësisht në
rritjen e performancës së bizneseve.

Strategjia jonë e veprimit do të jetë shumë efektive për arsye se do të ofrojmë programe
trajnimi me standarde bashkëkohore, si dhe metodate përdoruara sidomos për procesin e
trajnimit do të jenë shumë atraktive dhe njëkohësisht shumë aplikative, që nënkupton se
kandidatët në praktikë do të munden shumë shpejtë të e japin kontributin e tyre.
Mjetet financiare do të jenë të kombinuara, ku 2/3 e kapitalit financiar do të jetë investim i
themeluesit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë fond që do sigurohet nga banka komerciale.

Qëllimi i shfrytëzimit të kredisë është që të arrihet të mbulohen të gjitha shpenzimet fillestare,


përfshirë shpenzimet operative dhe kapitale.

Mjetet do të shfrytëzohen për sigurimin e lokacionit, pajisjeve të punës si; kompjuterë, video-
projektor,marker, letër, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera qoftë për marketing ose për aktivitete të
tjera.
III. Deklarimi i misionit dhe i vizionit

a) Misioni i biznesit tonë është:

 Të ofrojë shërbime cilësore për klientët e tij.

 Të jap kontributin real në aspektin e përfitimit të njohurive të nevojshme teorike dhe


praktike në lëmit në të cilat bëhet trajnimi.

 Të merret me hulumtime dhe të krijojë inovacione qoftë në aspektine përmirësimit të


metodave të trajnimit, qoftë edhe në aspektin e krijimit të inovacioneve që ndikojnë në
rritjen e produktivitetit të bizneseve që operojnë në kuadër të tregut.
b) Vizioni

ynë:“ Të bëhemi njëri nga faktorët kyç të formimit dhe zhvillimit


të resurseve njerëzore, dhe të arrijmë që ndikimi i tyre të jetë
shumë parësor në rritjen e efektivitetit të firmave

a) Qëllimet tona kryesore janë:

Qëllimi financiar:

-të arrijmë që të realizojmë profit që do ta na sigurojë mjetet e nevojshme për mbulimin e zgjerimit të
kapacitetit prodhues

Qëllim operues:

-të dyfishojmë kapacitetin e prodhimit në 3 vitet e ardhshme

-të ofrojmë programe të reja të trajnimit

-të ofrojmë trajnime edhe nëpërmes Internetit


Objektiv financiar:
-të realizojmë 20% profit për muaj nga të hyrat e biznesit.

V. Analiza S.W.O.T

Përparësitë: Mangësitë:
 Stafi adekuat dhe i kualifikuar  Dështimi në transmetimin e informatave
 Konkurrenca jo e fortë  të duhura,
 Mos arritja efektive e realizimit të fushatës
 Lokacioni i duhur
së marketingut.
 Programet bashkëkohore të trajnimit

 Kosto jo e lartë e fillimit të biznesit.


Mundësitë: Kërcënimet:
 Mundësi të zgjerimit,  Futja e konkurrentëve të rinj,
 Mundësi e përfitimit të fondeve dhe  Ofrimi i çmimeve më të lira nga konkurrenca,
projekteve nga organizatatë ndryshme  Përkeqësimi i situatës ekonomike.
ndërkombëtare,
 Mundësi bashkëpunimi me OJQ-të tjera,
institucione shtetërore,shoqata, etj.

Strategjia e veprimit do të mbështetet në dy mënyra kryesore:


 Ofrimi i programeve dhe metodave unike të trajnimit dhe konsultimit
 Shpejtësia dhe efiçenca e kompletimit të trajnimeve.
VI.Shërbimet e firmës

Shërbimet kryesore të firmës do të jenë:


a) trajnimi i kandidatëve në fushën e kontabilitetit dhe menaxhmentit,

b) konsultat për bizneset dhe menaxherët e këtyre bizneseve

a) Shërbimet kryesore (trajnimet):


b) Shërbimet dytësore (konsultimet):
Rëndësia kryesore sa i përket shërbimeve është benefitet dhe dobia që e përfitojnë klientët
nga këto shërbime. Benefitet kryesore të cilat i përfitojnë klientët u numërojmë si në vijim:

 Arrijnë njohuritë e nevojshme rreth fushës së caktuar mbi të cilën e kryejnë trajnimin,

 Nga njohuritë e fituara (trajnimet) janë në gjendje që shumë shpejtë ti aplikojnë në tregun e
punës,

 Me ndikimin e shërbimeve tona, klientët arrijnë që ti shmangen pasigurive të ndryshme të


tregut, që ndërlidhen me rritjen e shpenzimeve, humbjen e klientëve potencial, etj.
c) Përshkrimi i procesit prodhues

Në këtë rast është shumë e rëndësishme që të përcaktohet edhe kufiri i shpenzimeve


dhe i të hyrave, d.m.th. sa njësi të prodhimit (klientë) duhet të ketë firma në mënyrë
që së paku të i mbulojë shpenzimet.
Në këtë rast është shumë e rëndësishme që të përcaktohet edhe kufiri i shpenzimeve
dhe i të hyrave, d.m.th. sa njësi të prodhimit (klientë) duhet të ketë firma në mënyrë
që së paku të i mbulojë shpenzimet.
Në bazë të të dhënave tabelore, firma duhet të përcaktojë çmimin shitës të:
Shërbimit, natyrisht duke u mbështetur në çmimin më adekuat që i përputh në mënyrë sa më
të mirë ofertën dhe kërkesën e tregut.

Nëse firma vendos që çmimi shitës për një njësi do të jetë 110€ në muaj, do të shohim në
mënyrën tabelore ndikimin e kërkesës:

a) Mënyra tabelore (raporti ndërmjet, të hyrave, kërkesës dhe rezultatit financiar)

Çmimi për Kërkesa sipas Të hyrat Shpenzimet Rezultati


një njësi çmimit shitës totale financiar (€)

110 260 28. 600 24.200 4.400

110 250 27. 500 24.200 3.300

110 220 24.200 24.200 0

110 210 23.100 24.200 -1.100


b) Parashikimet për ofrimin e shërbimeve në të ardhmen:

 Të ofrojë programe trajnimi edhe në fushat e tjera të biznesit (p.sh.në Lidership),


 Të ofrojë programe trajnimi edhe nëpërmes Internetit, d.m.th.programe Online,
 Të ofrojë realizimin e hulumtimeve rreth kërkesës dhe ofertës na treg për firmat
potenciale.

VII. Strategjia e marketingut


Caku i tregut për firmën tonë do të jenë të popullata e grup-moshës 18 –35 vjeç, studentët e
fakulteteve që studiojnë shkencën ekonomike, si dhe ndërmarrës potencial të cilët dëshirojnë të zhvillojnë
aftësitë e tyre,por njëkohësisht edhe ti zgjidhin problemet e natyrës afariste.

a) Reklamimi dhe Promocioni

Hapi i parë sa i përket promocionit do të jetë, shpërndarja e broshurave të shtypura, të rinjve,


studentëve dhe bizneseve, broshura të cilat përmbajnë të gjitha aspektet kryesore rreth trajnimeve,
instruktorëve si dhe rezultateve të pritura për ta.
Hapi i dytë sa i përket reklamimit do të jetë, shfrytëzimi i mediumeve qe kane shikueshmeri me te larte
dhe permes Radiove.

a) Kosto e reklamimit
 Transmetimi i reklamës 1 herë në javë në TV për një vit .....................................450€
 Transmetimi i reklamës 3 herë në javë në Radio një vit ..................................... 200€
 Shtypja e broshurave .......................................................................................... 100€

c) Kanalet e shfrytëzuara të distribuimit


Kanali i vetëm i distribuimit do të jetë lokacioni në të cilin operon firma jonë.
VIII. Lokacioni

Lokacioni

Do të jetë brenda qytetit, në adresën rr. Mbretëresha Teuta,p.n., dhe nuk do të karakterizohet me
qendrën ose zemrën qytetit, për arsye se në qendër çmimi mesatar i qirave është më i lartë në njërën anë
dhe në anën tjetër edhe madhësia jo adekuate e lokaleve.

Çmimet mesatare

Të qirave në lokacionin të cilën do të gjendemi sille trreth 250€.

Mesatarja e pagave

Të punëtorëve është 250€, mirëpo firmës sonë do i kushtojë më tepër çmimi i pagës mesatare për
arsye se ne firmën tonë kryesisht kërkohen punët e dijes dhe jo ato të shërbimit.
IX.Analiza e konkurrencës
Në bazë të rezultateve të hulumtimit kemi hasur në një numër jo të lartëta konkurrentëve, të cilët kryesisht kanë
oferta të ndara, p.sh. disa ofrojnë vetëm kurse trajnimi, ndërsa disa të tjerë konsultime profesionale për biznese.

Në bazë të të dhënave empirike, nuk kemi hasur në ndonjë hyrje të re,por në çdo moment duhet të jemi të gatshëm

të përballohemi me një situatë dhe një rast të tillë.

X. Përshkrimi i ekipit menaxhues


Në vijim do i shënojmë të dhënat kyçe të ekipit menaxhues:

Në firmën tonë rolin dhe funksionin e menaxherit e ka vetëm “A.N” nga të gjithë anëtarët e ekipit.

-“A.N” është i lindur me 01. 10. 1993 në Pejë.

-Ka të kryer drejtimin e biznesit në menaxhment, në programin Baçellër gjithashtu vazhdon studimet
Master ne marketing.
-Ka përvojë menaxhuese në disa kompani të vendit..

-Ka organizuar kurse të tilla edhe në të kaluarën e afërt.

-Ka vijuar disa kurse në nivelit ndërkombëtar Eksperienca e tij profesionale do të jetë një
kontribut shumë i madh në realizimin e objektivave dhe qëllimeve ta organizatës.

XI. Plani operativ


Forma ligjore e biznesit do të ketë formën organizative të biznesit
individual.Pronarë do të jetë “A.N”, i cili njëherit do të jetë edhe menaxher i firmës.
Shtojca:
a)Forma e pyetësorit:
1. A do të ju interesonte hapja e një qendre ku do të zhvilloheshin trajnimet në programet e kontabilitetit dhe
menaxhmentit të projekteve?

2. Cilin program do e vijonit po qe se ofrohej ndonjë i tillë?

3. A mendoni që çmimi prej 110€ në muaj është çmim i arsyeshëm për muaj?

4. Sa herë në javë do dëshironit ta vijonit trajnimin?

5. A mendoni që do të ndikonte që të punësoheni ose të rrisni performancën tuaj të punës ose të studimeve?

6. A mendoni se përdorimi i teknologjisë informatike do të përmirësonte procesin e trajnimit?

7. A mendoni se kuadri i plotëson kushtet për mbajtjen dhe organizimin e trajnimit (pasi që i njoftojmë me kuadrin)?

8. A mendoni se oferta jonë është më atraktive sesa e konkurrencës tonë?

9. A mendoni se do të ketë interesim nga shokët, ose nga familjarët tuaj për një trajnim të tillë?

10. A do të dëshironit që të ofrojmë edhe programe të tjera trajnimi?


b)Rezultatet e hulumtimit:
1. A do të ju interesonte hapja e një qendre 2. Cilin program do e vijonit po qe se ofrohej ndonjë i tillë?
ku do të zhvilloheshin trajnimet në
programet e kontabilitetit dhe
menaxhmentit të projekteve?
3. A mendoni që çmimi prej 110€ në muaj është çmim i arsyeshëm 4. Sa herë në javë do dëshironit ta vijonit trajnimin?
për muaj?
5. A mendoni që do të ndikonte që të punësoheni ose të rrisni 6. A mendoni se përdorimi i teknologjisë informatike do të
performancën tuaj të punës ose të studimeve? përmirësonte procesin e trajnimit?
7. A mendoni se kuadri i plotëson kushtet për mbajtjen dhe 8. A mendoni se oferta jonë është më atraktive sesa e konkurrencës
organizimin e trajnimit (pasi që i njoftojmë me kuadrin)? tonë?
9 .A mendoni se do të ketë interesim nga shokët, ose nga familjarët tuaj 10. A do të dëshironit që të ofrojmë edhe programe të tjera
për një trajnim të tillë? trajnimi?
Pyetje dhe komente !

Ju faliminderit !

Vous aimerez peut-être aussi